Close
Faqja 23 prej 54 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 539
  1. #221
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga gloreta Lexo Postimin
    Pergezimet e mia Z. Metbala, keni bere nje krijimtari mjaft te bukur per vogelushet.

    Po nuk ka gje me te bukur, dhe me te pafajshme, per keto krijesa me te embla, tu dhurosh atyre, vjersha me shume gezim.

    Respekt.
    Ju falenderohem gloreta për vlerësim...po ashtu, Ju falenderohem për lexim...

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Agim Doçi Lexo Postimin
    Mire mengjes z. Agim Metbala. Urime. Ja nje krijim i vockel nga une per femijte.



    KUSH E KA VEZEN E MADHE

    kokoko, koko, kokoja
    jemi pula jo shaka
    kokoko, koko, kokoja
    vezë të madhe kush e ka?

    E ka pula pikaloshe
    Pulë e bardhë apo e kuqe
    Veza ime, veza e jote
    U pëlqen aq shumë voglushve

    Veza është plot vitamina
    Kurr e pi të freskët fare
    Vezën shumë e hanë fëmija
    Kur bën mami pandispanje

    Kur e rreh me sheqer vezën
    Ditë për ditë në çdo mëngjes
    Faqet skuqen, faqet ndezen
    Hani vezët me kujdes!!!

    kokoko, koko, kokoja
    jemi pula jo shaka
    kokoko, koko, kokoja
    vezë të madhe kush e ka?…
    I dashur adash, Ju falenderohem se më lexoni e po ashtu Ju falenderohem se herë pas here na freskoni me vjershat tua shumë të lezetshme me humor të kehtë...

  3. #223
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    DËSHIRAT

    Pata ka dëshirë shumë -
    Të lahet në lumë...

    Fëmiu dëshiron përherë -
    Karamelat shënd e verë...

    Lulet shumë kanë dëshirë -
    Të ujiten mirë e mirë...

    Majmuni ka dëshirlë të madhe -
    Çdo kund të ketë banane...

    Era ka dëshirë të madhe -
    Të lozi me bar e fletë n'livadhe...

    Poeti vërtet ka dëshirë -
    T'i sodis fëmijët xhevahirë...

    07.03.1972

  4. #224
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    JA, KY ËSHTË ATDHEU IM

    Aty kënga prore jehon,
    Aty punëtori me gëzim punon,
    Aty fëmijët mësojnë me shend,
    Aty qengjat lozin n'livadh të blertë,
    Aty gurra...këndon në mal,
    Aty bujku lëvron...me mall,
    Aty mbretëron hare e gëzim...
    Ja, ky është atdheu im!

    24.07.1971

  5. #225
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    SI I NDËRTOI?

    Sot Merita e vogël,
    Me lehtësi ka ndërtuar:
    - Shumë pallate,
    Edhe ura,
    Edhe përmendore,
    Edhe hekurulla,
    Edhe shtëpia,
    Edhe fabrika,
    Edhe xhamia...
    Ju do oyetni si?
    Paj, shumë, shumë lehtë,
    Në orë të vizatimit -
    Vizatoi vendlindjen e vet!

    23.03.1972

  6. #226
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    SYTË E MI

    Sytë e mi treten n'shkëlqim,
    Kur i shohin në gëzim:
    - Bletën duke fluturuar,
    Shkëmbinj buzë Drinit të Bardhë,
    Burimet me ujë të kulluar,
    Fëmijët duke u larë,
    Fluturën duke vallëzuar,
    Qengjat e bardhë...n'livadh...
    Atëherë sytë e mi treten n'shkëlqim -
    E mbushën plot me gëzim!

    1972

  7. #227
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    PANELIST dikush tha,
    ALEN STIPI,
    Por ai është fut në anale -
    Si specialist i drejtës penale!

    Zgjidhja?..........................

  8. #228
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Agim Metbala Lexo Postimin

    PANELIST dikush tha,
    ALEN STIPI,
    Por ai është fut në anale -
    Si specialist i drejtës penale!

    Zgjidhja?..........................
    Në vend se të postoj në temën e enigmave, e paskam postuar tek Ju vogëlushë...
    Mbi të gjitha, nuk është ndonjë gabim i madh...
    Ju përshëndes të gjithëve nga zemra...

  9. #229
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    PSE QESH DIELLI

    Valbonja e vogl,
    Me plot shend;
    Aty në kopësht -
    E pyeti nënën e vet:

    - Nënë e dashur,
    Në më donë;
    Pse qesh dielli -
    A më tregon?!

    - Po si jo moj bijë,
    Fëllënza ime;
    Tani të tregon -
    Nëna me gëzime...

    - Kur buzë Drinit,
    Lahen fëmijë;
    Atëherë dielli -
    Qesh me ëmbëlsi...

    Kur fëmijët,
    Mësojnë mirë;
    Atëherë dielli -
    Qesh me dëshirë...

    - Kur fëmijët,
    Pastrohen n'mëngjes;
    Atëherë dielli -
    Qesh e qesh...

    Kur ndëgjoi këtë,
    Valbonja me dëshirë;
    Shih dielli nënë -
    Po qeshka me fëmijë!

  10. #230
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    T'a ripostoj, është atraktive për kohën...


    ME NJË PRILL


    Më dëgjo, or mik,
    Unë vetë kam parë;
    Gjeli trotinetit i hypi vrik –
    E rrëshqiti pa ndal!

    Më beso, or shok,
    S’bëj shaka, kam thënë;
    Dielli me hënën tok –
    Nga qielli kanë rënë!

    Nuk m’besoni vallë?
    Unë e kam parë vetë;
    Drini ynë i Bardhë -
    Ecte, ecte ... përpjetë!

    Pashë pastaj një fëmijë,
    Që qeshte mu si diell;
    Me një gisht si flori –
    Eskavatorin e ngriti n’qiell!

    Pashë një lopë në shesh,
    Me vajzat e veta;
    Hante pa ndarë përshesh –
    Dhe shiste gazeta!

    Unë pashë edhe një plakë,
    Mbi njëqindvjeçare;
    Ishte ulur në bankë –
    Dhe mësonte në abetare!

    Nuk m’besoni për besë,
    Por unë vetë e kam parë;
    Gjyshi im kishte vën fes –
    Dhe ishte bërë beqar!

    Edhe njëmijë çudira,
    Sot i pashë unë;
    Më vinin si pahira –
    Ashtu si në gjumë!

    Mos më akuzoni fill,
    Do t’ju tregoj me radhë;
    Pikërisht me një prill –
    Lejohet për t’u tallë!

    1996

Faqja 23 prej 54 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •