(Ripostim)
QERSHORI
Qershitë i kanë lyer buzët me karminë,
Bariu n’Pashtrik... ia thotë këngës idilike;
Bilbili me prim, korit për bukuri i prin –
E reja vizaton harta gjeografike!
Ditarët e qëndisur me plot pesa...
Prindërve sa bukur u buzëqeshë fytyra;
Bujku lëron, dhe krijon shpresa –
Ylberi mbi Sharr bën qinda piktura!
Yllkat dhe fatosat, shkollës i thonë lamtumirë,
Deti... me rërë dhe diell të nxehtë i pret;
Ndonjë vjershë, do ta shkruajnë me dëshirë –
Në shtator do kthehen sërish . Shëndet!
1987
#AgimMETBALA
Krijoni Kontakt