Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    Fjalë të urta nga trojet shqiptare

    -Ishte lire krypa ne Durres, po e hante qeraja rruges.

    -Vate te zere djalen, por e zuri gjarperi.

    -E verteta harron, por nuk menon.

    -Goja gjene buken, buka se gjene gojen.

    -I urti kurr nuk ngutet,prej burrniet e jo prej tutet.

    -Shiu i holle e i bute lag te marre e te urte.

    -Ujk e dele, mace e mi s mund te bejne shoqeri.

    -Me zi plage e gjuhes se sa plage e pushkes.

    -Sa di i vuari, nuk di i mesuari.

    -Si me shtrove, te mbulova.

    -C erdhgi nje here, nuk vjen per here.

    -Iku macja, kercejne minjet.

    -Kur afrohet korriku, ze e piqet fiku.

    -Dita do te degjoje, nata do gjykoje.

    -O fol fjale per te qene, ose hesht e kos qit zene.

    -Malet dine c eshte debora.

    -Kush eshte mesuar nuk rri pushuar.
    Jam martuar002

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    "Nese do ta dish se c'ndodh ne shpine tende, shko e vete kojshine."

  3. #3
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    C`lind nga macja gjuan minj!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #4
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    C' ke bere do te ta bejne. (populli)

    Degjo shtate a tete dhe perseri bej si di vete. (populli)

    Fshati qe duket, s do kallauz.(populli)

    Gjella me kripe dhe kripa me karar. (populli)

    Gjuha, vete ku dhemb dhembi. (populli)

    Gjuha kocka s' ka e kocka thyen. (populli)

    I talluri, te tall. (populli)

    Jeto sikur do vdesesh neser. dhe meso sikur do jetosh gjithmone. (populli)

    Koka ben koka peson. (populli)

    Kush te do te shan. (populli)

    Kush lyp shume, e humb dhe ate qe ka. (populli)

    Mendje e shendoshe ne trup te shendoshe. (populli)

    Mendja e madhe.. e keqja e te zotit. (populli)

    Mos shiko gunen, po shiko punen. (populli)

    Nuk ngopet ariu me miza. (populli)

    Nje dru i shtrember, shtremberon gjith stiven. (populli)

    Peshku i madh e ha te voglin. (populli)

    Punen e sotme mos e ler per neser. (populli)

    Shtri kembet, aq sa ke jorganin. (populli)

    S'mbahet shtepia me mjell hua. (populli)

    S' mbahen dy kunguj ne nje sqetull. ( populli)

    Te gjithe derrat nje fytyre kane. (populli)

    Ujku qimen e nderron por zakonin s' e harron.(populli)


  5. #5
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kjo eshte aktuale!
    Borxhi i vone gezon te zone!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anëtarësuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    Fjalë të urta shqipe

    Ma e madhja fuqi, asht me ia dijte hadin vetit!

    Asht le e dekë, n' guri - e din m'i gdhendë mirë.

    Ai kali që del jashta humi - bjen në huj.

    Ai njeri që nuk të kqyrë në sy - ik prej tij!

    Ai që luen me kije - ia ban fik's me sy!

    Arraqë ka kokrra - rrehet pa nda!

    Asht fshtirë me kanë tarak ndër tareq - se lehtë ndër mshtjerra!

    Ati i mirë e din vendin se ku me lue!

    Atkija luen qysh ta mësojsh!

    Atllarët luftojnë nërveti, e magarët i hanë shkelmat!

    Baj venë e pij ujë!

    Ilaçi i skamjes asht ndjersa!

    Bari që ndehet, nuk e pret as kosa!

    Bija e mirë e bdreq vendin vet!

    Biro mos e shkel tandin se del hajdar!

    Bjen nji gur dhe e shëmb nji mur!

    Bleta parase me lshue e ldirë vendin!

    Bora e re e çon të vjetren!

    Borxhi ta han jetën!

    Borxhlia i mirë t'i shet dy kijet, e i keqi veç njanin!

    Budalla fjalët e drejta i blen bythprap!

    Borxh deri në fyt, e jep sadakë për dritare!

    Budalla rrehet me dru, e i meçmi me fjalë!

    Buka e Kosovës shumkuj ia ka thy qafën!

    Bunari n'oborr e knatat thatë!

    Burrë, gjysburri asht ai që di e s'vetë (s'pyet)!

    Burrë - hiçburrë asht ai që as nuk din as nuk vetë!

    Burre - tamamburrë, ast ai që din edhe vetë!

    Burri ia kputë pejt grues!

    Burri çka pshtyen, s'e lpinë!

    Burri me thes - e gruja me lugë e mundë!

    Bylbyli kndon për kadinë!

    Burrit duhet me i pre sakica n'nji vend!

    Çelsi i t'kqijave asht rrena!

    Çikën e merr n'qafë nana, e djalin baba!

    Çika i bjen q'atij që e ka mjekue!

    Çilu arkë os na le pa darkë!

    Çka hin n'asht - fshtirë del përjasht!

    Çka i tutesh nuk t'nxan!

    Çka rrxohet vet, asht pa zarar!

    Çka s'të bajnë terbie babë e nanë, të bajnë thmija tu!

    Çka t'i bajsh dikuj - nji thes kashtë e ke ma tepër pej tjetrit!

    Çorbe pa e kërkue, s'mundesh me thanë s'ka kryp!

    Dardha e ka bishtin mbrapa!

    Dardha kur ban shumë - thahet!

    Dashamirit duhet me iu ruejt ma s'forti!

    Deka e mbarë dyjenë e pastron!

    Demeli edhe n'bahqe mbetet pa bukë!

    Deri t'matesh - lepri ikë!

    Dija asht shpirti i jetës!

    Dija duhet m'i pasë edhe trimninë!

    Dikush del shpatmë shpat e këndon: o zot mos m'le rahat!

    Dikush din me dredhë e me çdredhë!

    Dikush me gjetë belesh, nuk i zhdrypë kurrë!

    Djali asht dyreku i shpisë!

    Drejtësia asht e kollajshme - veç nisu prej vetit!

    Drejtësia po t'qitke n'stom - po kacul po t'lanke!

    Duhet mos me ndie e me pa mirë me sy - n'daç me rrnue!

    Dy herë folet veç n'mulli!

    Dyshin që ta jep m'susi e ndreqë, po kur ta jep poplli ngelë!

    Dhelpa gjithmonë pleqnon për veti!

    E mira edhe kur t'ndrydhë nuk t'dhemb!

    E mjera e zoja shpisë, që e pret bylmetin prej kojshisë!

    Edhe hudra kur asht ba nuse - nji motmot s'i ka ardhë era!

    Fajin e ka i ligu!

    Fatbardhi pahiri e vranë shëjin në tubim!

    Fjala e femnes asht thikë me shumë teha!

    Fjala e mirë nxierr gjarpnin prej goje - e keqja e nxierr prej toke dhe e shtie n'gojë!

    Flama e mikut asht e randë!

    Fukaralleku e pjekë thminë, parakohe!

    Gauta kndon me atë që kndon n'stom t'dek's!

    Grahu kijeve se nuk nxahen tanë hallku jarana!

    Gruja e lshume - rrasa e lmume!

    Gruja e mëçme ta kndon letrën n'gji!

    Gruja e vyme t'kallxon tue i la entë!

    Gruja pa burë - si shpija pa kulm!

    Gruja që ka qef mu tarahitë - veten mbytë!

    Gruja që t'i përqitë fjalët - s'ka hair prej saj!

    Guri i mullinit bluen mbi krye të t'zotit shpisë!

    Gjarpnit me ia pa kambtë - t'merret goja!

    Gjahtari e ka shoq ukin, dhelpnen e thiun e egër!

    Nema ma e madhe - rrittu mendja!

    Njerzit i prijnë kohës!

    Gjithçka vllaçë veç llomit basa!

    Hangër fiq e vdiq - hangër ftue e u çue!

    I dekni e merr n'qafë t'gjallin!

    I keqi t'ban përveti, t'merr me veti e para veti t'qet n'deti!

    I mënçmi pëndohet pse s'ka folë - e budalla pse ka folë!

    I parodi nuk e don rodin e vet!

    I miri e jep veç kryet e vet - i keqi i jep 77 t'mirë!

    I zoti shpisë iau kallxon vendin tjerëve edhe me kamish!

    Interesi asht si bryma para dillit!

    Krejt fjal't janë n'kryq t'udhës!

    Kur dojnë m' hupë qentë e fshtirë t'katundit, i çojnë n'sheher t'madh!

    Kur t'martoet fukaraja, çkyhet tupani e ndalen dritat!

    Kur ta bajsh cicmic e shulvek - han kokrra sa t'dushë!

    Kur t'ia merrsh kryet - bishtin shkon kah t'dushë!

    Kur t'bahet gruja me sejmenë - s'ta len vendin vend!

    Kur t'mshelen tana dyrtë - shpërthe dikah!

    Kush kqyrë m'i ngjallë t'deknin - i hupë t'gjalltë!

    Leshi i egër asht taksirati i kresë!

    Lisin e madh e rrxojnë degët e veta!

    Lshoe n'konop t'gatë - n'daç mi nxanë kollaj!

    Ma i madhi hajn asht ai që ia han zotësinë dikuj!

    Ma zor asht mu ba vjehërr, se nuse bahesh kur t'dushë!

    Ma i mirë asht nji hasëm i fortë, se nji shoq i lig!

    Malsori i ka mendtë n'guhë - i gjakovsi n'xhep, i drenicsi te shpija!

    Malli asht hasmi i shpirtit!

    Mu tranue prej sefaje - s'ka ilaçë!

    Me grue e me rrush - ban konak ku t'dushë!

    Me i qitë kojshia qenit tand me hangër - qeni yt t'kafshon!

    Me tu turrë qeni yt - s'ka kush që ta pret!

    Minaktë ma s'pari i bajnë sulm shoqishoit, e kthehen ia lpijnë bishtat shoqishoit!

    Mos e shoshit grunin shumëherë - se mbetesh pa të!

    Miza - ku e gjanë vendin e lshon krymin!

    Mzatin që e vret mshtjerra - preje e bane mish!

    N'dasëm t'ligut - kcejnë pa tirqi!

Tema të Ngjashme

  1. Islami Në Trojet Iliro-shqiptare Gjatë Shekujve
    Nga Arber gerguri në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 02-02-2009, 16:01
  2. Informacion i përgjithshëm mbi Republikën e Shqipërisë
    Nga bastardi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  3. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Prejardhja e Fese Islame ne Trojet Shqipëtare
    Nga metropoli në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 07-03-2003, 14:07

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •