Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Shpresat pėr ndryshime!

    Gati lėvizjet nė Prokurorinė e Tiranės


    Tiranė - Nė sitėn e inspektorėve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme do tė kalojnė edhe ato dosje pėr tė cilat ėshtė vendosur pushimi apo pezullimi i hetimeve. Ndonėse ende nuk ėshtė prezantuar me gjithė prokurorėt, duket se kryeprokurorja Ina Rama po pėrgatit lėvizjet dhe transferimet pėr Prokurorinė e Tiranės. Zėrat pėr lėvizjet tė mundshme, kryesisht nė radhėt e drejtuesve, janė bėrė mė tė shpeshta nė ditėt e para tė vitit 2008. Por pėrpara lėvizjeve konkrete pritet qė kryeprokurorja tė urdhėrojė njė kontroll nė Prokurorinė mė tė madhe tė vendit, nė atė tė Tiranės, e cila pėrballon gati gjysmėn e procedimeve dhe kallėzimeve penale nė shkallė vendi. Sipas burimeve kontrolli pritet tė pėrfshijė tė gjitha dosjet qė janė hetuar nga prokurorėt e Tiranės gjatė vitit 2007. Nė sitėn e inspektorėve tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme do tė kalojnė edhe ato dosje, pėr tė cilat ėshtė vendosur pushimi apo pezullimi i hetimeve. Ndoshta rezultatet e kėtij kontrolli pėr secilin nga prokurorėt, do tė jenė edhe njė farė prezantimi i kryeprokurores Ina Rama me vartėsit e saj tė kryeqytetit. Pasi duket se kėta tė fundit nuk e kanė shansin tė prezantohen me shefen e tyre tė re, qoftė edhe pėr t’u njohur me prioritetet e punės sė saj nė krye tė organit tė akuzės. Pas kėtij kontrolli pritet qė tė firmosen edhe lėvizjet nė radhėt e drejtuesve tė Prokurorisė sė Tiranės, disa prej tė cilėve ka gjasa qė tė kryejnė detyra tė tjera nga ato qė kanė kryer deri tani.

    18 Janar 2008

    Gazeta Albania

    Le te shpresojme qe kjo kryeprokurore te beje ndryshime dhe te arrije te ndaloje korrupsionin e krijuar ne Shqiperi edhe te njerezit e ligjit dhe Gjykatat!


    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Nishani: “Dimension nė luftėn antikorrupsion”


    TIRANĖ - “Lufta kundėr korrupsionit tė shtrihet nė tė gjithė territorin e vendit”. Nė njė takim tė organizuar tė mėrkurėn nė Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Policisė sė Shtetit, me drejtues qendrorė dhe vendorė tė strukturave tė policisė pėr luftėn kundėr krimit ekonomiko-financiar, ministri i Brendshėm, Bujar Nishani, tha se “duhet t’i jepet njė dimension i ri luftės kundėr korrupsionit, duke e shtrirė atė nė tė gjithė territorin e vendit. Motoja jonė, e juaja, e qytetarėve ėshtė e thjeshtė ‘Tolerancė zero ndaj krimit’. Pėr kėtė arsye ju keni dhe do tė keni gjithmonė mbėshtetje tė plotė nga ana jonė pėr tė vėnė pėrpara pėrgjegjėsisė penale ēdo zyrtar qė abuzon me detyrėn, pavarėsisht postit qė mban”, - tha ministri Nishani. Ministri Nishani, duke vlerėsuar punėn e bėrė gjatė vitit tė kaluar nga kėto struktura nė luftėn kundėr korrupsionit, theksoi se “beteja me krimin ekonomik dhe korrupsionin ėshtė njė betejė qė u pėrket tė gjithė shqiptarėve. Puna juaj, pėr kėtė vit duhet tė fokusohet nė bashkėpunimin mė tė ngushtė me komunitetin dhe institucionet e zbatimit tė ligjit pėr marrjen e informacioneve nė lidhje me veprimtari korruptive nga individė e struktura shtetėrore”, - vijoi ministri Nishani.


    Gazeta Albania
    "Carpe Diem"

  3. #3
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    DI_ANA korrupsioni ka lindur me boten.Eshte e kot te perpiqesh ta luftosh pasi do bllokosh rruget e vogla te korrupsionit por ato ku xhirojne leket e medhaja nuk i bllokon dot pasi jane vet politikanet qe vendosin edhe si rrjedhoje mendojne qe eshte me mire te shtojne pasurit e tyre edhe te presin korrupsionin e vogel dmth policin qe merr 5000 lekshin.Nuk eshte korrupsion ky i fundit por miliardat qe qarkullojne brenda qeveris edhe humbasin ne menyre te cuditshme sikur ti kete zhdukur David Copperfild.


    Mgjt Shpresa eshte e fundit qe vdes.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  4. #4
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga IL__SANTO Lexo Postimin
    DI_ANA korrupsioni ka lindur me boten.Eshte e kot......
    Nuk i kuptoj keto debatet e tua,une jam per luften kunder korrupsionit dhe luften kunder mizerjes dhe fitimin e drejtesise!
    Ky eshte zanati im i nderuar,kete profesion kam dhe me takon te flas dhe te ndihmoj me aq sa mundem dhe kjo eshte nje lufte qe duhet te behet nga te gjithe,te gjithe se bashku!
    Shpresa vdes e fundit....e pse jo?!
    "Carpe Diem"

  5. #5
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    DI_ANA gjithmone i marrke me sy te keq opinionet e mia.

    Nuk eshte se une nuk jam kunder tyre por me thuaj te lutem me gjithe shpresat tona te shumta cfare ka ndryshuar ne 18 vjet ne vendin tone?????????
    Gjithe jeten do e kalojme duke shpresuar pa arritur ta shikojme Shqiperine ashtu si e mendojme valle????
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga IL__SANTO Lexo Postimin
    DI_ANA gjithmone i marrke me sy te keq opinionet e mia.

    Nuk eshte se une nuk jam kunder tyre por me thuaj te lutem me gjithe shpresat tona te shumta cfare ka ndryshuar ne 18 vjet ne vendin tone?????????
    Gjithe jeten do e kalojme duke shpresuar pa arritur ta shikojme Shqiperine ashtu si e mendojme valle????
    Derman....

    Me vjen keq ,po nuk i marr ashtu opinionet e tua!
    Po dua pak me teper kurajo nga ty dhe nga te tjere....po si te luftoj vetem une aman
    E vertete kjo qe thua,nuk kane ndryshuar shume gjera,pervec hapjes se hoteleve luksoze qe si ke as ne Paris,makinave me te shtrenjta qe si blejme dot ne ketej duke punuar gjithe jeten,kapitalizmit dhe materializmit te shthurur,dhe nje pjese derrmuse e popullit qe nuk ka buke te haje!
    Eshte shtuar korrupsioni dhe blere ligji dhe poilitikanet...ja cfare eshte bere per 18 vjet!

    Respekte
    "Carpe Diem"

  7. #7
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Derman....

    Me vjen keq ,po nuk i marr ashtu opinionet e tua!
    Po dua pak me teper kurajo nga ty dhe nga te tjere....po si te luftoj vetem une aman
    E vertete kjo qe thua,nuk kane ndryshuar shume gjera,pervec hapjes se hoteleve luksoze qe si ke as ne Paris,makinave me te shtrenjta qe si blejme dot ne ketej duke punuar gjithe jeten,kapitalizmit dhe materializmit te shthurur,dhe nje pjese derrmuse e popullit qe nuk ka buke te haje!
    Eshte shtuar korrupsioni dhe blere ligji dhe poilitikanet...ja cfare eshte bere per 18 vjet!

    Respekte
    Atehere Shume e Nderuar DI_ANA ti mendon se kjo e reja do bej spastrim????????


    Diten kur do nisi lufta kunder Korrupsionit ne rradhe te pare te Politikanet atehere do fillojne te lindin Shpresat e mia per rregullimin e Shqiperise.

    Deri atehere eshte e kot te Iludoj veten me shpresa te kota.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  8. #8
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ina Rama “harron” analizat vjetore tė prokurorive

    TIRANE -Ndonėse jemi nė fund tė muajit janar, Prokuroria e Pėrgjithshme mund tė cilėsohet nga institucionet e vetme qė nuk ka analizuar punėn e njė viti mė parė. Jo vetėm kaq, por tė paktėn deri dje nga zyra e shtypit tė Kryeprokurores Ina Rama nuk konfrimohej tė ishte pėrcaktuar asnjė datė pėr zhvillimin e analizės. E njėjta situatė paraqitet edhe nė prokuroritė e rretheve, tė cilat zakonisht i kryenin analizat e punės sė tyre gjatė dy javėve tė parė tė muajit janar. Ndėrkohė qė deri mė tani nuk konfirmohet qė ndonjė pėrfaqėsues i Prokurorisė sė Pėrgjithshme tė ketė marrė pjesė nė analizėn e ndonjė prej prokurorive tė rretheve. Arsyet e kėsaj harrese nuk bėhen tė ditura. Ndoshta Kryeprokurores sė re, Ina Rama nuk i intereson periudha gjatė sė cilės nuk kishte tė bėnte fare mė Prokurorinė e Pėrgjithshme, e cila drejtohej nga ish-kryeprokurori Theodhori Sollaku. Aktualisht duket se Kryeprokurorja ėshtė mė e angazhuar pėr kryerjen e reformės nė institucionin qė ajo drejton si dhe pėrcaktimin e emrave qė do tė lėvizin dhe tė atyre qė do tė emėrohen. Ndėrkohė qė informimi i publikut nė lidhje me eficencėn e punės sė organit tė akuzės gjatė 2007, ėshtė lėnė nė hije. Sikur tė mos mjaftonte kjo “harresė”, edhe ato tė dhėna statistikore pėr vitin e kaluar qė ishin publikuar nė faqen zyrtare tė Prokurorisė sė Pėrgjithshme nė internet, nė kohėn kur nė krye tė kėtij institucioni ishte Sollaku, janė fshirė. Nuk ishte e vėshtirė tė kuptohej se thuajse tė gjitha tė dhėnat statistikore qė ishin botuar kanė qenė njė kundėrpėrgjigje kundėr akuzave tė maxhorancės ndaj ish-kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Tė dhėnat tregonin numrin e procedimeve tė regjistruara nga organi i akuzės, ato tė dėrguara pėr gjykim, tė pezulluarat dhe ato tė pushuarat. Aty pasqyrohej edhe numri i kėrkesave tė bėra nga tė dėnuarit pėr lirime tė parakohshme pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore dhe qėndrimi i prokurorėve ndaj tyre. Por pavarėsisht faktit qė kėto tė dhėna u publikuan nė kundėrpėrgjigje tė akuzave tė maxhorancės ndaj ish-kryeprokurorit Sollaku, ato ishin tė dhėna zyrtare tė njė institucioni, tė cilat nuk mund tė fshihen apo tė hiqen sipas dėshirės sė drejtuesve tė rinj.

    Marre nga "Gazeta Shqiptare"
    "Carpe Diem"

  9. #9
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Urdhėrat e Ina Ramės qė nga emėrimi

    Shkruar nga Aulona Kadillari

    Ina Rama nuk ka qejf daljet e shpeshta nė publik. Por zyra e saj nė Prokurorinė e Pėrgjithshme gėlon nga puna. Qė nga 22 nėntori i vitit tė kaluar, ku ajo u emėrua nė postin e Kryeprokurores, e deri mė sot, ka lėshuar 15 urdhra. Kjo do tė thotė se ajo e ka nisur reformėn nė mėnyrė konkrete. Gazeta "Tirana Observer" boton sot 15 urdhrat e Kryeprokurores Ina Rama, dhėnė pėr vartėsit e saj. Duke filluar qė nga forcimi i punės me tė gjitha hallkat e prokurorisė.

    E duke vazhduar mė pas me takimin e tė gjithė prokurorėve, ku dhe aty nuk kanė munguar udhėzimet e numrit njė tė organit tė akuzės.
    Mendimet
    Ka nisur tė ecė me hapa tė ngadaltė, por tė sigurt. Nuk ka hyrė me "shpatė" tė madhe nė organin qendror tė akuzės, por ka nisur punė qetėsisht me stafin e paraardhėsit tė saj. E madje, jo vetėm kaq, hulumtimi i saj nė Prokurorinė e Pėrgjithshme ka nisur qė nga momenti i marrjes nė dorėzim tė postit. Pėr ta bėrė sa mė tė pranishėm kėtė fakt, vetėm disa ditė mė parė ka shpėrndarė nė duart e tė gjithė prokurorėve dhe hetuesve njė formular. Nė kėtė tė fundit do tė shėnohen tė gjitha idetė e tyre nė lidhje me reformėn nė organin e akuzės apo edhe pėr strukturėn e saj.
    Urdhrat
    Ka bėrė njė mbledhje me tė gjithė vartėsit e saj tė tė gjitha prokurorive tė rretheve. Gjatė prezantimit qė ka bėrė nuk ka lėnė pas as urdhrat, udhėzimet pėr tė gjithė drejtuesit e organeve tė akuzave nė tė gjitha qytetet. Por urdhrat e Ina Ramės pėr funksionimin sa mė mirė tė organit tė akuzės nuk janė vetėm brenda mureve tė prokurorisė, por edhe jashtė saj. Njė nga kėto urdhra ėshtė pėrqendrimi i forcave nė hetimin e ēėshtjeve qė lidhen me luftėn kundėr krimit tė organizuar, krimit ekonomik, korrupsionin, lėndėt narkotike etj. E mė pas ka vazhduar me urdhrin e hetimit tė ēėshtjeve, tė cilat duhet tė bėhen pa abuzuar me zgjatjen e hetimeve. Orientim pėr njė prezencė mė tė madhe tė prokurorėve ku ndodhin krime tė rėnda, si dhe veprime procedurale tė njė procesi hetimor, udhėzon Rama pėr vartėsit e saj. Nuk ka harruar edhe forcimin e rolit dhe pavarėsisė tė prokurorit nė hetimin paraprak nė raport me drejtuesit e prokurorisė. Madje edhe forcimin e disiplinės nė punė tė prokurorėve si pjesė e performancės dhe etikės sė prokurorit, duke ruajtur sekretin hetimor dhe dhėnė informacionin nė rrugė institucionale nėpėrmjet zėdhėnėsve respektivė tė prokurorive tė rretheve dhe Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda. Njė urdhėr ėshtė edhe pėrkushtimi i drejtueseve tė prokurorive nė kohė tė plotė tė hallkave tė organit tė akuzės dhe angazhimin e tyre nė proceset gjyqėsore nė ēėshtje tė veēanta. Njė udhėzim ėshtė edhe forcimi i kontrollit tė brendshėm nėpėrmjet kontrolleve tė ushtruar nga prokurorė mė tė lartė tek prokurorė mė tė ulėt. Inspektimet nė bazė tė ligjit pėr prokurorinė nė tė gjitha organet e akuzės.
    Reforma
    Nuk ka lėnė pas as reformėn nė Prokurorinė e Pėrgjithshme nėpėrmjet ristrukturimit tė kėsaj hallke. Pėrcaktimi nė mėnyrė tė detajuar i detyrave tė ēdo drejtorie dhe sektori qė do tė funksionojė pranė zyrės sė prokurores sė Pėrgjithshme, ėshtė njė urdhėr pėr punonjėsit qė janė brenda godinės sė organit qendror tė akuzės. Plotėsimi i formularit me 14 pyetje, i dhėnė nga Prokuroria e Pėrgjithshme pėr hetuesit dhe prokurorėt e tė gjitha prokurorive, ku do tė jepen mendime pėr reformėn nė kėtė institucion. Tė punohet me ēėshtjet dhe tė pėrfundohen, tė dėrgohen nė gjykim, tė disponohet me njė vendim me njė akt procedural pėr fatin e tyre. Sipas ligjit pėr organizimin e prokurorisė, do tė merren masa disiplinore pėr prokurorėt qė nuk zbatojnė ligjin. Por edhe rivendosja e raporteve mes dy institucioneve: Prokurori dhe Polici.

    Urdhrat e Ina Ramės

    1. Forcimi e bashkėpunimi i punės me tė gjitha hallkat e prokurorisė.

    2. Pėrqendrimi i forcave nė hetimin e ēėshtjeve qė lidhen me luftėn kundėr krimit tė organizuar, krimit ekonomik, korrupsionin, lėndėt narkotike etj.

    3. Hetimi i ēėshtjeve duhet tė bėhet pa abuzuar me zgjatjen e hetimeve.

    4. Orientim pėr njė prezencė mė tė madhe tė prokurorėve ku ndodhin krime tė rėnda, si dhe veprime procedurale tė njė procesi hetimor.

    5. Forcimi i rolit dhe pavarėsisė tė prokurorit nė hetimin paraprak nė raport me drejtuesit e prokurorisė.

    6. Forcimi i disiplinės nė punė tė prokurorėve si pjesė e performancės dhe etikės sė prokurorit, duke ruajtur sekretin hetimor dhe dhėnė informacionin nė rrugė institucionale nėpėrmjet zėdhėnsve respektivė tė prokurorive tė rretheve dhe Prokurorisė sė Krimeve tė Rėnda.

    7. Pėrkushtimi i drejtuesve tė prokurorive nė kohė tė plotė tė hallkave tė prokurorisė dhe angazhimi i tyre nė proceset gjyqėsore nė ēėshtje tė veēanta.

    8. Forcimi i kontrollit tė brendshėm nėpėrmjet kontrolleve tė ushtruar nga prokurorė mė tė lartė tek prokurorė mė tė ulėt.

    9. Inspektimet nė bazė tė ligjit pėr prokurorinė nė tė gjitha organet e akuzės.

    10. Reforma nė Prokurorinė e Pėrgjithshme nėpėrmjet ristrukturimit tė kėsaj hallke.

    11. Pėrcaktimi nė mėnyrė tė detajuar i detyrave tė ēdo drejtorie dhe sektori qė do tė funksionojė pranė zyrės sė prokurores sė Pėrgjithshme.

    12. Plotėsimi i formularit me 14 pyetje, i dhėnė nga Prokuroria e Pėrgjithshme pėr hetuesit dhe prokurorėt e tė gjitha prokurorive.

    13. Tė punohet me ēėshtjet dhe tė pėrfundohen, tė dėrgohen nė gjykim, tė disponohet me njė vendim, me njė akt procedural pėr fatin e tyre.

    14. Sipas ligjit pėr organizimin e prokurorisė, do tė merren masa disiplinore pėr prokurorėt qė nuk zbatojnė ligjin.

    15. Rivendosja e raporteve mes dy institucioneve: Prokurori dhe Polici.

    Gati lėvizjet e reja nė organin e akuzės

    Kryeprokurorja e re, Ina Rama, ka bėrė gati ndryshimet nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe ato tė rretheve. Burime tė sigurta pranė stafit tė prokurores sė Pėrgjithshme bėnė tė ditur pėr gazetėn "Tirana Observer", se, nė projekt tė Kryeprokurores janė disa lėvizje me krerėt e prokurorive tė rretheve dhe tė stafit tė saj. Ina Rama ėshtė nė studim tė emrave dhe sė shpejti do t'i bėjė publik se cilėt do tė jenė ata prokurorė apo prokurore qė do tė jenė nė krye tė prokurorive tė rretheve. Tė njėjtat burime bėnė tė ditur se, mė favoritėt do tė jenė ata juristė qė kanė pėrfunduar shkollėn e Magjistraturės, por nuk do tė lihen pas as ata emra prokurorėsh tė cilėt do tė kenė mbi supe njė eksperiencė tė madhe pune. Por ndryshime nuk do tė ketė vetėm nė prokuroritė e rretheve, po edhe brenda institucionit qendror tė akuzės. Tė gjitha kėto tani janė vetėm njė projekt i cili do tė vendoset nė zbatim, kur emrat e pėrzgjedhur tė plotėsojnė tė gjitha kriteret e duhura pėr postin e drejtuesit tė prokurorisė apo drejtorit tė organit qendror tė akuzės.
    Ndryshimet nė prokurori
    Sapo ėshtė ulur nė karrigen e Kryeprokurores, por mes morisė sė punėve qė mbart institucioni i prokurorisė, ajo nuk ka lėnė pas as reformėn nė tė. Ėshtė pėrfolur kohėt e fundit se nė organin e akuzės do tė ketė lėvizje, por nė tavolinėn e prokurores sė Pėrgjithshme tashmė ka njė projekt. Ina Rama do tė nisė ndryshimet nė prokuroritė e rretheve. Sipas burimeve nga stafi i Kryeprokurores, bėhet e ditur se prokurorja ėshtė duke parė tė gjithė emrat e mundshėm qė mund tė jenė nė krye tė njė prokurorie. Disa nga kriteret e vendosura do tė mund tė pėrzgjedhin se cilėt nga ata drejtues qė janė aktualisht do tė qėndrojnė nė kėtė post, si dhe cilėt do tė largohen. Por, pėrveē kėsaj, njė tjetėr hap qė ka nė projektin e saj tė punės Kryeprokurorja ėshtė edhe emėrimi i atyre prokurorėve qė do tė largohen nga reforma e do tė zėvendėsohen nga tė tjerė. Pasi tė mund t'i shikojė dhe t'i rishikojė njė pėr njė emrat e paraqitur pėr nė krye tė njė prokurorie, Ina Rama do tė vendosė si drejtues tė organit tė akuzės kandidaturėn qė i plotėson kushtet.

    Katėr takimet e Ina Ramės

    Nga marrja e detyrės mė 22 nėntor e deri dje, Kryeprokurorja Ina Rama ka zhvilluar katėr takime me personalitete. Duke filluar qė nga kreu i shtetit, Bamir Topi, si dhe deri te ai i djeshmi me ministrin e Brendshėm, Bujar Nishani. Tė gjitha kėto takime kanė qenė nė kuadėr tė reformės nė drejtėsi, si dhe bashkėpunimi mes institucioneve tė drejtėsisė pėr tė luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Por kėto takime do tė pasojnė edhe me tė tjera nė agjendėn e Ina Ramės.

    Arben Rakipi

    "Ėshtė njė nga juristėt e rinj mė tė shquar nė vend. E konsideroj si pėrzgjedhje optimale dhe qė ėshtė njė garanci qė funksionet e saj do t'i ushtrojė me plot profesionalizėm".

    Jozefina Topalli

    "Unė uroj qė Kryeprokurorja e re tė gjejė forcėn dhe kurajėn pėr tė pėrballuar luftėn kundėr krimit dhe korrupsionit. Ėshtė njė pėrgjegjėsi jashtėzakonisht e madhe".

    Tirana Observer
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    "Carpe Diem"

  10. #10
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Transferime prokurorėsh, Topi dekreton propozimet e Ina Ramės


    Tiranė - Furtunė nė Prokurorinė e Pėrgjithshme. Kreu i shtetit, Bamir Topi, dekretoi dje propozimet e bėra nga kryeprokurorja Ina Rama pėr transferimet, emėrimet dhe shkarkimet e 20 prokurorėve. Kėshtu, Presidenti dekretoi shkarkimin e z. Bashkim Malaj nga detyra e prokurorit nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor Tiranė dhe emėrimin e Arian Ndojės, prokuror nė Prokurorinė e Rrethit Gjyqėsor tė Durrėsit. Gjithashtu Topi, mbėshtetur nė Kushtetutėn e vendit dhe me propozim tė prokurores sė Pėrgjithshme, dekretoi dje edhe transferimin e disa prokurorėve.

    29 Janar 2008 "Gazeta Albania"
    "Carpe Diem"

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pas akuza pėr korrupsion nga ndėrkombėtarėt, ndryshon qeveria e Kosovės
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 06-07-2010, 17:36
  2. Londer: Largime dhe ndryshime nė kabinetin qeveritar
    Nga Nice_Boy nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-06-2009, 09:14
  3. A mendoni se duhen bere ndryshime ne gjuhen Shqipe ?
    Nga baby dream nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 31-03-2006, 10:46
  4. Ndryshime rrėnjėsore tek besimet Shqiptare
    Nga dodoni nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 14-07-2003, 07:09
  5. Ndryshime ne kushtetuten shqiptare
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 03-09-2002, 01:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •