Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Ministri që hartoi rregulloret dhe bëri paradën e parë ushtarake në Shqipëri

    Selahudin Shkoza
    Ministri Reformator.

    Çfarë futi në Ushtrinë Shqiptare ministri Shkoza

    Nga dokumente të kohës, pohohet se Selahudin Shkoza, është hartuesi i Ligjeve Bazë për dikasterin që drejtonte, të cilat u miratuan nga Këshilli i Lartë i Senatit Shqiptar për Rregullimin e Ushtrisë Kombëtare, si: Ligji për Depolitizimin e Ushtrisë”, mbi “Dorëheqjen nga Ushtria”, mbi “Statusin e Aspirantëve”, “Status i ushtrimit të Oficerëve dhe i Rezervës”, “Statusi i jetimëve të familjeve të ushtarakëve”, “Detyrimi i përgjithshëm i shërbimit ushtarak 24-mujor”, etj.

    Këto ligje të hartuara nga dora e një ushtaraku kompetent kanë shërbyer si dokumente normative në legjislacionin shqiptar, për një ushtri kombëtare moderne që i dha popullit shqiptar në breza, bindjen për ta konsideruar shërbimin ushtarak, në veçanti, ushtrinë në tërësi, si një nga detyrat e shenjta para Atdheut e kombit shqiptar. Shkoza, sipas dokumenteve të kohës, shërbeu në Ushtrinë Shqiptare jo vetëm si Ministër, por dhe si drejtues praktik në armën e Këmbësorisë, të Kavalerisë e sidomos në atë të Artilerisë, derisa doli në pension, e derisa vdiq në vitin 1930, duke lënë të publikuar e në zbatim mjaft manuale e udhëzime shumë të vlefshme për Artin Ushtarak.

    Selahudin Shkoza njihet në historinë e Ushtrisë Shqiptare dhe si organizuesi e realizuesi i parë i së parës Paradë Ushtarake në vendin tonë, e cila u demonstrua me rastin e hapjes së Parlamentit Shqiptar më 25 prill 1921. Për këtë fakt, sipas dokumente të kohë, (ASH dhe P.P.Doçi, “Një jetë në shërbim të Atdheut”, faqe 23), ai mori përgëzimet nga Aqif Pashë Elbasani, Kryetar i Këshillit të Naltë të Senatit Shqiptar.

    Ministri që hartoi rregulloret dhe bëri paradën e parë ushtarake në Shqipëri

    Në historiografinë ushtarake të Shqipërisë, ashtu si dhe Mehmet Pashë Dërralla, Ministri i parë i Luftës në qeverinë e Ismail Qemalit, edhe Selaudin Shkoza, i pari ministër Mbrojtje i Shqipërisë, që hartoi Rregulloret Ushtarake dhe zhvilloi të parën Paradë Ushtarake shqiptare, për dekada është lënë në “hije”. Edhe pse ai ishte ushtarak karriere, strategu ushtarak të cilit iu besua dhe kishte fituar Betejën e Çanakalasë, dhe i pari që futi rregullat bashkëkohore në ushtrinë e Shqipërisë, për shumë arsye, për shumë dekada, mbeti i harruar.

    Kush ishte Selahudin Shkoza

    Selaudin Shkoza, sipas arkivave (Dosja në AQSH) ka lindur më 1867 në katundin Shkozë, në një fshat afër Zhurit, në një familje të Lumës, me tradita të njohura në trevë e më gjerë për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Sipas dokumenteve arkivore, Islam Aga, stërgjysh i Selahudinit, si zejtar i njohur, herët u vendos me familje në qytetin e Prizrenit duke u njohur me mbiemrin Shkoza, emër i fshatit të tyre të lindjes. Pikërisht, në qytetin e vjetër shqiptar të Prizrenit, Selahudinit iu dha mundësia të edukohet me traditat e brezave, si dhe të marrë shkollimin e parë. (ASH. Publikuar në “Gazeta Shqiptare”, 7 prill 1921). Ishte një nxënës i shkëlqyer, me temperament dhe i zgjuar. Për këtë shkak kryen Gjimnazin Ushtarak të Manastirit, më 1886, pastaj Akademinë e Artilerisë në Stamboll. Më pas, për disa vite, vazhdon shkollimin ushtarak për shtabe e kalorësi, po në kryeqytetin turk. Kështu, në përfundim u diplomua si akademik për Këmbësori, Artileri dhe Kalorësi. Në ndihmë të aftësimit profesional të tij, është dhe fakti i zotërimit perfekt të disa gjuhëve të huaja, si turqisht, arabisht, frëngjisht, gjermanisht etj.

    Disa nga Ministrat e Mbrojtjes

    Të gjithë ministrat e parë të Luftës të Shtetit Shqiptar, kanë qenë ushtarakë të mirëfilltë karriere, të arsimuar jo vetëm në Akademitë e Perandorisë Osmane, por dhe në ato të Perëndimit. Të gjithë, sipas dokumenteve zyrtare arkivore, kanë qenë me gradën e Gjeneralit, me përjashtim të Mustafa Maksutit, i cili, si Oficer Madhor, u bë ministër edhe për faktin se kishte qenë në një rend akademik me Qemal Ataturkun, themeluesin e Turqisë moderne.

    Veç Mehmet Pashë Dërrallës, kanë bërë emër të nderuar si drejtues ushtarakë në krye të Mbrojtjes së vendit, figura të shquara si Ali Riza Kolonja i arsimuar në Akademinë e Shtabit në Gjermani dhe emëruar ministër i Mbrojtjes në qeverinë e Sulejman Delvinës, të dalë nga Kongresi i Lushnjës, më 1920, kohë në të cilën u vu në zbatim Ligji i Rekrutimit Ushtarak. Ali Riza Kolonja është pasuar nga Selahudin Shkoza nga Luma, ndërkohë që pas tij, Ahmet Zogu, mbajti si ministër të Mbrojtjes Kombëtare (kështu e mori emrin kjo ministri në kohën e Zogut), gjeneralin Xhemal Aranitasi. Aranitasi qe në krye të Mbrojtjes deri më 7 prill 1939.

    Ministri i parë i Shtetit Shqiptar

    Në zanafillën e shtetit të ri shqiptar, me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare më 28 nëntor 1912, Kuvendi i mbledhur në Vlorë e në të cilin merrnin pjesë të gjitha viset shqiptare, ministër i Mbrojtjes i qeverisë së kryesuar nga Ismail Qemali, qe Mehmet Pashë Dërralla, i propozuar në këtë post të lartë nga Isa Boletini. Gjatë kohës dhe në shumë dokumente arkivore të kohës, Dërralla quhej dhe Kalkanderi, emër i Tetovës ku ai kishte lindur.

    Ai, në moshën 35-vjeçare u gradua Pasha (Gjeneral) i Perandorisë Osmane. Dita e Festës Kombëtare të Ushtrisë, 4 dhjetor 1912, kohë në të cilën qe ministër Mbrojtje, lidhet dhe me emrin e kontributin e Mehmet Dërrallës.

    Karriera e ministrit Shkoza

    Selahudin Shkoza, si ushtarak madhor, sipas dokumenteve zyrtare të kohës, shërbeu fillimisht në Shtabin e Përgjithshëm, në Divizionin e Izmirit, përkatësisht Komandant i Divizionit Izmir-Ajvallëk. Ka shërbyer gjithashtu dhe në Dibër, Maqedoni, në Janinë, Prevezë, si dhe me detyra të larta në Selanik e Stamboll. Me ngjarjet e Revolucionit Xhonturk të vitit 1908, si kryengritës, Selahudini largohet nga ushtria dhe inkuadrohet në lëvizjen përparimtare, me bindje se me fitoren e rendit të ri do të gjente më mirë veten e tij dhe do të jepte më shumë në dobi të çështjes kombëtare. Kjo kohë, sipas dokumenteve zyrtare, është ndër periudhat më aktive të tij, në shërbim të kombit shqiptar. “…Në vjeshtë të vitit 1908, Selahudin Beu mori pjesë në Kongresin e Manastirit, përkrah figurave të shquara kombëtare, si At Gjergj Fishta, Mit’hat Frashëri, Luigj Gurakuqi, Ndre Mjeda etj., të cilët venduan Alfabetin e Gjuhës Shqipe, si akti më madhor i bashkimit dhe unitetit kombëtar shqiptar. Po atë vit, për vendosmërinë dhe përgatitjen e tij intelektuale, Selaudini zgjidhet Nënkryetar i Klubit të Bashkimit që u formua në Manastir”. ( ASH, cituar më sipër)

    Drejtues i luftës në Çanakala

    Beteja e Çanakalasë, një ndër më të mëdhatë e të njohurat e kohës, sipas dokumenteve zyrtare të kohës, ka pasur si prijës ushtarakun shqiptar Selahudin Shkoza. Sipas dokumenteve arkivore turke, këtij heroi e strategu ushtarak iu besua drejtimi i betejës. Për drejtimin dhe fitoren në këtë betejë të rëndësishme të kohës, Selahudin Shkoza mori vlerësimin zyrtar e atë popullor. Ja motivacioni i shkëputur nga arkivat, sjellë në shqip nga studiuesi V.Kasapi: “Këtu ia zbardhi faqen vendit, tue u diftue trim e guximtar e aq më tepër, i aftë ndër arte militare, sidomos kur bombardohej Jeni-Kalaja (Çanakalaja) prej flotës angleze, duke i dhënë fitoren ushtrisë turke”. (Arkiva Turke, nga libri i V.Kasapit “Figura të shquara ushtarake të Kombit Shqiptar”, Tiranë, 1998, faqe 182).

    Në detyrën e Ministrit të Mbrojtjes

    Situata në Shqipëri, bën që Gjeneral Shkoza e ushtarakë të tjerë shqiptarë, të braktisin njësitë turke e t’i përgjigjen mbrojtjes e interesave të atdheut. Ja një fakt nga dokumentet arkivore: “Më 1921, sipas dokumenteve zyrtare të kohës, Selahudin Shkoza, me një grup prej 250 ushtarakësh shqiptar, iu përgjigj ftesës së Qeverisë Shqiptare dhe porosisë së Mustafa Qemal Ataturkut dhe u riatdhesua në Shqipëri”. (Nexhip P.Alpan, N.Kaçi, “Shqiptarët në Perandorinë Osmane”, Tiranë 1977, faqe 181).

    I ftuar të drejtojë qeverinë shqiptare, në janar 1921, ai pranoi detyrën e Ministrit të Luftës, në përbërje të qeverisë së Iljaz Bej Vrionit. Vlerësimi zyrtar i kohës është se nga burra shteti si Shkoza e ka zanafillën baza e një ushtrie të rregullt. “Ky qe një fat i posaçëm që menjëherë, në fillim, një burrë aq i vlefshëm si Selahudin Shkoza mori përsipër Ministrinë e Luftës. Ai krijoi themelet e ushtrisë së atëhershme. (ASH, “Shqipëria më 1937”, Tiranë, 1938). Atë kohë, por veçanërisht më vonë, ai njihet me cilësorin si “Ministër Reformator”, si ideatori dhe organizatori reformues i mirëfilltë i Ushtrisë Kombëtare gjatë kohës që ishte ministër i Luftës.

    Çfarë futi në Ushtrinë Shqiptare ministri Shkoza

    Nga dokumente të kohës, pohohet se Selahudin Shkoza, është hartuesi i Ligjeve Bazë për dikasterin që drejtonte, të cilat u miratuan nga Këshilli i Lartë i Senatit Shqiptar për rregullimin e Ushtrisë Kombëtare, si: “Ligji për Depolitizimin e Ushtrisë”, mbi “Dorëheqjen nga Ushtria”, mbi “Statusin e Aspirantëve”, “Status i ushtrimit të Oficerëve dhe i Rezervës”, “Statusi i jetimëve të familjeve të ushtarakëve”, “Detyrimi i përgjithshëm i shërbimit ushtarak 24-mujor”, etj.

    Këto ligje të hartuara nga dora e një ushtaraku kompetent kanë shërbyer si dokumente normative në legjislacionin shqiptar, për një ushtri kombëtare moderne që i dha popullit shqiptar në breza, bindjen për ta konsideruar shërbimin ushtarak, në veçanti, ushtrinë në tërësi, si një nga detyrat e shenjta para Atdheut e kombit shqiptar. Shkoza, sipas dokumenteve të kohës, shërbeu në Ushtrinë Shqiptare jo vetëm si ministër, por dhe si drejtues praktik në armën e Këmbësorisë, të Kavalerisë e sidomos në atë të Artilerisë, derisa doli në pension e derisa vdiq në vitin 1930, duke lënë të publikuar e në zbatim mjaft manuale e udhëzime, shumë të vlefshme për Artin Ushtarak.

    Selahudin Shkoza njihet në historinë e Ushtrisë Shqiptare dhe si organizuesi e realizuesi i parë i së parës Paradë Ushtarake në vendin tonë, e cila u demonstrua me rastin e hapjes së Parlamentit Shqiptar, më 25 prill 1921. Për këtë fakt, sipas dokumente të kohës, (ASH dhe P.P.Doçi, “Një jetë në shërbim të Atdheut”, faqe 23), ai mori përgëzimet nga Aqif Pashë Elbasani, Kryetar i Këshillit të Naltë të Senatit Shqiptar.

    Disa vlerësime për Shkozën

    Sipas dokumenteve arkivore e konfirmimit të specialistëve ushtarakë, Shkoza ka një meritë të veçantë për përgatitjen e Shtabeve. Ai, si ushtarak i kompletuar, me njohuritë më moderne të organizimit ushtarak, i kushtoi një vëmendje kryesore ndërtimit të Shtabit të Përgjithshëm e atyre të njësive vartëse. Gjithashtu, krahas vendosjes së detyrimit ushtarak 24-mujor për të gjithë shtetasit e aftë, pa dallim, një rëndësi të veçantë i kushtoi përgatitjes dhe jetesës së ushtarakut.

    …Siç dihet, në vitet 1920-1924, për rrethanë të njohura, u ndërtuan disa kabinete, por puna e programet e Shkozës si reformator mbetën të pacenuara. Ja një vlerësim: “Në tërë pikëpamjet është vetëm një ushtarak me disiplinë, me kapacitet, me energji, i drejtë dhe tepër dëshiron që një ligj sa më radikaliment është të shtie një rregull të re n’ushtrinë shqiptare”. (Gazeta “Shqipëria e re”, Nr.29, Dt. 20.04.1921).

    Kjo u konfirmua dhe nga vlerësimi i Kolonelit të Shtatmadhorisë Austriake, i ftuar nga Ahmet Zogu, më 1920, si organizator dhe Inspektor në Ushtrinë Kombëtare Shqiptare, V.Myrdacz, i cili nuk gjeti shkak për të ndryshuar veprën modelare të Shkozës, “...por vetëm me e përmirësue atë dhe me e zhvillue (zbatue)”. (ASH, “Shqipëria më 1937, f.93)

    Selahudin Shkoza, dhe pse ai ishte ushtarak karriere, strategu ushtarak të cilit iu besua dhe kishte fituar Betejën e Çanakalasë, dhe i pari që futi rregullat bashkëkohore në ushtrinë e Shqipërisë, për shumë arsye, për shumë dekada, mbeti i harruar.

    Selahudin Shkoza mori vlerësimin zyrtar e atë popullor. Ja motivacioni i shkëputur nga arkivat,: “Këtu ia zbardhi faqen vendit, tue u diftue trim e guximtar e aq më tepër, i aftë ndër arte militare, sidomos kur bombardohej Jeni-Kalaja (Çanakalaja) prej flotës angleze, duke i dhënë fitoren ushtrisë turke”.


    Shekulli
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Rrëfimi i gjeneraleve të dënuar: " Ja si na bënë armiq e na burgosën!"

    Kush është Elmas LECI

    Elmas Leci ka lindi më 10 gusht 1950, Shëngjergj, Tiranë, dhe sot është në detyrën e Rektorit të Universitetit Ushtarak në Tiranë. Ka titullin Prof.Asc.Doktor dhe mban gradën "Kolonel".

    Ka mbaruar Shkollën Ushtarake "Skënderbej", ka kryer Universitetin e Tiranës, Fakultetin për Gazetar, ka mbaruar Shkollën e Oficerëve Vlorë dhe titullohet "Oficer", ka kryer kursin Pasuniversitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Tiranë, si dhe ka kryer specializime në Komitetin Politik të NATO-s në Gjermani. Gradën shkencore "Doktor" e ka marr në fushën e Historisë së Shqipërisë, ndërsa gradën "Kandidat i Shkencave" në fushën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

    Ka kryer këto detyra: Korrespondent i gazetës së Ushtrisë ("Luftëtari") Korçë, drejtor (Shef) i Shtëpisë së Ushtarakeve Korçë, redaktor për Problemet Ndërkombëtare në gazetën e Ushtrisë, kryeredaktor i gazetës se Ushtrisë "Ushtria dhe koha", kryeredaktor i revistës "Mbrojtja", Drejtor i Shtypit Ushtarak Shqiptar, Asistent i Presidentit të Shoqatës së NATO-s, drejtor i Institutit të Sigurisë dhe Mbrojtjes, drejtor i Qendrës së Shtypit dhe Botimeve në MM, kryeredaktor i Revistës "Mbrojtja", drejtor i Kabinetit të Ministrit të Mbrojtjes dhe aktualisht është Rektor i Universitetit Ushtarak "Skënderbej". Është autor i 12 librave, kryesisht në fushën e historisë dhe atë ushtarake.

    Arkivat, 1941-2007. Fakte e dëshmi për ngjarje dhe fenomene

    Studiuesi dhe historiani, Prof.Dr.Kolonel Elmas Leci, në një studim të gjatë, shtrirë në periudhën 1941-2007, sjell dokumente të reja arkivore lidhur me ngjarje të rëndësishme e rolin e protagonistëve të kohës në këto ngjarje. Duke zgjedhur një mënyrë të veçantë të përdorimit të dokumenteve zyrtare, atë të ngjarjeve nëpërmjet precedentëve, ai pretendon të hedhë dritë më shumë në funksion të së vërtetës. E veçanta e këtij studimi, pjesë të të cilit do të japim dhe për lexuesit e gazetës, në disa numra të saj, është përdorimi i dokumentit arkivor, shoqëruar me dëshmi të protagonistëve të gjallë dhe statistika po zyrtare.

    Mendojmë se interes paraqesin dokumente të reja për marrëdhëniet e Enverit me Titon që nga krijimi i PPSH-së, veçanërisht problemi i Kosovës, fushatat e ndëshkimeve të regjimit ndaj personaliteteve në Ushtri e Ekonomi, plani për zbulime e dënime të "grupeve armiqësore" (dokumente të panjohura për incidentin në Ambasadën Ruse), urdhri i Byrosë Politike për kthimin në karton apo heqjen nga qarkullimi të librave artistikë (lista e autorëve dhe urdhrat për ndëshkim të tyre), procesverbale për dënime të "grupeve armiqësore", planet për zbulim e dënim të kulakëve, prapaskenat në udhëheqje për ngjarjen e ambasadave, në prag të ndërrimit të regjimeve në vend, e deri tek roli e prapaskenat e ndërrimit të pushtetit komunist me atë demokratik. Në të shumtën e problemeve që përfshin studimi i Lecit, ai përgjithësisht është i rezervuar në dhënien e konkluzioneve, analizave, duke lënë lexuesin të gjykojë rreth dokumenteve arkivore që servir.

    Një vend të rëndësishëm zë dhe dënimi i grupit "armiqësor" në Ushtri, si pasojë e të cilit u dënuan me pushkatim tre gjeneralë, (B.Balluku, P.Dume, H.Çako) e shumë të tjerë u dënuam me dhjetëra vite burgim e më pas internime. Për gjyqin politik të Byrosë e KQ të PPSH për ta, është shkruar e folur shumë, ndërkohë që drama e gjeneralëve që mundën t'i shpëtojnë pushkatimit, pak njihet. Pikërisht, me situatën e rëndë të asaj kohe e dëshmitë e ushtarakëve të mbijetuar, nisim që sot botimin e ciklit të shkrimeve të studiuesit Leci.

    Kujtim Boriçi
    ==============

    Eliminimet në Ushtri

    Protagonistë e viktima. Rrëfimi i vitit 1966

    Të ftuar për rrëfime rreth "Historisë së eliminimit të lidershipit ushtarak shqiptar 1944-1990", si dëshmitarë të tragjedisë së viteve më parë pranuan të jenë Dr.Ymer Dishnica, ish-anëtar i Këshillit të Përgjithshëm Antifashist, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, Alfred Moisiu, ish-zëvendësministër i Mbrojtjes në kohën e diktaturës, shkarkuar në vitin 1983, Kolonel Naim Muho, ish-komandant i Ishullit të Sazanit, ish-komandant i Korpusit të 4-t Tiranë, arrestuar në vitin 1986, Hamit Keçi, ish-kolonel, ish zëvendës-komandant i Brigadës III Sulmuese, ish-komandant i Brigadës 23, ish-drejtor i Zbulimit të Ushtrisë, i arrestuar në vitin 1949, Josif Zegali, ish-kolonel, ish-shef i Shtabit të Xhenios në Ministrinë e Mbrojtjes, arrestohet, dënohet e ridënohet, Dilaver Radëshi, ish-kolonel, ish-kuadër i Luftës, ish-pedagog në Shkollën e Bashkuar të Oficerëve, ish-specialist në Shtabin e Përgjithshëm, arrestuar në vitin 1967, Skënder Malindi, ish-kolonel, ish-Komandant Divizioni, ish-zëvendësdrejtor i Përgatitjes Ushtarake të Ushtrisë, denigrohet nga diktatura, Nënkolonel Vangjel Petri, Drejtor i Arkivit të Ushtrisë.

    Ekskluzive/ Në këtë numër, studiuesi Elmas Leci sjell dokumente arkivore e dëshmi lidhur me raportet dhe ndëshkimet e rënda të Enver Hoxhës e regjimit të kohës, ndaj gjeneralëve e ushtarakëve madhorë që bënë luftën e ngritën ushtrinë, ndëshkime që nisin që gjatë luftës e arrijnë pikun në pushkatimet e burgosjet masive në vitet 1974-1982

    Rrëfimi i gjeneralëve të dënuar: "Ja si na bënë armiq e na burgosën!"

    Prof.Dr.Kolonel Elmas Leci

    Ndëshkimet e dy "grupeve armiqësore" në ushtri nga regjimi i kohës, (vitet 1974-1982) vazhdojnë të mbeten nga ngjarjet më të rënda të diktaturës. Veçanërisht publikimi i materialeve të reja arkivore lidhur me këto ngjarje dhe dëshmi të gjeneralëve e ushtarakëve madhorë të mbijetuar, sjellin fakte të reja që mendojmë se hedhin më shumë dritë mbi të vërtetën.

    37 vjet më parë. Arkivat dhe dëshmitë

    "Ju kërkon shoku Enver në Drilon!". Kaq i patën thënë Beqir Ballukut, ministrit të atëhershëm të Mbrojtjes, në verën e nxehtë të 1971. Ndërsa hapte derën e "Gazit" të tij të zakonshëm, me siguri as që i shkonte nëpër mend se, me këtë udhëtim, në dukje krejt normal, drejt njërit prej viseve më të qeta të vendit, po niste një nga fazat më të përgjakshme të historisë së Shqipërisë së lodhur, eliminimi i lidershipit ushtarak. Historia e puçit ushtarak, që nuk ekzistoi asnjëherë, lindi kështu, kaq thjeshtë, njëlloj si gjitha llahtaritë e tjera të mëdha.

    Ndërsa peshkonte në basenet e Drilonit, Enver Hoxha ishte kujtuar papritmas: "Ç'po bëhet me materialet e Plenumit të 12-të të Komitetit Qendror?". Vetëm disa muaj më parë, në dimrin e 1971, Komiteti Qendror kishte marrë dy vendime që do t'i ndryshonin pamjen krejt Shqipërisë: bunkerizimi i vendit dhe që këtej nis "arkitektura" e betontë që trashëgohet edhe sot, dhe hartimi i bazave të Artit Ushtarak të Luftës Popullore, një tjetër togfjalësh që u ndryshoi jetën shumë shqiptarëve. Beqir Balluku, mbante shënime në vilën e Enverit në Pogradec. "Kushteve të krijuara duhet t'i përgjigjen forma dhe mënyra më të përshtatshme të operacioneve dhe luftimeve në Luftën Popullore. Ushtria jonë e diktaturës së proletariatit, që është një ushtri e vogël në numër, e që bazohet në forcat e veta, e detyruar nga rrethana objektive, duhet të kryejë një detyrë kolosale, të përballojë forca armike të mëdha në numër dhe armatime, që të mundë edhe të fitojë mbi ta. Duhet menduar mirë Beqir, që të bëjmë transformime të mëdha, jo vetëm në perfeksionimin dhe modernizimin e strukturës, por edhe të ndërtojmë një strategji krejt të re, duke krijuar koncepte të reja mbi Ushtrinë dhe të kopjuara nga ushtritë e tjera".

    Besnikëria e kthyer në tradhti. Dënimi i gjeneralëve

    Ky lloj fjalori, që kishte nisur të harrohej, përmendet mes fakteve të tjera të shumta në librin "Kush i vrau? Përse i dënuan?!". Beqiri u kthye në Tiranë, me bllokun e shënimeve të mbushur plot e përplot me udhëzimet e shokut Enver. U kishte ardhur radha të tjerëve që të preknin letrat e rrezikshme. Një grup oficerësh të lartë nga Instituti i Studimeve Ushtarake, ngarkohet që të zbërthejë tezat e reja. Kishin prekur në disa letra fatale. Në fillim Spiro Shalësi, Ilo Furrxhi e Agron Çomo dhe më vonë edhe Vehbi Hoxha dhe Ernest Jakova, djersijnë për muaj me radhë mbi materialin, që arriti në mijëra faqe. Edhe këta, njësoj si eprori i tyre, Balluku, nuk kishin si ta dinin se po i përgatisnin vetes, bile me shumë zell, një fund të tmerrshëm.

    Materialet me vulën "Sekret" fjetën për muaj të tërë nëpër sirtarët e oficerëve të lartë. Ç'kishte ndodhur? Përse Enver Hoxha e harroi papritmas alarmin e verës të 1971, atëherë kur thirri me urgjencë Beqir Ballukun? Shkaqet e vërteta janë ende të mbuluara nëpër arkiva. Një nga të mbijetuarit e stuhisë kundër ushtrisë, Ernest Jakova, i është shprehur kështu autorit të librit: "Ne kërkuam disa herë, por ky problem u la në heshtje për gati një vit. Shkaqet, sipas meje, janë disa, por unë mund të them se ai vit ka qenë mjaft i ngarkuar me stërvitje. Kjo për mua, sot merr mesazhin e justifikimit, mbasi gjykoj se, Enver Hoxha, si duket, e kuptoi që vendimet dhe materialet e Plenumit të 12-të filluan të dështonin".

    Aventura e Ballukut dhe e njerëzve të tij, do të vazhdojë edhe disa muaj. Stafi i studiuesve të Ushtrisë do të vazhdonte të rropatej mbi vërejtjet që vinin nga Komiteti Qendror derisa aty nga dimri i vitit 1973, Mehmet Shehu shpërthen stuhinë, që kishte kohë që po përgatitej. Për Ballukun dhe bashkëpunëtorët e tij po mblidheshin retë e zeza. Në Durrës, në një aktiv ushtarakësh, Shehu për herë të parë përmend terma të ashpra dhe akuzuese. "Tezat e Zeza" janë hartuar nga Beqir Balluku dhe kalemxhinjtë e tij, për t'iu kundërvënë Tezave të Këshillit të Mbrojtjes dhe Artit Ushtarak të Luftës Popullore". Kështu do të artikulonte ai akuzën, që shumë shpejt do të binte me forcë mbi drejtuesit e Ushtrisë. Sfida kishte nisur. Sigurisht që do të fitonin më të fortët.

    Në dhjetorin e 1974-ës, bënte ftohtë, si në çdo dhjetor në Tiranë, por ushtarakët nuk e kishin dhe aq mendjen te moti. Pritej që "Partia dhe shoku Enver të godisnin me fshesë të hekurt". Të parët e pësuan krerët e ushtrisë, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Çako dhe Rrahman Përllaku. Për ta, Plenumi i VI-të, njësoj sikur të ishte një gjykatë, vendosi që të përjashtoheshin nga Ushtria dhe më pas të arrestoheshin. Me mijëra të tjerë do të kalonin më pas në sitën e hetuesve, të tjerë do të persekutoheshin deri në pikën e fundit. Armata e oficerëve të përgatitur të ushtrisë kishte marrë goditjen e parë.

    Procesi gjyqësor nuk kishte ç'të ishte tjetër veçse një farsë nga ato të asaj kohe. Beqir Balluku, Hito Çako, Petrit Dume u pushkatuan; Rrahman Parllaku vuajti gjatë në burg. Më pas, vijoi radha e gjatë e proceseve kundër ish - gjeneralëve, Vaskë Gjino, Sadik Bekteshi, Muhamet Prodani, Abaz Fejzo, Halim Ramohito, të cilët i dënuan të parët. Tashmë, nga "puçistët" kanë mbetur vetëm varret që familjarët e vuajtur mezi arritën t'i gjenin skutave dhe kujtime, shumë kujtime, mbi një nga enigmat më të mëdha që Hoxha dhe njerëzit e tij kanë lënë pas. Kohë më parë, gjeneralët e mbijetuar, (kohët e fundit dikush i ndarë nga jeta) rrëfyen dramën e atyre viteve, peripecitë dhe gjykimin e tyre për atë ngjarje të rëndë.

    Pohime të Gjeneral Përllakut

    "Për ne të katër gjeneralët, Beqir Balluku, Petrit Dume, Hito Cako dhe mua,- tregon Gjeneral Leitnant Rrahman Parllaku,- ky ishte vendimi përfundimtar, mbasi hetimi në burg dhe gjykimi qenë formalë. Në bazë të akuzës që na u komunikua nga Prokurori i Përgjithshëm, mbas disa ditësh që ishim arrestuar, akuzë që ishte bërë në parti, sipas saj, ne kishim krijuar në kokë të ushtrisë një "organizatë kundërrevolucionare", kishim përgatitur një "puç e komplot", kishim "sabotuar vijën e mbrojtjes", kishim zhvilluar "agjitacion e propagandë me rrezikshmëri të theksuar", etj.

    "Megjithëse formal,- vazhdon më tej ish-gjenerali,- hetimi u zhvillua brenda qelisë, duke qenë të mbyllur në kafaz, nga ku u përgjigjeshim hetuesve dhe mbaheshim nën një presion të vazhdueshëm moral e psikologjik. Ishim të izoluar totalisht, pa asnjë komunikim me familjet, pa asnjë informacion nga bota jashtë qelisë. Katër oficerët, që na ruanin me radhë brenda qelisë, e kishin të ndaluar rreptësisht të flisnin me ne. Edhe kryerjen e nevojave fiziologjike i bënim të ruajtur nga oficeri i qelisë, i përforcuar me dy policë. Për mbrojtjen ligjore, as që bëhej fjalë. As literaturë juridike nuk na jepnin. Në këto kushte, jemi hetuar ne ish-drejtuesit e Ushtrisë Shqiptare. Edhe gjykimi u bë krejtësisht i mbyllur, brenda hekurave të burgut. Në sallë asistonin hetuesit dhe disa sigurimsa. Procesi gjyqësor u zhvillua në bazë të akuzave partiake. Edhe gjatë gjykimit, shumë herë, dëgjonim klithmat e prokurorit: "Shokë gjyqtarë, në vendimin tuaj mbani parasysh edhe qëndrimin thellësisht armiqësor të armiqve para trupit gjykues, etj.". Vendimi i dhënë nga Gjykata ishte krejtësisht i pamotivuar juridikisht, i pabazuar në fakte e dokumente, pa asnjë ekspertizë ligjore nga specialistë ushtarakë. Nuk u bë mbrojtje e akuzës dhe gjykimi u mbështet plotësisht në vendimet e Partisë dhe fjalimet e Enver Hoxhës. Pabazueshmëria e Vendimit të Gjykatës Speciale Ushtarake, në fakte, dokumente e akte ligjore, del mirë nga shqyrtimi e argumentimi i Gjykatës së Kastacionit që e prishi atë vendim".

    Proces si ky nuk ka pasur, sepse nga katër të gjykuarit, tre u dënuan me vdekje, gjë që nuk ka ndodhur në proceset e tjera gjyqësore ndaj ushtarakëve, që janë gjykuar me të njëjtat akuza. Gjyqet kanë vazhduar për një kohë të gjatë. Janë dënuar me qindra oficerë. Në një kohë, por veças, u dënuan Vaskë Gjino e Andon Sheti. Pas tyre u dënuan shumë oficerë të tjerë të lartë. Ndër ta, u dënuan në një gjyq katër ish-gjeneralë: Sadik Bekteshi, Muhamet Prodani, Abaz Fejzo e Halim Ramohito dhe i vetëm, vite më vonë, u dënua edhe ish-gjenerali Arif Hasko.

    Rrëfimet e Ymer Dishnicës

    Pyetet fillimisht për krijimin e Shtabi i Përgjithshëm dhe si mori gradualisht përmasa persekutimi dhe dënimi i lidershipit ushtarak.

    "Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Nacionalçlirimtare u krijua më 10 Korrik të vitit 1943. Erdhën në Labinot të Elbasanit, të gjithë anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm Nacionalçlirimtar. Erdhën edhe disa patriotë pa parti. U mendua që të formohej shtabi. Erdhi edhe i deleguari i Ballit Kombëtar. Ai ishte i treti ose i katërti, vetë Abaz Kupi, një njeri që kishte influencë të madhe veçanërisht për ngjarjen- pushtimin e Shqipërisë, ku pushtuesit fashitë italianë i priti me pushkë. Të gjithë ishin në një mendje që të formohej, të krijohej, të ngrihej Shtabi i Përgjithshëm për të drejtuar ushtarakisht Luftën Çlirimtare Antifashiste. Nga diskutimet dolën anëtarët e shtabit në mes tyre: Spiro Moisiu, Mustafa Gjinishi, Abaz Kupi, Myslym Peza, Mustafa Xhani (Baba Faja) Sejfulla Malëshova e disa të tjerë. Doli edhe Enver Hoxha anëtar shtabi. Madje Spiro Moisiu u caktua Komandant i Shtabit dhe Enver Hoxha, Komisar i Shtabit. Si arriti Enver Hoxha të dilte në krye të Shtabit të Përgjithshëm? Në Labinot, Enver Hoxha u zgjodh Komisar Politik vetëm i Shtabit, si i tillë ai kishte vetëm përgjegjësi politike. Në kokën e mbi kokën e Enver Hoxhës ishte Miladin Popoviçi".

    Hamit Keçi: "Enveri më akuzoi se doja ta vrisja!"

    Dokumente zyrtare të kohës dhe ushtarakë madhorë të luftës pohojnë se që në ditët e para të çlirimit, nga Enver Hoxha e klani i tij, u harruan e nisi ndëshkimi ndaj atyre që drejtuan formacionet partizane në fitore. Ja si pohon ish-shefi i Zbulimit të Ushtrisë, Hamit Keçi, i arrestuar më 1949 e dënuar për veprimtari "armiqësore".

    "Lufta partizane ishte një luftë që e bënë bijtë e popullit që udhëhiqeshin e drejtoheshin nga oficerë të talentuar. Ata nisën Luftën Çlirimtare Antifashiste, ata mbrojtën udhëheqjen e Partisë, ata siguruan Shtabin e Përgjithshëm. P.sh., unë me shokë të tjerë grumbulluam forca për Brigadën e 3-të Sulmuese dhe i mblodhëm ato në Labinot Mal. Mirëpo kur erdhi puna, si të thuash përpjekja me pushtuesit, Enver Hoxha, qoftë Brigadën e 3-të, qoftë të 2-ën i futi në qorrsokak. Pas Çlirimit unë isha Drejtor i Zbulimit. Bëhej një stërvitje. Si Komandant i Përgjithshëm që ishte Enver Hoxha, shkova t'i raportoja për një dezinformim. Ai ngriti versionin se kisha shkuar për ta vrarë. Gjeneral -Major Beqir Balluku merr në dorëzim paradën e parë nga Gjeneral-Major Spiro Moisiu. Çudi! Të gjithë e dinin se ish-Majori Spiro Moisiu kishte qenë Komandant i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në Luftën Çlirimtare Antifashiste, ndërsa në përvjetorin e Çlirimit i paraqiste forcën Beqir Ballukut, njërit prej ish-komandantëve të brigadave që ai kish pasur në vartësi. Të gjithë e dinin, por heshtnin. Ish-Majori patriot Spiro Moisiu, ai ishte ushtaraku, ai ishte komandanti, por nuk guxonte të fliste, kush guxonte! Mbi të binin rrufetë. Fillimisht të përjashtonin nga partia. Ky ishte pushkatimi politik, pastaj internim dhe më pas, arrestim e burgim apo pushkatim. Kështu e pësuan kuadrot ushtarakë me emër.
    Sui generis

Tema të Ngjashme

  1. Çfarë mendoni për Ahmet Zogun?
    Nga honzik në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  2. A ka konspiracion kundër Shqipërisë?
    Nga BARAT në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 42
    Postimi i Fundit: 10-05-2011, 09:36
  3. 200 të shumëkërkuarit shqiptarë në të gjithë Botën
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-02-2011, 10:52
  4. Çështja Çame
    Nga Eni në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 154
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 19:56
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •