Close
Faqja 5 prej 54 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 539
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    K U R


    Kur ylberi me laps të blertë,
    Vizatohet mbi qytet;
    Poeti i hap duart e qiellit -
    Thur vargje për shpirt t’vet!

    Kur heret mbi lulet në mëngjes,
    Lëshohet ngadalë nga një pikë vesë;
    Poeti me kureshtje i shikon -
    Vargje nga zemra u dhuron!

    Kur ëmbël cimcimon zogu,
    Në A-dur dhe C-dur... te shtogu;
    Poeti e dëgjon me dashuri -
    Dhe thur vargje për liri!

    Kur fatosat n’klasë të parë,
    Mësojnë shkronjat me mall;
    Poeti gëzohet si kurrë në jetë -
    Dhe një varg ua dhuron shpejt!

    Kur yllkat me të bukurat kordele,
    Nënave si përherë u ndihmojnë;
    Poetin të tërin hareja e kaplon –
    Vargje atyre ua dhuron!

    Kështë të pastra si loti,
    Lindin vargje varg e vi;
    Poeti pastaj i lidh mes vete -
    U jep kuptim e dashuri!

    1985

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    P I K T O R I T


    Piktori shumë lehtë,
    Retë nga qielli i zbret;
    Diellin sa butë -
    Në letrën e bardhë e fut,
    Me dorën e vet t’blertë -
    Yjet i përgëdhel me rend,
    N’kënd e vë hënën bukuroshe -
    Pikturën t’ia ndriçojë qoshe më qoshe,
    Sharrin e zbret në atelie,
    Drini në dhomë, çfarë bukurie,
    Brezovicën në mur e shtrin,
    Agimi sa bukur i gëdhin,
    Muzgu i fle n’shuplakë,
    Me terrin e natës bisedon pak...

    Piktori ka edhe shumë bukuri –
    Në dorën e tij plot mjeshtëri!

    2002

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    VASHËS KOSOVARE


    Të rrahu koha me erërat e veta,
    Porsi valët shkëmbin e Drinit;
    Të molisën adetet e vjetra –
    N’jetë me shpresë të ngadhënjimit!

    Kështu ishe në kohën e kaluar,
    Tash krah për krah me djalë;
    N’arë me traktor duke lëruar...
    N’fakultet studion me mall!

    N’uzinë, më e mira kryepunëtore,
    Me makinë, normën tejkalon;
    Në skenë shndrit si meteore –
    Si bilibili n’shkollë ligjëron!

    1987

  4. #44
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    ATË NATË E PAU SKËNDERBEUN N’ËNDËRR




    Albi i vogël, mori abetaren e së motrës. Në faqen e parë pa fotografinë e Skënderbeut. Menjëherë e njohu, sepse e kishte parë disa herë në televizor.
    - Mami, mami!
    - Urdhëro Albi!
    - A ka ngrënë bukë Skënderbeu?
    - Po si jo, sikur ti Albi!
    - A ka fjetur Skënderbeu, mami?
    - Shumë më pak se ti, Albi!
    - Po fëmijë, a ka pasur Skënderbeu?
    - Po, si unë ty!
    - I ka dashur ai fëmijët, mami?
    - I ka dashur, bile i ka dashur shumë!
    Edhe shumë pyetje të tjera, Albi i vogël i bëri së ëmës për Skënderbeun, derisa nuk e mori gjumi i parë.
    Atë natë Albi e kishte parë Skënderbeun në ëndërr.

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agfim METBALA

    FAJIN E KA MAMI

    - Albi!
    - Urdhëro, babi!
    - Ma sill verën dhe një gotë!
    - Ku është, babi?
    - Në kuzhinë mbi tavolinë, biri i babit!
    - Ja menjëherë babi! – ia ktheu Albi dhe si vetëtima iku në kuzhinë. U kthye sa çel e mbyll sytë.
    - Ja babi, urdhëro!
    Babi i Albit e mbushi gotën dhe e zbrazi me fund. Sakaq u ngrys mu sikur Pashtriku ditëve të janarit dhe, duke e tundur kokën, tha:
    - Çfarë bëre, Albi?
    - Çfarë, babi?
    - Më solle uthull në vend të verës!
    - Jo babi, por verën! Ti vetë më the se vera është mbi tavolinën në kuzhinë!
    Mami qeshi.
    - Babi, fajin e ka mami. Ja shiko si qesh!
    - Po, po. Fajin e kam unë që ua ndërrova vendet shisheve.
    Babi pohoi me kokë, ndërsa Albi edhe një herë u nis në kuzhinë për t’ia sjellë babit verën...

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    CLOSE /MBYLLE/
    Albioni i vogël, është vërtetë fë- mijë i gjallë.Ka dëshirë të dijë për çdo send e për këtë babit vazh-dimisht i pa- rashtron pyetje.Babi kur nuk donë më tej të vazhdojë bi-sedën me Albionin, ia kthenë shkurt:
    -Mbylle Albion!
    Albioni i vogël kuptohet merr librin ose fletoren dhe i kryen de-tyrat e shtëpisë e ai pasi drekoi, shkoi.
    Ditën tjetër babai sapo ishte kthyer nga puna.Mami ia shtroi drekën në dhomën e punës për të bërë kori-gjimin e tregimit të shkruar në kompjuter.E hapi “File”, /dritaren/ e kompjuterit, por tregimi më nuk ishte në atë dritare.
    E pyeti të shoqen se mos e ka nguc kush kompjuterin, ajo i rrudhi krahët.E pyeti edhe Albionin e vo-gël, e ai u gjegj në të qeshur:
    -Po babi, unë e lexova tregimin tënd të shkruar në kom-pjuter, e m’ u duk disi i mërzit-shëm, e unë i thashë kompjuterit “Close”, /mbylle/, e ai ku-ptohet i dëgjueshëm sikur unë, kur ti më thua babi – mbylle, e mbylli tregi- min tënd.
    Babai ia plasi gazit.Qeshi edhe e ëma.Në të vërtetë qeshën të tre.
    Prej asaj dite, babi më kurrë nuk i tha Albionit mbylle kur ai pa-rashtronte pyetjet e në vend të atij tregimi, babai shkroi këtë rrëfejzë.

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    MË PUTH NESËR BABI

    - Babi, më jep një markë e të blejë një shnallë?
    - Jo zogëza e babit, babi ende s’ ka marrë rrogë!
    - Babi, atëherë më jep gjys marke e të blejë një burek!
    - Nesër t’ jep babi shpirt!
    - Po ti më thua se më do!?
    - Po, të dua shumë shpirt! Eja të të puthi!
    - Babi!...
    - Urdhëro pëllumbeshë!
    - Asi, puthëm nesër babi!
    Babit iu qeshë fytyra, nxori portofolin dhe Arnesës i dha një markë .

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBAALA

    KRUSHA E MADHE PO RILIND


    Krusha e bukur fshat – qytet,
    Me shumë kate, pallate kishte;
    Kopshte t’punuara si në përralla të blertë -
    Vërtetë dukeshin si një lulishte!

    Ambulanca dhe shkolla n’zemër t’fshatit,
    Dyqane të mbushura ushqime përplot;
    Blegërimat e qengjave... të joshnin shpatit -
    Hovin e zhvillimit s’e ndalte kush dot!

    Pleqtë me ëndje nëpër oda pleqëronin,
    Në Krushë lindnin fëmijë mu si petrita;
    Intelektualë nëpër tribuna ligjëronin...
    Fshatit dita-ditës i shtohej rrita!

    Barbarin kjo rritë, e therte në zemër –
    Me radhë pallateve u vuri zjarr;
    Vrau burra, gra e fëmijë ende pa emër –
    Çdo gjë që frymon aty për të ndal!

    Por Krusha mbi gjak e dhembje rilind,
    Me bijë e bija n’fitore do të marshojë;
    Pa numër shumë petrita do të lind –
    Fshatin sërish do e rindërtojë!

    Në zemër të fshatit për dëshmorë,
    Qiellit lart do ta ngrisin një lapidar;
    Dhe në çdo përvjetor në qershor –
    T’i rikujtojë me shumë lot e mall!

    2000

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBAALA

    SHKOLLËS Ë RE


    Na e dogj barbari
    Shkollën e vjetër,
    Ne me këngë malli –
    Ngritëm një tjetër!

    E bukur godinë,
    E rregulluar fare;
    Qiellit krahët shtrin –
    Për të reja ideale!

    Porta gatitu qëndron,
    Dritareve u shkëlqejnë sytë;
    Shqiponja mbi çati valon –
    N'banga bukuria shndrit!

    Korridori i zbukuruar,
    Me vjersha... më të mira;
    Oborri i rregulluar –
    Me vullnet e dëshira!

    Shkolla gumëzhinë,
    Si zgjua me bletë;
    Fillestarët prijnë –
    Të parët në alfabet!

    Mësuesit zemërbardhë,
    Si bilbila ligjërojnë;
    Fëmijët plot mall –
    N'kompjuterë ushtrojnë!

    Nëpër kurse të shumta...
    Dija s'na ngopë;
    Ju themi ju lumtë,
    Kështu shkohet n'Evropë!

    Na e dogj barbari
    Shkollën e vjetër,
    Ne me këngë malli –
    Ngritëm një tjetër!

    2000






  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    ZOGJVE DO T’U SHPALLI GREVË URIE
    (Punëtorëve të arsimit të vrarë gjatë luftës)


    Do të përkulem edhe para diellit,
    Mbi varret tuaja të nxehem përherë;
    Do t’i lutem me ëndje edhe qiellit –
    Mbi varret tuaja tërë butësinë të derdhë!

    Zogjve grevë urie do t’u shpall,
    Mbi varret tuaja t’këndojnë ditirambe;
    Erës do t’i dërgoj letër nga zemra me mall –
    Mbi varret tuaja t’luajnë muzikë në harfe!

    Me dashuri do ta lus edhe ylberin,
    Mbi varret tuaja të mbetet prore;
    Do ta lus hënën të mbetet tok me qiellin –
    Dhe mbi varret tuaja të bëhet shtatore!

    2001

Faqja 5 prej 54 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •