Uskanë e Ilirëve - as etja e uria s'të shporri
Çfarë meditimesh ke pasur , e cilën gjuhë flet?
Një hap e bën - të jehojë Tomorri
e të shembet nga jehona - çdo pushtues i shkretë !
Me keta vargje hap sofren Kercovare
Uskanë e Ilirëve - as etja e uria s'të shporri
Çfarë meditimesh ke pasur , e cilën gjuhë flet?
Një hap e bën - të jehojë Tomorri
e të shembet nga jehona - çdo pushtues i shkretë !
Me keta vargje hap sofren Kercovare
A don, e s'din, a din e s'don !
BLIC : TËRËSIA TERRITORIALE E KËRÇOVËS
Uskana e dikurshme, sot Kërçova shtrihet në luginën e Kërçovës. Më 1996 , e ndanë në pesë Njësi të administrimit lokal :
1.NJVL. Komuna e Kërçovës
2.NJVL. Komuna e Zajazit
3.NJVL. Komuna e Osllomesë
4.NJVL. Komuna e Dërgovës
5.NJVL. Komuna e Vraneshticës
Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !
POZITA E KËRÇOVËS
Ndodhet në Lindje të Shqipërisë, e shkëputur prej saj, dhe në administrim të IJRM, në pjesën perëndimore.
I takon rrjedhës së epërme të lumit Ilirida ( Treska).
Në veri kufizohet në majëmalet e Bistrës me Gostivarin tek Kufiri ( Strazha).
Në jug lumi Ilirida kalon matanë, përskaj malit Maja e Shqipes (Ilinica ).
Në veri lindje tek malet e Qelojcës kufizohet me Poreqën !
Në perëndim bashkë me Dibrën , Ohërin dhe Strugën përbëjnë vazhdimësinë e shkëputur nga Shqipëria , ku edhe matanë kufirit edhe në këtë anë , që nga lindja dhe vaja e parë e deri në vdekje , veprohet, jetohet dhe vdiset shqip !
Vetëm administrata , dokumentet zyrtare , çertifikatat, fletëpagesat, tatimet, pasaportat... janë në maqedonisht !
Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !
STRUKTURA DEMOGRAFIKE
Tërësinë e strukturës demografike të popullsisë së Kërçovës, do ta sjellim pas rrumbullaksimit të treguesve dhe faktorëve të tjerë, që ndikuan fuqishëm me dhunë e tirani, ta zhbëjnë popullatën shqiptare, e cila, qyshkur ka qenë mbi 60 përqind në Kërçovë.
Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !
KLIMA E KËRÇOVËS
Klima është nën ndikimin e nxehtë kontinental dhe ndikimin e klimës malore.
Temperaturat mesatare arrijnë prej 10,7 deri në 40,5 gradë celsius.
Lagështia mesatare e ajërit arrin deri 74 %.
Kërçova shtrihet në brezin malor me 600 - 900 m lartësi mbidetare.
Ka mundësi për kultivime të ndryshme të kulturave të drithërave dhe pemëve. Ndërsa për perime ka mundësi të kufizuara.
Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !
te fala nga shkupi,,,,..
Jeni me te miret..
Te fala nga KosovaUskanë e Ilirëve - as etja e uria s'të shporri
Çfarë meditimesh ke pasur , e cilën gjuhë flet?
Një hap e bën - të jehojë Tomorri
e të shembet nga jehona - çdo pushtues i shkretë !
Kosova është Zemra e Shqipërisë !
Nëpër shekuj ke qëndruar , nëpër histori
Nga Kalaja heronjt - ta shpërndanë dritën,
Maja e Shqipes si kreshnik rri
Zajazi zë pritat të flasë për rritën !
Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !
E KUJT ËSHTË KËRÇOVA ?
Sa hipotetike aq e domosdoshme është kjo pyetje ! E kujt është Kërçova ?
Sepse jo rastësisht në Kërçovë kanë ndodhur fushëbetejat . Edhe ato të luftës, edhe ato të pas luftës ! Janë nisur vargani i gjatë i pushtuesve për ta mbërthyer kërthizën e Atdheut të robëruar ! Me gurkufi e kanë ndarë Vilajetin nga Vilajeti ! Shqiptarët nga shqiptarët !
Ata që lindën dhe u rritën në Kërçovë e panë së çka bën stratofia e pushtuesëve !
Pas 1945 u zhvilluan shumë beteja që vendasit e Kërçovës të pësojnë disfatë.
Ardhacakët që i solli Kicevo, u vendosën nëpër pallatet që ngriteshin vargan. Edhe ''egejcit'' e sjellurit nga Greqia , edhe zyrtarët e federatës nga Sërbia dhe Mali i Zi, një qëllim e kishin ! Ta mbjellin Kërçovën me sorrollopin e tyre , që të mbijetojë Kicevo ! Dhe vendasit, veçmas shqiptarët, t'i bëjnë zap, e t'i shkulin !
Kishte edhe prej sojit që kishin lindur në Kërçovë por, që s'mendonin si Kërçova. Ata me yshtjet e Kicevos, për t'u bërë me pushtet, i krijonin plagë të mëdha Kërçovës! Kërçovës së brumosur me idetë e Rilindjes Kombëtare ! Ata që ishin me dinjtetin shqiptarë !
Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !
E KUJT ËSHTË USKANA ...
Nëpër këtë llahtar, shqiptarët e Kërçovës bashkoheshin me idetë që synomin pavarësinë për ta penguar gjithë hovin e Kicevos që ndrydhi çdo gjë. Dhe zhvilloj projektet e sjellura nga Komitetet e Beogradit dhe Skopjes që t'i godasë deri në shfarim orientimet e ideve të shqiptarëve që i kishin trashëguar nga të parët e vet.
Kërçova nuk e urren Kicevon ! Ajo u thotë jo vetëm projekteve djallëzore që e nëpërkëmbin zhvillimin e tyre.
Kicevo , ndërtoj gjithkah ku s'ishte shqiptare. Infrastrukturën e tërësishme e bëri edhe në fshatrat me dy banor e që s'ishin shqiptarë.
Në të kundërtën, për vendbanimet shqiptare , edhe kur kishte iniciativa për ndërtime me vetëkontribute, i vështirësonte procedurat !
Sot Kërçova është simboli i dërgesës së mesazhit për bashkëjetim !
Ajo me dashamirësi kërkon që të kthehen rrjedhat në rrugën e mbarë ! Sepse ajo është e vërteta ! Është obcioni i vetëm që u farkua në rrethana të jashtëzakonshme, në luftë , në burgje, në mërgim ! Vetëm për një qëllim :
- Ma pak vuajtje, s'kamje e tortura në Vatrat tona shekullore !
- Ma shumë gëzim, pasuri dhe lumturi për të gjithë ...
Arbëri të qofsha fal, të kam nënë e më ke djalë !
Krijoni Kontakt