Gjithēka po e pret statusin
E ardhmja e Kosovės – e pavarur ose pjesė e Serbisė – mbetet ende e pasigurt. Por, interesimi i investitorėve tė huaj pėr kėtė vend tė pasur me rezerva nėntokėsore ėshtė i madh.
Vjenė, 20 janar 2008 – Nėse pas zgjedhjeve tė sė dielės nė Serbi do tė gjendet njė zgjidhje e shpejtė pėr statusin e Kosovės, mbetet ende nė pikėpyetje. Mirėpo, vendit i duhet njė ardhmėri e sigurt edhe pėr ekonominė dhe shanse mė tė mira, qė tė tėrheqė shpejt investitorėt e mėdhenj.
E pasur me rezerva nėntokėsore
Kosovarėt kanė shpresa tė mėdha nė veēanti nė pasuritė e mėdha nėntokėsore: nėn bregoret dhe malet e Kosovės gjenden metale tė ēmueshme si zinku, plumbi, nikeli, kromi dhe ari. Pas njė vlerėsimi tė ri gjeologjik tė kryer gjatė vitit 2005 vlerėsohet se kėto rezerva tė jenė edhe mė tė mėdha se ē’ėshtė menduar deri mė sot.
Nė fokus tė veēantė janė rezervat e thėngjillit, pėr sasinė e tė cilave Kosova radhitet e treta nė Evropė. Nxjerrja e kėtyre rezerva gjigante tė thėngjillit ėshtė e lirė dhe e thjeshtė, pasi bėhet nė miniera tė hapura. Njė numėr i madh i konsorciumeve dhe kompanive energjetike me padurim presin shenjen e startit, pėr tė filluar modernizimin e dy termocentraleve tė lodhura pėr vdekje tė Kosovės dhe pėr tė ndėrtuar njė termocentral tė ri, aq tė nevojshėm. Gjigantėt gjermanė tė energjisė RWE dhe EnBW tanimė kanė shfaqur interesimin e tyre pėr kėtė projekt, ashtu sikur edhe prodhuesi ēek CEZ dhe ai italian Enel.
Duhet sqaruar raportet
Para se tė fillohet me modernizimin urgjent e tė domosdoshėm tė infrastrukturės energjetike, „duhet pėrcaktuar statusin e Kosovės. Dhe nė miniera duhet sqaruar raportet pronėsoro-juridike“, sqaron eksperti pėr tregti tė jashtme me Ballkanin i Odės Ekonomike tė Austrisė, z. Georg Krauchenberg.
Kėto paqartėsi, ndikojnė qė investitorėt e huaj, pėrkundėr interesit tė madh, t’i shtyjnė vendimet e tyre. „Tek ne pothuajse nuk ka fare kėrkesa nga kompanitė austriake“, thotė Krauchenberg, dhe kjo pėr arsye se, momentalisht, pėr shkak tė Serbisė nuk duan tė eksponohen.
Kujtim Dobruna, qė udhėheq nė Vjenė me pėrfaqėsinė e Agjencisė sė Kosovės pėr Promovim tė Investimeve, thotė se ata tanimė kanė identifikuar rreth 600 investitorė potencial nga regjioni gjermanofolės. Ai sqaron se brenda kėtij viti pritet tė merret vendimi pėr termocentralin e ri „Kosova C“, pėr ndėrtimin e tė cilit do tė investohen tė paktėn 3,5 miliardė euro.
Papunėsia e lartė
Misioni i Kombeve tė Bashkuara nuk ka arritur qė gjatė tetė viteve tė shkuara tė drejtojė ekonominė e vendit nė atė mėnyrė, qė dy problemet kryesore ekonomike – papunėsia e lartė prej rreth 30 pėr qind dhe prodhimi fare i ulėt vendor – tė zgjidhen ose tė zbuten, sqaron Johann Günther. Ish-vice presidenti i Universitetit tė Danubit nė Krems tashmė pėr nėntė muaj me radhė po i ndihmon studentėt kosovarė nė Prishtinė nė kuadėr tė Agjencisė pėr Integrim Evropian, njė nismė kjo austriake.
Sipas vrojtimeve tė tij, ndėrmarrėsia e vogėl ėshtė duke lulėzuar, dhe po bėhet kėshtu bartėse e rritjes ekonomike (gjatė 2006 rreth tre pėr qind), megjithatė nga kreditė e lira tė institucioneve ndėrkombėtare financiare nuk mund tė pėrfitohet ende, pėr shkak tė deindustrializimit nė shkallė tė gjerė, sqaron ai.
Johanna Ruzicka, DER STANDARD
marre nga eciks.org
Krijoni Kontakt