Topi: Urgjent reforma zgjedhore
G.Ashimi
E Enjte, 13 Mars 2008
Marreveshje konsensuale per reformen zgjedhore, ne menyre qe te kemi zgjedhje te pakontestueshme. Kete kerkoi dje serish nga qyteti i Korces, Presidenti i Republikes, Bamir Topi, si dhe reforme ne prokurori e Keshillin e Larte te Drejtesise. Brenda dy ditesh, kreu i shtetit, u beri apel partive politike qe te gjejne nje zgjidhje per reformen pa humbur kohe. "Duhet nje reforme zgjedhore e qendrueshme. Sfidat euroatlantike duhet te dominojne para cdo beteje te castit e te pragmatizmit politik. Eshte e natyrshme qe partite politike te ruajne pozicionet e tyre, por kjo deri ne nje pike", tha Presidenti, gjate takimit me kryetarin e Bashkise se Korces, Niko Peleshi. Sipas tij, duhet te kete nje fund dhe debati mbi reformen, ne menyre qe te lejoje Shqiperine te vendose rregullat baze. I njohur nga afer me ngercin e reformes, kreu i shtetit tha se eshte e nevojshme qe politika te c'tensionohet. "Harrojeni qe Evropa do te marre ne konsiderate anetaresimin vetem per nje krah te politikes, sepse rezultati do te jete kohezioni i te gjitha forcave politike", beri te qarte Presidenti. Pavaresisht mungeses se ndergjegjesimit te forcave politike, Presidenti beri te qarte se, nese Shqiperia do te kete nje institucion zgjedhjesh te forte, ne menyre qe te arrihen zgjedhje te pakontestueshme. "Kjo do te na jape shanse qe me ne fund t'i drejtohemi vetem terminologjise qe ka te beje me zhvillimin ekonomik dhe te arritjes se standardeve", vijoi Topi. Gjate takimeve me drejtues te pushtetit lokal ne Korce, kreu i shtetit u ndal dhe ne ceshtjet dhe problemet e organeve te drejtesise. "Problemet qe jane ne drejtesi nuk mund te zgjidhen as ne nje dite, as ne nje jave, as ne disa muaj. E rendesishme eshte qe keto ceshtje jane tashme teme e dites jo vetem per politiken, por edhe per komunitetin", tha Topi. Sipas tij, gjykatat shikohen jo me kredibilitetin e duhur, prandaj dhe do te zbatohet nje reforme reale jo vetem ne to, por edhe ne Prokurori dhe ne Keshillin e Larte te Drejtesise. Kreu i shtetit theksoi se kete here reformat ne drejtesi do te zbatohen ne kuptimin e vertete te fjales dhe jo per te abuzuar. "Politika do te jete e qarte dhe efikase, nese do te fokusoje te keqen, dhe e keqja do te fokusohet dhe evidentohet mbi bazen e zbatimit te ligjit, te konkurrences dhe te transparences", tha ai.
"Koha Jone"
Krijoni Kontakt