Close
Faqja 7 prej 54 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 539
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Ë N D R R A

    Oh, sa dëneste çanta e Albit, tok me fletoret dhe librat. Kishin për t’iu dhembsur secilit. Ato duke dënesur, i dëgjoi princesha e ëndërrave, dhe së pari e pyeti çantën:
    - Ç’ke, moj mike, pse dënesë ashtu me të madhe?
    - Si mos të dënes? Shih sa e bukur jam! Por, ç’vlerë ka bukuria ime, kur kam rënë në duar të një vogëlushi i cili fare nuk kujdeset për mua? Ai më hudhë kudo, mu si një top...
    Pastaj princesha e ëndërrave i pyeti fletoret:
    - Po ju fletoret, pse dënesni?
    - Si t’ju themi, ky vogëlush Albi, me ne sillet shumë keq. Për çfarëdo që i nevojitet, ai i gris fletat tona ... pastaj shih si na ka njollosur dhe përlyer! - e lotët sërish u rrokullisën faqeve të fletoreve.
    Në fund, princesha e ëndërrave i pyeti edhe librat:
    - Po juve librave ç’ju gjeti të dënesni?
    - Eh, eh... Shihni si na i ka bërë fletët tona. Të gjitha fotografitë na i ka prerë, të gjitha tekstet i ka masakruar! – ia kthyen librat.
    - Vërtet paskeni arsye të dënesni! – u tha princesha e ëndërrave, - por ta dini se unë këtë punë kam për ta rregulluar! – dhe treti rrëmbimthi.
    Së shpejti erdhi mbrëmja.
    Albi kishte rënë për të fjetur.
    Duke menduar për lojërat e reja, gjumi e zuri me të shpejtë.
    Princesha e ëndërrave iu afrua lehtë dhe ia dhuroi një ëndërr.
    Albi ëndërronte çantën e vet, fletoret dhe librat.
    Së pari u ngrit çanta e Albit, dhe i tha një vogëlushit të panjohur:
    - Hej vogëlush, a më merr mua me vete, mbase ky Albi me mua luan si me top!
    - Po të marr me gjithë dëshirë! – ia ktheu çantës vogëlushi i panjohur.
    Dhe, çanta u nis nga vogëlushi i panjohur.
    - Çanta është imja, çanta është imja! Ç’më përzihesh tash ti? – i bërtiti Albi vogëlushit të panjohur.
    - Hej vogëlush, na merr edhe neve? – i thanë edhe fletoret e Albit.
    - Po, me gjithë dëshirë! – iu gjegj fletoreve vogëlushi i panjohur.
    Edhe fletoret u nisën drejt vogëlushit të panjohur.
    - Fletoret janë të miat, fletoret janë të miat! Ç’përzihesh ti tash me fletoret e mia? – i bërtiti Albi vogëlushit të panjohur.
    - Hej vogëlush, do të na marrish edhe neve? – i thanë librat vogëlushit të panjohur.
    - Po, me gjithë dëshirë! A dini sa i dua unë librat! – ia ktheu vogëlushi i panjohur, librave të Albit.
    Albi rrokullisej me siklet në shtrat.
    Atë e thirri e ëma, dhe e zgjoi nga gjumi:
    - Çfarë ke biri i nënës?
    - Nënë, nënë! Ku është çanta ime? Ku janë fletoret e mia? Ku ikën librat e mi? Ku vajti ai vogëlushi, nënë?
    Nëna buzëqeshi duke ia fshirë djersën e ftohtë nga balli.
    - Këtu, këtu i ke biri im!
    - Jo nënë, çanta ime, fletoret dhe librat, ikën me një vogëlush të panjohur! – pastaj Albi i tregoi fill e për pe nënës...
    Nëna e Albit qeshi sërish, duke e puthur në të dyja faqet, e gëzuar i tha:
    - Ke ëndërruar, biri i mamit!
    - Oh, nënë! Të betohem, se nga dita e sotme, do të kujdesem si për sytë e ballit edhe për çantën, edhe për fletoret, edhe për librat e mi!
    Nëna e kënaqur, ia përkëdheli flokët e mëndafshtë.
    Kështu princesha e ëndërrave i shpëtoi çantën, fletoret dhe librat e Albit...

    1985

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    BABI IM QUHET BABI

    Albi rrinte para portës së shtëpisë, dhe me një thupër i mëshonte asfaltit pa ndërprerë.
    - Hej ti voglush, si e ke emrin?
    - Unë?
    - Po, po, ti syrrush!
    - Albi!
    - E gëzofsh! Po, i kujt je ti!
    - I babit!
    - I babit?! Po, si quhet babi yt?
    - Babi im quhet... quhet - babi! – iu gjegj Albi.
    Albi vazhdoi t’i binte asfaltit me thupër.
    Kalimtari i panjohur qeshi. Në ballin e tij sikur lindi një ylber. Albi, e kishte kthyer në kohën e fëmijërisë...

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    FAJIN E KA XHEPI


    Nëna e dërgoi Albin për të bëerë në vetëshërbim.
    Albi sa çel e mbyll sytë, arriti në vetëshërbim.
    e futi dorën në xhep, dy gishtat e vegjël, sharuan në xhepin e shqyer. Iu dridh zenra si lepurit.
    U kthye në shtëpi. Edhe babi ishte kthyer nga puna.
    - Albi, pse nuk bleve bukë? - e pyeti e ëma.
    - Mami, fajin e ka xhepi i cili më ishte shqyer.
    As nëna, as babi Albin nuk e qortuan.
    E ëma mori felteren për të bërë petulla.
    Në fytyrën e Albit, u duk ylberi me shumë ngjyra...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 19-05-2008 më 13:30

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    QERSHORI


    Qershitë i kanë lyer buzët me karminë,
    Bariu n’Pashtrik... ia thotë këngës idilike;
    Bilbili me prim, korit për bukuri i prin –
    E reja vizaton harta gjeografike!

    Ditarët e qëndisur me plot pesa...
    Prindërve sa bukur u buzëqeshë fytyra;
    Bujku lëron, dhe krijon shpresa –
    Ylberi mbi Sharr bën qinda piktura!

    Yllkat dhe fatosat, shkollës i thonë lamtumirë,
    Deti... me rërë dhe diell të nxehtë i pret;
    Ndonjë vjershë, do ta shkruajnë me dëshirë –
    Në shtator do kthehen sërish . Shëndet!

    1987

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    KUR I BIE ERA HARFËS


    Kur i bie era harfës me nxitim:
    - Lulet hedhin valle plot gëzim,
    Vala me valën përqafohet,
    Reja me renë argëtohet,
    Pluhuri ngritet n’qiell e luan me fat,
    Ndonjë kapelë vogëlushi fluturon lart,
    Nga gëzimi, lëvizin dritaret,
    Gjethet këndojnë, këngë korale...
    Kur i bie era harfës me të madhe!

    1972

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    XHAMPERI I KUQ


    - Mami, o mami!
    - Urdhëro shpirt!
    - Më ke premtuar që moti se do të më blesh një xhëmper.
    - Po shpirt, të kam premtuar dhe që sot do shkojmë së bashku e të ta blejë.
    - Mami e Albi u nisën për në butik.
    Rrugës vogëlushi kërcente si edhi nga gëzimi.
    - Mami!
    - Urdhëro pëllumbi i mamit!
    - Xhëmperin e dua me ngjyrë të kuqe!
    - Jo shpirt i mamit.Merr një ngjyrë kafe apo blu!
    - Jo mami, jo! Dua të kuqin!
    - Ama shpirt, nuk të përshtatet ngjyra e kuqe!
    - Jo mami, dua të kuqen! – këmbëngul Albi.
    - Ama shpirt, ngjyra e kuqe është për vajza, do të marrim një ngjyrë kafe ose blu! – ia kthen mami paksa duke ngritur zërin.
    - Dua me ngjyrë të kuqe mami! – ia kthen Albi taman si duke e lutur.
    - Nuk bënë, kupton? Dhe, mos u bë i mbrapsht! – ia kthen e ëma paksa e nervozuar.
    - Mami, o mami!Edhe Vjosa shoqe ime e klasës ka xhëmper me ngjyrë të kuqe! – ia kthenë Albi duke e ulur kokën.
    Mami vuri buzën në gaz. Hyrën në butik, dhe Albit ia bleu xhëmperin me ngjyrë të kuqe.
    O, ta kishit parë vetëm Albin si e kaploi hareja.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    SHQIPËRIA E BUKUR SI NË PËRRALLË

    “Shqipëri o vënd i bukur...”
    Naimi mirë të emërtoi,
    Me pejsazhe si n’pikturë –
    Natyra nënë që t’i dhuroi.

    Nga veriu e deri n’jug,
    Bukuri të papërshkruar;
    Male t’larta me pisha e bung...
    Fusha, lumenjë e liqenjë t’praruar.

    Me detin e hapur e plazha për bukuri,
    Që munden vetëm të imagjinohen;
    Me shetitore plot magji –
    Që munden vetëm të dëshirohen.

    Në çdo vend monumente –
    Nga ilirët të fortifikuar,
    Me tradita në bazamente –
    Brez pas brezi kulturë të trasheguar.

    I përzënë nga Kosova, me mallin n’qepallë,
    Shetitja anë e këndë i magjepsur fare;
    Shqipëria e bukur si në përrallë –
    Zemrën e lënduar ma shëroi me të madhe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 31-05-2008 më 08:48

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    HARTIMI ME SHKRIM

    N’klasën time,
    Hartim me shkrim;
    Qetësia pushton hapësirën
    Sa ndiet miza n’fluturim.

    Me dashuri i mbyllëm,
    Fletorët e hartimit;
    Në fytyrë na q’faqet -
    Ndjenja e ngadhënjimit

    Arsimtarja e kënaqur,
    Gëzimin se fsheh dot;
    Qëndisi fletrorët e hartimit-
    Me pesa plotë.

    2002.

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    PUSHIMET VERORE

    Gëzimi ishte i madh,
    Në shtepinë time;
    Me vëllain babin e mamin -
    Vajtëm n’Durrës për pushime.

    U vendosëm te Shkembi i Kavajës,
    Në një lagje piktoreske;
    Shtëpi të rregulluar fare –
    E familje shumë modeste.

    Aty njoftuam shokë e shoqe,
    Nga e gjithë Shqipëria;
    Andën fare topolake –
    E Kristin sytë shkëndia.

    Pastaj Sarën e lazdëruar,
    Sidorelën e shkathtë;
    Mondin e edukuar –
    E Rezartin fytyrëmjalt.

    Bufin trashalluk
    Që kërcente si delfini;
    Elgën e vogël fare –
    Që në sy i flente defrimi.

    Ergin plot energji
    Për të loja skish kufi;
    Gjoin bukuroshe –
    Që donte çdo njejri...

    Plazhi më mallëngjeu,
    Me bukuri të papërshkruar;
    Deti ngrihej dallgë-dallgë –
    Syri s’kishte kohë për të pushuar.

    Me vëllain, babin e mamin
    Në Durrsin e bukur antik;
    Gjatë pushimeve verore –
    U kënaqa or mik.

    2003.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 31-05-2008 më 08:50

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    BABI, MA BLEJ NJË XHAKETË

    - Babi, ma blej një çantë,
    Kjo është më e vjetër!
    - Është kohë e “ thatë “ –
    Ta blej një ditë tjetër!


    - Babi, dua kurse t’vijoj,
    Në një gjuhë a kompjuter!
    - 100 DM ku t’ i fitoj?
    Mëso ti librin me zell!


    - Babi, ma blej një xhaketë,
    Kjo fare është vjetruar!
    - Çka e vjetra medet?
    Ti vërtetë je lazdruar!


    - Babi, dua biçikletë,
    Edhe rroushllet i dua!
    - Rrogat s’na i rrisin shpejt,
    S’ti plotësoj dëshirat tua!


    - Dëgjo babi ç’të them
    Do të shkruaj n’gazetë!
    - Për ty bir zemra më dhemb,
    Ja, po shkruaj vet!

Faqja 7 prej 54 FillimFillim ... 5678917 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •