te gjithe keta te emeruarit jane anetare te pd-se??????
sbesoj te behen emerime pa tesere partie
te gjithe keta te emeruarit jane anetare te pd-se??????
sbesoj te behen emerime pa tesere partie
JO SEKS PARA MARTESE
Sollaku paralajmėron Ina Ramėn: “Mbaj pėrgjegjėsi pėr vendimmarrjen”
Shaban Sulēe
Ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku, i ftuar nė tryezėn e organizuar nga fondacioni “Qemal Stafa” pėr ēėshtjen e Drejtėsisė, ka deklaruar pikėpamjet e tij se si mund tė reformohet sistemi i drejtėsisė dhe veēanėrisht Prokuroria.
Sipas Sollakut, nuk do tė ishte shumė efecient kufizimi i mandatit tė kryeprokurores, por se kjo e fundit duhet t’i kushtojė njė rėndėsi shumė tė veēantė mbajtjes sė pėrgjegjėsisė pėr vendimmarrjen e saj. “Ėshtė folur shumė pėr reformėn nė Drejtėsi, por tė gjithė e konstatojmė qė tė pakta janė idetė qė e kanė shoqėruar kėtė propagandė. Askush deri sot nuk ka thėnė nėse ka nevojė tė preket Kushtetuta pėr kėtė sistem tė drejtėsisė, nėse ėshtė i mirė apo ėshtė i keq. Ne sot kemi rregulla tė caktuara nė Kushtetutė pėrsa i pėrket sistemit gjyqėsor, po kėshtu kemi dhe pjesėn e Prokurorisė. Nuk ka asnjė rezervė pėr kėtė rregullim, pėrjashto pozicionin e prokurorit tė Pėrgjithshėm pėr kufizimin e mandatit. Natyrisht, kufizimi i mandatit edhe mund tė bėhet nė Kushtetutė, apo edhe nė ligjin organik, por unė mendoj qė kjo nuk zgjidh asgjė nė rritjen e efeciencės sė institucionit. Qeveria duhet tė jetė ajo qė duhet ta administrojė organin e Prokurorisė, kurse kryeprokurori tė jetė pėrgjegjės vetėm pėr vendimmarrjen”, - tha Sollaku. Ish-kryeprokurori ka kėrkuar hetimin e administratės pėr tė luftuar fenomenin e korrupsionit.
“Ashtu si policia investigon aferat korruptive nė Dogana, Tatime, nė Rrugė, e njėjta gjė mund tė ndodhė edhe me administratėn. Mund tė ketė pėrjashtime imuniteti, por unė mendoj se reforma duhet tė synojė edhe nė kėtė drejtim. Pėrsa i pėrket aftėsisė sė magjistratėve, gjyqtarėve, prokurorėve, nuk mund ta zgjidhim me njė ligj, por gjithsesi, kjo kategori duhet integruar duke pėrdorur mė shumė forma tė tilla tė integrimit profesional”, - deklaroi Sollaku.
Xhafaj
Ndėrkohė, deputeti i Partisė Socialiste, Fatmir Xhafaj, nė fjalėn e tij nė tryezėn e organizuar nga fondacioni “Qemal Stafa” ka shprehur keqardhjen pėr mungesėn nė kėtė debat tė autoriteteve drejtuese nė sistemin e drejtėsisė. “Nė debat nuk arrihet tė pėrfshihen zėrat potentė qė ka sistemi dhe kur them zėrat potentė qė ka sistemi, gjyqtarėt, prokurorėt, avokatėt, Profesorati, akademikėt, dhe ne kemi tė tillė, por pikėrisht kjo klimė qė ėshtė krijuar e ka penguar kėtė shfaqje dhe, pėr fat tė keq, pushteti gjyqėsor, por edhe pjesė tė tjera tė sistemit, pėrfaqėsohen nga autoritetet drejtuese tė tyre, tė cilat mbrojnė nė vetvete, pėr hir tė sė vėrtetės, nga njėra anė nuk pėrbėjnė ato zėra potentė qė duhet tė kishin dhe mbase s’ėshtė shumė e nevojshme tė ishin tė tillė. Por ėshtė pėr tė ardhur keq qė mė shumė kujdesen se si tė forcojnė pushtetet e tyre individuale, sesa tė pėrafrojnė realisht sistemin dhe ishim tė hapur qė ata tė ishin sot tė pranishėm. Pėr fat tė keq, KLD-ja, edhe njė anėtar qė dėrgoi, edhe ai sa mbaroi iku, se tha tė mos hyjė nė njė siklet politik mė shumė”, - tha Xhafaj.
2 Shkurt 2008 Gazeta "Albania"
"Carpe Diem"
Niazi Jaho: “Lėvizjet e prokurorėve nuk janė reformė”
Intervista/ Flet konstitucionalisti i njohur
Luan Kondi
Pas reagimit tė politikės pro e kundėr shkarkimit dhe transferimit tė prokurorėve me dekret tė Presidentit tė Republikės dhe deklaratės sė prokurores sė Pėrgjithshme se lėvizjet ishin tė justifikuara, nė njė intervistė ekskluzive pėr gazetėn “Albania” shprehet edhe konstitucionalisti Niazi Jaho. Duke sqaruar situatėn juridike nė tė cilat u kryen lėvizjet, Jaho thotė se deri tani sqarimet kanė mbetur deri nė stadin e kompetencave tė kryeprokurores. Sipas tij, nė konkluzione pėr uljen nė detyrė ėshtė e rėndėsishme tė arrihet pas analizave tė thella, objektive dhe tė gjithanshme, ku tė paraqiten argumentet pro dhe kundėr.
Para disa ditėve, kryeprokurorja ka bėrė disa lėvizje nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe nė prokuroritė e rretheve. A janė tė mbėshtetura me ligje dhe tė justifikuara lėvizje tė tilla?
Qė t’i pėrgjigjesh kėsaj pyetjeje duhet tė njohėsh jo vetėm ligjin, por edhe faktorėt qė kanė kushtėzuar lėvizje tė tilla. Kjo do tė thotė se duhet tė njohėsh problemin nė detaje. Unė e njoh ligjin, por jo motivet dhe detajet qė kanė kushtėzuar lėvizje tė tilla. Sipas pikės 3 tė Nenit 149 tė Kushtetutės, prokurorėt emėrohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikės me propozimin e prokurorit tė Pėrgjithshėm.
Sipas ligjit mbi prokurorinė, cilat janė detyrat e prokurorit tė Pėrgjithshėm?
Kompetencat e prokurorit tė Pėrgjithshėm janė pėrcaktuar nė Nenin 8 tė ligjit “Pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė”. Nė kėtė dispozitė, veē tė tjerave, thuhet se prokurori i Pėrgjithshėm ka tė drejtė t’i propozojė Presidentit tė Republikės emėrimin, transferimin, ngritjen nė detyrė dhe shkarkimin e prokurorėve, tė caktojė drejtuesit e prokurorive dhe zėvendėsit e tyre nė prokuroritė pranė gjykatave, tė urdhėrojė komandimin e prokurorėve etj.
Po transferimi i prokurorėve a duhet tė jetė i motivuar?
Mendoj se po. Sipas Nenit 24 tė ligjit “Mbi prokurorinė”, transferimi i prokurorit mund tė bėhet vetėm pėr nevoja tė organizimit dhe tė funksionimit tė hallkave tė sistemit tė prokurorisė si dhe nė rastet kur pėr arsye tė ndryshme kjo kėrkohet nga vetė prokurori.
Nė cilat raste mund tė vendoset ulja nė detyrė e prokurorėve?
Fillimisht e shikoj tė nevojshme tė sqaroj se ulja nė detyrė e prokurorit ėshtė njė nga masat disiplinore. Sipas nenit 32 tė ligjit “Mbi prokurorinė”, shkelje disiplinore, veē tė tjerave, konsiderohen zvarritjet e rėnda ose sistematike tė procedimeve ose detyrave tė tjera tė ngarkuara ose mospėrmbushja e detyrave, kryerja e veprimeve qė diskretitojnė rėndė figurėn e prokurorit, nxjerrja e sekretit tė hetimit ose i tė dhėnave tė tjera me karakter konfidencial etj.. Kundėr dhėnies sė njė mase tė tillė (kur prokurori i ulur nė detyrė nuk e quan atė tė drejtė) mund tė bėhet ankim nė Gjykatėn e Apelit.
Ligji “Mbi prokurorinė”, a i njeh tė drejtėn prokurorit tė Pėrgjithshėm tė komandojė prokurorin me detyrė nė njė prokurori tjetėr?
Po, mundet, nė rastet kur njė prokurori nuk funksionon normalisht ose nuk pėrballon dot volumin e punės si dhe nė rastet kur del nevoja e kryerjes sė hetimeve paraprake ose gjykimit tė tij, por jo mė shumė se kohėzgjatja e procedimit penal tė veēantė.
Lėvizjet e prokurorėve qė ka bėrė prokurorja e Pėrgjithshme, a duhet tė shqyrtoheshin mė parė nga Kėshilli i Prokurorisė?
Sipas Nenit 10 tė ligjit “Mbi prokurorinė”, Kėshilli i Prokurorisė jep mendim pėr shkelje tė disiplinės tė kryer nga prokurori pėr tė cilat prokurori i Pėrgjithshėm i propozon Presidentit tė Republikės shkarkimin e tij nga detyra. Por ky kėshill ėshtė vetėm konsultativ. Prokurori i Pėrgjithshėm mendimin e shfaqur prej tij mund ta marrė ose mund tė mos e marrė parasysh.
Lėvizjet e vendosura nga prokurorja e Pėrgjithshme a mund tė konsiderohen reformė qė duhej bėrė nė kėtė organ?
Pėr t’i dhėnė pėrgjigje kėsaj pyetjeje, duhet tė dish se si konceptohet reforma qė duhet tė kryhet nė prokurori. Mendimet mund tė jenė nga mė tė ndryshmet. E rėndėsishme ėshtė qė nė bazė tė njė analize tė thellė, objektive dhe tė gjithanshme, mbasi tė paraqiten argumentet pro dhe kundėr, tė arrihet nė konkluzionet pėrkatėse. Deri sot janė shfaqur mendime tė veēanta mbi rolin dhe funksionin e prokurorisė, mbi raportet prokurori-polici gjyqėsore etj., por nuk di ose nuk jam njohur me analiza qė pėrmenda mė lart. Ėshtė e kuptueshme se veprimtaria e ēdo organi, pra edhe ajo e prokurorisė, mbėshtetet nė legjislacionin nė fuqi. Kjo do tė thotė se ēdo vendim qė merret duhet tė jetė nė pėrputhje me ligjin. Nėse lėvizjet e bėra nga prokurorja e Pėrgjithshme janė tė ligjshme, kjo nuk do tė thotė se ato janė pjesė e reformės ose se kjo ėshtė reforma. E them kėtė sepse paraprakisht duhet tė ketė mision tė qartė mbi reformėn nė prokurori gjė qė ato tė mundėsojnė arritjen e konsensusit tė gjerė praktik dhe pėrgjysmim nė legjislacionin pėrkatės. Mendoj se reforma synon: 1- Nė marrjen e masave pėr zbatimin rigoroz tė dispozitave kushtetuese dhe ligjore nė fuqi dhe,
2-Nė pėrmirėsimin e mėtejshėm tė legjislacionit pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesave dhe nevojave qė dikton koha praktike.
2 Shkurt 2008 Gazeta "Albania"
"Carpe Diem"
Kuvend, miratohet marrėveshja qė shkarkoi Sollakun.
8 shkurt 2008
Debate dje ne Kuvend pėr miratimin e njė projektligji qė shkarkoi pak kohė mė parė Sollakun
TIRANĖ- Shkarkimi i ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku ėshtė bėrė edhe njė herė objekt debati nė seancėn plenare tė Kuvendit, dhe shkak ėshtė bėrė pikėrisht diskutimi i projektligjit "pėr ratifikimin e marrėveshjes sė ekstradimit midis Shqipėrisė dhe Italisė". Opozita megjithėse ka mbėshtetur miratimin e kėtij projektligji, ka gjetur rastin tė evidentojė faktin se mungesa e deritanishme e njė marrėveshje tė tillė midis vendit tonė dhe Italisė hedh poshtė tė gjitha akuzat qė shumica qeverisėse ngriti dhe shkarkoi kryeprokurorin Theodhori Sollaku gati dy muaj mė parė. Sipas nėnkryetarit tė grupit parlamentar, Erion Braēe, ka qenė pikėrisht ēėshtja e ekstradimeve, akuza kryesore mbi tė cilėn shumica mbėshteti raportin e saj pėr shkarkimin e Sollakut. Prandaj ai ka theksuar se miratimi nė kėtė moment i kėsaj marrėveshjeje ekstradimi tregon qartė se akuzat e bėra gjatė hetimit parlamentar kanė qenė tė pambėshtetura nė bazė ligjore. "Akuza qė ngritėt ndaj ish-kryeprokurorit tė republikės ka pasur tė bėjė me faktin qė z. Sollaku ka penguar ekstradimet nga Shqipėria.
Kjo ka qenė njė nga ēėshtjet mė tė debatueshme nė komisionin hetimor dhe parlament. Pra, ka pasur disa ēėshtje ligjore tė cilat kanė veshur njė akuzė qė sot po provohet se atėherė nuk qėndronte pėr ish-prokurorin", tha Braēe. Ndėrkohė qė ndaj kėtij konstatimi ka reaguar ministri i Drejtėsisė Enkelejd Alibeaj, i cili tha se Sollaku nuk ėshtė akuzuar pėr pengimin e ekstradimeve, por se ka penguar zbatimin e urdhėr-arresteve ndėrkombėtare pėr shtetas shqiptarė qė kanė kryer krime jashtė. "Akuza qė i ėshtė bėrė ish-Prokurorit tė Pėrgjithshėm, ka qenė se ka penguar urdhėr-arrestet ndėrkombėtare, qė do tė thotė se urdhėr-arrestet ndėrkombėtare pėr qytetarėt shqiptarė qė kanė thyer rregullat jashtė territorit tė Shqipėrisė, nuk janė ekzekutuar asnjėherė", u shpreh Alibeaj.
Por edhe ky argument nuk ka bindur pėrfaqėsuesit opozitarė tė cilėt pėrsėri e kanė lidhur zbatimin e urdhėr-arresteve me mungesėn e bazės ligjore mbi tė cilat duhej tė veprohej. Sipas Braēes, edhe nė rast se kryeprokurori do t'i zbatonte kėto urdhėr-arreste, ai pėr shkak tė mungesės sė bazės ligjore nuk do tė mund t'i burgoste tė arrestuarit. "Po e konsideroj tė mirėqenė dhe atė qė thoni ju qė z.Sollaku ka penguar zbatimin e urdhėr-arresteve ndėrkombėtare pėr shtetas shqiptarė qė kanė kryer krime jashtė. Dakord z.Ministėr, ja qė z.Sollaku mund t'i ndalonte apo tė zbatonte urdhėr-arrestet ndėrkombėtare. Pastaj ēfarė duhet tė bėnte me kėta njerėz? Si duhet tė vepronte t'i ēonte nė Itali? Marrėveshjen e ke ēuar vetėm sot pėr t'i ēuar nė Itali. Ku duhet t'i ēonte nė Greqi, Gjermani, Belgjikė apo nė Francė, nė asnjė nga kėto vende nuk ke marrėveshje", u shpreh Braēe.
Shekulli Online
"Carpe Diem"
Tė saktėsohet destinacioni i pronave tė trafikantėve
ALBANA LIKA
16/02/2008 Ligji pėr goditjen e krimit, zv.ministrja Iva Zajmi jep sugjerimet e veta
Zėvendėsministrja e Brendshme Iva Zajmi, i ka propozuar Ministrisė sė Financave njė rregullim mė tė detajuar tė ligjit “Pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar”. Ndėrsa Financat kanė propozuar njė rregullim ligjor qė parashikon pėrdorimin e fondeve qė do tė grumbullohen nga shitja apo dhėnia me qira e pronave dhe pasurive kriminale, nė interes tė rehabilitimit tė viktimave tė trafikimit, Zajmi shkon edhe mė tej. Ajo propozon pėrcaktimin e qartė tė pėrqindjes qė do pėrdoret nga shteti pėr mbėshtetjen financiare tė secilit projekt, qė synon administrimin pėr qėllime institucionale, sociale ose pėr interes publik tė pasurive tė paluajtshme tė konfiskuara. Kjo sipas saj, garanton pėrdorimin e fondeve nė destinacionin e duhur.
Propozimet
Numri dy i Ministrisė sė Brendshme, gjatė njė prononcimi pėr “Metropol”, sugjeron qė hartuesit e ndryshimeve ligjore tė projektit nė fjalė duhet tė bėjnė njė rregullim mė tė detajuar pėr shpėrndarjen e fondeve tė grumbulluara nga pronat e sekuestruara. “Mendoj se nė ligj duhet tė pėrcaktohet pėrqindja qė do tė pėrdoret rast pas rasti pėr mbėshtetjen financiare, kryesisht pėr problemet sociale dhe rehabilitimin e viktimave tė trafikimit”, theksoi Zajmi. Fakti qė fondet e grumbulluara shkojnė nė Buxhetin e Shtetit rrit mundėsinė e mėnjanimit tė destinacionit pėr tė cilin ato fonde janė mbledhur. Nė kėtė rast, shteti mund t’i pėrdorė pėr qėllimet e veta. Gjithashtu, zv.minsitrja propozon edhe njė decentralizim tė vendimmarrjes lidhur me pėrdorimin e fondit tė tė ardhurave nga pronat e konfiskuara. “Nė projektin bazė, pėrcaktohet qė pėr vlerėsimin e ecurisė sė administrimit dhe pėrdorimit tė pasurive tė sekuestruara dhe tė konfiskuara, pėr dhėnien e mendimit pėr kėrkesat pėr financim tė projekteve, pranė qeverisė tė ngrihet Komiteti Kėshillues. Ky komitet pėrbėhet nga titullarė institucionesh. Mė e pėrshtatshme do ishte qė me kėtė punė tė merreshin nė nivel drejtorie”, vijoi Zajmi. Pėr sa i pėrket pėrbėrjes sė Agjencisė pėr Administrimin e Pronave, zv.ministrja e Brendshme sugjeron qė anėtarėt tė vijnė nga sektori privat. “Ajo qė ėshtė mė e rėndėsishme nė rolin e kėsaj Agjencie, ėshtė pikėrisht ruajtja e pasurisė sė sekuestruar, pa ia humbur vlerėn e pasurisė. Pra, administratori duhet tė marrė vesh nga tregu, prandaj propozim kryesor ėshtė qė ata tė vijnė nga sektori publik”, nėnvizoi ajo pėr kėtė ēėshtje.
Drafti
Ndryshimet e propozuara nė ligjin “Pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar” parashikojnė krijimin e standardeve pėr mbrojtjen ligjore dhe fizike tė viktimave tė trafikut. Fondet qė do tė grumbullohen nga shitja apo dhėnia me qira e pronave dhe pasurive kriminale, do tė pėrdoren pėr kompensimin e viktimave tė trafikimit. Konkretisht, pėr riaftėsimin dhe kurimin e pėrdoruesve tė substancave narkotike, si dhe asistencėn e rehabilitimin e viktimave tė trafikut tė qenieve njerėzore. Gjithashtu, ato do tė pėrdoren edhe pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe tė shėrbimeve nė zona me probleme sociale. Zhvillimi i programeve shkollore pėr edukimin ligjor, si dhe nxitja e edukatės sė punės te personat e papunė, janė tė tjera synime pėr tė cilat do tė pėrdoren kėto tė ardhura.
Pasuritė e sekuestruara dhe konfiskuara para dhe gjatė vitit 2007
1. Pėr pasuritė e mėposhtme ėshtė dhėnė masa e zgjatjes sė afatit tė sekuestros:
Apartamente banimi - 2
Garazh
Hotel
Autoveturė
Llogari bankare
Tokė arė - 3
Ullishte
Truall.
2. Pėr pasuritė e mėposhtme ėshtė paracaktuar shtyrja e masės sė sekuestros:
Toke arė
Ullishte
Truall
Lokal
Automjet fuoristradė.
3. Konfiskim pasurie:
Restorant motel 476 m2.
4. Sekuestro pasurie:
Automjet i tipit benz.
5. Sekuestro paraprake:
Bar kafe
Truall
Automjete – 2.
Gazeta "Metropol"
"Carpe Diem"
Topi dekreton katėr ligje
16/02/2008 Presidenti
Presidenti Bamir Topi ka dekretuar dje shpalljen e katėr ligjeve tė miratuara nga Kuvendi nė muajin janar. Kreu i Shtetit ka dekretuar shpalljen e ligjeve “Pėr ushqimin”, si dhe “Pėr disa shtesa dhe ndryshime nė ligjin nr. 9426, datė 6.10.2005 “Pėr mbarėshtimin e blegtorisė”. Gjithashtu, Topi ka dekretuar shpalljen e ligjit “Pėr ratifikimin e Memorandumit tė Mirėkuptimit ndėrmjet Republikės sė Shqipėrisė dhe Komunitetit Evropian pėr asociimin e Republikės sė Shqipėrisė nė programin e shtatė kuadėr tė Komunitetit Evropian pėr kėrkimin, zhvillimin teknologjik dhe tė veprimtarive tė demonstrimit (2007-2013)”. Njė tjetėr ligj i dekretuar nga Presidenti ėshtė edhe ai “Pėr pėrcaktimin e rregullave dhe tė procedurave pėr tregtimin ndėrkombėtar tė llojeve tė rrezikuara tė faunės dhe tė florės sė egėr”. Dekretet janė nė mbėshtetje tė neneve 93 dhe 84, pika 1 tė Kushtetutės.
Gazeta "Metropol"
"Carpe Diem"
Pronat e trafikantėve pėr rehabilitimin e viktimave tė trafikut
ALBANA LIKA
15/02/2008 Ndryshimet e reja ligjore pritet tė kalojnė sė shpejti pėr miratim nė qeveri
Pėr rehabilitimin e viktimave tė trafikut, qeveria shqiptare nuk do tė pėrdorė mė fonde nga Buxheti i Shtetit, por fondet nga shitjet e pronave tė konfiskuara tė trafikantėve qė i kanė pėrfituar nė mėnyrė kriminale. Ndryshimet ligjore nė ligjin “Pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar”, janė pjesė e punės sė Ministrisė sė Brendshme nė kuadėr tė hartimit tė njė legjislacioni bashkėkohor, nė luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe terrorizmit.
Projekti i ri
Tė gjitha fondet qė do tė grumbullohen nga shitja apo dhėnia me qira e pronave dhe pasurive kriminale, do tė pėrdoren nė interes tė rehabilitimit dhe kompensimit tė viktimave tė trafikimit. Sipas burimeve nga Ministria e Brendshme, ky fond i posaēėm pėr parandalimin e kriminalitetit dhe edukimin ligjor, do tė pėrdoret pėr riaftėsimin dhe kurimin e pėrdoruesve tė substancave narkotike, si dhe asistencėn e rehabilitimin e viktimave tė trafikut tė qenieve njerėzore. Gjithashtu, ato do tė pėrdoren edhe pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės dhe tė shėrbimeve nė zona me probleme sociale. Zhvillimi i programeve shkollore pėr edukimin ligjor, si dhe nxitja e edukatės sė punės te personat e papunė, janė tė tjera synime pėr tė cilat do tė pėrdoren kėto tė ardhura. Nė legjislacionin aktual, qeveria parashikon pėrdorimin e vetėm 50 pėr qind tė tė ardhurave tė Buxhetit tė Shtetit, qė pėrfitoheshin nga pronat e konfiskuara. Masa e konfiskimit vendoset me kėrkesėn e prokurorit, i cili i paraqet gjykatės arsyet ku bazohet kėrkesa. Projekti aktualisht ndodhen nė fazėn e diskutimit me aktorėt kryesorė tė interesit, dhe pritet sė shpejti tė miratohet nė Kėshillin e Ministrave.
Ligji i 2004-ės
Sipas projektit “Pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar”, pasuritė e konfiskuara me vendim gjykate, kalojnė nė favor tė shtetit. Vendimi i formės sė prerė pėr konfiskimin e pasurive i dėrgohet menjėherė Agjencisė pėr Administrimin e Pasurive tė Sekuestruara dhe tė Konfiskuara. Mėnyra e pėrdorimit tė pasurive tė luajtshme, pasurive tė paluajtshme dhe pasurive qė shėrbejnė nė veprimtari ekonomike e tregtare, vendoset nga ministri i Financave, nė bazė tė raportit tė vlerėsimit tekniko-financiar, si dhe tė mundėsive tė pėrdorimit tė tyre. Ndėrsa pėrdorimi i pasurive tė luajtshme dhe i mjeteve monetare, realizohet nga administratori, i cili kryen veprimet e nevojshme pėr tė dorėzuar nė llogaritė e Agjencisė pėr Administrimin e Pasurive tė Sekuestruara dhe tė Konfiskuara fondet nė mjete monetare. Pasuritė e paluajtshme tė konfiskuara shiten, kalojnė nė administrim tė organeve tė sistemit tė drejtėsisė, tė rendit publik dhe mbrojtjes civile, ose kalojnė nė pronėsi tė njėsive tė qeverisjes vendore. Veprimtaritė tregtare dhe pasuritė e paluajtshme tė konfiskuara, qė janė tė vendosura nė veprimtarinė e personave juridikė tregtarė, kalojnė nė pronėsi tė shtetit.
Hartuesit e projektit tė ri
Koordinatorja Kombėtare nė Ministrinė e Brendshme, nė bashkėpunim tė ngushtė me PAMEKA-n, Ministrinė e Financave, Agjencinė pėr Administrimin e Pasurive tė Sekuestruara dhe Konfiskuara, ka propozuar kėto ndryshime nė ligjin “Pėr parandalimin dhe goditjen e krimit tė organizuar”. Kėto ndryshime parashikojnė krijimin e standardeve pėr mbrojtjen ligjore dhe fizike viktimave tė trafikut, dėshmitarėve tė drejtėsisė gjatė procedimit penal dhe gjyq; mundėsimin e kompensimit tė tyre duke pėrdorur burime nga pronat qė trafikantėt e tyre i kanė pėrfituar nė mėnyrė kriminale.
Metropol
"Carpe Diem"
Projekti me 30 drejtori, 53 sektorė mbeshtetės dhe 5 zv.drejtorė
Ndryshimet e fundit tė strukturės sė re tė policisė
Etleva DELIA
Drejtori i Policisė sė Shtetit pėrgatit strukturėn e re. Gazeta “Tirana Observer” boton pėr herė tė parė organogramėn dhe bashkė me tė edhe tė vjetrėn. Vihen re disa ndryshime themelore, ku ajo mė e rėndėsishmja ėshtė ndarja nė shumė sektorė, pėr tė pasur njė polici sa mė efektive. Ajo qė bie nė sy menjėherė sapo shohim skicėn e strukturės sė uniformave blu, ėshtė shtimi i departamenteve, tė cilėt tashmė do tė drejtohen nga 5 zv.drejtorė, tė cilėt do tė kenė gradėn “Drejtues” dhe do tė jenė nė varėsi tė drejtorit tė Pėrgjithshėm. Kjo strukturė, sė bashku me ligjin e ri tė policisė, i cili ėshtė nė fazė projekti, pritet tė miratohet brenda kėtij muaji nė Parlament. Burimet bėnė tė ditur, se specialistėt po rishikojnė edhe njė herė organo-gramėn dhe projektligjin, por deri tani nuk ka ndryshuar asgjė. Pika mė e diskutueshme tani pėr tani ėshtė vetėm emėrimi dhe largimi nga detyra i drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė sė Shtetit. Burimet pohuan se nė ndryshim nga mė parė, grada kreut tė uniformave blu i jepet menjėherė sapo emėrohet.
Ndryshimet
Pėrveē pjesės mė tė dallueshme tė strukturės sė re tė Policisė sė Shtetit, qė ėshtė numri i departamenteve, tė cilėt nga dy do tė jenė pesė dhe drejtohen nga 5 zv.drejtorė, vihet re edhe shtimi i sektorėve nė varėsi tė drejtorive. Nė organogramėn e vjetėr kanė qenė 21 drejtori dhe nė varėsi tė tyre ishin 33 sektorė, ndėrkohė nė tė renė janė 30 drejtori dhe nė varėsi kanė 53 sektorė. Akademia e Policisė qė deri dje ishte nė varėsi tė zv.drejtorit tė Pėrgjithshėm, tashmė do tė ketė lidhje direkte me drejtorin e Pėrgjithshėm. Repartet FNSH dhe forcat speciale RENEA, “Brisku”, “Helikopterėt”, “Antieksplozivi” e “Negociatorė”, nė strukturėn e vjetėr ishin nė varėsi tė Drejtorisė sė Krimit tė Organizuar dhe asaj tė Rendit dhe Sigurisė Publike. Nė strukturėn e re tė policisė janė nė varėsi tė Drejtorisė sė Forcave Lėvizėse Operacionale.
Departamentet
Departamenti i Hetimit tė Krimeve drejtohet nga zv.drejtori i Pėrgjithshėm dhe ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e Policisė sė Shtetit, mbėshtetur nė eksperiencėn evropiane dhe atė amerikane. Krimet e Hapura nuk do tė ndahen nga Krimi i Organizuar dhe do tė drejtohen nga njė oficer me gradėn “Drejtues”. Sektorė tė tjerė nė varėsi tė kėtij departamenti janė Antikrimi Ekonomik, Antitrafiqet, Krimet Kundėr Personit dhe Antiterrori. Departamenti i Sigurisė Publike ėshtė njė nga departamentet, tė cilit i ėshtė dhėnė rėndėsi dhe do tė pėrgjigjet pėr tė gjithė efektivin e policėve nė shėrbim. Nė varėsi tė tij janė sektorėt e forcave speciale, RENEA dhe FNSH-ve, ndėrkohė qė do tė vėzhgojė forcat e qarkullimit rrugor, “Shqiponjat” dhe objektet.
ndryshimet
ISHTE
1. Struktura e vjetėr e Policisė sė Shtetit kishte 2 zv.drejtorė tė Pėrgjithshėm, tė cilėt drejtonin dy departamente.
2. Nė strukturėn e vjetėr tė policisė, Akademia e Policisė ishte nė varėsi tė zv.drejtorit tė Pėrgjithshėm.
3. Repartet FNSH dhe forcat speciale RENEA, “Brisku”, “Helikopterėt”, “Antieksplozivi” e “Negociatorė”, nė strukturėn e vjetėr ishin nė varėsi tė Drejtorisė sė Krimit tė Organizuar dhe asaj tė Rendit dhe Sigurisė Publike.
4. Kontrolli i kufirit dhe migracioni, nė strukturėn e vjetėr tė policisė ishin nė formėn e njė drejtorie tė veēantė.
5. Vetėm dy departamente ekzistonin nė strukturėn e vjetėr tė policisė, i Menaxhimit Operacional dhe i Menaxhimit tė Burimeve, Ndihmės dhe Mbėshtetjes.
6. Nė strukturėn e vjetėr, nė varėsi tė drejtorit tė Pėrgjithshėm ishin dy zv.drejtorė me gradė “Kryekomisar”.
7. Policia Shkencore nė strukturėn e vjetėr ishte njė institut nė varėsi tė Departamentit tė Menaxhimin Operacional.
ESHTE
1. Struktura e re e Policisė sė Shtetit ka 5 zv.drejtorė tė Pėrgjithshėm, tė cilėt janė nė krye tė pesė departamenteve.
2. Akademia e Policisė nė strukturėn e re ėshtė nė varėsi tė drejtpėrdrejtė tė drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė.
3. Repartet FNSH dhe forcat speciale, RENEA, “Brisku”, “Helikopterėt”, “Antieksplozivi” e “Negociatorė”, nė strukturėn e re tė policisė janė nė varėsi tė Drejtorisė sė Forcave Lėvizėse Operacionale.
4. Nė strukturėn e re tė Policisė sė Shtetit ekziston njė departament i veēantė i Kufirit dhe Migracionit.
5. Nė Strukturėn e re tė policisė janė 5 departamente, ai i Hetimit tė Krimeve, i Sigurisė Publike, Kufirit dhe Migracionit, Standardeve Profesionale dhe i Shėrbimeve Mbėshtetėse.
6. Tė pestė zv.drejtorėt qė janė nė varėsi tė drejtorit tė Pėrgjithshėm, nė strukturėn e re e kanė gradėn “Drejtues”.
7. Policia Shkencore nė strukturėn e re ėshtė njė drejtori mė vete, qė ėshtė nė varėsi tė Departamentit pėr Hetimin e Krimeve.
Tirana Observer
"Carpe Diem"
Pasuria, prokuroria hetim zyrtareve
Rozeta Rapushi
Zyrtare te larte te shtetit kane dosje te hapura ne Prokurori te Pergjithshme per fshehje te pasurise. Kryeprokurorja Ina Rama pranoi dje, per here te pare, nga marrja e detyres se ne zyren e saj ndodhen dosje te zyrtareve te larte te shtetit, te cilat do te gjykohen pas perfundimit te hetimit. ”Kam emra dhe dosje te zyrtareve te larte te shtetit qe jane per fshehje te pasurise. Gjykimi i tyre do te behet sapo te perfundoje hetimit”, tha Rama, gjate nenshkrimit te marreveshjes se bashkepunimit me Inspektoratin e Larte te Pasurive per bashkepunim ne luften kunder korrupsionit. Pa dhene emra konkrete per shkak te hetimit, Kryeprokurorja vetem sa pohoi ekzistencen e dosjeve te zyrtareve ne zyren e saj. Ne fakt, nje fenomen i tille eshte permendur dhe ne raportin vjetor te ILDKP-se qe drejtohet nga Fatmira Laskaj. Ne te theksohet se vetem per vitin 2007 jane depozituar ne Prokurorine e Pergjithshme 12 kallezime penale per zyrtaret qe kane fshehur pasurine. Nderkohe qe qindra te tjere jane ne proces e hetimi e rreth 200 zyrtare jane evidentuar se kane konflikt interesi me punen qe kryejne. Per eliminimin e ketyre fenomeneve dhe zbulimin e pasurive te tundshme dhe te patundshme te zyrtareve, ILDKP nenshkroi dje kater marreveshje me institucione te ndryshme te shtetit. Marreveshja e bashkepunimit per luften kunder korrupsionit u nenshkrua dje nga Inspektorati me Prokurorine e Pergjithshme, Agjencine e Prokurimeve Publike, Drejtorine e Pergjithshme te Policise dhe INSTAT-in. Ne baze te marreveshjeve, institucionet angazhohen per krijimin e kontakteve me te ngushta dhe shkembim informacioni me te shpejte per evidentimin dhe venien para pergjegjesise penale te zyrtareve qe perfshihen ne afera korruptive. Po ashtu, institucionet angazhohen ne marrjen e masave per plotesimin e rregullt te kallezimeve penale, kryerjen e hetimeve paraprake, ushtrimin e ndjekjes penale, ngritjen dhe perfaqesimin e akuzes ne afate sa me te shpejta, ne zbatim te ligjit penal dhe procedural penal.
Marreveshja
Institucionet angazhohen per krijimin e kontakteve me te ngushta dhe shkembim informacioni te shpejte per venien para pergjegjesise penale te zyrtareve qe perfshihen ne afera korruptive.
Institucionet angazhohen ne marrjen e masave per plotesimin e rregullt te kallezimeve penale, kryerjen e hetimeve, ushtrimin e ndjekjes penale ne afate sa me te shpejta.
Ngritjen dhe perfaqesimin e akuzes ne afate sa me te shpejta, ne zbatim te ligjit penal dhe procedural penal.
Institucionet do te koordinojne hetimet ndermjet agjencive te specializuara per te rritur efikasitetin e strukturave te specializuara per te zbuluar format e ndryshme te krimit ekonomik.
Ina Rama: Gati dergimi ne gjykate
Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, pranon se ka zyrtare me dosje, te denoncuar per fshehje te pasurise. Per here te pare, dje, Rama pohoi gjate nenshkrimit te marreveshjes me ILDKP-ne se ka dosje te hapura dhe do te shqyrtohen. Kryeprokurorja nuk beri publik emra, por permendi se ata jane zyrtare te larte te shtetit. “Kam emra e dosje te zyrtareve te larte te perfshire ne korrupsion. Per arsye te hetimit nuk i bej publik emrat e tyre”, tha Rama. Sipas Kryeprokurores, gjykimi do te nise sapo te perfundoje hetimi mbi keta zyrtare, qe jane nen akuzen per fshehje te pasurise. Rama theksoi se dosjet jane ne prokurori dhe do te shqyrtohen sipas rastit e kohes. Reagimi i djeshem i Kryeprokurores se disponon dosje te zyrtareve ne zyre, eshte i pari qe nga zgjedhja e saj ne kete post, duke paralajmeruar se tashme organi i akuzes do te veproje shpejt ndaj te gjithe atyre qe kane fshehur pasurine.
Laskaj: Bashke kunder korrupsionit
Institucionet shteterore angazhohen me shume ne zbulimin e pasurive te fshehta te zyrtareve te larte te shtetit. Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive nenshkroi kater marreveshje me institucione qe kane mundesi te ndihmojne ne hetimin e pasurise. ”Firmosja e marreveshjeve eshte deshmi e angazhimit qe kane institucionet per forcimin e shtetit ligjor ne Shqiperise”, u shpreh kryeinspektorja Fatmira Laskaj. Sipas saj, koordinimi i hetimeve ndermjet agjencive te specializuara do te rrisin ne menyre te ndjeshme efikasitetin e strukturave te specializuara per te zbuluar format e ndryshme te krimit ekonomik. ”Vullneti i mire dhe angazhimi me seriozitet maksimal do te ndikojne ne permiresimin e imazhit te Shqiperise ne arenen nderkombetare”, vijoi Laskaj. Per te cilin nje bashkepunim i tille eshte shume i frytshem.
"Koha Jone"
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt