Close
Faqja 3 prej 54 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 539
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    PAS SHIUT

    Pas shiut - mbi malin e blert,
    Fëmijët vrapojnë menjëherë,
    Fluturat i kanë larë fustanat,
    Lulet ëndrrojnë gjerdanat,
    Bilbili këndon me të madhe,
    Drenusha te kroi hedhë valle,
    Dhe fusha - gëzon pas shiut,
    Me dele e këngë t'bariut...

    Pas shiut, mbi malin e blert -
    Fëmijë, e shihni një ylber?

    1971

    PUHIA

    Kur fryen puhia lehtë, lehtë:
    - N'livadhe i puth lulet me shend!

    Kur fryen puhia lehtë, lehtë:
    - I përkund zogjët në lisat e blertë!

    Kur fryen puhia lehtë, lehtë:
    - I lëkund në lëndina dredhzat e sheqertë!

    Kur ftyen puhia lehtë, lehtë:
    - Ia çonë valët liqenit t'argjent...

    1973

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    BABI, SHKRUAJ DIÇKA PËR MUA

    Babi rri në dhomë dhe me laps shkruan diçka në fletore...
    Albi, duke ngarendur nëpër dhomë e pengon bain, sikur lodron mbi kokën e tij.
    - Babi, çka po bënë kështu?
    - Po mundohem të shkruaj diçka për gazetë, biri im!
    - Mirë babi!
    - Mirë, por ti më pengon. Nga ngarendjet tua, më ik frymëzimi dhe nuk mund të shkruaj!
    - Të tregoj unë, babi!
    - Çfarë më tregon ti, Albi?
    - Ja, shkruaj për mua, babi!
    Babi vuri buzën në gaz dhe në fletoren e vet, vërtet shkroi për Albin.
    Albi mori arushën, lodrat e veta të preferuara dhe i gëzuar, vazhdoi me ngarendjen prapë të vraponte nëpër dhomë...

    SI E FITOI FITORJA KUKULLËN

    - Mami, ma bëj një kukull!
    - Nuk kam kohë, bija ime!
    Pas pak, Fitorja i thotë së ëmës:
    - Mami, t'i solla drurët!
    - Rrofsh, bija e mamit!
    - Mami, i ujita lulet!
    - Ti je drita e mamit!
    - Mami, i ilustrova këpucët e babit!
    - U rritësh e madhe, bija e mamit!
    - Mami, dhomën e ndejes e pastrova!
    - Ty të kam shpirt bija, ime!
    - Mami, i qërova edhe kumbullat!
    - Bija e mamit, ja është gati kukulla!
    Fitorja kërceu nga gëzimi me kukullën në dorë.
    Qeshi edhe mami, e gëzuar...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 14-03-2008 më 08:15

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    MËSUESIT TIM

    Ktjelltësinë e qiellit,
    Shkëlqimin e vesës
    Në agim.
    Buzëqeshjen e diellit -
    Do t'ia falë
    me gëzim -
    Mësuesit tim!

    Puhinë e freskët,
    Flladin e pranverës,
    Lulet me erë...
    Do t'ia falë
    Me gëzim -
    Mësuesit tim!

    Kurorë gëzime,
    Një vargë kujtime,
    Një tubë hare...
    Do t'ia falë
    Me gëzim -
    Mësuersit tim!

    Këngën e bilbilit,
    Që ëmbël jehon,
    Ngjyrat e ylberit
    Të shkruar...
    Do t'ia falë
    Me gëzim -
    Mësuesit tim!

    1971

    NËSE DIKUSH

    Nëse dikush ka humbë gëzimin,
    Nëse dikush ka humbë buzëqeshjen,
    Nëse dikush ka humbë dëfrimin,
    Nëse dikush ka humbë përkëdheljen,
    Nëse dikush ka humbë këngën...
    - Le të vijë menjëharë -
    Se e gjenë te fëmijët shënd e verë!

    1972

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    GRINDJA E FJALËVE

    - Tungjatjeta Bashkim! – e përshëndeti fjala Përçarja.
    - Edhe ty t’u zgjatët jeta. Si të kam Përçarje? – ia ktheu fjala Bashkimi.
    - Kurrë më mirë nuk kam qenë! Sot në mëngjes i shtyra të rroken dy këndeza!
    - E poshtër! – tha në vete fjala Bashkimi duke e pyetur Përçarjen:
    - E, kah je nisur tash Përçarje?
    - Do të vejë në një shkollë, atje kam një mik shumë të dashur!
    - E përse do të shkosh atje, Përçarje?
    - S’të kuptoj se ç’do të thuash?
    - Për çfarë arsye do të shkosh në atë shkollë? – e pyeti sërish Bashkimi.
    - Si, nuk di ti pse shkoj atje, a? Do të shkoj për ta nxitur mikun tim Agronin, të më vej mua në mes të shokëve, në mënyrë që nga ata, t’u largojë ty, Bashkimin dhe Shoqërimin!
    - E paç faqen e zezë, Përçarje! Si s’të vjen pak turp? Si s’ke fare mëshirë? Në mëngjes më the se i ke shtyrë të rroken dy këndeza dhe nuk u ngope me aq, por tash don të shkosh dhe t’i përçashë edhe shokët e klasës! Turp të kesh!
    Rrugës, atyre iu bashkua edhe fjala Shoqërimi.
    - Tungjatjeta juve!
    - Tungjatjeta dhe mirë se na vini! – ia ktheu përgjigjen fjala Bashkimi.
    Duke i hetuar se diç mes tyre nuk është në rregull, fjala Shoqërimi i pyeti:
    - Po, ç’keni ju mes vete?
    - Si të mos kemi fjalë mes vete? Përçarja sot në mëngjes, i shtyri të rroken dy këndeza, dhe tash do të shkojë në një klasë, me ndihmën e një mikut të vet, do të hyjë mes të gjithë shokëve, dhe t’i përçajë! – ia ktheu fjala Bashkimi.
    - Si kështu? – kërceu fjala Shoqërimi e iu drejtua Përçarjes:
    - Duhet të të vijë turp! Ti je e pashpirt!
    Pastaj fjala Bashkimi iu drejtua fjalës Shoqërimi:
    - Eja, bashkë të shkojmë në atë klasë, t’i shoqërojmë dhe t’i bashkojmë shokët, të luftojmë deri në pikë të fundit dhe kurrsesi s’do të lejojmë t’i përvetësojë për vete Përçarja!
    Të tri fjalët, nxituan dhe përnjëherë hynë në klasë.
    Ishte pushimi i gjatë.
    Fëmijët loznin në klasë.
    Përçarja iku te miku i saj Agroni, në bankën e fundit dhe atij i tha në vesh:
    - Shko merre lapsin e Suzanës dhe vere në çantën e Ilirës!
    - Jo, nuk dua! – i tha shkurt Agroni.
    - Si ashtu miku im i dashur, s’don t’më dëgjosh mua Përçarjen? S’do t’i prishësh shoqet më të ngushta?
    - Jo, jo! – kërceu Agroni dhe vazhdoi:
    - Mjaft më ke ngrehur për hunde! Fjalë e poshtër je ti!
    Derisa në njërën anë bisedonin Përçarja dhe Agroni, në anën tjetër fjala Bashkimi dhe Shoqërimi, shkuan te dy nxënës më të urtë, më të sjellshëm e shembullorë dhe u thanë në vesh:
    - Valdete dhe ti Valmir, ngrituni dhe shkoni për t’i pajtuar të gjithë shokë dhe shoqet që i ka përçarë fjala Përçarja, bashkë me mikun e vet Agronin!
    Shih, Valdetja e Valmiri, i ndëgjuan kërkesat e fjalës Bashkimi e Shoqërimi, brofën në këmbë dhe thirrën gëzueshëm:
    - Shokë e shoqe, ejani të gjithë të bashkohemi dhe të shoqërohemi, ndërsa nga mesi ynë, ta largojmë pa kusht Përçarjen dhe në klasën tonë, më të mos ketë vend për zënka!
    Fjala Përçarja, edhe një herë e luti shokun e vet Agronin:
    - Ngritu i dashur, mos më turpëro para fjalës Bashkimi dhe Shoqërimi, të lutem, mos lejo që ata të na mundin!
    - Jo, nuk dua! Nuk dua dhe pikë! Edhe unë nga dita e sotme, do t’i bashkohem fjalës Bashkimi dhe Shoqërimi! Fjalë e poshtër je ti, Përçarje! – u ngrit nga banga e fundit, dhe duke u drejtuar nga shokët, bërtiti me gëzim:
    - Shokë e shoqe, më falni! Unë isha ai që në mes jush vura përçarje, por jua jap fjalën e besës, se do të jem i pari që do të luftoj për bashkimin dhe shoqërimin në mes shokëve, ndërsa fjalën Përçarje, do ta ndjeku këmba-këmbës!
    - Shih sa bukuri! – kërceu fjala Bashkimi dhe Shoqërimi.
    Të gjithë shokët dhe shoqet, që s’flisnin mes vete që i ka përçarë fjala Përçarja me mikun e vet Agronin, u pajtuan dhe duke u përqafuar, të gjithë njëzëri bërtitën:
    - Poshtë fjala Përçarje!
    - Rroftë fjala Bashkimi dhe Shoqërimi!
    Në atë moment, në klasë hyri mësuesja dhe nga habia i pyeti nxënësit:
    - Ç’keni kështu vogëlushët e mi?
    Si në kor, të gjithë njëzërit iu gjegjën:
    - Mësuese, kemi vendosur që nga klasa jonë fjalën Përçarje ta largojmë përgjithmonë, ndërsa pranë ta kemi vetëm fjalën Bashkimi dhe Shoqërimi!
    - Ju pastë mësuesja! Ashtu pra, duhet dhënë njëherë e përgjithmonë shkelmin fjalës Përçarje!

    1972


    FLUTURA


    Flutura është nuse më e bukur n’livadh,
    Ajo vallëzon si balerina e rrallë,
    Fustanin e lanë për çdo mëngjes –
    Mbi lulet e shkruara me vesë,
    Flokët i ndanë në dy pjesë –
    Si artiste në Holivudin e madh...

    Flutura është nuse më e bukura n’luadh!

    1985








    LAPSI I KËRMILLIT


    Kërmilli ka laps me kilometra via,
    Çdo fëmijë atij ia ka zili.
    Pse s’ka kësi lapsi ndër libraria?
    Me të n’karton një vjershë shkroi,
    Fletës së mollës i dha një autogram,
    Në mur, një peizazh të bukur vizatoi,
    Derës s’ime i dhuroi një anagram...

    Një ditë buburreci e pyeti lehtë:
    - Hej kërmill, ma bëj mua një portret?

    1985
    REJA VIZATOI
    HARTËN GJEOGRAFIKE


    Reja ishte inatos me diellin,
    Dhe si në lojë e mbuloi qiellin,
    Pastaj si piktor i rrallë –
    Me plot, plot mall,
    Jo në pëlhurë të bardhë –
    Por, buzë Drinit mbi zall,
    Me brushën e vet magjike –
    Vizatoi hartën gjeografike!

    1984

  5. #25
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    BIRI IM MUND TË BËHET SHKRIMTAR


    - Babi, babi,
    Nuk më merr gjumi,
    Përralla nuk dua,
    Diç më trazon,
    Kokën ma mundon –
    Përse mami lind vetëm djema,
    Përse shtëpia nuk ka rrem’a,
    Përse gjyshi nuk fluturon,
    Përse reja nuk pi qumësht,
    Përse ora nuk pushon?...

    Përse?
    Përse?
    Përse?

    Shumë, shumë më pyeti biri im –
    Derise e mashtroi gjumi i parë;
    Ku ta di, ndoshta nesër kur të rritet –
    Mund të bëhet edhe shkrimtar!

    1984

    PRROSKA NË SARKOFAG


    Në zemër të qytetit tim,
    Prroska Burimi buron;
    Qindra vite n’kalim -
    Brez pas brezit i gëzon!

    Mbaj mend si fëmijë,
    Shtrinte shtratin gjarpëror;
    Nga burimi e varg nëpër mullinj -
    Se ç‘e gëzonte çdo banor!

    N’fund të qytetit me dashuri,
    Shtriheshin kopshtet në blerim;
    Me ujin e tij t’pastër, flori -
    Kopshtarët ujitnin kopshtet shqim!

    Bretkosat kuakisnin si në kor,
    Buzë tij bënin akrobacione;
    Karkalecët si dasmorë -
    Marshonin n’të gjitha relacione’!

    Gurgullonte prroska vite me radhë,
    Psherëtimën e saj e ndiente çdo fëmijë...
    Aty-këtu thurrej edhe ndonjë përrallë -
    Dhe n’mbrëmje tregohej me dashuri!

    Po një ditë ndodhi një befasi -
    Nga habia zemra m’u shtang,
    Pa funeral pa pikë dhembshuri -
    E varrosën në sarkofag!

    Prej burimit deri n’fund të qytetit,
    Me beton të fort e betonuan;
    Ashtu dhanë urdhër ata t’pushtetit -
    Në emër të pastërtisë e mbuluan!

    Nuk dëgjohej më gurgullima,
    Që te secili fëmijë zgjonte fantazi;
    Nga betoni ndihej vaji dhe ushtima -
    E prroskës Burimi me dhembshuri’!

    Qajnë bretkosat përreth e qark,
    Fustanat e gjelbërt s’kanë ku t’i pastrojnë;
    Shumë insekte sillen, sillen n’hark -
    Murin Kinez, s’kanë si ta kalojnë!

    Në zemër të qytetit tim,
    Burimi më nuk buron;
    Që nga burimi dhe t’qytetit n’harrim -
    Shtrihet sarkofagu me beton!

    2002

    GËZIMI IM BANON


    Gëzimi im banon:
    - Në katin e katërt të soliterit -
    Te mësuesja ime Bletë,
    Në krihtë e skifterit –
    Që qiellit fluturon qetë,
    Në gojën e gjyshit tim –
    Ku lindin 500 përralla,
    Në duart e gjyshës sime Naile –
    Që m’i ruan t’buta dardhat,
    Në zemrën e nënës sime –
    Që rritet kur më puthë në ballë,
    Në duart e babait tim –
    Që me shat mih në arë,
    Në këmbët e Vokrrit –
    Kur i jep gol portierit,
    Në mirësjelljen e vëllait –
    Kur i ndihmon tjetrit,
    Në luadhin n’Dublan –
    Me plotë trëndelina,
    Në kopshtin e shkruar –
    Ku vallëzon flutura balerina…
    Kaq! Tash ti thuaj,

    Ku banon gëzimi i juaj?

    1985

  6. #26
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    SI NUMËRON FITORJA

    Pas darke kishte ardhur tezja e Fitorës, për të vizituar Albin, i cili ishte ftohur dhe kishte temperaturë. Tezja e mori Fitorën në prehër dhe kohë pas kohe bisedonte me nënën e saj.
    - Teze, teze! – thirri Fitorja.
    - Urdhëro, drenusha e tezës!
    - Unë di të numroj!
    - Vërtet?
    - Po, teze!
    - Hajde, shpirt i tezës të të shoh!
    - Ja: një, dy, tre, katër, pesë!
    - E më tutje, pëllumbesha e tezës?
    - Më tutje nuk më duhet!
    - Pse nuk të duhet?
    - Ashtu, nuk më duhet. Unë nuk ha më shumër se pesë sheqerka, nuk ha bukë më shumë se pesë herë në ditë . . . Pastaj, nuk dua të më japin më tepër se pesë monedha.
    Plasi gazi. Tezja nxori nga çanta pesë monedha dhe ia dha Fitorës. Fitorja i futi në xhepin e fustanit me flutura të kuqe . ..


    BABI, GJARPRI!

    Fitorja kishte dalë në kopsht për të mbledhur lule. Pas pak kohe, ajo bërtiti frikshëm:
    - Babi, o babi-i-i-i!
    Babai, i frikësuar, doli në kopsht.
    - Ç’ke, bija e babit?
    - Kuku, babi!
    - Çfarë të gjeti bija ime?
    - Gjarpri, babi, gjarpri!
    - Ku ëshë, shpirti i babit?
    - Ja ku është, babi! – i tregoi me gisht.
    Babi shikoi skrajen e shiut, e cila ecte fare ngadalë, pa u trazuar.
    Babai qeshi me të madhe, pastaj i rrëfeu Fitores se kjo ishte një skrajë e jo gjarpër.
    Fitorja pasi u qetësua, vazhdoi të mblidhte lule shumëngjyrëshe në kopsht...

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    Q E S H J A *)


    Qeshja është e ëmbël:
    Më shumë se sheqeri,
    Më shumë se karamelja,
    Më shumë se çokollata,
    Më shumë se marmelata...
    Për atë qeshin:
    Edhe dielli,
    Edhe luledielli,
    Edhe hëna,
    Edhe nëna,
    Edhe vogëlushi,
    Edhe gushëkuqi,
    Edhe vogëlushja,
    Edhe tërë fusha...
    Qeshja është e ëmbël!

    1972

    *) Kjo vjershë është blerë në konkursin e “Pionierit” në vitin 1972


    NJOH NJË QEN

    Unë njoh një qen
    Me plot lara,
    Ai s’leh fare –
    As shkon në gara.

    S’fut bukë në gojë,
    Ujë i japin kot;
    Nuk shkon as n’gjueti –
    Sytë s’i mbyll dot!

    I çuditshëm është ai qen,
    Rri i varur n’mur;
    Nga artisti bukur –
    I bërë n’pikturë!

    1985

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    KUR DO TË RRITEM UNË...


    Kur mami shkon në treg,
    Ndoshta kthehet n’ëmbëltore;
    Kot së koti e lus unë –
    Ajo s’më merr dot për dore...

    Babi kur niset në punë,
    Me punëtorë dhe punëtore;
    Kot e përqafoi me afsh unë –
    As ai s’më mori për dore...

    N’mëngjes, n’ora shtatë,
    Vëllai im me shokë shkolle;
    Niset me ëndje për në mësim
    As ai s’më mori për dore...

    E motra ime shkoi n’ekskursion,
    Pranë një përmendore;
    Kot e luta butas unë –
    As ajo s’më mori për dore...

    Një ditë kur ishin tok,
    U thashë të gjithëve prore;
    - Më dëgjoni, kur të rritem –
    As unë s’ju marr për dore!

    1985

    DITA E PARË NË SHKOLLË

    Fustan të kuq porsi një flutur,
    Mami Fitores i ka vesh;
    Flokë të krehura bukur –
    Fytyra si diell i qesh!

    Me babin dorë për dore -
    Rrugës guximshëm paradojnë,
    Saora në oborr shkolle –
    Me të tjerët gëzimin e zmadhojnë!

    Mësuesi thërret me emër,
    Me lehtësi korridorit hapërojnë;
    Drejtori i përshëndet me zemër:
    - Ju jeni ardhmëria jonë!

    Nga gëzimi të hutuar fare,
    Prindërve fytyra u qesh;
    Thonë nga zemra më të madhe:
    - Sa mirë fillestar të jesh!

    2000

  9. #29
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    DYZET VJET PRAPA


    Prej shëtitjes m’kthehet biri,
    Nga Prizreni monumental;
    Me plot emocion dhe dashuri -
    Më shpjegon si ciceron i rrallë!

    - Eh, or babi, çfarë peizazhesh,
    Pamë ne rrugës nga autobusi;
    Pikërisht si në pelegrinazhe -
    Befasohej edhe mësuesi!

    Sa pitoresk Drini i Bardhë,
    Valet i shkonin shkumë-shkumë;
    Të dy Krushat pamje kanë rimarrë
    Zemra m’u rrit m’u bë lumë!

    N’Landovicë u çmallëm me dëshmorë,
    Të gjithë ishin si dragonj të malit;
    Nga dhembja diç më therte n’kraharor -
    T’them t’vërtetën për sytë e ballit!

    Shtëpia e Lidhjes së Prizrenit,
    Të gjithëve rend na fascinoi;
    Ju përkulëm në shenjë respekti -
    Burrave t’mëdhenj, që kjo tokë i dhuroi!

    Portretet e kolosëve tanë,
    Na shikonin n’sy me krenari;
    Sikur donin të na thonin:
    - E gëzofshit lirinë ju brezat e ri!

    Edhe n’kala ishim n’vizitë,
    Pamje t’mrekullueshme kishte;
    Prizrenin e shikonte n’rritë -
    Ngjante në një lulishte!

    Pimë ujë të freskët t’Shadërvanit,
    Mu në qendër ku bënte freski;
    I bëmë vizitë edhe Hamamit -
    Me atë arkitekturë për mrekulli!

    Më fliste biri me ëndje si orator,
    Unë e dëgjoja plot melankoli;
    M’ktheu dyzet vjet prapa në Nëntor -
    Kur n’shëtitje isha me shokët e mi!

    2001

    ,
    TRENI ME MIJËRA VAGONA


    Sot kur isha në livadh,
    Aty nën një dardhë,
    Trenin më të gjatë –
    Unë vetë e kam parë,
    Me këta dy sy -
    Që i kam në ballë.
    Vinte, shkonte,
    Sillte, çonte…
    Grur të bardhë…
    Ty, ty, ty, t-y-y-y!
    Burisë i mëshonin,
    Vagonat si një –
    Në rresht marshonin.
    Po për nderë,
    Unë vetë e kam parë –
    Me këta dy sy –
    Që i kam në ballë,
    Aty ndër një dardhë,
    Milingonat bartnin -
    Grurë të bardhë!

    1985


    ËNDRRA E LULES


    Kishte rënë lulja në djep –
    Lehtë, lehtë, lehtë…
    Era e përkundi –
    Dhe ashtu e mori gjumi.
    Ëndërroi lulja shumë –
    Për pak sa nuk u rrëzua n’lumë,
    Bletës i dha nektar shumë,
    Vizitoi një dëshmor –
    N’parkun përkujtimor,
    Vajti edhe n’shkollë –
    Drejt te mësuesja n’dorë…
    Deshti ende të ëndërrojë,
    E zgjoi një pikë vesë:
    - Hej lule, mirëmëngjes!
    Lulja hapi gojën –
    I shtriu petalet,
    Si çdo lule e malit…
    - Eh, moj vesë, ç’pashë ëndërr –
    Si nuk ishte zgjëndërr!?

    1984
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 05-04-2008 më 10:47

  10. #30
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Agim METBALA

    GRACKA PËR VETE
    (Dramë njëaktëshe)

    PERSONAT: Agroni, Argonita, Toni dhe Venera.
    Hapet perdja. Duket mësonjëtorja e parregulluar: banga të parenditura, karrigat disa mbi banga, disa nëpër dysheme....
    AGRONI: (Si kryetar i klasës, hyn në mësonjëtore, fillon t’i rregullojë bangat, karrigat dhe pastron dërrasën, dhe papandehur sytë i mbesin në karrigën e mësuesës, e cila një këmbë e kishte të thyer. E merr atë, e shikon duke e kthyer disa herë nëpër duar, pastaj fillon të flasë:
    - Vallë, cili do të ketë “fat” të ulet në këtë karrige?
    Pih, do të kënaqemi duke u qeshur! (Qeshet me të madhe):
    - Ha, ha, ha! (dhe përsëri qesh):
    - Ha, ha, ha! (fillon të shetis poshtë e lart mësonjëtores).
    Pas pak kohe, ndëgjohet zilja. Në skenë paraqiten: Toni, Argonita dhe Venera.
    TONI, ARGONITA DHE VENERA: (Njëzërit e përshëndesin Agronin):
    - Mirëdita, Agron!
    AGRONI: Mirëdita juve!
    TONI, ARGONITA DHE VENERA: I afrohen Agronit.
    VENERA: E shikuat mbrëmë në televizor filmin “Kur shpirti ndërron jetë”?
    AGRONI DHE ARGONITA, /Njëzërit/:
    - Po, besa, e shikuam!
    TONI: Sa i dhembshëm që ishte, koka më është rrënqethur!
    ARGONITA: Mua më shkuan lotët!
    ARGONITA, TONI DHE VENERA: (Bisedojnë ngadalë diçka).
    AGRONI: (Ndahet nga shoqet dhe shokët, dhe niset drejt tavolinës së mësueses. Ai krejtësisht kishte harruar planin që e kishte kurdisur. Ulet në karrigën me një këmbë të thyer të mësuesës e cila kishte. Kërrak! Agroni së bashku me karrigën, rrëzohet në dysheme.)
    TONI, ARGONITA DHE VENERA (Qeshin me të madhe):
    - Ha, ha, ha! Hi, hi, hi-i-i-i! (ndërsa me dorë e mbanin stomakun).
    AGRONI: (Ngadalë ngritet, i fshin pantallonat e përlyera prapa. Edhe ai qesh):
    - Ha, ha, ha! (i afrohet Argonitës, Tonit dhe Venerës).
    TONI: Ç’u bë me ty, Agron?
    AGRONIKthehet nga Toni)
    - Kështu është gjithmonë. Unë e pata kurdisur këtë plan për ju. A e shihni atë karrigë? (Tregon me gishtin tregues). Atë e përgatita që dikush nga ju të rrëzohej, por ja që rashë vet!
    TONI, ARGONITA E VENERA (Përsëri qeshin me të madhe):
    - Ha, ha, ha, ha! Hi, hi, hi, hi!
    ARGONITA: Atëherë mirë e paske gjetur, Agron!?
    AGRONI: (duke pohuar me kokë) ashtu është, ashtu është! (e merr karrigën dhe niset të dalë nga mësonjëtorja).
    TONI: Kush bën grackë për tjetrin, vetë bie në të!
    ARGONITA DHE VENERA: (Edhe një herë qeshin):
    - Ha, ha, ha!
    VENERA: Ku e çon atë karrige, Agron?
    AGRONI: Do ta çojë në punëtori! (dhe del nga mësonjëtorja).

    Mbyllet perdja.

Faqja 3 prej 54 FillimFillim 123451353 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •