Close
Faqja 9 prej 54 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 539
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    MAMI, MIZA MË THERI ME GJILPËRËN

    Albi hante kokrrat e ëmbla të kalaveshit të bardhë të rrushit, derisa mami përgatiste drekën. Papritmas bërtiti dhe zuri të qajë me të madhe:
    - Kuku, mami!
    Mëma, e frikësuar, u kthye me nxitim nga Albi:
    - Çfarë të ndodhi, biri i mamit?
    - Mami, mami! – belbëzonte Albi. – Ajo, miza më theri me gjilpërë! – i tha duke ia treguar atë me gishtin tregues.
    Mami vërejti bletën duke fluturuar. Me të shpejtë nxori nga frigoriferi një copë akull dhe ia fërkoi Albit vendin në dorë, ku e kishte ngrënë bleta.
    Albit dhimbja iu tret në sarajin e vet...

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    MËSUESIT TIM


    Ishe mësuesi im i parë,
    Dielli i agimit me rreze t’artë;
    Me buzëqeshjen mbi çepallë -
    E nga zemra fjalë të zjarrtë.


    Gëzimin e ndaje me secilin fëmijë,
    Dhembjen e merrje veç për vete;
    Këshilla dhurove me dashuri -
    Me sjellje pedagogjike e adete.


    Fjalori ytë kishte veç të mira fjalë,
    Pa asnë thënje me zhargon;
    Mirësjellja jote e pa parë -
    Si princ i rallë në ne marshon.


    Me brushën tënde magjike,
    Përqafoje qiltërsinë e qiellit;
    Me nyansat tua idilike -
    Zbrite në pëllëmbë bukurinë e ylberit.


    U bëmë burra, të gjithë ne kalamajë,
    Ti nën kala, n’pleqëri ende pikturon;
    Që t’ patëm mësues, ndjehemi krenarë -
    E t’marrim shembull në jetën tonë!

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    N’KOSOVËN E LIRË,
    KËNGA E PAQËS BUÇET

    Na ndoqi barbari egërsisht -
    Si s’mban ndërmend historia,
    Kosovën ta pastroj etnikisht –
    Planin që e bëri Akademia!

    Përdori metoda më monstruoze
    Nga segregacioni e helmime masive…
    Dogji shtëpi, çdokund erë bloze –
    Bëri vrasje në mënyrë më primitive!

    Deportoi me qindra e mija veta –
    Përtej Bjeshkëve të Nemura barbarisht;
    Që në Kosovës shqip të perfundoj jeta –
    Dh t’përhapë sllavizmin lirisht!

    Në fole të shqipeve - vendin e bekuar,
    Me dashuri dhe pa fare panikë;
    Na pritën në mënyrë të pa përshkruar –
    Siç pret vëllai vëllaun në rrezik!

    Kanë thënë pleqtë që moti,
    Kështu ka vërtetuar edhe historia;
    Se çdo herë s’fiton i forti -
    E përherë fiton drejtësia!

    Tani n’Kosovën e çliruar,
    Kënga e paqës fuqishëm buqet;
    Po kyçet Kosova në Europën e bashkuar –
    Duke trasuar ardhmërinë e vet!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 05-07-2008 më 13:12

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Agim METBALA

    PROBLEMI I ARDIT

    Babai shtypte me makinë një rrëfejzë.
    E ëma përgatiste mëngjesin.
    Ardi shkruante detyrat e shtëpisë.
    - Babi, o babi!
    - Urdhëro pëllumbi i babit!
    - Ti babi patjetër duhet të vish në shkollë te mësuesja ime!
    - Përse pëllumbi i babit, mos ke bërë sërish ndonjë problem?
    - Jo babi jo, por...
    - Çfarë por?...
    - Mësuesja babi më ka ndëruar bankën dhe unë tani nuk rri me Therandën por me Artën!
    - Ani pëllumb, çfarë të keqe ka nëse tani rri në bankë me Artën e jo me Therandën?
    Ardi kroi një herë kokën dhe pastaj leht ia ktheu babait:
    - Asi babi, banka ime dhe e Therandës ishte e pastër, ndërsa kjo tani që rri me Artën, është fare e zhlyer! Ja, për këtë e pata dhe jo për diç tjetër! – dhe u skuq në fytyrë
    Pas pak, babai e muarr fletoren e Ardit. Në faqen e fundit të fletores, vërrejti se Ardi kishte vizatuar një zemër të madhe, atë e kishte ngjyrosur me ngjyrë të kuqe, ndërsa në mes kishte shkruar dy shkronja të mëdha “A” dhe “TH”.
    Më pastaj babai i premtoi Ardit, se do të shkojë në shkollë, për të biseduar me mësuesen, në mënyrë që ai sërish të ulet në bankë me Therandën.
    Në fytyrën e Ardit u duk hareja.
    Ai vazhdoi t’i shkruaj detyrat e shtëpisë

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    SHQIPTARI EC VERTIKALISHT

    Edhe pse ne fëmijë të vegjël shumë;
    Pam të këqijat sa një lumë:
    Pam si vritet plaku
    Pa asnjë faj te pragu,
    Pam si vritet plaka
    Vetëm pse lindi fëmijë si flaka,
    Pam si vritet nëna e Anadrinisë...
    Vetëm pse përcolli dasmorin e lirisë,
    Pam si vritet invalidi n’karrocë
    Për t’na vënë frikën deri në palcë,
    Pam si vritet edhe fëmija
    Për t’marrë n’fund n’Kosovë ardhmëria...

    Edhe pse ne fëmijë të vegjël shumë,
    Pam të këqijat sa një lumë:
    Pam si digjen të gjallë qinda veta
    Për t’marrë fund n’Kosovë jeta,
    Pam si digjen me mija shtëpia
    Për t’u zhgënjyer nga atdhedashuria,
    Pam si digjen shkolla e fakulttete
    Për të mbet analfabet e analfabete,
    Pam si digjen tempujë anëembanë
    Për të treguar se jemi paganë,
    Pam si digjen kullat me frengji
    Për t’na lënë pa histori...

    Por, hijenat e mashtruan shumë,
    Ne do t’rritemi sa një lumë,
    E në Kosovën e lirë
    Do i tregojmë Botës me dëshirë:
    Se sa dijmë plakun ta nderojmë,
    Se sa dijmë plakën ta çmojmë,
    Se sa dijmë nënën ta gëzojmë,
    Se sa dijmë vendin ta lulëzojmë
    Se sa dijmë fëmijën ta edukojmë,
    Se sa dijmë shtëpitë të ndërtojmë,
    Se sa dijmë fakultete të përurojmë,
    Se sa dijm tempujë t’i madhërojmë,
    Se sa dijmë kullat t’i shënojmë...

    Ne fëmijë edhe pse të vegjël shumë
    Edhe pse pam të këqijat sa një lumë,
    Do ti rritemi shpejt sa një det,
    E botës do t’i tregojmë një të vërtetë,
    Do t’i themi thjesht e lirisht:
    -Shqiptari ec VERTIKALISHT!

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ZOTI E BEKOFTË MËSUESEN

    Albi i vogël, përgatitej të shkonte në shkollë. Me kujdes i fuste në çantë fletoret, lapsin, gomën dhe makinën për mprehjen e lapsave.
    Babi e pyeti lehtë:
    - Kush të mëson, Albi?
    - Më mëson mësuesja! – ia ktheu me të shpejtë Albi. Pastaj po të njëjtën pyetje i parashtroi edhe ai të jatit:
    - Po ty babi, kush të mësoi?
    - Edhe mua më mësoi mësuesja!
    - Babi, babi!
    - Urdhëro, pëllumbi i babait! - iu gjeg i babi.
    - Po,mësuesen, babi, kush e mësoi?
    Babi për një kohë mbeti pa përgjigje. Me të shpejtë ia ktheu Albi i vogël:
    - Unë di, unë di, babi!
    - Kush e mësoi, mësuesen?
    - Zoti, babi, Zoti!
    Babi qeshi plot kënaqësi e ia ktheu Albit:
    - Zoti e bekoftë mësuesen!

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ALBI DHE HIJA E TIJ

    Era kishte tretur në sarajin e blertë. Gjethet e mollëve në kopsht i kishte zënë një gjumë i thellë. Edhe Laroshi e kishte gjetur hijen e mirë dhe as bishtin nuk e lëvizte.
    Të gjithë pushonin, pos Albit, i cili ngarendte nëpër oborr poshtë e lart, si i tërbuar me fytyrën e skuiqur si një domate. Herë ulej e herë ngritej. Herë kërcente me të dyja duart mbi barin e gjelbërt në kopsht, e herë vraponte si xhita...
    - Ç’bën kështu, pëllumbi i gjyshit?
    - Përpiqem ta zë Albin tjetër, i cili më ik gjithnjë për një hap!
    - Cili na qenka ai Albi tjetër?
    - Ja, këtë Albin do ta zë, gjysh! – me gishtin e tij të vockël, tregoi mbi barin e gjelbërt.
    Gjyshi pa hijen e Albit mbi bar. Buzëqeshi dhe me mendime u kthye në kohën kur ishte i vogël si Albi.
    Albi filloi sërish të vraponte pas hijes derisa ajo u kthye në anën e kundërt...

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    KUR DO TË RRITEM UNË...


    Kur mami shkon në treg,
    Ndoshta kthehet n’ëmbëltore;
    Kot së koti e lus unë –
    Ajo s’më merr dot për dore...

    Babi kur niset në punë,
    Me punëtorë dhe punëtore;
    Kot e përqafoi me afsh unë –
    As ai s’më mori për dore...

    N’mëngjes, n’ora shtatë,
    Vëllai im me shokë shkolle;
    Niset me ëndje për në mësim
    As ai s’më mori për dore...

    E motra ime shkoi n’ekskursion,
    Pranë një përmendore;
    Kot e luta butas unë –
    As ajo s’më mori për dore...

    Një ditë kur ishin tok,
    U thashë të gjithëve prore;
    - Më dëgjoni, kur të rritem –
    As unë s’ju marr për dore!

    1985

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Këtë vjershë e kam shkuar në moshën time të adoleshencës - kur i kisha vetëm 19 vjet, edhe sot kur unë u zbardha, kur i mbusha 55 vjet, më duket se këtë vjershë e shkrova sot, meqenëse atëherë nuk kam gabuar kur kam shkruar ashtu, edhe në këtë moshë, mendoj njësoj.

    I përshëndesë të gjithë fëmijët shqiptarë kado që janë, duke iu dëshiruar fëmijërinë e lumtur e nesër kur të bëhen premierë... ta kujtojnë këtë vjershë të mikut të tyre i cili kur nuk do të ndahet nga jeta, loja, gëzimi... i fëmijëve.


    SIKUR FËMIJËT T’ISHIN PREMIERË...


    Sikur fëmijët t’ishin premierë,
    Burrështetesh apo kryetarë;
    Këtë botë me kaq vlerë –
    Do ta kthenin për të mbarë!

    Nuk do t’kishte shumë parti,
    Nuk do t’kishte luftë askund;
    Nuk do t’kishte as kufi –
    S’do t’përjetonim gjithë këtë mund!

    S’do të kishte askund uri,
    Nuk do të kishte fare terror;
    Nuk do të mbeteshin nëna pa fëmijë –
    Dhe as të vrarë aq dëshmorë!

    Sikur fëmijët t’ishin premierë,
    Burrështetesh apo kryetarë;
    Loja dhe kënga do t’jehonte për nder –
    Botën do ta kishin sjellë mbarë!

    1972

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    DETI NË SHTËPI

    Gjyshja e dajës nga fshati, erdhi në qytet te Albi. Albi u gëzua pa masë, sepse gjyshja i rrëfente përralla të bukura.
    - Gjyshe, gjyshe! A të ka treguar mami?
    - Jo, asgjë nuk më tha!
    - Ne e kemi detin në shtëpi!
    Gjyshja lëkundi kokën herë majtas, herë djathtas.
    - Eja, eja ta shophish, gjyshe. Është në dhomën e punës!
    Të kapur për dore, Albi e gjyshja shkuan në dhomën e punës.
    - Ja, shikoje detin, gjyshe! Shikoi këta shkëmbinj, shikoi si notojnë peshqit!... – fliste Albi i gëzuar.
    Gjyshja, duke shikuar akuariumin që ia kishte sjellë Albit babi nga Tirana, e mori atë në përqafim...

Faqja 9 prej 54 FillimFillim ... 789101119 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •