Aforizëm foto...
![]()
Aforizëm foto...
![]()
NË SHKOLLË
Leximin, nderimin,
Shoqërinë, diturinë...
Në shkollë i fitova!
Atdheut, Skëndërbeut,
Nënës, hënës...
Në shkollë i këndova!
24.08.1971
@ Agim METBALA
![]()
MË PUTH NESËR BABI
- Babi, më jep një Euro e të blej një shnallë?
- Jo zogëza e babit, babi ende s’ka marrë rrogë!
- Babi, atëherë më jep gjysmë euro e të blej një byrek!
- Nesër t’jep babi shpirt!
- Po ti më thua se më do!?
- Po, të dua shumë shpirt! Eja të të puthi!
- Babi!...
- Urdhëro pëllumbeshë!
- Asi, puthëm nesër babi!
Babit iu qeshë fytyra, nxorri portofolin dhe Arnesës i dha një euro.
@ Agim METBALA
Ilustrimi i Demush R. AVDIMETAJ
![]()
ERDHE NË JETË SI PRINCESHË
(Akrostik mbesës Edea)
Erdhe në jetë si princeshë
Dritë e lumturi na solle
Erdhe dimrit me plot acar
Ardhmëria jonë e ngrohtë
Metaforë e jetës sonë u bëre
Edhe pse akoma s'i hape syçkat
Të gjitha zemrat na i pushtove
Buzëgazi ytë aguliçe e njomë
Aroma jote na dehu këndshëm
Lulëbora jonë e bardhë
Afresku jonë e papërshkruar...
21.01.2016
@ Agim METBALA
![]()
Sot mbesa ime Medina ka ditëlindje e me po të njëjtën ditë, vdiq nëna ime e pavdekshme...malli e dhimbja bashkuar në një vend...
Mbesa ime e dashur, urime, shumë urime, gjyshi të dëshiron rritje të lumtur me prindër, fat në jetë e jetëgjatësi...
Gjyshi të puthë nga larg...
Në të njejtën kohë, mbesa ime sot më përkujtoi se e kam përvjetorin e nënës, do e kujtoj me mall e dashuri, derisa të përpiqemi në botën e përtejme...
MALLI I GJYSHIT
Medina e vogël, jeton në Gjermani,
Gjyshi nuk e përcjell rritën e saj;
Ajo nga larg e gëzon me dashuri -
I buzëqeshë ëmbël në celular!
Edhe pse akoma s'di asnjë fjalë,
Gjyshi me ajfon orë të tëra i flet;
Ajo i bënë lëvizje të ndryshme me mall -
E fytyra i bëhet si hëna pesëmbëdhjetë!
Kështu përditë gjyshi çmallet,
Me mbesën që e ka princeshë;
E pret verën me ditë të nxehtë -
Ta marrë në grykë atë hyjneshë!
20.06.2014
@ Agim METBALA
![]()
FËMIJËS QË MËSON
Bukurinë e vet,
Ylberi i shkruar;
Fëmijës që mëson -
Ia ka dhuruar!
Krenarinë e vet,
I bukuri mal;
Fëmijës që mëson -
Ia ka fal!
Dlirësinë e vet,
Përroi i dlirë;
Fëmijës që mëson -
Ia fali me dëshirë!
Njëmësinë e vet,
Zambaku i praruar,
Fëmijës që mëson -
Ia ka dhuruar!
14.03.1971
P.Sjo vjershë është botuar në !Rindja për fëmijë"...
![]()
- Ilaçi më i mirë për shërimin e gjyshit/es, janë miklimat dhe puthjet e mbesave dhe nipave!
@ Agim METBALA
- Fëmija është kozmos në vete, që shkrimtari për fëmijë, vazhdimisht duhet ta eksploroj!
@ Agim METBALA
- Kopertina është fytyra e librit!
@ Agim METBALA
DËSHIROJ TË SHETIS
Dëshiroj të shetisi,
Në livadhin e vlertë;
Që aty t'i sodis -
Fluturat krahëlehtë!
Dëshiroj të shetisi,
Në kopshtin e argjent;
Që aty t'i sodisi -
Bletat... me rend!
Dëshiroj të shetisi,
Në malin e art;
Që aty t'i sodisi -
Lisat... e lart!
Dëshiroj të sheztisi,
Nëpër lëndina;
Që aty t'i sodisi -
Vjollca e trëndalina!
17.06.1971
@ Agim METBALA
Krijoni Kontakt