Email mikut tim Salajdin Saliut
Subjekti: ...Tetova ka Qendėr kulturore, po s’ka Kinema
Shkruan: Arsim Sinani
Derisa po ta shkruaj kėtė letėr po mendohem tė ta nis me postė, apo tė ta lė nė “Tok 2000” ku pijmė kafe megjithatė vendosa tė mos e bėj as njėrėn e as tjerėn. Po ta nisi nė email adresėn tėnde . Nė fund pasi ta lexosh mos e ruaj emailin, tė lutem fshije, sepse mund tė tė diferencojnė
I.Ajo qė mė shtyri ta shkruaj kėtė letėr nuk janė as shqetėsimet e pėrditshme dhe montonia nga vapa qė po mbretėron kėtė verė, Mė ngacmoi njė pres konferencė e mbajtur tė njejtėn ditė nė Shkup, Prishtinė e Tiranė, ku u paralajėmrua njė film I ri “KOMETA” sipas librit “Prilli I Thyer” I autorit Ismail Kadare. Ajo qė mė bėri pėrshtypje ėshtė se vendasi ynė, Blerim Destani me kompaninė filmike Lara… po bėn filma tė mirė, fundja lajmi mė I bukur qė kam dėgjuar kohėt e fundit ėshtė incizimi I njė filmi si ky i Blerimit. Ky djalosh Blerimi do tė dijė tė na befasojė gjithnjė miku im sepse din se cka kėrkon nė tė vėrtetė nė botėn e filmit. Ajo qė mė shqetėsoi mė shumė ėshtė se filmi po bėhet gati t’i pėrfundojė xhirimet, po problemi qėndron diku tjetėr. Nė qytetin tonė mė shumė se 17 vite nuk eksistojnė Kinematė e qytetit, Tetova ma con mallin si disa qytete tė izoluara nga malarja, nė kėtė rast e filmit. Nuk e di se si t’ia them kėtė Blerimit, megjithatė po pres derisa ta pėrfundojė incizimin e “Kometės”, nuk dua ta zhgėnjej Blerimin, po pres edhe pak miku im, qė t’ia komunikoj se Tetova ska kinema pėr ta shfaqur filmin e tij tė ri.
II.Tė dyja Kinematė u janė kthyer pronarėve dhe Tetova ka mbetur pa njė kinema ku mund tė shihet ndonjė film I ri . U shqetėsova pa masė jo se nuk ka DVD klube ku mundet nė mėnyrė pirate ti shohėsh edhe filmat qė nuk kanė dal ende ne qarkullim nė Hollivud, po sepse “Kometėn” e Blerim Destanit nuk do tė kemi ku ta shohim, as unė, as ti, as Blerimi e as publiku nė kinema.
Po tė shkruaj kėshtu hapur se nuk e di se si ti pėrgjigjem pyetjes sė Jonit i cili mė thotė vazhdimisht mė co nė Kinema , unė ende nuk i jam pėrgjigjur atij. Mė kthe pėrgjigje mė shpejtė mė trego cka I ke thėnė Gertit qė edhe une ti pėrgjigjem njejtė Jonit sepse mė vjen keq tia prish ėndrrat qė ka. Ndoshta njė ditė Tetova do tė ketė Kinemanė e vetė dhe do tė kemi ku ti shohim filmat e rinj. Thjeshtė nuk dua ti them Jonit se nė Tetovė nuk ka KInema. E keqja ėshtė se nuk do tė mė besojė prandaj dhe unė jam nė hall sdi cka ti them , prandaj e kam zgjedhur heshtjen si mėnyrėn mė tė mirė pėr ti rezistuar pyetjeve tė njėpasnjėshme qė mund tė vijnė pasi ta kuptojė se nė Tetovė nuk ka Kinema.
III.Nė fakt njė qytet si Tetova do tė duhej tė kishte Kinema dhe do tė ishte njė qytet normal si tė gjithė qytetet tjera nė botė ku mund tė vendosėsh qė tė shkosh njė herė nė muaj pėr tė pa ndonjė film interesant. Mė ka marrė malli tė grimcoj fara tė brdha apo luledielli vetėm pėr kėrshėri, mė ndodh shpesh kur I shoh rruvėe tė qytetit afrohem isntitktivisht duke menduar se po I afrohem ndonjė kinemaja. Por pėrvec farave dhe njerėzve qė rendin tė blejnė ska asgjė nga kinemaja.
Por kėtė kėnaqėsi ne nuk mund ta kemi miku im Salajdin, jemi tė privuar nga kjo kėnaqėsi. Megjjthatė fara sna ndal kush tė hamė. Gjatė kam menduar se cka duhet tė bėjmė, kemi disa opcione. Si mendon mos duhet t’i shkruajmė ambasadės amerikane, zyrės sė OSBE-sė, zyrės sė BE-sė dhe ta adresojmė problemin si zakonisht te ta, sepse ndryshe mė duket do mbesim shumė gjatė pa kinema.
IV.Miku im Salajdin, kam menduar mos do tė ishte mė mirė t’i shkruajmė ministrit pėr zgjerim tė BE-sė Oli Ren qė tė merret me kėtė problem. Fundja duhet ta senzibilizojmė opinion ndėrkombėtar sepse jemi lodhur nga filmat horror qė I shohim cdo ditė nga pėrditshmėria jonė. Kemi edhe ne nevojė pėr pak art tė bukur sic ėshtė magjia qė ofron kinemaja
PS

ka thua si tė veprojmė apo thjeshtė do tė vazhdojmė avazin e vjetėr tė ndjekim telenovelat e shpifura spanjolle dhe filmat qė I kemi shikuar nga 1000 mijė herė qė I japin Tv-tė tona locale, e nacionale. Harrova tė tė pyes pėr njė cėshtje; a je duke shikuar mė filma mos tė ka humbur pasioni pėr filmin kėto 17 vite sa Tetova ėshtė qytet pa Kinema.
Fundja e din cka do tė bėjmė filmin “Kometa” tė Blerim Destanit do tė shkojmė ta shohim nė TIranė dhe Prishinė sepse atje tė paktėn ka KInema dhe i takojmė edhe disa nga miqtė tanė atje e I qajmė hallet tona bashkė.
Kemi pritur 17 vite presim edhe kaq nėse duhet vetėm ta shohim njė film tė mirė, nė kinema. Fundja cdo ditė shohim filma qė tė zgjojnė tė rėnqethura . Miku im I dashur qyteti ynė meriton tė ketė kinema por kush ta bėjė kėtė kur ne skemi asgjė nė dorė, mundet vetėm tė mendojmė se njė ditė do tė kemi kinema. S’na mbetet gjė tjetėr pėrvec besimit qė besoj se edhe ti nuk e ke humbur deri tani. Kėtė email jam dukė menduar qė nga vera tė ta nisi, por tash po mė jepet rasti, mė fal pėr vonesėn.
(Autori i emailit ėshtė gazetar )
Krijoni Kontakt