Kam vene re se ne forum jane shtuar shume temat qe sjellin percarje fetare...
Dikush thote ne myslymanet jemi me te mire,dikush shkon me tej e thote ne sunitet jemi me te mire,ja kthen katoliku dhe thote qe katoliczmi eshte e mira,ortodoksi thote ne nuk bejme krime dhe jemi njerezit me te mire mes shqiptareve...
Te gjitha keto diskutime nuk cojne asgjekundi pervecse ne ndarje fetare,ate percarje qe gjithe rilindasit deshen ta zhduknin...
Kane filluar nga persona per mua,krejtesisht te papergjegjshem edhe percaktime,si kush eshte myslyman eshte turk,kush eshte ortodoks eshte grek dhe kush eshte katolik eshte latin apo vatikans....
Pse ky kthim prapa ne mentalitet,kur armiqte tane i nxisnin keto dallime,kur te huajt neper harta i shenonin ortodokset si greke dhe myslymanet si turq ???
Perse mes anetaresh krijohen simpatira te bazuara mbi perkatesine fetare... Ti je myslyman prandaj je njeri i mire,ti je ortodoks nuk mund te jesh njeri i keq apo ti je katolik dhe je me i miri ne bote.....
Ky 'invazion fetar' duhet ndaluar per mendimin tim pasi nuk sjell asgje pozitive,absolutisht asgje...
Krijoni Kontakt