Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Pafajshmëria del në skenë.

    E akuzuan për prostitucion, merr pafajësinë te Krimet e Rënda
    Haxhi Elezi, ish-emigrant në Greqi, kishte përdorur gazetën për t’u njohur e për t’u martuar me 19-vjeçaren S.A., por familjarët e vajzës e akuzuan për prostitucion

    Laureta Rryçi

    Tiranë - Aventura e nisur nëpërmjet një gazete që mendohej se kishte lidhje me një trafik prostitucioni u hodh poshtë. Gjykata e Krimeve të Rënda i dha dje pafajësinë Haxhi Elezit, që akuzohej për trafik prostitucioni. Historia e rrallë, që i ka kushtuar disa muaj burg të riut nga Peqini, do edhe dhjetë ditë që të marrë formën e prerë nëse përfaqësuesi i akuzës nuk do ta apelojë.
    Një vit më parë, nëpërmjet gazetave që ofrojnë njohje të reja, Elezi ishte lidhur me 19-vjeçaren nga fshati i Dukagjinit që i përket zonës së Krujës. Njohja e tyre miqësore ka zgjatur vetëm pak, për shkak të denoncimit që u bë ndaj Elezit.
    Njohja
    Haxhi Elezi ndodhej në Greqi nga ku i shkroi në gazetë vajzës. Pasi shkëmbyen numrat e telefonit, ata lidheshin me celular. Në nëntor të vitit të kaluar erdhi “për qëllime serioze”, duke e marrë vajzën për ta çuar në Greqi. Mirëpo denoncimi i vëllait të vajzës dhe kallëzimi i mëvonshëm i saj në polici mundësuan arrestimin e Elezit dhe ngritjen e një procesi në Gjykatën e Krimeve të Rënda për të. Aventura e dashurisë në gazetë bëri që prej gati një viti ai të ndodhet i siguruar në qelitë e paraburgimit të Burgut të Sigurisë së Lartë në Peqin.
    Ka përdorur gazetën në rubrikën “Djemtë kërkojnë vajza” për t’u njohur me 19-vjeçaren S.A. Elezi pretendonte se vajza i kishte pëlqyer dhe ishte kthyer nga Greqia për t’u martuar dhe nisur një jetë me të në tokën helene. Por rrethanat dhe mënyrat se si Elezi mendoi ta realizonte këtë u janë dukur familjarëve të tij mjaft dyshuese. Kaq mjaftoi që hetuesit t’i hidhnin prangat. Hetimi
    Nuk ka pranuar asnjë akuzë për tentativën e trafikimit të 19-vjeçares, ndonëse nuk ka mundur ta provojë këtë. Haxhi Elezi pak kohë më parë refuzoi ushqimin në burgun e Peqinit duke hyrë në grevë urie, si një mënyrë për të bindur autoritetet të ballafaqohej me vajzën. Ajo, sipas tij, ishte e vetmja që mund ta nxirrte apo ta fundoste Elezin në këtë proces. Ndërkohë, gjatë leximit të kërkesës për gjykim, prokurori i Krimeve të Rënda ka këmbëngulur në akuzën e trafikimit për qëllime prostitucioni, të mbetur në tentativë. Kurse vetë Elezi pretendon se nën presionin e familjarëve, vajza ka pranuar edhe gjëra të paqena për historinë e tyre. Ndërsa dje Kolegji Penal i dha pafajësinë.

    Gazeta Albania

    Ps....Me vjen keq qe ndodhin raste ku shume persona perdorin ligjin per tu bere keq te tjereve dhe me vjen mire qe drejtesia ekziston akoma dhe ka bere me se miri punen e saj ne kete rast.

    Jepni mendimin tuaj..

    Respekte
    "Carpe Diem"

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Me behet qefi per kete personin qe ka dalur i pafajshem,
    ne kete rast drejtesia e ka bere punen e vet, ndonese pak si vone. 1 vit ne paraburgim.....

    Po nuk kuptoj per ç'arsye vete vajza e ka akuzuar per prostitucion.
    Mire familjaret e vajzes, kane dyshuar, po vete vajza e di te verteten , pse ka dashur ta shkaterroje?
    Motivi akoma ngelet mister me a shoh une.

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Me behet qefi per kete personin qe ka dalur i pafajshem,
    ne kete rast drejtesia e ka bere punen e vet, ndonese pak si vone. 1 vit ne paraburgim.....

    Po nuk kuptoj per ç'arsye vete vajza e ka akuzuar per prostitucion.
    Mire familjaret e vajzes, kane dyshuar, po vete vajza e di te verteten , pse ka dashur ta shkaterroje?
    Motivi akoma ngelet mister me a shoh une.
    Ne kete rast thuhet qe vajza ka qene nen influencen e prinderve dhe mbase eshte dashur nje shume leku ....
    Fakti qe ai ka dale i pafajshem tregon qe ka mungese provash dhe megjithese i ka kushtuar 1 vit burg,mendoj se rendesi ka per te te ishte i pafajshem me mire, sesa te mbante nje njolle te tille.
    Ne raste te tilla gjykata jep demshperblimin per burgun e bere,ketij personi qe ne kete rast quhet "viktime"!
    Po prape asnje lloj çmimi nuk mund te justifikoje 1 vit heqje lirie!


    Respekte
    "Carpe Diem"

  4. #4
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Po qe se ka arritur puna aty sa te merret me gazeta etj etj qenka prish dynjaja.


    Por mgjt 1 vit Burg eshte pak si SHUME.Pastaj bej habi si arrijne i mbajne ne burg pa verifikuar faktet.Pse nuk fusin ata qe ben denoncim te rreme????

    Burgu i siguris se larte???Duket absurditet qe per 1 gje kaq te vogel shteti impenjohet kaq shume duke pare se gjera shume me te renda ndodhin dhe autoret sikur shkojne me pushime edhe jo sikur shkojne ne Burg.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  5. #5
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin


    Burgu i siguris se larte???Duket absurditet qe per 1 gje kaq te vogel shteti impenjohet kaq shume duke pare se gjera shume me te renda ndodhin dhe autoret sikur shkojne me pushime edhe jo sikur shkojne ne Burg.

    Gazetat jane aktualitet i nderuar ndonese jo gjithmone 100 % te sakta!

    Pastaj me vjen keq po ne disa debate me ty,mesa mbaj mend une,ty kurre nuk te eshte dukur "proxenetizmi" si krim i shkalles se larte.Eshte qe çke me te!
    Dhe sigurisht qe Gjykata e Larte merret me te!

    Nqs nuk na qenke droga e rende,prostitucioni,vrasja,korrupsioni....atehere çfare eshte e denje per tu gjykuar nga Gjykata e Larte sipas teje?!
    "Carpe Diem"

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Por mgjt 1 vit Burg eshte pak si SHUME.Pastaj bej habi si arrijne i mbajne ne burg pa verifikuar faktet.Pse nuk fusin ata qe ben denoncim te rreme????
    ne fakt kush ben denoncim te rreme duhet denuar.

  7. #7
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    ne fakt kush ben denoncim te rreme duhet denuar.
    Sigurisht qe ne baze te kodit penal edhe ata denohen...me demshperblim qe duhet ti japin viktimes.
    Ne kete rast gjykimi i tyre nuk behet nge Gjykata E Larte.
    "Carpe Diem"

  8. #8
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Drejtesia ka vertetuar edhe nje here qe eshte thjeshte iluzion dhe asgje me teper! Flasim per drejtesi kur tjetri kalbet nje vit ne burg, thjesht sepse dikujt ja ka qjefi te hedhe nje akuze! Nje vit burg, pa fakte, pa evidence pa asgje.....pervec fjales se familjes kunderjt ketij personi.

    Ky djali ne fakt ka patur kurajon ta luftoje kete lloj drejtesie duke shpallur greve urie...po sa te tjere te pafajshem ulin koken dhe hane supen e burgut me vite? Drejtesia e perkryer!! Flasim pastaj per ligjin e denimit me vdekje!
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #9
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Terrorizmi,Krimi,droga e prostitucioni quhen krime te renda por jo ky i mesipermi pasi nuk dihen kurre arsyet.Mund te ishte njohur per qellime perfitmi ose qellime serioze ose thjeshte shoqerore.
    Por bej habi me faktin qe vetem sepse e ka takuar vajzen ka bere 1 vit burg.Dmth i thone fjales: Sa ta marr vesh gjukata qe sjam Gomar i kam bere 3 rruge dru derman.


    Po te shikojne njehere verdall ne Shqiperi sepse ndodhin gjera me te renda edhe nuk nderhyhet.Kurse te pish kafe me 1 goce quhet krim i rende???????????

    Sikur te kete pasur vertet qellime seriozeky tipi quhet 1 vit i humbur kot ne kerkime faktesh qe nuk ekzistojne edhe leke te harxhuara per procese etj etj.

    Gjykata e larte duhet te nderhyj vetem kur jane fakte mese bindese mendoj une.Po thuaj qe ne Shqiperi ashtu ndodh edhe duhet te mesohemi me faktin qe : LIGJI ESHTE 1 PER TE GJITHE (Per te gjithe te Varferit) .DI_ANA nuk thashe qe nuk duhet te kalojne ne Gjykaten e larte krimet e mesiperme por thashe se ne Atdhe e ha Burgun kot per qejfin e policeve.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites Lexo Postimin
    Ky djali ne fakt ka patur kurajon ta luftoje kete lloj drejtesie duke shpallur greve urie...po sa te tjere te pafajshem ulin koken dhe hane supen e burgut me vite? Drejtesia e perkryer!! Flasim pastaj per ligjin e denimit me vdekje!
    ketu te jap te drejte, me drejtesine e çale mund te denohen me vdekje njerez te pafajshem.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •