Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 33
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Arben Sefgjini, emërohet drejtori i ri i përgjithshëm i tatimeve!

    Arben Sefgjini, drejtori i pergjithshem i Permbarimit, eshte
    emeruar ne postin e kreut te Drejtorise se Pergjithshme te
    Tatim-Taksave. Emerimi i tij u be sot pas largimit nga kjo
    detyre e drejtoreshes Gerta Picari. Sefgjini, ish-zevendes
    drejtor i Drejtorise se Sherbimit Informativ ne Kryeqytet ne
    vitet 92-97, eshte nje nga tre personat e akuzuar per
    zhdukjen e biznesmenit shqiptaro-maqedonas Remzi Hoxha.
    Ai se bashku me dy punonjes te tjere u arrestua ne maj te
    vitit 2003 ku ne perfundim te hetimeve disa mujore rezultoi se
    kishin konsumuar vepren penale te shperdorimit te detyres dhe
    ushtrimit te tortures ndaj shtetasit maqedonas Remzi Hoxha. Pas
    vuajtjes se denimit Sefgjini ka perfituar lirim ne baze te amnistise se
    vitit 97, duke iu hequr keshtu cdo pengese per emerime ne poste
    publike.

    TOP CHANNEL 19/01/2008 18:40
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Eshte mjeshter Saliu per te prodhuar mall per edvinizmin enverist..
    Tani ZP gjen fushmejdani te grije sallate.. dhe ka arsye.. e kete arsye ja ben peshqesh Kryeministri ..
    Ne tere ate armate intelektualesh te mire e te afte e pa pikpyetje ne biografi.. qe ka shqiperia por dhe diaspora ai gjen nje person mbi te cilin rendon nje akuze ne opinion.. zhdukja e kosovarit remzi hoxha..

    Edhe se zyrtarisht sefgjini mund te quhet i pa faj .. ceshtja "remzi" nuk ka mbaruar..
    Familja ja kerkon shtetit shqiptar njeriun e vet te humbur.. e kjo ceshtje mbyllet vetem athere kur remziu do gjindet.. i gjalll a i vdekur.. e kur te sqarohet plotesisht fati i tije dhe shkaktaret e zhdukjes se tije..

    vet ki Sefgjini (bashke me shoket e tij te permendur ne kete ceshtje) duhet te jete ne nje pozicion me familjen e Remziut ..pra ne kerkim te Remziut sepse ashtu e zbardh dhe vetvehten.. dhe ndihmon drejtesine.. e pas kesaj.. pra kur te gjendet Remziu.. e ai te dale pa komplikime ne kete ceshtje.. ai mund te kerkoje pune ne zyrat e shtetit..

    u be mode ne trevat shqiptare qe njerez te dyshuar per krime e jo vetem te dyshuar por dhe te provuar si kriminele te jene neper zyrat e shtetit deri ne postet me te larta..
    shembull i gjalle eshte banda Kupo limo hashimoiste ne Kosove.. ku te gjithe e dine se ata jan vrases e perseri atyre ju dhurua shteti i pa bere akoma i Kosoves.. dhe ti urohet kjo marri nga institucionet e Shqiperise..
    shembull eshte Luiza e Vlores qe tere Vlora ja dinte bëmat dhe megjithate e votuan e Partia Socialiste qe une me te drejte e quaj kanibale,,e beri vampiren ministreshe e prefekt-eshe e antare te forumeve te saja te larta partiake..
    Tash dhe Saliu po meson nga kanibalet..
    Rasti imami bie ere te keqe sepse nuk e degjuam ate te beje pendese zyrtare para popullit e nenave te jugut qe humben femijet nga revolucioni i vonuar.. ku ai ishte protagonist..

    Kjo mungese principesh pra del dhe ne rastin sefgjini..

    Pra po ambjentohet rraca shqiptare me te pranuarit e derrit per daje..

    turp..

    Si Kosova si shqiperia tashme kan nevoje urgjente per parti e institucione te nje lloji te vecante.. ku as te mos i shkoje mendja te implikuarve ne krime te vjetra apo te reja te afrohen te dera jashtme e jo me te pranohen e te bilbilosin ne zyrat e koridoret e tyre e te kandidohen e votohen..

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anëtarësuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Dhe kerkojne intelektuale te vertete pastaj brenda dhe jashte Shqiperise. Edhe atij qe i vete mendja te hedhe capin per ne Shqiperi, e kthen se prapthi, pasi s'ka ndermend te kete mbi koke specie nga shporta me karavidhe e qeverive shqiptare ne pergjithesi dhe aktuales ne vecanti. Sikur behen per inerci te se keqes nganjehere, ca levizje te tilla idioteske. Gjej moj qeveri nje te paster ne gjithshka, se s'jane te gjithe te palare dhe ti gjete me pak te ndoturin per t'i dhene nje kolltuk dhe nje post!!!
    -------------------------------------------------------
    SHIKOJ DHE NUK BESOJ ATE QE SHIKOJ
    BESOJ DHE NUK SHIKOJ ATE QE BESOJ(E.SH)

  4. #4
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Ish-shikasi i arrestuar për rrëmbim, në krye të Tatimeve

    Ish-shikasi i akuzuar për zhdukjen e tregtarit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha, është drejtori i sapoemëruar i Tatim- Taksave. Me firmën e Kryeministrit Berisha, Arben Sefgjini që nga dita e djeshme është pasardhësi i Gerta Picarit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare të Kryeministrisë dhe Ministrisë së Financave, institucion ky që ka propozuar kandidaturën e Sefgjinit për të drejtuar Tatim-Taksat. I sapoemëruari në krye të sektorit më delikat të financave publike, për gati një vit ka mbajtur postin e drejtorit të përgjithshëm të Përmbarimit.
    Ish-zv/drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Informativ për Tiranën, një nga të akuzuarit si i implikuar në zhdukjen e tregtarit Hoxha në tetor të vitit 1995, ka shënuar jo pak arritje në krye të Përmbarimit. Në fakt, peripecitë për të nuk kanë pasur të sosur. Tetë vite pas zhdukjes së tregtarit Hoxha, konkretisht në maj të 2003, Sefgjini së bashku me dy punonjës të tjerë të SHIK-ut, përfundoi në pranga. Nuk do të zgjaste shumë dhe Sefgjini do të ishte sërish i lirë, për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit, si dhe për faktin se prokuroria nuk gjeti ndaj tij asnjë provë për ta implikuar në ngjarjen e rëndë. Në vitin 1997, vepra penale për të cilën u akuzua u amnistua nga Parlamenti, duke i hequr çdo pengesë për emërime në poste publike. Me ardhjen në pushtet të Partisë Demokratike, Sefgjini do të bëhej sërish pjesë e drejtimit në administratën publike. Ndërsa tashmë do të jetë njeriu që në njëfarë mënyrë do të drejtojë financat publike në vend.
    Për disa vite, Arben Sefgjini nuk mbajti asnjë post publik, për shkak të hetimeve që prokuroria zhvilloi ndaj tij, si një nga të dyshuarit për zhdukjen e tregtarit shqiptaro-maqedonas, Remzi Hoxha. Dyshimet bënë që Sefgjini të përfundonte në pranga, por prokuroria nuk mundi të vërtetonte akuzat e ngritura ndaj tij. Kështu, në vitin 2004, ish-zv/drejtori i Drejtorisë së Shërbimit Informativ në Tiranë në vitet 1992-1997, u la sërish i lirë. Me ardhjen në pushtet të maxhorancës nga zgjedhjet parlamentare të 3 korrikut 2005, u ndez dhe drita jeshile për emërimin e Sefgjinit në ndonjë post drejtues. Amnistimi i veprës penale nuk e pengonte ish-shikasin të rikthehej sërish në administratën publike. Ndaj në mars të vitit të kaluar, Kryeministri Berisha firmosi për emërimin e tij në krye të Përmbarimit. Gjatë mbajtjes së kësaj detyre, Sefgjini u vlerësua për arritjet që pati gjatë drejtimit të këtij institucioni. Emërimi i tij në krye të Tatim-Taksave pritet të shoqërohet me një valë ndryshimesh në këtë sektor.

    Gazeta Shqiptare
    Liberté, égalité, fraternité

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084
    He o brar a tu bo qejfi se ene Gaz Dibra zuni nje ven neri ne qeveri se desh plase kur e hoqen nipat e moisis nga puna :P


    Gazmend Dibra në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve

    TIRANE - Ish-Drejtori i Aviacionit Civil, Gazmend Dibra do të drejtojë burgjet. Lajmi konfirmohet nga burime në ministrinë e Drejtësisë, sipas të cilave, ministri Alibeaj, i ka propozuar kryeministrit Sali Berisha pikërisht emrin e Dibrës për t’u vënë në krye të Drejtorisë së Përgjithshme Burgjeve. Pritet që tashmë kryeministri të firmosë propozimin e ministrit më të ri të kabinetit të tij. Emërimi i Gazmend Dibrës do të vijë pas dorëheqjes së Saimir Shehrit, për shkak të konfliktit që pati me ish-ministrin Ilir Rujsmajli. Në fakt, emri i Gazmend Dibrës ka qenë mjaft i lakuar në media, për shkak të të ashtuquajturit “skandali i Albatros”. Dibra u vu nën akuzë pasi në media u publikua një bisedë e zhvilluar mes tij dhe drejtorit të kompanisë ajrore “Albatros”, Aleksandër Hoxhës, nipit të ish-presidentit Alfred Moisiu, të cilit i kërkonte të ndërhynte tek daja për shkarkimin e ish-Kryeprokurorit të Përgjithshëm, Theodhori Sollaku. Në atë kohë, ndaj këtij të fundit kishte përfunduar raporti “Sollaku 1”. Sipas Prokurorisë, Gazmend Dibra kishte konsumuar veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Për të vërtetuar këtë akuzë, përveç provave të tjera, Prokuroria kishte në dorë dhe përgjimin e realizuar mes ish-drejtorit të Aviacionit Civil dhe Aleksandër Hoxhës. Dibra i kërkonte këtij të fundit të ndërhynte tek presidenti, për shkarkimin e ish-kryeprokurorit, në rast të kundërt kompania ajrore në pronësi të tij, “Albatros” nuk do të lejohej të niste fluturimet që i ishin pezulluar. Pas publikimit të kësaj bisede, Prokuroria nisi hetimet ndaj Gaz Dibrës, i cili u detyrua të japë dhe dorëheqjen. Ish-drejtori i Aviacionit Civil nuk e ka pranuar akuzën, duke pretenduar se është i pafajshëm dhe se një gjë të tillë duket se e vërtetoi shqyrtimi gjyqësor. Në fund të procesit, gjykata e Tiranës e shpalli Gazmend Dibrën të pafajshëm. Ndërkohë që prokuroria kërkoi një dënim prej 1 vit burg dhe 800 mijë lekë të reja gjobë ndaj ish-funksionarit të shtetit.

    BalkanWeb

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    as ki gaz dibra nuk duhet te marre post zyrtar..
    sipas bisedes qe ben me nipin tartabiq te moisiut .. gazi nuk eshte per pun shteti..
    kurse ki nipi.. moisiut do te mbetet per jete i njollosur si i pabese..
    te shkosh ne nje bisede me nje njeri.. me qimke te instaluar nga mafia e te provokosh eshte pune shum me e ndyre se sa e atyre spiunve te kohes enverit qe ne fund te fundit kishin shtrengime te tmerrshme per te bere spiunin..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Brari : 21-01-2008 më 05:30

  7. #7
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anëtarësuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Vetem te ky person i perfolur per rrembimin e Remzi Hoxhes paskan ngeluar Tatimet?!


    Ska faj Berisha, nu ka ekonomista te tjere Shqiperia.
    Life's too short to remove USB safely.

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anëtarësuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Te gjithe ata qe kane qene te implikuar ne krime te cfaredo lloji qofshin ato, nuk duhet te kene vend ne qeveri, poste udheheqe ne institucionet shteterore, etj. sepse keta njerez e kane vendin ne burg e jo ne institucione shteterore.

    Pervec kesaj, ne krye te drejtorise se tatimeve duhet te vihet nje financier/kontabilist i deshmuar, pra qe te kete edukimin financiar/kontabilist te duhur, dhe pervojen e duhur financiare per ta kryer si duhet kete pune. Nuk e kuptoj se si nje ish-oficer i sigurimit mund te zgjidhet drejtor i tatimeve.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-10-2007
    Postime
    33
    Citim Postuar më parë nga dodoni Lexo Postimin
    Nuk e kuptoj se si nje ish-oficer i sigurimit mund te zgjidhet drejtor i tatimeve.
    s'ka qene oficer sigurimi, por oficer i shikut, dodona, ka ndryshim bukur te madh.

    pastaj si oficer shiku, duhet te kete pas fakultet tjeter, pasi ne 92 pjesen me te madhe te tyre e moren me shkolla te tjera.

    Si duket Berisha do me i fut friken tatimoreve, qe te mos bejne pazare me firmat se mund te kene mbrapa sherbimin sekret

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Artikull interesant.

    Ish-shikasi Sefgjini në krye të tatimeve, si kod interpretimi i qëndrimit të SHBA ndaj Berishës.
    Nga Kastriot Myftaraj
    http://www.sot.com.al/index.php?opti...id=62841&lang=
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fushata Antikorrupsion në administratën shtetërore
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 21-09-2012, 10:05
  2. Te jetojsh si musliman...
    Nga Dritë në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 24-04-2010, 12:45
  3. Gjenerali Agim Shehu emerohet Drejtor i Investigimit te tatimet
    Nga juanito02 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 09-12-2008, 13:01
  4. Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë
    Nga Zemrushja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2007, 00:28
  5. Skece, Drama dhe Pantomima te Krishtera.
    Nga ABIGAIL në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 09-02-2007, 05:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •