Close
Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 33
  1. #21
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    po ish komunistat jane ende ne drejtim te vendit dhe nuk do te zhduken edhe per shume e shume dekada!

  2. #22
    DaRk §©®îþt Maska e ThE_DaRk_NiGhT
    Anëtarësuar
    03-01-2008
    Vendndodhja
    Aty Ku Gomari Thyen Kaviljen Dhe Shqiponja Rrine Me Nje Kembe
    Postime
    634
    Urime per detyren e re
    Kur te jesh ne vend te huaj, dita te duket muaj. - (Podrime)

  3. #23
    Elbasanlli 4eve® Maska e AnGeL_DeViL
    Anëtarësuar
    16-01-2008
    Vendndodhja
    As Ne Toke,As Ne Qiell
    Postime
    507
    Urime.....
    Trimi Mire Me Shoqe Shume

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-05-2006
    Postime
    78
    Urime Benit per punen e re.

    Beni ka mbaruar Universitetin e shkencave per matematike. Ka punuar mesues matematike ne gjimnaz. Ka qene njeri nga mesuesit me te pergatitur dhe korrekt. Kur PD mori pushtetin ai u fut me SHIKUN. Si duket ka punuar mire dhe beri karriere. Ai u be drejtori i shikut per veriun e Shqiperise. Epror ka pasur vetem Gazideden dhe Salen kuptohet.

    Nuk di gje nese eshte fajtor apo jo por nje gje ta them me siguri eshte nje nga besniket me te medhenj te Saliut. Ai i qendroi prane ne e rremujat e 97s. Dhe nuk e braktisi ate dhe pasi Sala humbin fuqine. Une mund t'ju them qe eshte nje shkalle pas Gazidedes dhe Agim Shehut.

    Nqs ai nuk merr ndonje post tani kur PDja eshte ne pushtet kur do te marre? Kur te vije PSja?

    Ne si shqipetar duhet te bejme nje himn tjeter per shqiperine. Kete qe kemi ta quajm himni kombetar. Si himn Shqiptar une them te vendosim " Nga keto maja rripa-rripa".

  5. #25
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584
    Sefgjini, qe thoni ju nuk esht denuar thjesht per faktin qe krimet per te cilet akuzohet dhe jane te provuara u falen me amnistin e berishes ne 1997. Ndersa akuza e vrasjes nuk mund te provohet derisa te gjenden eshtrat e te ndjerit Remzi Hoxha. Problemi qendron se nuk mund te vihet ne krye te tatimeve nje person qe esht akoma i hetuar nga prokuroria per rrembim, torture, vrasje, apo minister i jashtem nje person qe po hetohet per korrupsion etj etj...
    Liberté, égalité, fraternité

  6. #26
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Citim Postuar më parë nga Michelle Lexo Postimin
    Pershendetje!!!!
    Une nje gje nuk kuptoj nga juve qe keni shkruar ketu ...
    Pse shkruani gjera qe ju nuk i dini dhe qe nuk jane provuar me fakte qe kane ndodhur ?
    ore zoteri bota nuk e ka kot shprehjen " i pafajshem deri sa te provohet i fajshem" ai u arrestua beri nej vit burg asgje nuk u vertetua dhe doli si i pafajshem mori dhe demshperblim per kte gje sepse ai nuk ka qen nje cop roje ose nje agjent i thjeshte i SHIK po drejtor (nqs nuk gabohem) pastaj edhe ai e ka pasur nje epror qe smund te bente asgje pa urdher neqoftese ka dike qe duhet te akuzohet per kte gje eshte eprori i tij qe se kam iden fare kush ka qen por nisem thjesht nga ca po lexoj ketu.
    Me ka ber pershtypje shume kjo histori dhe kam lexuar goxha ne lidhje me kete gje nga biografia e tij kam lexuar qe eshte njeri me shkolle dhe shume i zoti. Me vjen shume keq per humbjen e familjes Hoxha por nuk mendoj qe eshte e drejte qe te meren njerezit neper goje per disa akuza qe nuk jane provuar.Ne fund te fundit duhet menduar qe edhe Sefgjini ka nje familje dhe keto qe fliten per te prekin shume familjen e tij. Personalisht me ka pelqyer reagimi i tij ne shtyp. Se ne fund te fundit "Qente le te lehin Karvani te ece perpara "...
    me shume respekt Michelle
    Sa mire kuptohemi une e Michelle.

    Tani, gazetat dihet se si shkruajne ne Shqiperi, secili shikon interesa te ngushta dhe askush nuk shkruan nje artikull ne gazete se si mund te ecet perpara. Sulmohen personat qe jane funksionare te shtetit vetem e vetem per te hedhur balte mbi to. Sa mbrapa jemi me emancipimin. Nejse!

    Ky per te cilin po behet fjale, eshte patriot i imi dhe une e njoh personalisht. Persa i perket anes profesionale, zor te gjendet nje tjeter me i mire se ky. Pa frike fare mund te them se eshte i talentuar ne profesionin e tij. Familja e tij eshte nje familje e nderuar ne qytetin e Burrelit, e cila ka kontribuar me mundesite e saj si ne te mire te zhvillimit te qytetit te Burrelit ashtu dhe per zhvillimin kombetar. Persa i perket akuzave qe ngrene mbi te, ato kurre nuk jane faktuar dhe ne kohen kur prokurorine e kishin ne dore kundershtaret e tij politik, keshtu qe balta qe po hidhet sot mbi te behet thjeshte per arsye personale te disa personave qe ne nje menyre apo nje tjeter kane konflikte me drejtorine e tatim-taksave.

    Sa per informacion e kulture, ky eshte dhe djali i dajos se Mis Shqiperia, Aldona Elezi
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-08-2004
    Postime
    298

    Si nuk ke turp palaco !

    Citim Postuar më parë nga skuthi_vogel Lexo Postimin
    ... Perderisa gjykata e shpalli te pafajshem, nuk mund te vazhdoje jeten perseri Sefgjini ??? Vihuni Ju ne te njejten pozite, kur dikush ju akuzon, hedh balte mbi ju, e me ne fund ju fitoni pafajesine, nuk keni te drejte t'i ktheheni jetes. Apo akuza eshte njesoj si njolla ne biografi ne kohe te Dulles.

    Nuk po flasim per nje rast banal. Vete natyra e funksioni i Sherbimit Inteligjent nuk te lejon te fusesh "hundet" me shume, nese nuk ke nje autorizim te forte. Dhe ju mendoni akoma se Nano e Co. nuk do t'i benin kurban Sefgjinin e te Tjeret, ne prag te zgjedhjeve te 2005, nqs do te kishte nje grimce prove ku te kapeshin prokuroret. E them edhe nje here do t'i kishin shtrydhur nga topet.

    Ne nje gazete qe kam lexuar qe emri s'me vjen ndermend tani, sigurisht jo RD, ku trajtohej kjo çeshtje, aludohej larg e larg qe Remzi Hoxha "firmoste" ne borderote e UDB. Ndoshta thjesht aludim, ndoshta diçka e vertete ...
    Si s' ke turp !

  8. #28
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Sot, 19 Prill 2008

    “Kubeja” Sali Berish Gërdeci,
    vazhdon të qeverisë me “sevgjinët” e krimit


    Dje u konfirmua përfundimisht, se ky vend gjendet në një situatë tejet të vështirë dhe se shqiptarët, ndodhen përballë një klike krimi, që vjen prej ish-pushtetit kriminal të viteve 1992-1997. Këtë realitet trishtues dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore e pëcolli dje kryeministri Shqiptar Sali Berisha, gjatë një prononcimi publik për mediat dhe për gjithë shqiptarët.

    Kapo Saliu kryetar i PD, president i Republikës, lider i opozitës dhe së fundi kryeminsitër, ka dëshmuar dhe po dëshmon se është një personazh, që instalon dhe aplikon dhunë psikologjike,administrative e deri fizike ndaj kujtdo, që nuk mbështet qëndrimet e tij absurde e antiligjore. Ne e provuam së fundi këtë dhunë, duke u përballur me një gjobë banditeske prej afro 30 milion lekësh ndaj gazetës “SOT”. Natyrisht që ne, mbajtëm qëndrimin tonë edhe të vetëm protestues përballë dhe kundër kësaj dhune financiare të pushtetit politik të Berishës. Dhe do ta vazhdojmë misionin tonë në shërbim të këtij vendi pa asnjë tërheqje, qoftë edhe në raport me sakrificën më të madhe. Do të vazhdojmë ta mbajmë këtë qëndrim mospajtues me dhunën e pushtetit të Sali Satrap Gërdecit edhe pse Berisha, Bode, “çorapet”, “masovikët” dhe “koranët e Myzeqesë”, të cilët nuk përputhen me kohën tonë, tentuan të “lajnë duart e pastra” nga ky krim politiko-administrativ.

    Në krye të këtij aksioni, pas urdhrit “haxhiqamilçe” të ministrit Bode, u vu drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, Arben Sevgjini, njeriu i akuzuar për një torturë, vrasje dhe zhdukje të një qytetari me profesion biznesmen, i quajtur Remzi Hoxha, i cili u zhduk vetëm për faktin, se kishte parë, që dhëndëri serb Sali Ram Berisha, ish-presidenti i shkatërrimit të Shqipërisë, sot kryeministër po i Shqipërisë, kishte shtrënguar duart me kriminelin anti-shqiptar, ish presidentin kriminel serb, xhahilin e kosovarëve, Slobodan Milosheviç.

    Ne nuk e dimë se përse janë takuar këta dy diktatorë, por thuhet, se gjithçka ka patur lidhje me çështjen kombëtare shqiptare e cila, siç shihet gjendet ende e rrezikuar, ndoshta edhe për shkak të atij takimi mafioz mes tyre. Por një gjë e dimë me saktësi: në ish-pushtetin e tij absolute, Berisha i viteve 1992-1997, nisi tanket shqiptare drejt veriut duke i dislokuar brenda kufirit serb. Nisi prej 4 vjetësh, autokolonat e autobotëve me karburante, ndërkohë që ndaj Serbisë ishte shpallur embargo ndërkombëtare. Dhe vazhdon të mbrojë një person zyrtar nën akuzë krimi. Tashmë, Arben Sevgjini gjendet përsëri nën akuzën e torturës, të vrasjes dhe zhdukjes së një njeriu, ish-SHIK-as ky, që ka dhënë prova të shumta në eliminimin dhe sakatimin e shqiptarëve, të politikanëve e gazetarëve. Pesë ditë më parë, ne e pamë Arben Sevgjinin, këtë zyrtar të lartë, të akuzuar si kriminel “extra” në zhdukje njerëzish, të qëndronte kapardisur përkrah me shokun Ridvan Bode, ministrin e Financave të Piramidave dhe të Gërdecit, të bankave greke, të tenderëve hajdutçe, të privatizimeve mafioze, të lejeve të paligjshme të ndërtimit, të vjedhjes së fondeve publike, të monopoleve të naftës, hekurit, çimentos, ushqimeve etj.

    Dy ditë më parë, Arben Sevgjini, i njohur prej shqiptarëve si bandit politiko-policor në shërbim të kryebanditit Sali Berisha, u vendos në bankën e të akuzuarve, për një rrëmbim, torturë, vrasje dhe zhdukje personi në bashkëpunim. Dje, në vazhdim të mbrojtjes së tij, të shpërfilljes së drejtësisë dhe të së drejtës së familjes së biznesmenit të zhdukur prej pushtetit “Berisha”, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, “zbardhi dhëmbët”, “hingëllinte” si “pelë”, kur u pyet nga gazetarët rreth akuzës dhe marrjes në hetim e në gjykim të përsëritur, të Arben Sevgjinit, ish-Drejtorit të SHIK të Tiranës në vitet 1992-1996, në lidhje me rrëmbimin, torturimin, vrasjen dhe zhdukjen e biznesmenit.

    Madje, Berisha edhe i “përshëndeti” gazetarët “gëzuar”. Kjo ishte shenjë qëndrimi i një “kubeje” të krimit, i cili në vend që të përgjigjej dhe të jepte shpjegimet e mundshme për një krim mafioz, të ndodhur në pushtetin e tij, madje edhe me porosi të tij, vazhdon të mbrojë krimin. Vetëm me një individë të tillë, mund të ndodh ky komunikim shpërfillës, që qesh kur flitet për zhdukjen e një njeriu, kur familja e Remzi Hoxhës, ka 13 vjet që kërkon njeriun e zhdukur nga SHIK i Berishës, kur drejtësia nis hetimet për krimin e pushtetit të tij, kur ndaj një zyrtari të lartë të qeverisjes së tij, hapet një dosje krimi njerëzor.

    Ndërsa opinioni shqiptar, kërkon të dijë të vërtetën rreth këtij krimi shtazarak shtetëror të ndodhur 13 vjet më parë, kryeministri bandit Sali Berisha, vazhdon të bllokojë informacionin, vazhdon të jetë në po ato pozita të mbështetjes dhe fshehjes së krimit. Ne jemi të sigurtë, që Berisha e njeh rrethanën dhe kryerjen e këtij krimi të rëndë me fytyrë politike e shtetërore dhe duhet të përgjigjet. Ndërsa shtypi e pyet kryeministrin, se çdo të bëhet me këtë akuzë, kryeministri bënë sikur nuk dëgjon, sikur “nuk di asgjë”.

    Ndërkohë që edhe nëse “nuk di asgjë” rreth zhdukjes së Remzi Hoxhës (siç thotë gjithmonë e për çdo krim), ai ende nuk i ka dhënë asnjë përgjigje qoftë edhe formale, familjes së biznesmenit të torturuar e të zhdukur. Sali Berisha, ende nuk e ka ngushëlluar këtë familje për vrasjen e pjesëtarit të saj. Sali Berisha, ende nuk ka kërkuar nga drejtësia hetimet dhe zbardhjen e ngjarjes, madje i ka penguar, i ka bllokuar, i ka spostuar ato që prej 13 vjetësh, kur në “portën” e tij ka trokitur familja e Remzi Hoxhës, për të kërkuar të paktën eshtrat. Kjo është anormale për një politikan dhe shtetar, që propagandon se është prind, bashkëshort dhe që paraqitet si mbrojtës i të drejtës publike, që propagandon vendosjen e shtetit ligjor.

    Ndërsa drejtësia ka rihapur dosjen e këtij krimi politiko-shtetëror, kryeministri vazhdon të mbajë në detyra të larta shtetërore autorët e akuzuar për krimin. Pikërisht këtu fillon precedenti i këtij individi të papërgjegjshëm. Pikërisht këtu, drejtësia duhet të nis ndjekjen penale të këtij shtetasi me detyrë kryeministër. Të këtij individi simbol dhune dhe krimi, që mbron krimin e përbashkët, sidomos kur është pjesë aktive e tij.

    Qëndrimi i kryeministrit Sali Berisha, nuk është rastësi, ndaj dhe duhet ndalur në aktet e shumta të dhunës dhe krimeve që ka kryer dukshëm e fshehtas. Dhe shembujt e krimeve të Sali Berishës janë të shumtë. Krim i madh dhe i rëndë ishte ngritja e piramidave financiare gjatë sundimit të tij, nëpërmjet të cilave ai, horrat e pushtetit të tij dhe ortakët e gjithë politikës shqiptare u zhvatën shqiptarëve kursimet, shtëpitë, bagëtitë, tokat madje edhe mullarët e kashtës. Krim i madh ishin ngjarjet e vitit 1997, ku u shkatërrua gjithë vendi, që nga ushtria, zyrat e shtetit, shkollat, ndërmarrjet dhe firmat ekonomike, bankat e deri tek kotecet e pulave. Krim i rëndë ishte 14 shtatori 1998, kur u vra lideri i demokracisë shqiptare dhe ky njeri, çuditërisht edhe derdhte lotë, edhe deklaronte se “i dinte vrasësit”, edhe nuk po i deklaron akoma ata, edhe shkatërroi institucionet e shtetit, edhe armatosi PD me tanke! Krim I rëndë për shkak të korrupsionit ishte tragjedia e Gërdecit, për të cilën ai deklaroi se “nuk dinte asgjë”!

    Këto dhe shumë krime të tjera monstruoze me pasoja për shqiptarët, Berisha i ka bërë së bashku me banditët e tij për qëllimet e tij dhe të shërbëtorëve të tij brneda e jashtë vendit, duke i mbajtur patur në pushtet. Dhe ata i ka përsëri në pushtetin e tij të dytë, duke i bërë ministra, deputetë, politikanë, drejtorë të lartë, ambasadorë. Sali Berisha vazhdon ta qeverisë Shqipërinë me njerëzit e krimit ekonomik e njerëzor. Sali berisha vazhdon të drejtojë institucionet me “sevgjinët” e krimit, të cilët vazhdon t’i mbrojë me forcën e pushtetit dhe me detyrimin e bashkëfajësisë në krim. Krimi i tij i radhës ishte sulmi ndaj gazetës “SOT”, për të cilin themi me plotë gojën, se është një krim ndaj fjalës së lirë. Kjo u provua, me gjobën që pushteti banditesk aktual nisi me postë drejtë gazetës “SOT”. Ne nuk na shqetëson masa e gjobës që na vendosi pushteti i Berishës, sepse përballë saj, do të kërkojmë zbatimin e ligjit, i cili në rastin tonë dhe në shumë raste të tjerë është vënë nën thundrën e bajraktarit Sali Berisha, këtij individi, që fatkeqësisht gjendet për herë të dytë në krye të këtij vendi, ndërkohë që sa herë gjendet në pushtet, krijon “97-ta“, “98-ta, “Gërdece”, “Otranto”.

    Sa herë që Berishës i kujtohen “gjurmët e zeza” të qeverisjes së tij, ai nis sulmin, hakmerret, ndëshkon në mënyrë pirate e të kundraligjshme. Në pamundësi për të arrestuar, për të marrë peng, për të gjymtuar dhe për të burgosur e vrarë njerëz që e kundërshtojnë, në pamundësi për të sekuestruar prona, në pamundësi për t’u vënë zjarrin firmave dhe gazetave të pavarura, Berisha ka gjetur një tjetër mjet dhune goditëse: Shkatërrimin financiar të shqiptarëve dhe të këtij vendi. Rasti i fundit i shpërfilljes së akuzës së drejtësisë ndaj Arben Sevgjinit, drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, ish-drejtorit të SHIK të Tiranës, i cili akuzohet për një krim monstruoz, dëshmon se qeverisjet dhe pushtetet e Sali Berishës, funksionojnë dhe mbahen vetëm me njerëz që dinë dhe janë gati të bëjnë krime e jo punë. Berisha e qeverisi ekonominë shqiptare, duke e kthyer atë në gërmadhë. Berisha e qeverisi arsimin shqiptar, duke e kthyer në analfabetizëm. Berisha e qeverisi Shqipërinë, duke shkatërruar pronën.

    Berisha e qeverisi Shqipërinë, duke e lënë peng të varfërisë dhe tranzicionit të tejzgjatur. Berisha e qeverisi Shqipërinë, duke krijuar klikat dhe mafiet ekonomike. Berisha e qeverisi Shqipërinë, duke detyruar afro 1 milionë shqiptarë, të largohen në emigracion për shkak të varfërisë. Berisha e qeverisi Shqipërinë, duke bllokuar zhvillimin dhe çështjen kombëtare. Dhe kështu po vazhdon ta qeverisë. Ky njeri duhet izoluar dhe ndëshkuar!

  9. #29
    TiRoNce Ose Herga Maska e Michelle
    Anëtarësuar
    29-08-2006
    Vendndodhja
    Endless Sorrow
    Postime
    165
    Citim Postuar më parë nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Sa mire kuptohemi une e Michelle.

    Tani, gazetat dihet se si shkruajne ne Shqiperi, secili shikon interesa te ngushta dhe askush nuk shkruan nje artikull ne gazete se si mund te ecet perpara. Sulmohen personat qe jane funksionare te shtetit vetem e vetem per te hedhur balte mbi to. Sa mbrapa jemi me emancipimin. Nejse!

    Ky per te cilin po behet fjale, eshte patriot i imi dhe une e njoh personalisht. Persa i perket anes profesionale, zor te gjendet nje tjeter me i mire se ky. Pa frike fare mund te them se eshte i talentuar ne profesionin e tij. Familja e tij eshte nje familje e nderuar ne qytetin e Burrelit, e cila ka kontribuar me mundesite e saj si ne te mire te zhvillimit te qytetit te Burrelit ashtu dhe per zhvillimin kombetar. Persa i perket akuzave qe ngrene mbi te, ato kurre nuk jane faktuar dhe ne kohen kur prokurorine e kishin ne dore kundershtaret e tij politik, keshtu qe balta qe po hidhet sot mbi te behet thjeshte per arsye personale te disa personave qe ne nje menyre apo nje tjeter kane konflikte me drejtorine e tatim-taksave.

    Sa per informacion e kulture, ky eshte dhe djali i dajos se Mis Shqiperia, Aldona Elezi


    MaDaBeR sinqerisht me behet qejfi shume qe doli nje njeri qe e njihka personalisht.
    ne kte rast dua te them vetem dicka ashtu sic njerezit kan krijuar mendimet e tyre per zotin Arben ashtu kan mendimet e tyre per zotin Remzi.
    Ne fakt ne shqipetaret nuk e kemi ne gjak te shajme te vdekurit por fjale me te keqija qe kam degjuar per kte person ( per zotin Remzi ) me kan habitur komplet.
    dhe sipas kesaj qe thoni juve (sepse juve po gjykoni nga njohuria qe keni ne baze te mendimeve dhe medias) i bie te jet viktima person shume her me i keq sesa zoti Sefgjini. Te gjithe thone qe ai ka qene agjent i dyfishte dhe me keq sesa nje person qe tradheton atdheun e tij nuk ka.
    Personalisht thjesht po shkruaj per te kaluar kohen dhe nuk me intereson por nje gje dua te them ai qe tradheton vendin e tij: mos i gjette qetesi shpirti ndonjeher.

    Uroj te kaloni nje dite te bukur !!
    Te perqafoj MaDaBeR
    Nuk duhet vetem te vdesesh fizikisht qe te jesh "pa jete"...

  10. #30
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Per personin e humbur ka fakte te pakundershtueshme qe ka qene agjent i UDB, jane vertetuar se fundmi, dhe familjaret le te shkojne e ta kerkojne ne Serbi djalin e tyre faqezi, eshte gjalle nuk ka vdekur.

    Poshte tradhetaret e atdheut!
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

Faqja 3 prej 4 FillimFillim 1234 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fushata Antikorrupsion në administratën shtetërore
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 21-09-2012, 10:05
  2. Te jetojsh si musliman...
    Nga Dritë në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-04-2010, 12:45
  3. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  4. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  5. Skece, Drama dhe Pantomima te Krishtera.
    Nga ABIGAIL në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 05:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •