Tregimi qe po postoj eshte pak i gjate dhe ndoshta mund te ju besdisi ,keshtu qe kam bere disa shkurtime per ta hedhur ne forum,lexim te kendeshem.
------------------
Prova
Kishte dite qe Silvana gruaja, po i thoshte vashdimisht qe te nisesh ne Turqi ke te afermit e te jatit .
-Te gjithe po ikin ,shiko si u pasuruan njerezit,vetem ti nuk luan vendit,ngele tek tregu i rrangullave qe s'i hyne ne pune njeriu. As per cigare nuk te dalin parate qe fiton aty e jo me per shtepi .
Dreken ja shtronte tere inat duke perplasur pjaten e lugen mbi tavoline
-Prape supe kemi ? - e pyeste ai me gjysem zeri
-Prape ,perse ,cfare deshe zotrote mish te pjekur? Ja kethente ajo duke fikur cigaren ne tavllen e mbushur plot.
Silvana tymoste me shume se ai dhe per kete e pati fajin vete ai. I kishte dhene nje here ta ndiste ashtu kot nje cigare, dhe ajo dite per fat, kishte qene dita e dashurise se saj me duhanin. Tani ai pinte me te dredhur ndersa e ajo me shume preferonte Marlboro pa pulle.
- Na mbyte me ate cigare, mundohej ai te hidhej ne sulm per ti prere hovin e fjaleve qe ajo leshonte me kete rast dhe qe ai gati i dinte permendesh.
-Do te pi sa te plas - ngrinte zerin ajo - derdimen ,te pelqen ai vend ke rangullat, ke zene rrenje hekuri dhe s'ka vinc te te shkuli nga ato *** makinash te vjetra. Kush i blen xhanem?
Ai ulte koken, mbaronte shpejt e shpejt dreken dhe dilte ne ballkon per te pire cigare.
-Rensh nga ballkoni - degjonte nga pas zerin e Silvanes.
Ate dite vendosi shkoje ne qender te qytetit aty ku tregetoheshin mallrat turke.Ishte tregu i preferuar i Silvanes. Ajo harxhonte ore te tera duke u sorollatur midis tezgave dhe dyqaneve qe i gjeje gjithmone plot me njerez te ngeshem. Hajdini u habit me llojshmerine e mallrave. Aty mund te gjeje cdo gje; qe nga pjatat plastike, gotat, govatat, fshesat, uturaket, e deri ke kruajteset e dhembeve dhe te veshit. Sendet plastike zinin vendin kryesor te ketij tregu.
Atij ju kujtua nje ngjarje e viteve te shkuara. Kishin shkuar me shoket ne palzhin e Durresit e po diskutonin se sa larg ishte Italia dhe a mund te behesh me not ajo distance. Kur nje nga shoket, ish cuar me vrull ne kembe, kish vene doren ne balle dhe po shikonte me ngulm nga deti.
-E mo , cfare po shikon ashtu? - E kishin pyetur duke kthyer koken per te pare ndonje vajze seksi, por ai nuk ju kethente pergjigje.
- Te ra dielli ne koke ? –
- Jo ,por sec eshte dicka ke bregu i dyte - dhe kish treguar me gisht nga deti. Ne ate kohe, te gjithe brofen ne kembe dhe pa ndonje komande u sulen me not. Ai nuk dinte te notonte ,por shikonte nga bregu garen e cmendur te shokeve te tij qe nderkohe I ishin afruar atij sendi ne det.
Me ne fund pa nje dore qe ngriti lart dicka qe shkelqente , ne breg ishin mbledhur plot kureshtare qe ngelen pa mend kur pane se 'sendi' ishte nje shishe e madhe plastike me nje tape te kuqe. E shikonin me zili ate trup qe mezi po merte fryme i shtrire ne rere duke shtrenguar fort shishen.
-Sa e mire qenka per raki...Jo, per qumesht ne frigorifer se nuk i rendon deres...Jo! Me mire ta mbushesh me uje...
Te gjithe jepnin mendime per shumeperdorimin e asaj shisheje plastike. Me vone degjoi qe shishen e kishte kerkuar nje fabrike plastike ne Durres, por mamaja e shokut ish betuar duke thene se "vetem po te kalonin ne trupin e saj e merrnin"..dhe qe nga ai moment shishja kishte kaluar ne bufe ke sendet e zbukurimit. Nga kjo ngjarje ne shtepi ishin shtuar vizitat. Te gjithe kerkonin ta shikonin shishen plastike me mbishkrimin 'coca cola'.
Hajdini degjoi ta therisnin. Kthehu koken dhe pa nje shok te vjeter.
-Po ti ketu? S'te kam pare te blesh ndonjehere?! Te kam kerkuar, nuk te ka thene gje Silvana?
-Jo - u pergjigj ai – nuk me ka thene gje ,ndoshta...
-Po shyqyr qe erdhe vete pra. Kam dashur te te takoj. Une e di qe ti ke pasur disa te aferm te babait tend ne Turqi. I ke akoma apo jo?
Dhe pa e lene te pergjgjej i tregoi mallin: ca gota qelqi qe i pastronte here pas here me nje pupel te madhe nga pluhuri .
-Te gjitha prej andej vijne. C'ben ti ? Perse nuk nisesh?
-Nuk e di, nuk jam i prere per kete pune. Jam mesuar me hekura, pastaj shitet ky lloj malli ?
Ja ketheu Hajdini si i menduar
-Edhe gure te nxjeresh ketu ta blejne e jo me mall turk qe eshte i pa pare. Hajde pime nje kafe se te mesoj une ty.
Kur mbriti ne shtepi I tha Silvanes se kishte vendosur te nisej,ajo kerceu nga gezimi dhe ju hodh ne qafe.
-Po shyqyr qe tu mbush mendja mor burre ,c fare te kethej permbys ?dhe mori nga tavolina tavllen e duhanit dhe e ktheu mbi divan pa e pare qe ajo ishte plot me bishta te fikur qe ajo I kishte pire gjithe diten.
-Po me leket si do t ja bejme ?
-Mos na e bej ters tani ,do ti gjej une ke nje shoqja ime ,I jep me kamate te ulet,kur te kethehesh ja lajme te gjitha dhe rembeu telefonin .
Hajdini shkoi ne dhome qe te zhvishej ku nga aty degjonte fjale te shkeputura plot emocion te Silvanes ‘’Ne Turqi ,xhaja,te pasur , dollare,s ka problem dhe ne fund nje puc puc.
...vazhdon
Krijoni Kontakt