Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Prova

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    Prova

    Tregimi qe po postoj eshte pak i gjate dhe ndoshta mund te ju besdisi ,keshtu qe kam bere disa shkurtime per ta hedhur ne forum,lexim te kendeshem.


    ------------------


    Prova


    Kishte dite qe Silvana gruaja, po i thoshte vashdimisht qe te nisesh ne Turqi ke te afermit e te jatit .
    -Te gjithe po ikin ,shiko si u pasuruan njerezit,vetem ti nuk luan vendit,ngele tek tregu i rrangullave qe s'i hyne ne pune njeriu. As per cigare nuk te dalin parate qe fiton aty e jo me per shtepi .
    Dreken ja shtronte tere inat duke perplasur pjaten e lugen mbi tavoline
    -Prape supe kemi ? - e pyeste ai me gjysem zeri
    -Prape ,perse ,cfare deshe zotrote mish te pjekur? Ja kethente ajo duke fikur cigaren ne tavllen e mbushur plot.
    Silvana tymoste me shume se ai dhe per kete e pati fajin vete ai. I kishte dhene nje here ta ndiste ashtu kot nje cigare, dhe ajo dite per fat, kishte qene dita e dashurise se saj me duhanin. Tani ai pinte me te dredhur ndersa e ajo me shume preferonte Marlboro pa pulle.
    - Na mbyte me ate cigare, mundohej ai te hidhej ne sulm per ti prere hovin e fjaleve qe ajo leshonte me kete rast dhe qe ai gati i dinte permendesh.
    -Do te pi sa te plas - ngrinte zerin ajo - derdimen ,te pelqen ai vend ke rangullat, ke zene rrenje hekuri dhe s'ka vinc te te shkuli nga ato *** makinash te vjetra. Kush i blen xhanem?
    Ai ulte koken, mbaronte shpejt e shpejt dreken dhe dilte ne ballkon per te pire cigare.
    -Rensh nga ballkoni - degjonte nga pas zerin e Silvanes.
    Ate dite vendosi shkoje ne qender te qytetit aty ku tregetoheshin mallrat turke.Ishte tregu i preferuar i Silvanes. Ajo harxhonte ore te tera duke u sorollatur midis tezgave dhe dyqaneve qe i gjeje gjithmone plot me njerez te ngeshem. Hajdini u habit me llojshmerine e mallrave. Aty mund te gjeje cdo gje; qe nga pjatat plastike, gotat, govatat, fshesat, uturaket, e deri ke kruajteset e dhembeve dhe te veshit. Sendet plastike zinin vendin kryesor te ketij tregu.
    Atij ju kujtua nje ngjarje e viteve te shkuara. Kishin shkuar me shoket ne palzhin e Durresit e po diskutonin se sa larg ishte Italia dhe a mund te behesh me not ajo distance. Kur nje nga shoket, ish cuar me vrull ne kembe, kish vene doren ne balle dhe po shikonte me ngulm nga deti.
    -E mo , cfare po shikon ashtu? - E kishin pyetur duke kthyer koken per te pare ndonje vajze seksi, por ai nuk ju kethente pergjigje.
    - Te ra dielli ne koke ? –
    - Jo ,por sec eshte dicka ke bregu i dyte - dhe kish treguar me gisht nga deti. Ne ate kohe, te gjithe brofen ne kembe dhe pa ndonje komande u sulen me not. Ai nuk dinte te notonte ,por shikonte nga bregu garen e cmendur te shokeve te tij qe nderkohe I ishin afruar atij sendi ne det.
    Me ne fund pa nje dore qe ngriti lart dicka qe shkelqente , ne breg ishin mbledhur plot kureshtare qe ngelen pa mend kur pane se 'sendi' ishte nje shishe e madhe plastike me nje tape te kuqe. E shikonin me zili ate trup qe mezi po merte fryme i shtrire ne rere duke shtrenguar fort shishen.
    -Sa e mire qenka per raki...Jo, per qumesht ne frigorifer se nuk i rendon deres...Jo! Me mire ta mbushesh me uje...
    Te gjithe jepnin mendime per shumeperdorimin e asaj shisheje plastike. Me vone degjoi qe shishen e kishte kerkuar nje fabrike plastike ne Durres, por mamaja e shokut ish betuar duke thene se "vetem po te kalonin ne trupin e saj e merrnin"..dhe qe nga ai moment shishja kishte kaluar ne bufe ke sendet e zbukurimit. Nga kjo ngjarje ne shtepi ishin shtuar vizitat. Te gjithe kerkonin ta shikonin shishen plastike me mbishkrimin 'coca cola'.
    Hajdini degjoi ta therisnin. Kthehu koken dhe pa nje shok te vjeter.
    -Po ti ketu? S'te kam pare te blesh ndonjehere?! Te kam kerkuar, nuk te ka thene gje Silvana?
    -Jo - u pergjigj ai – nuk me ka thene gje ,ndoshta...
    -Po shyqyr qe erdhe vete pra. Kam dashur te te takoj. Une e di qe ti ke pasur disa te aferm te babait tend ne Turqi. I ke akoma apo jo?
    Dhe pa e lene te pergjgjej i tregoi mallin: ca gota qelqi qe i pastronte here pas here me nje pupel te madhe nga pluhuri .
    -Te gjitha prej andej vijne. C'ben ti ? Perse nuk nisesh?
    -Nuk e di, nuk jam i prere per kete pune. Jam mesuar me hekura, pastaj shitet ky lloj malli ?
    Ja ketheu Hajdini si i menduar
    -Edhe gure te nxjeresh ketu ta blejne e jo me mall turk qe eshte i pa pare. Hajde pime nje kafe se te mesoj une ty.
    Kur mbriti ne shtepi I tha Silvanes se kishte vendosur te nisej,ajo kerceu nga gezimi dhe ju hodh ne qafe.
    -Po shyqyr qe tu mbush mendja mor burre ,c fare te kethej permbys ?dhe mori nga tavolina tavllen e duhanit dhe e ktheu mbi divan pa e pare qe ajo ishte plot me bishta te fikur qe ajo I kishte pire gjithe diten.
    -Po me leket si do t ja bejme ?
    -Mos na e bej ters tani ,do ti gjej une ke nje shoqja ime ,I jep me kamate te ulet,kur te kethehesh ja lajme te gjitha dhe rembeu telefonin .
    Hajdini shkoi ne dhome qe te zhvishej ku nga aty degjonte fjale te shkeputura plot emocion te Silvanes ‘’Ne Turqi ,xhaja,te pasur , dollare,s ka problem dhe ne fund nje puc puc.



    ...vazhdon
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 20-01-2008 mė 03:24
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Jo keshtu mik, me pergjysma, se s'ka lezet te mos vazhdoj te lexoj lezetin e tregimit tend. Kam vene re qe realitetet e te perditshmes i kap dhe trajton me nje force vertet terheqese. Thjesht dhe efektshem, permes dhimbjes qe qesh dhe qeshjes qe dhemb. Do dhe kritike? Vetem ne anen e vendosjes se shenjave te pikesimit dhe vecimit te dialogeve, por kjo ndreqet shpejt. Suksese ne fushen e tregimit, ku ja thua vertet bukur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga mondishall Lexo Postimin
    Jo keshtu mik, me pergjysma, se s'ka lezet te mos vazhdoj te lexoj lezetin e tregimit tend. Kam vene re qe realitetet e te perditshmes i kap dhe trajton me nje force vertet terheqese. Thjesht dhe efektshem, permes dhimbjes qe qesh dhe qeshjes qe dhemb. Do dhe kritike? Vetem ne anen e vendosjes se shenjave te pikesimit dhe vecimit te dialogeve, por kjo ndreqet shpejt. Suksese ne fushen e tregimit, ku ja thua vertet bukur.
    Ke te drejte Mondi per shenjat e pikesimit do ti korigjoj ,ndersa kam haruar te shkruaj ne fund qe tregimi vashdon ne dite te tjera .Ngjarjet pas kesaj cvendosen ne Turqi .
    Faleminderit
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    vijimi i tregimit Prova

    Vijim ...

    Bileten e bleu vetem vajtje,me siguri qe do te me ndihmojne njerezit e babes ,e cfare do te ju kushtonte atyre blerja e nje bilete kethimi per ne Tirane? mendonte me vete.
    Silvana u tregua shume aktive ne rregullimin e cantes qe do te merte me vete ai,i bleu breke e kanatiere te reja ,corape dhe per here te pare qe kur ishin martuar nje furce dhembesh dhe nje tubet me paste duke e porositur qe te mos ta shperdoronte kot
    Brisqet ja bleu me pako, ndersa per paste rroje i gjeti nje lloj sapuni si salcice qe ta perdote per rroje dhe per tu lare.Nuk haroi ti fuste dhe nje kreher me dhembe mangut si dhe nje pasqyre te sajen qe i kishte dale nga qefi.Ja llustroi kepucet e vjetra me mendimin se keshtu do te ngjallte me shume dashurine e te aferme te Hajdinit ,te cilet me siguri do ti blinin te reja, ,me qe nuk besonte ke aftesia e tij per ta pershkruar ,i dha nje fotografi te sajen dale ke sheshi Skenderbe,jemi atdhetare ne , e si thua Hajdin ?e ngacmonte te shoqin.
    Ate dite binte nje vese shi dhe ata u ndane tek shkallet e pallatit ,Silvana ishte veshur si per dasem a thua se ishte ajo qe do te nisej,u perqafuan duke porositur njeri tjetrin edhe per gjera te parendesishme si;kujdes kanarinen, mos shiko nga avionic,kujdes cezmen ,merr ne telefon,pago dritat,parfumin ma ble te parin e dua Guxhi.
    Avioni u shkeput si me zorr nga pista e lagur e Rinasit,mori nje kethese dhe filloi ngjitjen duke lene poshte shtepite, fushat ,rruget e me ne fund nuk dukesh me asgje pervecse reve te bardha qe shtriheshin poshte tij si pambuk
    Ne fillim pati nje fare frike ,por pastaj u mesua me zhurmen e ngushticen,prane sediljes se tij ishte ulur nje tregetar manikinesh ,qe here pas here duke terhequr vemendjen e te tjereve bertiste ne shqip e ne ca fjale turqisht
    -C eshte ky sherbim keshtu? Na moj faturino me bjer nje kola te ftohte , cjane keto pije keshtu si shurre ,ke motorri avjonit i keni vene?
    Hajdini e shikonte me zili ,por dhe me nje lloj inati.
    -Ku keni punuar me pare ?e pyeti me afrimitet
    -Ne polici kam punuar ,ne lufte me krimin ,mos me shiko mua keshtu ,tiger kam qene,.ja ketheu tregetari duke ngritur zerin.
    -Te ka ecur tregetia ?vashdoi ta pyeste perseri me nje lloj mosbesimi
    -Si sme ka ecur, kam dy dyqane mode ,tre apartamente ke blloku ,nje shtepi ke Shkembi Kavajes ,pse me leket e fundit i kam blere une ato?drejtoi trupin dhe zgjati koken mbi sedilje.
    -Po ne Turqi si meresh vesh me tregetaret?
    -Kollaj fare,,ne shqiptaret jemi te prere per gjuhe te huaja,une i di nja dy ,biles flas edhe mbrapsh
    -Ke luajtur kur ishe i vogel me fjale mbrapsh?
    -Po kemi luajtur ,por nuk e mbaj mend se si ,u pergjigj Hajdini duke ngritur supet.
    -Eh ,ajo e folur me kushtoi vendin e punes ,i shisja mend komandantit tim ,ai nuk dinte asnje gjuhe te huaj perverse mbrapsh dhe vetem une ja kaloja,per kete ai ma vuri emrin ne listen e shkurtimeve duke me cilesuar me mungesa te medha ne pregatitjen profesionale dhe ne ate kulturore,me beri nder ,sa here kethehem nga Turqia i sjell ndonje gje per gruan ,nuk i dihet ,duhet me pas ndonji mik ne polici ,por shyqyr gruaja e tij ka gjithmone kerkesa qe nuk mbarohen.-
    -C fare ecen me shume ? e pyeti Hajdini-
    -C do gje ,por une preferoj manikinet ,eshte nje mall qe nuk prishet,I lehte ,I bukur.
    E merr me copa dhe e monton ,asnje gje nuk shitet pa nje reklame ,e manikinet jane ushtaret e mi qe shesin neper botike ,mos kujto se jane te ngjashem joo bile une ju kam vene emera secilit
    -Ha ha ,qeshi Hajdini ,Cfare emrash ju ve ?
    -Ta them vetem ty ,ne me te shumten emra politikanesh se keshtu I mbaj mend me mire.,foli tregetari kesaj radhe me ze te ulet.
    -Po kur jane manikine femra? E ngacmoi Hajdini
    -Me ato eshte me kollaj ,ju ve emra tingellues ,si Ezmeralda,Brixhida sidomos emeri Zhade me pelqen shume,I kam nja dhjete Zhade ne gjithe Tiranen.

    Vijon……..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 23-01-2008 mė 11:22
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    vijimi i tregimit Prova

    Vijimi …


    Tregetari vashdoi ti tregoje per dyqanet e vilat ,kur u degjua zeri melodioz I stuardreses qe lajmeronte pasagjeret se tashme ishin mbi Stamboll.Hajdini shikoi nga ditarja detin blu ne plumb,pak te dallgezuar dhe aty ketu anije qe dukeshin si kunja shkrepese,pastaj dalloi uren e varur,qytetin ,me pas ndjeu goditjen e rrotave te avjonit mbi piste dhe cfaqjen e godines se madhe te aeroportit.
    Zhurma e motoreve filloi te bjere me ngadale si nje lavatrice ne procesin e shtrydhjes dhe pas pak avjoni ndaloi .
    Gjithmone ,kur ishte puna per radhe ai do te dilte I fundit ,e kishte merzi nxitimin dhe shtyrjen per te dale sa me shpejt.Silvana, sa nuk e terhiqte zvare kur shikonin ndonje film,
    -Per te dale kemi ,perse nxiton? I thoshte ai me qetesi dhe zvarriste kembet me pertese
    -Keshtu je ti, I fundit gjithmone, nxehej ajo duke e terhequr fort nga krahu.-
    Turma e pasagjereve e terhoqi drejt daljes dhe pas pak ai njeu ajrin e fresket te qytetit
    -Hej ,patriot cu bere ?degjoi tregetarin ta therriste
    -Hajde ,hyp ne taksi ,pse me tramvaj do te shkojme ?
    Hajdini nxitoi te fuse canten ne bagazh ,taksisti nje ezmer me mustaqe, i hapi deren e prapme dhe e ftoi me nje fjale qe perdoresh edhe ne Shqiperi’’bujrum efendem’’
    Ai u struk ne ndenjesen e prapme tani me nje emocion akoma me te madh ,ishte ne Stamboll ne qytetin qe kishte enderuar
    Taksia ecte me shpejtesi kur degjoi tregetarin ti thoshte se cfare hoteli do te preferonte,
    Nuk e di ,por ne ndonje te lire se helbete.
    -Kum Kapi usta, I foli ai taksisti
    Shume shpejt ata u futen ne mizerine e makinave qe drejtoheshin nga qendra e qytetit.
    Hajdini shikonte I habitur me goje kycur ,nuk dinte se c te pyeste me perpara ,kaq shume makina e njerez nuk kishte pare kurre me pare
    -He u hutove ?prit, prit do te shikosh gjera dhe me te bukura ,i foli tregetari.
    Pas pak , kaluan ne nje rreth rrotullim dhe u futen perfundimisht ne Stamboll
    -Ketu do te rrime ,foli tregetari duke treguar me gisht nje ndertese te vjeter ku shkruesh me germa latine Yzbek Hotel
    Sapo hyne ne holl,sportelisti hapi krahet duke thirur
    Bujrum ,bujrum efendem dhe u perqafua me tregetarin ,I cili me sa duket ishte si I shtepise aty.
    -Une zakonisht fle vetem ne dhome ,por ti mos u bej merak se do te marim dy dhoma prane e prane- mire?
    Hajdini tundi koken,dorezoi pasaporten,mori celesin e dhomes dhe u ngjit lart ne katin e trete me nje ashensor qe I kercisnin kavot sikur do te keputeshin.Ne koridor ,perpak u perplas me dy ruse qe qeshen me te madhe,I pershendeti dhe eci neper nje korridor te ngushte te shtruar me tapet te kuq,ashtu ishin lyer dhe muret ,dyert ,mbante nje ere myku dhe gjelle ,por per cudi ishte paster.Dhoma ishte e vogel ,por e rehateshme ,u drejtua nga dritarja dhe pa se ajo shikonte nga rruga kryesore.

    Vijon….
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 29-01-2008 mė 22:17
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    vijimi i tregimit Prova

    Do te me falni per vonesen ,por po vashdoj me tutje tregimin e lene pergjysem Prova....

    ...

    U ul ne kolltuk ,hapi dritaren dhe ndezi nje cigare.Nga rruga vinte nje zhurme e vashdushme makinash si nje shirit manjetofoni me te njejten melodi qe perseritesh vashdimisht, nje arome mishi te pjekur te cilen e leshonte nje oxhak metalik afer dritares I mbushi dhomen dhe ja gudulisi hunden.
    Po ky oxhak ketu ?mendoi me vehte ,do ta kene vene per te hapur oreksin e hotelisteve,u kujtua se ne cante kishte byrekun qe e shoqja ja kishte dhene me vehte para se te nisesh ,e hapi dhe filloi te haje duke pare dhomen .Dy, maksimumi tre dite do te ri ketu ,besoj qe do ti kem gjetur njerezit ,por nje frike e madhe e pushtoi te terin ,si do ti gjente ?,Si do ti kerkonte ne kete qytet gjigand ku ai nuk njihte njeri ?Pastaj si do ta prisnin ,a do ta njihnin ?I jati I kishte nderprere mardheniet me ta shume heret, pasi kishte patur friken e natyreshme e te gjitheve atyre qe kishin njerez jashte ,madje dhe ato pak gjera qe ata I ja kishin derguar si dhurata ai I kishte kethyer mbrapsh nga frika.
    Nje trokitje e deres e hodhi perpjete ,u cua dhe e hapi
    -He mo u rregullove ?i foli tregetari duke future koken ne dere
    -C te rrgulloj ,nje cante kam me pak gjera ,do nje cike byrek ?Ma ka bere gruaja ,eshte me mish ,foli ai duke I zgjatur nje mes byreku tere yndyre.
    -Car byreku ,ec e dalim ,do provosh gjera me te mira se byreku I gruas tende ,ja po ta mar pak sa per te thene ,beju gati, foli ai dhe u shduk ne korridorin e kuq ashtu befas sic kish ardhur.
    Hajdini, futi pjesen e ngelur te byrekut ne nje qese plastike duke menduar qe ai byrek do ta conte te pakten nja dy dite,buzeqeshi ju kujtua zbori I dikurshem .Gjithmone I lajmeronin te mernin dy dite buke me vete qe ne pergjithesi ishte buke e djathe ndonje cike sallam apo kuti me qumesht panda.Cufi, nje shok I tij tallesh me nje boce te madhe te mbeshtjelle me gazeta qe e mbante ne dore jevgu I vetem I ndermarjes
    -He paco e paske kap veten , e ngacmonte ai duke treguar bocen
    -Kjo eshte e gjitha ,qeshte jevgu duke e c mbeshtjelle dhe treguar nje koker qepe te madhe me maje ,kjo eshte dhe gjysem buke ,qeshte duke nxjere dy dhembet e pare si te lepurit pasi te tjere nuk kishte me ne goje..Te tjeret qeshnin duke ulur kokat,por dhe ata se mos kishin gje me shume .
    Dolen jashte kur dielli po zhytesh diku andej nga kodrat duke skuqur majat e minareve dhe u shumuar ne qelqin e pallateve .Nje arome dehese e qebapeve ,rigonit e hudhres ,peshkut dhe e geshtenjave I cpoi hundet.
    Nje fjale e njohur e beri shpesh te kethente koken kur kalonin afer restoranteve e karrocave ,tezgave dhe shitesish ambulante ‘’bujrum’’,kethente koken dhe I buzeqeshte ,por tregetari e terhiqte vashdimish
    -Ec ,mos u mer me to ,ate pune kane ,ketu per cdo gje te thone bujrum dhe kur shkon ne wc dhe kur don te blesh kukurec
    Hajdini qeshte ,-Po si te thone ndryshe ?super hale ,super kukurec?
    -Mos u bej merak se dhe ate fjale ta thone kur duan te shesin ndonje gje pa vlere ,foli tregetari duke I futur krahun.
    Rruga qe po benin vinte e pjeret si shumica e rrugeve te Stambollit , e veshur me kalldrem ne forme mozaiku te zi , me ne fund I nxori ne breg te detit prane nje ure metalike te mbushur me njerez qe peshkonin .
    Dielli tashme ishte shdukur dhe tisi I nates kishte bere qe deti te merte nje ngjyre plumbi dhe bluje te erret ku pulebardha vigjelonin per ndonje ushqim qe me se shumti e prisnin nga njerezit te ulur ne ca stola te vegjel plastik e pertypnin panine te ngrohta me peshk te zgares dhe pinin birre me ca gota kartoni.
    Anije te vogla sillnin pasagjere qe nxitonin te mernin autobuzat apo tranvajin ndersa larg degjoheshin sirenat e anijeve te medha qe lundronin neper Marmara.
    -Do peshk? foli tregtari duke u afruar prane nje motobarke te ndicuar nga neone te shumte e te mbuluar nga tymi I peshkut qe piqej ne nje zgare te madhe metalike
    -Jo , nuk me hahet,por po mar nje birre ,foli Hajdini dhe ndezi nje cigare duke psheretitur.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 03-04-2008 mė 09:08
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214

    vijimi i tregimit Prova

    Ky eshte vijimi dhe fundi i tregimit PROVA,lexim te kendeshem................................


    Ate nate, gjume enderaku nuk po e zinte, Silvana, dic I kerkonte neper ender nga vitrinat e dyqaneve,- merre dhe ate merre dhe ate, tregonte ajo me gisht disa manikine gjysem te cveshur qe dukesh sikur e lutnin ti hiqte nga ai siklet nga syte e tregetareve te shumte, ,pastaj I dukesh vetja si pilot avjoni ku pasagjeret ishin manikinet e tregetarit dhe ai,tregetari , me karrocen e stuardresave ndante ne vend te ushqimit dhe pijeve, veshje te ndryshme per te mbuluar lakuriqesine e seksit te tyre plastik.Nga dritaret e avjonit, koka turqish me mustaqe , mundoheshin te shikonin se cfare ndodhete aty brenda.Ai e ulte dhe e ngrinte , e kethente mbrapsh e pastaj mbare avijonin ,por ata nuk shkuleshin nga dritaret.Tregetari I bertiste qe ti linte te shikonin se nuk behesh qameti ,por ai bertiste me fort ;jane tonat ,jane shqiptare
    Gjumin ja nxori me ne fund trokellima e deres ,hapi syte dhe e pa veten te shtrire ne krevat ,bataniet dhe carcafet I ishin mbeshtjelle te gjitha ne fyt..U cua dhe hapi deren ,dy gra me fshese dhe carcafe ne duar rinin te ngrira ne prag ,u kujtua se ishte vetem me te mbathura dhe per dreq perpara I kishte te fryra ,mbylli deren me shpejtesi duke bertitur --nje minut ,nje minut,Kur hapi perseri ato nuk ishin me aty ,hyri vjedhurazi ne ashensor dhe po ashtu doli nga hoteli tere turp.
    Dita ishte me te vertete e bukur ,rruga gati sa nuk kalohej nga njerezit e shumte ..Mendoi te ndiqte nje turme turistesh te cilet ecnin te ckujdesur duke folur e fotografuar cdo gje dyqane ,njerez ,peme ,makina, xhami ,bagazhe ,qengj te pjekur ,pite , lule,fruta dhe parfume .
    Dyqanet e shumte ja prishen mendjen dhe ai I humbi turistet duke pare neper vitrina,pastaj u fut ne nje tunelpazar qe e habiti me shume me mizerine e mallrave dhe te njerezve.Ishte perqendruar ne vitrinen e unazave dhe zbukurimeve te tjera te florijta dhe ju kujtua qe ne Shqiperi dikur ishte e ndaluar shitja e floririt ,pastaj nje mendim tjeter e beri te buzeqeshe ;Po sikur Turqia te ishte nje vend socialist?Me siguri ky Pazar do te kishte drejtorin dhe sekretarin e partise ,mire drejtorin ,po sekretari I partise c do te bente ketu?Po planin e shitjes se floririt si do ta kerkonte sekretari?Me siguri do te kishte parulla te varura ne gryke te tunelit ku do te shkruhesh’’floriri 24 karatesh can bllokaden’’apo ‘’Kenaja te skuq floket, por te zbardh faqen’’Mund te kishte dhe parulla te tjera si ‘’Bujqesia ceshtje e fshatareve ,por dhe e tregetareve’’ imagjinonte me mijra shites te punonin diteve te dielave duke prashitur misrat apo specat turq.Eci tere diten duke pertypur copat e fundit te byrekut te Silvanes dhe nga darka ndjeu qe ishte lodhur e po I zjenin kembet.
    Edhe ate nate gjumin e beri te trazuar,e shikonte vehten hipur ne nje tribune ku ne duar mbante nje bime te arte misri qe e tundete vashdimisht ,poshte tribunes shites e tregetare parakalonin duke bertitur’’poshte imperializmi rus e social imperializmi shqipetar’’Ne krahe kishte Silvanen qe shperndante karafile roze duke I hedhur poshte e duke I puthur njerezit me dore .Nuk degjoheshin bandat ushtarake, por ca saze me gernete te shoqeruara me vegla me shume tela dhe qypa me membrane lekure.qe binin pa ndonje ritem luftarak ashtu shtruar pa derigjent…..
    Lodhja dhe zhgenjimi e ndoqen ne ditet qe pasuan ,vendosi qe krahas kerkimit te adreses te gjente dhe ndonje pune ,leket po I mbaronin me shpejtesi dhe ne fund te javes pa I tmeruar qe me ato qe kishte mund te paguante dhe nja dy dite hotelin.Filloi te dilte heret dhe te shkonte ne nje port te vogel ku shkarkoheshin disa peshkarexha qe ketheheshin ne ate ore .U fut ne radhen e atyre qe pritnin te shkarkonin pa e hapur gojen me friken se nuk do ta pranonin ,por asnje nuk e pa ne sy , asnje nuk kishte kohe per te bere krahasime ne ishte I zi apo I bardhe.Ne fund te punes mbasi mori leket ,peshperiti nje hejvalla ne vend te faleminderit gje qe ju duk me e pershtateshme dhe me korruptuese per ata qe e moren ne pune.Parate qe fitoi nuk I dilnin per hotelin keshtu qe vendosi te gjente ndonje pune me fitim prurese dhe te mesonte ndonje fjale turqisht
    Per here te pare ndjeu qe te ishte gjithe diten I uritu,kishte raste kur hante vetem nje kallep misri te ziere dhe ishte I lumtur kur I tepronin te holla per ndonje pjate kartoni me pilaf te ngrohte e me qiqra te zjera ne te.Shitesit ambulante te pilafit dhe cironkave te skuqura, qe zinin vend ne rruget e pa ndricuara te qytetit, shpejt u njohen me te ,vinte ne te ngrysur dhe me nje ndjenje turpi porosiste racionin e vetem.Ai nuk pagoi asnjehere me para leter ,por me qindarka qe I nxirte nga xhepi nje e nga nje yc,bir dhe vashdonte numerimin duke leshuar monedhat ne nje pjate alumini.
    Aty ne kembe, mundohesh qe te hante ngadale si nje njeri qe i pelqen te haje ne tezga tip popullori ,por me te kethyer koken shitesi, sa nuk mbytej nga korat e qiqrave dhe te pilafit .
    Kur merte cironka te skuqura ,ulej ne ndonje gur afer bregut te detit,vinte midis kepuceve nje bidon uje ,hapte buken ne preher dhe hante duke shikuar anijet e shumta qe kalonin ne Marmara ,zogj deti vinin verdalle ,por ai nuk hidhte as nje hale peshku per toke .Nje dite kur te kem para, do tju ngop me peshk mendonte ,do tju ble nje arke te tere dhe shikonte zogjte qe uleshin e ngriheshin afer tij duke u rrotulluar e duke nxjere ca klithma urie e ndoshta lutjeje,,.pastaj e imagjinote veten si ata dhe ne per mendje niste udhetimin e tij drejt Shqiperise nga Marmaraja ne Durres,e kishte te sigurte kthimin keshtu ,zogjte e detit nuk I vriste njeri.
    Mbas disa javesh, me ne fund gjeti nje pune qe mund te fitonte dicka .Aty e coi Ahmeti nje turk qe u miqesua me te kur shkarkonte arkat me peshk..
    Ishte nje kantier I madh ndertimi ku ai numeroi shume vinca metalik qe mbartnin kova te medha betoni ,e thjeshte por e rende ,duhet te ngarkonte vashdimisht koven qe vinte ne cast nga lartesite e hekurta .Oret e para u lodh shume ,kishte kohe qe nuk kishte punuar me lopate qe kur punonte ne pallatin e fundit me kontribut vullnetar te ndermarjes .Atehere ishin tre kater vete qe mbushnin koven dhe me shume rinin se punonin ,e dinin qe fabrika kishte shume pallate per te furnizuar keshtu qe sa te vinte makina tjeter kishin ngrene buke ,kishin diskutuar per ndeshjet e futbollit ,kishin bere ndonje loje dami dhe per dreq ne oren tre kur do te hiknin ne shtepi vinte makina, nje Ziz I vjeter qe linte mbrapa nje vazhde te ujesheme betoni .
    Punoi deri mbasdite vone ,syte I digjnin nga djerset dhe duart ju flluskezuan,por nuk e nderpreu punen deri sa erdhi Ahmeti per pushimin e drekes .Shkuan ne nje tip mence dhe porositen groshe dhe pilaf ,por atij nuk I hahej ,.Neser nuk do te jem ne gjendje per pune mendoi ,por s kishte se c te bente .Diten tjeter punoi me me pak vrull dhe hengri mire ne dreke ,Ahmeti qeshte dhe I solli dhe nje racion me pule te pjekur ne vend te ujit porositen nje bidon dy litrosh portokallate te cilen e moren me vete kur mbaruan dreken .
    Ditet kalonin dhe atij nuk I shkonte me ne mendje te kontrollonte per adresen ,e dinte qe ata njerez nuk do ti gjente kurre dhe nje ndjenje lehtesimi e kishte pushtuar te terin .Puna tani nuk I dukesh me e veshtire , te gjithe e therisnin arnaut ,por ai nuk ja u merte per keq.Filloi te dale diteve te diela me Ahmetin neper qytet ,duke u ulur ne ndonje lokal, e duke pire caj..Tani nuk I benin me pershtypje as vitrinat e dyqaneve dhe mallrat e shumte ne to,por si gjithmone deti e linte pa mend.Shkonte here pas here vetem ne breg , merte nje panine te madhe dhe fillonte ti hante vetem koret me ndonje qofte, ,pastaj tulin ja u hidhte pulebardhave te cilat I rrotulloheshin mbi koke pa frike Dallget perplaseshin ne disa shkembej te zinj e te rrumbullaket duke i sjelle ne mendje plazhin e Durresit.Rrinte aty derisa ndjente lageshtiren e detit mbi supe dhe largohesh kur nuk degjoheshin me klithjet e zogjeve .
    Kaluan muaj ,me Silvanen kishte folur disa here ne telefon ,I kishte thene se kishte filluar pune, ajo kishte bertitur nga gezimi dhe I kishte dhene dhjetra porosi te pa kuptimta si
    ;mos I ler parate klubeve,mos pi shume cigare,me blej nje pardesy bezhe,desha nje unaze me gur te kaltert ,mos me harro parfumin qe te kam porositur,e plot porosi te tjera qe me se shumti kishin te benin me tualetin dhe veshjen e saj.Ai e degjonte duke buzeqeshur duke I thene ‘’patjeter do ti blej,mos e diskuto ,e kam merak vete’’dhe e mbyllte telefonin me nje puthje te gjate.
    Keshtu kaloi nje vit qe ai punonte ne kantier kur nje dite e lajmeruan se e kerkonin ne zyren ku merte rrogen .U nis me nje ndjenje frike ,perse te me kene thirur? ,mos duan te me pushojne nga puna ?ishte mendimi I pare qe I shkoi ne mend,jo nuk besoj une kam qene I rregullt,llafe me njeri s kam bere ,perkundrazi ketu kam zene plot miq,rrogen kishte mare nje dite me pare.
    C do gje mund te imagjinonte ,por te shikonte Silvanen ulur ne nje karrike s kish per ta imagjinuar kurre.Ajo e veshur me nje minifund xhins dhe nje bluze te bardhe dekolte ,kembe permbi kembe po jepte e merte me rojen e kantierit dhe kur e pa ate ,shtangu sikur ti kishte te kishte pare nje fantazem
    -Hajdin thiri , ti je?dhe ju hodh ne qafe duke e puthur,
    Ai e shtrengoi nga vetja fort duke e puthur me vrull,nje arome e lehte parfumi te njohur I kujtoi se po shtrengonte ne krahe te shoqen e tij.
    -Ngadale se ma more frymen ,e permendi ajo duke e shtyre pak.
    -Pastaj c qenke bere keshtu si prift me kete mjeker?nuk te njoha ne fillim ,filloi ajo duke folur pa pushim.
    Ajo kishte qene dita e fundit ne kantier,Silvana I tha qe nuk mund te rrinte me vetem dhe se kishte ardhur ta merte me vete ,ai e kundershtoi pak ,por me ne fund pranoi .Ate nate ata zune nje hotel afer kantierit dhe te nesermen dolen ne qytet per te blere ato qe Silvana kishte ne mendje .Keshtu per tre dite ajo I harxhoi pothuajse te gjitha ato qe ai kishte mundur te kursente dhe I ngelen aq leke sa per te blere dy bileta avjoni .
    Mbasditen e fundit Hajdini e luti te shoqen qe te dilnin ne qytet ,por ajo nuk pranoi sepse ishte e lodhur.Ai nuk kembenguli dhe nxitoi te dilte jashte. Dielli ishte ne te perenduar kur ai u ul buze detit ne vendin e ti te zakoneshem .Para kembeve kishte nje arke plot me peshq qe filloi ti hedhe ne det .I kapte dy e nga dy nga bishtat dhe I hidhte sa me larg ,shume shpejt e rrthuan me qindra pule bardha qe uleshin e hanin peshk me babezi duke u zene me njera tjetren .Ai I shikonte me gezim ,mori arken ne krah dhe I hodhi te tere peshqit ne det.Vone u kthye ne hotel ku e gjeti te shoqen qe po rregullonte valixhet.
    -Ku ishe deri tani ?e pyti ajo ,na le pa ngrene darke dhe nxori dy simite me djathe
    -Takova ca shoke te kantierit dhe hengra me to ,foli ai dhe u shtri ne krevat I dermuar.
    Te nesermen ulur ne sediljet e avjonit me sy gjysem te mbyllur ai po mendonte se cdo gje kish shkuar kot .Kethimin ne Shqiperi ne te vertete po e bente me parate e fituara ,por kishte borxhin pa lare ,e shoqja ja kishte marre me gjume e kenaqur me te gjitha ato qe kishte blere.Nderkaq ai degjoi nje ze te njohur ,ktheu koken mbrapa dhe per cudine e tij pa tregetarin e manikineve qe po diskutonte me ze te larte ,vetem ai mund te mbyste zhurmen e motoreve te avjonit dhe bisedat e pasagjereve .U ngrit ne kembe dhe I thiri –
    -Hej mik ,ku je ?
    Edhe tregetari shtangu ,ngeli per nje moment I hutuar ,pastaj u cua ne kembe dhe u drejtua nga Hajdini duke tundur gishtin tregues
    -E paske bere rruge me duket dhe e perqafoi si nje mik te vjeter,hodhi syte nga sediljet dhe kerkoi leje te ulet ne krah te Silvanes qe nderkohe po rregullonte floket e shprishura
    Hajdini I prezantoi dhe I trgoi tregetarit gjithe odisene e tij neper Stamboll.
    Ai e shikonte I habitur duke tundur koken dhe me ne fund I tha qe te pakten paske mesuar turqisht ,Hajdini qeshi hidhur –
    -E c me duhet qe e mesova ,me borxhe vajta e po ashtu po kthehem,nderkaq Silvana u hodh dhe tha ;
    -Ku I dihet ,ne Laprake po ndertohen pallate nga turqit ,mund te punosh si perkthyes.
    Tregetari ngriti zerin e tha ;
    -Jo jo une kam nje pune me te mire per ju te dy ,kesaj here qe isha ne Turqi, pashe disa njerez qe ishin veshur si manikine ,nuk e keni idene sa efekt kishte ke bleresit.Une kesaj rradhe nuk bleva gje ,kam te tjera plane per reklamimin e mallit do te punonit ju per mua?Jeni te punesuar qe tani ,miku I mire ne te keq njihet.
    FUND
    TIRANE 2-4-2008
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Fiori : 03-04-2008 mė 09:09
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Syku
    Anėtarėsuar
    20-11-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    257
    Nuk pata kohe ta lexoja te gjithen, por me goditi emocionalisht historia e "coca-cola-s", pasi kam perjetuar nje histori pothuajse te njejte.
    suksese!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e mondishall
    Anėtarėsuar
    28-11-2006
    Vendndodhja
    Ne Selanik te Greqise
    Postime
    2,690
    Ne tregim gjejme pjese nga jeta tone ne emigrim. Perjetojme dhe njehere castet e mundimshme dhe kjo eshte merite e te rrefyerit tend, ajzberg. Urime!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •