ÇKA THANË
- La, la, la-a-a-a,
Lulja në livadh,
Jam e gëzuar tha -
Dhe këndoi me mall:
- Sot n'kurorën time,
Me gëzim të madh;
Bleta.. n'dëfrime -
Ka thith nektar!
- Fi, fi, fi-i-i-i,
Era fishkëlloi
E tha me ëmbëlsi -
Kam diç t'ju tregoj:
- Sot mbi krahët e mi,
Kanë shetit bletat e retë;
Nëpër qiell me dëshirë
E me shumë shend!
- Ciu, ciu, ci-i-i-i,
Cimcimoi zogu,
Tha me shumë dashuri -
Aty mu te shtogu:
- Sot të dashur fëmijë,
Me këngën e fy'llit;
Unë i kam gëzuar -
Tërë banorët e pyllit!
03.04.1972
@ Agim METBALA
Krijoni Kontakt