- Fëmija është vet poezia, është këngë, është sinfonia!
@ Agim METBALA
- Fëmija është vet poezia, është këngë, është sinfonia!
@ Agim METBALA
KUR I SHOH
Kur i shoh fëmijët
Duke shkuar në shkollë;
Zemra më bëhet -
Sa mali me borë!
Kur e shoh mësuesen
Vogëlushët si i mëson;
Atëherë gëzimi -
Zemrën ma Përshkron!
Kur e shoh skulptorin
Statuja duke gravuar;
Atëherë unë me të madhe -
Buzëqeshi i gëzuar!
Kur e shoh punëtorin
N'uzinë si punon;
Ëmbëlsia zemrën -
Këndshëm më kaplon!
Kur e shoh bujkun
Si punon në arë;
Atëherë zemra ime -
Më mbushet me mall!
Kur e shoh bariun
Me delet n'malin e blert;
Atëherë nga hareja -
Këngës ia them me shend!
14.07.1972
Desha t'i postoj punimet e mia letrare për fëmijë nëpër revistat lëetrare të kohës, nuk pata sukses...
Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 18-10-2013 më 14:02
Më sqaroni dikush se si bëhet postimi i një fotoje...kjo mënyrë e re për mua është e panjohur...
KUSH KË E GËZON
Kur dielli rrezin -
Trëndafilin e gëzon.
Kur fëmija vrapon -
Nënën e gëzon.
Kur era fryen ma mall -
Gëzohet bari n'livadh.
Kur lulja çel me shend -
Gëzohet flutura e blertë.
Kur qingji loz n'livadh -
Gëzohet delja e bardhë.
Kur mëson voglushja -
Gëzohet mësuesaja...
15.03.1972
KUR USHTOJNË
Kur ushton fy'lli -
Ushton i tërë pylli!
Kur këndon vogëlushja -
Ushton e tërë fusha!
Kur këndon gjinkalla -
Ushton e tërë ara!
Kur këndon bilbili n'violinë -
Ushton e tërë lëndinë!
Kur këndon poeti -
Ushton i tërë vendi!
13.04.1971
- I vetmi shkrim (vjershë, tregim, roman…), që nuk ka në vete aspak djallëzi, është shkrimi për fëmijë!
@ Agim METBALA
- Fëmija është kozmos në vete, që shkrimtari për fëmijë, vazhdimisht duhet ta eksploroj!
@ Agim METBALA
QESHJA
Qeshja është e ëmbël,
Më shumë se sheqera,
Më shumë se karamela,
Më shumë se gurabia,
Më shumë se çokollada,
Më shumë se Marmelada...
Për atë qeshin:
- Edhe Dielli,
Edhe luledielli,
Edhe Hëna,
Edhe nëna,
Edhe voglushja,
Edhe tërë fusha...
Qeshja është e ëmbël!
14.07.1972
- Nëse dëshiron të çmallesh me bisedë të sinqertë – shko në çerdhe të fëmijëve!
@ Agim METBALA
Krijoni Kontakt