Close
Faqja 5 prej 27 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 263
  1. #41
    Citim Postuar më parë nga J.G
    Po pse mor te gjithe e hani fasulen pa mish?

    EEE spo flasim per fasule me mish ... fasulet me mish ne dimer, te kenaqin shpirtin

  2. #42
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar më parë nga SnoW~DroP
    Pale me hudhra te njoma
    dhe ec te futesh ty ne krevat pastaj .

    Ps: Haj ke humb si vaji i ullirit n'grosh . lol

  3. #43
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga mario_kingu
    hey vajza dua ndihmen tuaj kam hedh nje bast me xxx
    edhe i thash di te gatuaj por e verteta eshte se un sja kam iden se :P
    so dua te bej nje gjell me fasule :P
    mund te me thoni si behen sa ore lien ne uj etc mund ta ma pershkruani thnxxx

    Po pse ore vetëm vajzat dinë të gatuajnë? Pu pu na e nxorre bojën fare.


    Hajde të të jap një recetë të vjetër që ka shumë sukses.

    Fillojmë: Masën e fasuleve përcaktoje vetë ose më mirë mbaj një nga masat që të kanë shkruar edhe të tjerët. Pasi i shpëlan i hedh në tenxhere dhe hedh ujë sa të mbulohen pak dhe i lë të zjejnë për pak dmth 5 minuta. E derdh ujin dhe më pas e mbush tenxheren me ujë deri në një masë të caktuar (varet nga madhësia dhe nxënësia e tenxheres) dmth sipas masës së fasuleve llogarit të hedhësh dyfishin e ujit. U shton fasuleve aty qepë të prerë në kubikë ose në feta të holla, kripë - gjysëm luge gjelle, pak piper të zi ose të kuq sipas dëshirës, hedh vaj ulliri gati dy lugë gjelle, e mbyll tenxheren (tenxherja me presion është shumë e preferuar për gatim të shpejtë) dhe i lë të zjejnë për gati 20-25 minuta në zjarr të fortë (jo maximalin). Nëse hedh edhe mish të freskët viçi ose qengji do ketë më tepër shije

    Pasi kanë kaluar 20 minuta hape tenxheren (nëse e ke me presion një këshillë e vjetër është të mos ngresh ventilin që nxjerr avullin, por ta vendosësh nën çesmën e guzhinës dhe ta ftosh me ujë, thonë që mban shijen) provon fasulet dhe nëse mendon se mund të haen, lëri mënjanë dhe përgatisim salcën. Në një tigan hedhim përsëri dy lugë vaj, lëre të nxehet, qepë të grirë dhe pasi ka marrë një ngjyrë të verdhë nga skuqja, hidh ose domate të grira ose domate të koservuara gati një gjysmë kutie ose salcë domateje dy-tre lugë dhe pasi i trazon të përzihen, hidh rigon ose mendre. Shto më pak se gjysma e gotës me ujë dhe lëre salcën të zjejë deri sa të trashet.

    E marrim salcën dhe e hedhim tek fasulet të cilat ndërkohë i kemi vënë përsëri në zjarr. I trazojmë dhe i lëmë të zjejnë në zjarr të mesëm. Ndërkohë provojmë gjellën për kripë (ky është sekreti i gatimit të përsosur) dhe nëse mendon se kanë mjaft nuk shtojmë por nëse mendon se duan hidh pak por me masë që të kesh mundësi të shtosh prapë. Lëri të zjejnë për 15 minuta pa kapak ndërkohë rregullo sipas dëshirës edhe trashësinë e fasuleve dmth lëngun. Gjella është gati për të ngrënë. Ju bëftë mirë.




    Gjithë të mirat.

    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  4. #44
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Peniel, kur do ti besh kto fasule ndonjehere per ne forumistat, te ta provonim i her doren jo per gje
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #45
    E dua letërsinë Maska e tiramisu
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Vendndodhja
    Escondido, CA
    Postime
    37

    Post

    Uau Peniel, sa shume gjate e gjate qe i bie ti.
    Une, e nis qe nje nate perpare, i le fasulet ne uje te ngrohte (nje filxhan caji per person) ne nje tas te zbuten. Te nesermen (patjeter qe duhet ti gatuash te nesermen) hedh fasulet ne tenxhere, hedh gjysem kokre qepe te prere holle, pak speca te grire sa per shije, vaj 3 luge gjelle (ose sa te duash , piper te kuq 1 luge gjelle edhe salce domateje 2 luge gjelle. .Po te kesh mish te thate (pasterma) behen te mira fare; ne fund hidhi nja 4 filxhane uje Mos i hidh kripe!!!(kripa i ben te zjejne me ngadale) I mbulo me kapak dhe i ver te zjejne, kontrolloji here pas here, po ta kene pire ujin dhe te mos jene bere gati i hidh edhe ca me shume. Kur i provon dhe jane bere gati i hidh kripe (sac e do ti, keshillohet nje luge gjelle, prit pak sa ta pijne fasulet qe te mos behet helm). kaq

    Kush Kerkon Gjen

  6. #46
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-05-2006
    Postime
    3,344
    hahahah i bete groshet legjend i bete .
    fajin e ka marjo kingu qe hehehehe qe nuk gatuan ndonje buk te skuqur me veze po ngaterrohet me fasule.

  7. #47
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga tiramisu
    Uau Peniel, sa shume gjate e gjate qe i bie ti.
    Une, e nis qe nje nate perpare, i le fasulet ne uje te ngrohte (nje filxhan caji per person) ne nje tas te zbuten. Te nesermen (patjeter qe duhet ti gatuash te nesermen) hedh fasulet ne tenxhere, hedh gjysem kokre qepe te prere holle, pak speca te grire sa per shije, vaj 3 luge gjelle (ose sa te duash , piper te kuq 1 luge gjelle edhe salce domateje 2 luge gjelle. .Po te kesh mish te thate (pasterma) behen te mira fare; ne fund hidhi nja 4 filxhane uje Mos i hidh kripe!!!(kripa i ben te zjejne me ngadale) I mbulo me kapak dhe i ver te zjejne, kontrolloji here pas here, po ta kene pire ujin dhe te mos jene bere gati i hidh edhe ca me shume. Kur i provon dhe jane bere gati i hidh kripe (sac e do ti, keshillohet nje luge gjelle, prit pak sa ta pijne fasulet qe te mos behet helm). kaq

    Une i kam rene gjate apo ti? Une ate qe kam pershkruar i bie qe ne dy ore te jete gati kurse ti e filloke nje dite me pare. Une harrova ti shtoj mishin e thate, por jo te gjithe e hane.

    Kalofshi mire.


    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  8. #48
    ...dhe jeta ime u fal Maska e Peniel
    Anëtarësuar
    10-03-2003
    Vendndodhja
    -|- Atje ku njeriu takohet me Perëndinë
    Postime
    1,257
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Peniel, kur do ti besh kto fasule ndonjehere per ne forumistat, te ta provonim i her doren jo per gje

    Me gjithe qejf. Guzhina me pelqen shume dhe me pelqen te gatuaj. Keshtu eshte kur rritesh ne Shqiperi.


    Kalofshi mire.


    ns
    קָדֹושׁ קָדֹושׁ קָדֹושׁ יְהוָה צְבָאֹ


    I Shenjtë I Shenjtë...

  9. #49
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Peniel, kam nje pyetje. Po t'i mbledhesh minutat tek varianti i gatimit qe ke sjelle ti, dalin 65 minuta. Mua me duket sikur s'ka mundesi, se kam provuar une t'i bej per pak kohe e me kane shkuar mbi 3 ore. Ose i bie qe groshet nga anet e tua jane te buta nga natyra.
    Varianti qe ka sjelle Tiramisu e di qe te harxhon me pak kohe ne gatim, sepse groshet kane kohe te zbuten gjate nates.

    Nejse. Varianti qe i bej une eshte si me poshte:

    E rendesishme: une s'i numeroj minutat, i rri gjelles mbi koke, e trazoj kur eshte e nevojshme dhe nje luge e le gjithmone ne nje pjate anash plitkes qe ta provoj deri ne c'stad ka arritur. Per cdo gjelle kjo dhe per groshet varet patjeter nga c'lloj groshesh ke, se s'jane te gjitha njesoj. Kur do te gatuash seriozisht, merre gazeten ose revisten a librin afer, vendos dhe nje radio a televizor ne kuzhine e mos leviz. Kete e kam nga nje eksperte ne kuptimin e plote te fjales.


    Pasi i kam lare mire, i ve groshet ne uje (te pakten dyfishi i sasise se grosheve) - sasia sic e ka pershkruar Tiramisu dhe i le te ziejne derisa lekura te filloje t'i cahet. Brenda ne tenxhere kam vendosur qe ne fillim 1-2 kokrra qepe ne forme te plote (te paprera, as me kube, as holle-holle).
    Kripen ia hedh vetem ne fund, pra 10-15 minuta para perfundimit te kesaj pjese te pare te gatimit qe zierjen mos ta ngadalesoje, por njekohesisht dhe te arrije t'i kripose groshet.
    Carja e lekures eshte vetem shenja qe po fillojne te behen. Nese jane bere apo jo, provohet perseri duke i shijuar. (Nje pjese te sasise se grosheve te zjera mund ta largosh qe ketu nga tenxherja dhe ta perdoresh per sallate. Behet shume e mire, kur i hedh dhe qepe, vaj ulliri, uthull ose leng limoni. Per kete ne fakt duhet te hedhesh me shume groshe qe ne fillim.)

    E largoj nga zjarri tenxheren. Nxjerr qepet dhe i vendos ne nje tigan, ku i shtyp me luge (mund te perdoret dhe thike ketu). Qepet jane zbutur nga zierja, keshtu qe shtypen lehtesisht. Hedh vaj ne tigan, vaj ulliri dhe i vendos qepet te skuqen. Kur fillojne e marrin ngjyre per nga e kuqerremta, atehere iu hedh piper te kuq (jo salce, salca e domateve eshte varianti kur nuk ke piper te kuq ne shtepi), dy-tre luge kafeje. I trazoj vazhdimisht derisa piperi te jete bere njesh me qepen dhe masen e derdh ne tenxhere. E trazoj mire qe masa e sapohedhur te arrije deri ne fund te tenxheres.

    E rikthej tenxheren mbi zjarr. E shoh nese ka nevoje me shume per uje. Uje duhet te kete rreth dy gisht mbi masen qe eshte krijuar. Lihet masa te zihet ne varesi te deshires se personave qe do e shijojne. Dikush e pelqen me me shume leng qe ta shoqeroje me buke, dikush e deshiron me te plote, qe te mos jete i shtyre te perdore dhe buke (madje te ngjyeje ne fundin e pjates).

    Me e mire akoma behet kur i hidhet spec djeges gjate zierjes ne pjesen e dyte te gatimit. Aty duhet patur kujdes se sa, dikush ka qejf qe kur shijon groshe t'i dalin lote nga syte, dikush mjaftohet me nje O Zot c'i bera vetes dhe dikush pak me pak se kaq sa per lezet. Per llojin e fundit "sa per lezet" qe e bej une, mjaftojne farat e bardha brenda nje speci djeges te vetem per nje mase per 4 persona, per 2 persona gjysma mjafton.

    Te pakten dyfish me e mire behet kur perdoret suxhuk Gjakove ose Peje. Masa sa suxhuk eshte i nevojshem sipas deshires e sipas mundesise se blerjes. Besoj per kete mund te flase me mire Baptisti.

    Varianti i mesiperm zgjat mbi 3 ore kur nuk i ke lene groshet te zbuten naten dhe rreth gjysmen e kohes po i pate lene te zbuten.

    Per groshe me mish qingji nuk kisha degjuar.



    Si i tha zysha atij cunit ne shkolle:

    Zysha: Beni, na fol pak per germen "F"
    Beni: Po, mesuese, F e madhe e shtypit, F e vogel e shtypit, grosha.

  10. #50
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Nje gje jam i sigurt, fasules duhet t'i piaqet qepa ne vaj te misrit origjinal (e jo te ullirit sepse ulliri ka pike me te ulet te vlimit), bile ajo te hidhet mbi vajin gati te vluar. Kripa per gjithe zierjen hidhet ketu poashtu por pak me vone. Speca e kuqe une preferoj ate te te thate dhe te ndrydhur klasike me krejte pak po deshe me shume ngjyre spec te kuqe te bluar imet nga shitorja. Keto hidhen pasi te ket filluar te skuqet qepa, kur te kesh vene specen e kuqe merre uji nga fasulja e zier dhe i hidhet perzierjes. Tek tani i hidhet kripa, nje luge kuzhine vetem sa te mbuluje lugun.
    Mjaftoi s'mjaftoi, me vone nuk guxon t'i hidhet. (Une te pakten nuk mund ta ha fasulen qe i eshte shtuar kripa pasi t'i jete hedhur kjo feragate siper) Nese me pyesni perse, jua them se fara e fasules pasi te jete mbaruar gtitja nuk epranoon me kripen. Eshtu do te perfundosh me nje leng shume te njelmet dhe me kokrra fasule pa kripe kjo ta ben shijen cervish!!!
    Une me pare pranoj ta ha fasulen pa asnje koker kripe se a t''i shtohet. Kjo nuk vjen ne konsiderim.

    Pavaeresisht llojit te mishit, une preferoj qe mishi te zihet ne avull te vetin dhe ne zjarr te ulte gjate gjithe kohes se pergatite fasulen. Ne fund po deshe pasi ti kesh shtuar sasite mjaftueshme vaj (kesaj radhe te ullirit) dhe kripen. Kur ta servosh fasulen zgjedh copen e mishit te cilen ia hedh siper. E njejta te behet edhe me suxhuk pak para se tekryhet gatimi. (sepse kuptohet suxhuku nuk ka nevoje te piqet gjate). E preferoj me sallate te gjelber, me krejt pak uthull pemesh, dhe kater pes luge uje te paster pa fije kripe. Me dashamiresi do t'i pushkatoja te gjithe ata qe i hedhin kripe sallates, pavaresisht cfare lloji eshte ne pyetje, Kjo eshte gjenerale per mendimin tim. Kjo eshte receta klasike ose konservative e zierjes se fasules. Fasulja ne tepsi eshte krejtesisht tjeter mesele.

    mishin preferoj te futet ne zierje te fasules vetem ne rasitn kur eshte i thate dhe i rryposur ne stilin klasik.

    Si t'u duk ty, ky variant Dita?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

Faqja 5 prej 27 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. ju lutem me ndihmoni ta gjeje kengen e rifat berishes
    Nga Riona në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-04-2009, 15:02
  2. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-11-2008, 10:42

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •