- Syri i fëmijës është si dielli që vazhdimisht rrezon!
- Syri i fëmijës është si dielli që vazhdimisht rrezon!
Falemnderit për lexim e vlerësi Eduard...
- Nëse jeni përmalluar për sinqeritet – shkoni e bisedoni me një vogëlush/e!
- Në çastin kur të lodheni nga idiotizmat e të rriturve, ju preferoj ta vizitoni çerdhen e fëmijëve!
(Riposti)
PEJSAZH PRANVEROR
Me brushën e saj magjike,
Si piktori më i kërkuar;
Një pejsazhë idilik -
Pranvera ka pikturuar.
Malet me ngjyra kolazhi,
I ngjyrosi për mrekulli;
Fushat, siç thotë mesazhi -
I shndërroi në bukuri.
Shelgut flokët ia shkurtoi,
Me frizurë t’modës më t’re;
Plepit plisin ia rregulloi -
Ai ngriti kokën plot hare.
Mollës, dardhës, qershisë...
Ua qepi nga një fustan;
E në emër të dashurisë -
Derdhi aromë në çdo jorgovan.
Diellit ia dhuroi buzëqeshjen,
Ai tërë ditën e lume qesh;
Erës ia fali përkëdheljen -
Ajo përqafoi çdo mikeshë.
Bregoret fare pa u ndotur,
Që japin pamje plot magji;
Kopshti rreth e rrotull -
Aromë lulesh pa kufi.
Me brushën e saj magjike,
Si piktori më i kërkuar;
Një pejsazh të bukur idilik -
Pranvera ka pikturuar.
2003
- Një qengj mes deleve pa kufi, ka shumë më shumë bukuri, ashtu qëndron puna edhe me një fëmi!
- Çdo fëmi, është llambadar në familje!
(Ripostim)
ME NJË PRILL
Më dëgjo, or mik,
Unë vetë kam parë;
Gjeli trotinetit i hypi vrik –
E rrëshqiti pa ndal!
Më beso, or shok,
S’bëj shaka, kam thënë;
Dielli me hënën tok –
Nga qielli kanë rënë!
Nuk m’besoni vallë?
Unë e kam parë vetë;
Drini ynë i Bardhë -
Ecte, ecte ... përpjetë!
Pashë pastaj një fëmijë,
Që qeshte mu si diell;
Me një gisht si flori –
Eskavatorin e ngriti n’qiell!
Pashë një lopë në shesh,
Me vajzat e veta;
Hante pa ndarë përshesh –
Dhe shiste gazeta!
Unë pashë edhe një plakë,
Mbi njëqindvjeçare;
Ishte ulur në bankë –
Dhe mësonte në abetare!
Nuk m’besoni për besë,
Por unë vetë e kam parë;
Gjyshi im kishte vën fes –
Dhe ishte bërë beqar!
Edhe njëmijë çudira,
Sot i pashë unë;
Më vinin si pahira –
Ashtu si në gjumë!
Mos më akuzoni fill,
Do t’ju tregoj me radhë;
Pikërisht me një prill –
Lejohet për t’u tallë!
1996
@ Agim METBALA
- Buzëqeshja e fëmijës, i ngjan shumë diellit – tërë dhomën e mbushë me nxehtësi!
- Fëmija është burim i pashtershëm i gëzimeve në një familje!
Krijoni Kontakt