Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 39
  1. #1
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    PBDNJ: Të nisë procesi i regjistrimit të popullatës sipas standardeve të BE

    PBDNJ: Të nisë procesi i regjistrimit të popullatës sipas standardeve të BE

    PBDNJ i ka kërkuar qeverisë shqiptare të nisë procesin e regjistrimit të popullatës sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ku shtetasi deklaron me vullnet të lirë kombësinë dhe përkatësinë fetare. Ky proces regjistrimi, deklaron PBDNJ së bashku me organizatën e minoritetit grek, “Omonia”, duhet kryer në këtë vit të pajisjes së shtetasve me kartat e identitetit. Në rast të mosrealizimit të procesit të regjistrimit, PBDNJ kërcënon se do të dalë nga koalicioni qeverisës.

    Fillimisht, organizata e minoritetit grek, “Omonia” dhe së fundi edhe PBDNj i kanë kërkuar qeverisë shqiptare të nisë procesin e regjistrimit të popullatës sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ku shtetasi deklaron me vullnet të lirë kombësinë dhe përkatësinë fetare. “Ky proces regjistrimi i minoriteteve, - deklaron kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule, - duhet kryer veçanërisht sipas standardeve të BE, pasi kështu do të hartohen politika dhe do të realizohen më mirë të drejtat për minoritetet.

    Kryetari organizatës “Omonia”, Jani Jani, deklaron, se regjistrimi minoriteteve duhet kryer në këtë vit të pajisjes së shtetasve shqiptarë me kartat e identitetit. Kjo kërkesë e PBDNJ dhe “Omonia”-s është disavjeçare dhe kryetari PBDNJ, Vangjel Dule, thotë se kjo është edhe një kërkesë e përsëritur e Këshillit të Evropës. “Në rast të mosrealizimit të procesit të regjistrimit, PBDNJ, - deklaron Vangjel Dule, - do të sakrifikojë, duke dalë nga koalicioni aktual qeverisës.

    gazetatema
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  2. #2
    ku shtetasi deklaron me vullnet të lirë kombësinë dhe përkatësinë fetare
    kush qenka ky shteti ku kombesia u deklaroka me vullnet te lire???
    Ok ceshtja e fese i perket bindjeve personale, dhe me vertet aty deklaron gjithesesila cfare i pelqen

    Po per kombesine icik e ngaterruar ceshtja
    Dmth une mund te dua te deklarohem kombesi kineze- shteti sipar ketij lart qenka i detyruar ta pranoj vullnetin tim te lire???

    hahahah

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Une dua te deklarohem me kombesi gjermane, ose italiane se keshtu marr dokumentat ktej .
    Po u be kjo, shife kur te dalin shqiptaret si minoritet.

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Nisur nga absurditeti i nje standarti te tille, ne Austri rreth 2000 njerez kane deklaruar se jane eskimeze.

  5. #5
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    qe dikush , do te deklarohet si jo-shqiptar (megjithese eshte shqiptar), kjo nuk tregon gje tjeter vecse shqiptaret nuk duan te identifikohen si te tille. Kur nje njeri mohon kombesine e vet, atehere nuk ke cfare te mira te presesh prej tij, gjithmone lidhur me shqiperine.
    Megjithate, perse ky mosbesim ndaj shqiptareve?!
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    qe dikush , do te deklarohet si jo-shqiptar (megjithese eshte shqiptar), kjo nuk tregon gje tjeter vecse shqiptaret nuk duan te identifikohen si te tille. Kur nje njeri mohon kombesine e vet, atehere nuk ke cfare te mira te presesh prej tij, gjithmone lidhur me shqiperine.
    Megjithate, perse ky mosbesim ndaj shqiptareve?!
    s'ka pune per mosbesim ketu,
    po nje kombesi tjeter te leverdis, se kudo qe shkon je "extracomunitario", dhe kesaj i shtohet "albanese".
    Me shume te drejta kan minoritetet sot se sa shqiptaret vet.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e riu
    Anëtarësuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    PBDNJ i ka kërkuar qeverisë shqiptare të nisë procesin e regjistrimit të popullatës sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ku shtetasi deklaron me vullnet të lirë kombësinë dhe përkatësinë fetare.
    Citim Postuar më parë nga Dita
    Nisur nga absurditeti i nje standarti te tille, ne Austri rreth 2000 njerez kane deklaruar se jane eskimeze.
    lol demokraci lol




    me u aprovu ky standard dolen gjithe shqiptaret amerikon dhe gjermone

    une per vete i kom nja dy gjyshe eskimeze

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anëtarësuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-këndej
    Postime
    3,131
    Edhe un thom let ket numerim te popullsis ashtu sic esht me se miri , ta dim sa shqiptar jan ber grek prej 1991 , sa jan sllav se kto thojn jemi 150 mije, 300 mije... sa jan vlleh , rom . Sa jan musliman, krishter, ateist...

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Me shume te drejta kan minoritetet sot se sa shqiptaret vet.
    Kjo per faj te kujt? minoriteteve? apo vet shqiptareve?

    ketu bie dakort me Renea, le te behet , te marim vesh se cbehet. Ai qe ndihet shqiptar do vetshpallet shqiptar. Sa eshte numri i besimtareve te feve te ndryshme, ne menyre qe mos i lihen me vend abuzimeve me shifra.
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Korcar-L1 Lexo Postimin
    të nisë procesin e regjistrimit të popullatës sipas standardeve të Bashkimit Evropian, ku shtetasi deklaron me vullnet të lirë kombësinë dhe përkatësinë fetare.
    Kisha nje pyetje...
    Nese une si shtetas deklaroj me vullnet te lire qe jam me kombesi gjermane, kush do ma legjitimonte kete pretendim? Dhe nese kjo legjitimohej, a do te kisha une te gjitha te drejtat e nje shtetasi gjerman, psh. te shkoja dhe te jetoja ne gjermani?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Rezultatet e zgjedhjeve vendore, 18 shkurt 2007
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 12-06-2007, 18:16
  2. Lexo: "Marrëveshja Kornizë" - Ohër 2001
    Nga StormAngel në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  3. Raporti i Kai Aides për Kosovën në OKB
    Nga Harudi në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 11-10-2005, 17:59
  4. Statistikat e popullatës muslimane nëpër botë
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-12-2004, 17:17
  5. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •