Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Vjen nje moment qe i duhet vene nje dere e blinduar para njerezve qe kane bere pjese ne te kaluaren por qe t'a kane shperblyer negativisht. S'meritojne as pendim dhe as qofte dhe nje sekonde te jetes. Detyra e cdogje njeriu te vrare shpirterisht eshte te provoje te jete i lumtur, kjo per hir te vetes dhe per inatin e atyre qe kane neperkembur ndjenja te pastra.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  2. #32
    E Humbur Maska e elsaa
    Anëtarësuar
    20-02-2008
    Vendndodhja
    Back Too Homme
    Postime
    2,685
    Citim Postuar më parë nga enderrimtarja Lexo Postimin
    DeAdA eh une e kam gjetur veten dhe vazhdoj ta gjej veten tek fjalet e tua. Kam humbur ne dashuri, kam humb njeriun qe doja me shume se veten dhe e kam te veshtire ta pranoj humbjen, por per diçka jam e qete, nuk pendohem per asgje qe kam dhene ne ate dashuri.
    Ndoshta nje dite do kaloje gjithçka, ndoshta ai njeri do kthehet ne nje kujtim qe me ka bere te lumtur ndonese s'me deshi ashtu si doja une apo ashtu si e meritoja. Ndoshta nje dite do ta gjej dike qe te me doje vertete e te me respektoje, ndoshta... shpresa vdes e fundit. Njeriu per mire jeton dhe ka nevoje te ndihet i dashuruar, por sido qe te vene gjerat, brenda meje do kete gjithmone vend per te shkuaren, do kete gjithmone vend per nostalgjine, por do eci gjithmone me veshtrimin perpara, pa u kushtezuar aspak nga e shkuara, te pakten shpresoj qe koha te me ndihmoje ta arrij kete.

    Respekte
    He se te ndihmoj edhe une pa merak , e ndajme dhimbjen bashke kisssss
    Burrat Udhëheqin Botën, Ndërsa Gratë Udhëheqin Burrat

  3. #33
    Citim Postuar më parë nga enderrimtarja Lexo Postimin
    DeAdA eh une e kam gjetur veten dhe vazhdoj ta gjej veten tek fjalet e tua. Kam humbur ne dashuri, kam humb njeriun qe doja me shume se veten dhe e kam te veshtire ta pranoj humbjen, por per diçka jam e qete, nuk pendohem per asgje qe kam dhene ne ate dashuri.
    Ndoshta nje dite do kaloje gjithçka, ndoshta ai njeri do kthehet ne nje kujtim qe me ka bere te lumtur ndonese s'me deshi ashtu si doja une apo ashtu si e meritoja. Ndoshta nje dite do ta gjej dike qe te me doje vertete e te me respektoje, ndoshta... shpresa vdes e fundit. Njeriu per mire jeton dhe ka nevoje te ndihet i dashuruar, por sido qe te vene gjerat, brenda meje do kete gjithmone vend per te shkuaren, do kete gjithmone vend per nostalgjine, por do eci gjithmone me veshtrimin perpara, pa u kushtezuar aspak nga e shkuara, te pakten shpresoj qe koha te me ndihmoje ta arrij kete.

    Respekte
    enderrimtarja para disa ditesh po mendoja pikerisht per ate te shkuar dhe shkrova disa vargje sepse nuk e di nese mund ta quaj nje poezi, por jane ndjenja qe kisha ne ato momente dhe bejne fjale pikerisht per ate dikur dhe per ate te ardhme per te cilen ti po flet. Cdo gje na ndodh per nje arsye hon dhe varet nga ne se cfare zgjedhim te bejme me to. Besoj se eshte pikerisht ajo humbje, ajo dhimbje dhe ato lote te derdhur nete te tera qe na bejne ne nje person me te forte. "Hakmarrja" me e mire qe mund t'i japim atij njeriu eshte pikerisht lumturia jone dhe nje dashuri akoma dhe me e forte per dike qe vertet e meriton ate dhe qe na e tregon 100 here me teper se ne e meritojme akoma me shume.

    Dikur.......

    Dikur me the "Te kam shume xhan"
    dhe pa ty s'mund te jetoj,
    Dikur me le me zemer te vrare
    pa e care koken qe po lotoj.

    Dikur mendonim se do ishim bashke
    dhe kjo shume shpejt dhe pergjithmone.
    Dikur qene shume premtime qe te dhashe
    se mendova se ai ishte fati jone.

    Dikur me the "te kam gjithcka"
    dhe me thure shume poezi.
    Dikur une te besova marrezisht
    sepse mendoja ti ishe tjeter njeri.

    Dikur qaja me denese
    dhe shikoja nga telefoni.
    Dikur e kuptova qe nuk isha une
    por ishe ti ai qe humbi.

    Nuk te urrej sepse nuk mundem
    por vec nje gje nga ty shpresoj,
    ndoshta nje dite do ta kuptosh
    se cdo te thote qe nje zemer te lengoj.

    Nuk qaj me dhe as merzitem
    ti do ngelesh pjese e jetes time,
    besoj cdo gje happens for a reason
    thjesht ti nuk pate fatin te ishe mbret i zemres time.


    Respekte,

    Deada

  4. #34
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Per te gjithe gezimin qe solle ne zemren time, per cdo enderr qe bere realitet. Ishe forca ime kur nuk kisha fuqi, ishe zeri im kur nuk mund te flisja, ishe syte e mi kur nuk munda te shoh. Me dhe krahe dhe me bere te fluturoja, me preke duart dhe une munda te prek qiellin, drita ne erresire qe ndricoje dashurine ne jeten time. Ishe frymezimi im, mes genjeshtrash ti ishe e verteta, bota ime eshte nje vend me i mire tani, fale teje..

    Vetëm ty të dua,me dashuri dhe sinqeritet sonte do të shkruaj këto rreshta për ty,ty që zemrën ma rëmbeve,ty që ma ndryshove jetën time,ty që të dua dhe do të dua për tërë jetën.
    Ndoshta me këto fjalë nuk dot mjafton që të tregoj se të dua,edhe pse për ty po vuaj aq shumë, sa që edhe letra është duke ikur nga lotët e mi,dhe shpresoj që një ditë të vish dhe të mi fshish ti këta lot që rjedhin vetëm e vetëm për ty.Edhe sa duhet të pres që ti të ma falësh dashurinë tënde,pa të cilën nuk mund të jetoj, edhe sa duhet të pres që ti tmë thuash të dua,jeta është e vështirë,por edhe e bukur,por sikur të jesh ti pranë meje,ajo do të ishte si një pallat dashurie,në të cilin dot jetonim vetëm ne të dy,si dy lule të posaçelura,si dy zogj duke fluturuar,si dy dashnorë të vërtetë.....
    Zemër vetëm ty të dua!
    "Carpe Diem"

  5. #35
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Une pata degjuar nje fjale te urte qe thoshte:"Edhe pse ti je marrezisht i dashuruar dhe gjithcka per ty eshte ai njeri,bota nuk eshte ndalur duke u rrotulluar"-Po,mendoj edhe une,bota nuk eshte ndalur por bota ime nuk sillet me rreth diellit por rreth tij.
    Ne mbremje kur shtrihem te fle perpiqem qe te bind veten se gjumi eshte shume i rendesishem,por kam nje problem me zemren:ajo nuk eshte e te njejtit mendim.
    Qe aq shume te dua une e kam te qarte,por perse duhet te mos flej kete nuk e kuptoj.Ti je ne syte e mi magjike,sepse vevtvetja me duket magji kur ec neper kete parajse ndjenjash te bukura.Cfare do qe te bej ka kuptim dhe eshte e bukur vetem kur mendoj se te kam prane.Po te shihnin boten te gjithe me syte e te dashuruarve sigurisht se kurre nuk do te kishte lufte ne boten tone.Sepse ata qe dashurojne e duan boten te bukur,sepse ata nuk mund te shohin keq...
    Une mundohem qe te perkufizoj dashurine qe kam per ty,por me duket se kurre nuk do te mund ta bej nje te tille,sepse asnje fjale nuk eshte me e bukur nga ajo qe ndjej per ty.
    Po te me ofronin krejt boten,me beso do te refuzoja sepse nese ate bote nuk do te ishe ti per mua do te ishte nje hic.
    Dhe tani qe me nuk jemi bashke them me vete..... Ahh sikur lotet e mi qe derdh per ty te ishin bekim i dashurise,me siguri qe zemra te ndara nuk do te kishte ne kete bote e as vuajtje,veç paqe dashuri ...
    "Carpe Diem"

  6. #36
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ka kohe qe nuk te ndjej prane dhe malli po me tret te gjithen. Po nuk te gjej askund, ose je ti qe nuk do me te gjehesh prej meje.

    Nese dikur isha gjeja jote me e shtrenjte, sot jam nje arkiv i zene pluhur, te cilin ti nuk ke deshire as ta hapesh me.
    E di se kam gabuar, faj kam bere ashtu siç ti e quan, mirepo ja qe gabimet per njerezit jane, falja jote hyjnore me duhet. Te lutem, nese do te isha aty edhe ne gjunje do te ulesha perpara teje.Po ti sdo as te me lejosh te te kerkoj ndjese.

    Ktheje o zot kohen pas dhe une do te jem ajo qe gjithmone kam qene.....
    Sikur te me jepje dhe nje shanc te fundit shanc sa te mund te thoja dhe te vetmet fjale qofte edhe ne dy minuta kohe....

    Por jo edhe kete rradhe ....personi eshte i zene per momentin.....bip....bip....si gjithmone sekretaria e ketij telefoni!
    "Carpe Diem"

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Ali Baba Tepele
    Anëtarësuar
    15-03-2007
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,983
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    E di se kam gabuar, faj kam bere ashtu siç ti e quan, mirepo ja qe gabimet per njerezit jane, falja jote hyjnore me duhet. Te lutem, nese do te isha aty edhe ne gjunje do te ulesha perpara teje.Po ti sdo as te me lejosh te te kerkoj ndjese.
    "Kulaçi i thyer nuk ngjitet më" thotë fjala e urtë.Gabimet kan një çmim dhe çmimi i jot është ky!Tani duhet të shikosh përpara dhe ato që shkruan, t'i kesh mësime për jetën në vazhdim.Ajo që u bë,nuk ç'bëhet.Besoj se e ke kurajon ta bësh këtë.Të qash e të ulërishë për pendimin, tregon vetëm dobësi.
    Besoj në mirkuptimin tënd.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Ekziston nje thenie:
    kur femrat kane moshen
    nga 20 - 25 vjece thone per meshkujt : kush eshte ai?
    nga 25 - 30 vjece thone: si eshte ai?
    dhe kur kane mbi 30 vjece thone: Ku eshte ai...?

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e gjashtlisat
    Anëtarësuar
    11-04-2007
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    77
    Dashuria--------- me Ty ishte rastesi por ishte e bukur!
    Pendim -----------nuk do te ndjej kurre pendim qe aq shume te desha
    Mendim ----------per Ty ishte ,eshte dhe do mbetet i njejte,tek une,Ti ,di te duash.
    Perfundim------- Ti ishe dashuria e jetes time,dhe mbetesh e tille perjetsisht.
    Diten kur të kam përcjell...shpirtin tim,me Ty...e lashë!

  10. #40
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ndodh qe ndonjehere dikush tallet ma naivitetin tend.....
    Por sado qe gabojme,e justifikojme veten se gjithçka e kemi bere nga dashuria dhe per dashurine!Njerezit kane bere çmenduri shume te medha per ata qe duan....
    Por gjithsesi mendimi ne fund te le nje shije te hidhur,nje deshperim te pakufishem,nje dhimbje te pashmangshme...
    Ndonjehere tjetri nuk di te vleresoje dashurine qe i jepet.Jane njerez qe nuk dine te duan!
    Jane keta njerez qe duan vetem njerezit qe jane si ta,pa pike ndjenje me dobesite dhe karakteret e tyre si njerez ose meshkuj te paqendrueshem!
    Sot jam e deshperuar....Po mbyllet dhe nje dite,nje dite qe nuk e di pse mu duk me e gjata e jetes sime!
    Kete dite kam vendosur te ndryshoj cgo gje nga vetja ....kam dhene çdo pjese te shpirtit per t'iu pershtatur te tjereve!Por nuk kam fituar asgje...
    "Carpe Diem"

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sëmundja e dashurisë
    Nga ~Geri~ në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-02-2011, 21:54
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Kisha është Një
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  4. Piramida e dashurisë
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:26
  5. Ceshtja e lirise Ndertrinitare
    Nga NoName në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 11:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •