Close
Faqja 46 prej 54 FillimFillim ... 364445464748 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 451 deri 460 prej 539
  1. #451
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    ÇKA THANË

    - La, la, la-a-a-a,
    Lulja në livadh,
    Jam e gëzuar tha -
    Dhe këndoi me mall:

    - Sot n'kurorën time,
    Me gëzim të madh;
    Bleta.. n'dëfrime -
    Ka thith nektar!

    - Fi, fi, fi-i-i-i,
    Era fishkëlloi
    E tha me ëmbëlsi -
    Kam diç t'ju tregoj:

    - Sot mbi krahët e mi,
    Kanë shetit bletat e retë;
    Nëpër qiell me dëshirë
    E me shumë shend!

    - Ciu, ciu, ci-i-i-i,
    Cimcimoi zogu,
    Tha me shumë dashuri -
    Aty mu te shtogu:

    - Sot të dashur fëmijë,
    Me këngën e fy'llit;
    Unë i kam gëzuar -
    Tërë banorët e pyllit!

    03.04.1972

    @ Agim METBALA

  2. #452
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Mundin dhe kujdesin e nënës ndaj fëmijës, nuk e mat dot asnjë kandar!

    @ Agim METBALA

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Agim Metbala për postimin:

    Lulke (08-11-2015)

  4. #453
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Vjershën teknikisht e përpunoi shkrimtari Bagzat SADIKI...

    Emri:  MAMI KA ARDH ME NJ; DJA; - FORO 12190973_1643779285878301_6039943921370599511_n.jpg

Shikime: 17051

Madhësia:  69.8 KB

  5. #454
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    - Fëmijët çdo gjë kanë shumë të vockëla, ama sinqeritetin e kanë shumë, shumë të madh!

    @ Agim METBALA

  6. #455
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Emri:  ALTINI ME V;LLEY;R 12227626_1096690057029216_7171179160667907604_n.jpg

Shikime: 1592

Madhësia:  43.9 KB


    Nipi im ALTINI, sot i mbushi tre vjet...gjyshi të uron shumë shëndet, rritje të lumtur me prindër e me vëllezër, suksese, fat e lumturi pa kufi...

    AUTENTICITETI SHQIPTAR
    (Akrostik tim nipit Altin)

    Autenticiteti shqiptar, në sy të vezullon
    Largëndijimin ta perfeksionosh shpirtit
    Ta ndjesh Kosovën në çdo çast
    Itinerarit të rrugëve të Nyrenbergut
    Ndërto e bindi të tjerët në pastërti...

    Marsho jetës me guximin e të parëve
    Ekuilibrin vazhdimisht krijo me dashuri
    Tërhiqi koordinata e transverzale me llogari
    Besimin kërko me nder e me drejtësi
    Ashtu do e mbron emrin dhe fisin
    Lartësive të ngjitesh me punë e djersë
    Ardhmërinë do ta puthish në mes të ballit...

    @ Agim METBALA

  7. 2 antarët më poshtë falenderuan Agim Metbala për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Lulke (08-11-2015),SERAFIM DILO (08-11-2015)

  8. #456
    Une Ti Dhe Zoti Maska e EDUARDI
    Anëtarësuar
    06-09-2003
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,946

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Nipi juaj zoti agim u befte dhe 333 vite te tjera te lumtura plot paqe dashuri lumturi....
    Takohemi Ditën e Gjykimit

  9. Anetarët më poshtë kanë falenderuar EDUARDI për postimin:

    Agim Metbala (09-11-2015)

  10. #457
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Oh u beft 100 nipi Z.Agim fat dhe lumturi e me plot buzeqeshje .
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Lulke për postimin:

    Agim Metbala (09-11-2015)

  12. #458
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    Këtë vjershë, teknikisht e përpunoi shkrimtari Berzat SADIKI...

    Emri:  N;SE DIKUSH FOTO 12239538_1647442918845271_5588861443057604993_n.jpg

Shikime: 27147

Madhësia:  63.2 KB

  13. #459
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    KUR QESH VOGLUSHJA

    Kur qesh voglushja:
    - Bilbili me hare këndon,
    Zymbyli n'fushë...amshon,
    Era i puth lulet n'livadh,
    Nëna mbushet me plot mall,
    Poeti këndon këngën e sheqert...
    Ku voglushja qesh me lezet!

    1971

    @ Agim METBALA

  14. #460
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Për: Agim Metbala - vjersha për fëmijë

    HARTIMI ME SHKRIM

    Në klasën time,
    Hartim me shkrim;
    Qetësia pushton hapësirën
    Sa ndiet miza n’fluturim

    Me dashuri i mbyllëm,
    Fletorët e hartimit;
    Në fytyrë na shfaqet-
    Ndjenja e ngadhënjimit

    Arsimtarja e kënaqur,
    Gëzimin se fsheh dot;
    Qëndisi fletoret e hartimit-
    me pesa... plot.

    2002

    Agim METBALA

    Ilustrimi: Demush R. AVDIMETA


    JEmri:  VINJET; DEMUSH AVDIMETAJ 16495_1118506928179433_4510477564063846537_n.jpg

Shikime: 1415

Madhësia:  71.9 KB

Faqja 46 prej 54 FillimFillim ... 364445464748 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •