- Çdo faj që bënë fëmija, bënë nga loja e jo nga mëria!
@ Agim METBALA
- Çdo faj që bënë fëmija, bënë nga loja e jo nga mëria!
@ Agim METBALA
-Zana- (11-09-2014)
PSE SOT?
Pse sot nuk rrezoi dielli?
Pse sot kanë qajtur retë?
Pse sot u mërrol i tërë qielli?
Pse sot s'vallëzuan fluturat e nlertë?
Pse, pse sot të dashur fëmijë?
- Sepse një vogëlush në zabel -
Me llastik kishte vrarë një harabel!
15.07.1972
@ Agim METBALA
Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 12-08-2014 më 06:56
-Zana- (11-09-2014)
AFORIZMAT PËR FËMIJË
- Fëmijët dhe fidanet janë shumë të ngjajshëm – kërkojnë përkujdesje ekstreme që më vonë të japin fruta!
- Fëmijët meritojnë dashuri të madhe, mbase jeta jonë pa ta, do të ishte ferr i vërtetë!
- Fëmijët janë frymëmarrja e njerëzimit!
- Mos luani me fëmijët, pa ta, bota do t’përmbysej fund e krye!
- Nëse dëshiron të çmallesh me bisedë të sinqertë – atëherë shko në çerdhen e fëmijëve!
- Fëmija është vet poezia, është këngë, është sonfonia!
- Fëmija është kozmos në vete, që shkrimtari për fëmijë, vazhdimisht duhet ta eksploroj!
- Të rriturit po të kishin vetëm një troh sinqeritetin dhe dashurinë e fëmijëve, bota do të kishte krejtësisht pamjen tjetër!
- Në këtë botë, plotësisht i besoj vetëm Zotit dhe fëmijës!
@ Agim METBALA
-Zana- (11-09-2014)
SI LIND KËNGA
Kënga lind lehtë, lehtë:
- Kur ti volush vrapon,
Kur era fishkëllon,
Kur zambaku kundërmon,
Kur flutura hell valle,
Kur gushkuqi këndon me t'madhe,
Kur valët vallëzojnë n'liqe,
Kur hëna me hare buzëqesh,
Kur nëna ngroht përkëdhel,
Kur ketri n'deg kërcen,
Kur këndezi buris i bie me shend...
Atëherë lind kënga lehtë!
09.04.1972
@ Agim METBALA
-Zana- (11-09-2014)
NË ÇKA SHNDËRROHEN
Kur fëmijët mësojnë -
Shndërrohen në ylbera,
Kur fëmijët qeshin -
Shndërrohen në sheqera,
Kur fëmijët punojnë -
Shndërrohen në blerim,
Kur fëmijët lozin -
Shndërrohen në gëzim...
04.04.1092
@ Agim METBALA
-Zana- (11-09-2014)
NË BALLIN E FËMIJËS
Në ballin e fëmijës -
Gëzimi prore buron,
Në ballin e fëmijës -
Hareja mbretëron,
Në ballin e fëmijës -
Gufon bukuria,
Në ballin e fëmijës -
Fle përherë lumturia...
02.04.1971
@ Agim METBALA
-Zana- (11-09-2014)
Shume te bukura, te prsh![]()
-Zana- (13-09-2014)
- Në këtë botë, plotësisht i besoj Zotit dhe fëmijës!
@ Agim METBALA
- Sa më shumë po moshohem, aq më shumë po i kthehem fëmijëve, mbase vetëm ata dhurojnë dashuri të sinqert!
@ Agim METBALA
Krijoni Kontakt