Close
Faqja 13 prej 54 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 539
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Të gjithë fëmijëve shqiptarë, të gjithë lexuesve të letërsisë për fëmijë, të gjithë krijuesve të shkrimeve për fëmijë dhe të gjithë shqptarëve kahdo që jetojnë, Ju uroj 28. Nëntorin - festën e Flamurit, duke Ju dëshiruar që ta festoni në mëmyrë sa më të lumtur!

  2. #122
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529

    Thumbs up



    DERI TEK DIELLI

    Babi i Diellit rrinte mbi minder dhe lexonte gazetën. Dielli vizatonte diçka në bllokun e vizatimit… Në dhomë mbretëronte qetësi e thellë.
    Monotoninë e theu Dielli:
    - Babi, babi!
    - Urdhëro, Diell!
    - Asi, babi! – mori frymë thellë dhe pastaj vazhdoi:
    - Ke dëgjuar ti se xha Metoja i laxhes sonë arriti deri tek Ylli?
    Babi i Diellit qeshi me të madhe dhe ia ktheu:
    - Mos bë shaka, Diell!
    - Babi, unë nuk bëj shaka. Ai vërtet shkoi deri tek Ylli!
    - Por, ti biri i babit, e di se xha Metoja është saldator dhe si mund të arrijë deri tek Ylli?
    - Po, po, babi! Ai arriti deri tek Ylli. Ashtu lehtë duke ecur, ecur e ecur rrugës i kaloi tre semaforët, parkun e qytetit, i ra afër ambulancës, pastaj hyri në oborrin e shkollës, në korridorin e shkollës, në një klasë, e kështu arriti tek Ylli në bangën e tij në mbledhjen e prindërve…
    Babi i Diellit e largoi gazetën dhe e shikoi Diellin, i cili mezi i përmbajti lotët e pastaj i tha:
    - Shiko, biri i babit, xha Metoja arriti tek Ylli dhe në mbledhjen e ardhshme babi yt me “parashutë” do të arrijë edhe më larg – deri te DIELLI!
    Diellit i shkëlqyen sytë nga gëzimi me dashuri vazhdoi të vizatojë në bllokun e vizatimit…

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Mirembrema shef!
    Te pershendes bashke me Kujtimin dhe te urojme krijimtari ne vazhdimesi.
    Kalofsh nje nate te bukur!

  4. #124
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Mirembrema shef!
    Te pershendes bashke me Kujtimin dhe te urojme krijimtari ne vazhdimesi.
    Kalofsh nje nate te bukur!
    Të nderuar miq, Ju falenderohem nga zemra se përcjellni punën time modeste...
    Ju përshëndesë edhe unë, besoj se së shpejti do të startojmë bashkë me temën ENIGMAT - GJËZAT, e atje, do të llafosim më shumë...

    Me respekt!

  5. #125
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    CLOSE (MBYLLE)

    Albi i vogël, është vërtet fëmijë i gjallë. Ka dëshirë të dijë për çdo send dhe për këtë babit vazhdimisht i parashtron pyetje. Babi, kur nuk do vazhdojë më tej të bisedën me Albin, ia kthen shkurt:
    - Mbylle, Albi!
    Albi i vogël, kuptohet, merr librin ose fletoren dhe i kryen detyrat e shtëpisë.
    Ditën tjetër babai sapo ishte kthyer nga puna. Mami ia shtroi drekën dhe ai pasi drekoi, shkoi në dhomën e punës për të bërë korrigjimin e tregimit të shkruar në kompjutor. E hapi “File”, /dritaren/ e kompjutorit, por tregimi më nuk ishte në atë dritare.
    E pyeti të shoqen se mos e ka ngucë kush kompjutorin. Ajo i rrudhi krahët. E pyeti edhe Albin e vogël, edhe ai u gjegj me një të qeshur:
    - Po babi, unë e lexova tregimin tënd të shkruar në kompjutor dhe m’u duk disi i mërzitshëm, prandaj unë i thashë kompjutorit “Close”, /mbylle/, dhe ai, kuptohet, i dëgjueshëm sikur unë, kur ti më thua babi – mbylle, e mbylli tregimin tënd.
    Babai ia plasi gazit. Qeshi edhe e ëma. Në të vërtetë, qeshën të tretë.
    Prej asaj dite babi më kurrë nuk i tha Albit mbylle kur ai parashtronte pyetje. Në vend të atij tregimi, babai shkroi këtë rrëfenjë.

  6. #126
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    UDHË E MBARË VIT I VJETËR


    Do ta mbajmë në mend gjatë,
    Me ty Kosova lirinë e shijoi;
    Fëmijët... bëjnë gjumë rehat -
    Krismave dhe eksodit, koha u kaloi!

    Do ta mbajmë në mend me shkolla të reja,
    Gëzimi i fëmijëve s’do t’ketë fund;
    Në mësime jemi hedhur si rrufeja -
    S’ka furtunë që do të na lëkund!

    Udhë e mbarë, o vit i vjetër,
    Do të kujtojmë me rindërtime;
    Shumë projekte i vumë në letër -
    Në të ardhmen do t’presin realizime!

    Do të mbajmë në mend o vit i vjetër,
    Krah me krah u hap Universiteti;
    Qytetet e djegura, kanë marrë pamje tjetër,
    Gur më gur, themelet po i vendos shteti!

    Vit i vjetër, të qoftë rruga e mbarë,
    Pas teje me radhë vjen një tjetër;
    Dhashtë Zoti të ecim mbarë -
    Detyrat nga letra, t’i shdërojmë në vepër!

    2000

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ERA I BIE VIOLINËS E BORA VALLËZON

    Ditë janari. Jashtë bënte ftohtë. Era fryen me të madhe, e fjollat e bardha të borës, paloheshin palë-palë në tokë dhe gjëkundi. Nga dritarja e dhomës shikonte Albi me kënaqësi.
    - Mami, mami! Ç’bën era?
    - Po fryen, biri i mamit, dimër është!
    - Jo “po fryn” mami!
    - E çfarë bën, biri i mamit?
    - I bie violinës, mami! A nuk dëgjon?
    Mami i pohoi me kokë dhe vuri buzën në gaz.
    - Po bora ç’bënë, mami?
    - Bora bie pëllumb!
    - Jo, po “bie” mami, por bora po vallëzon! Shiko, shiko mami, si vallëzojnë lehtë e me ritëm fjollat, mu si ato balerinat në televizor!
    Mamit iu dukën rrudhat në ball. Albi nga dritarja vazhdoi të dëgjojë melodinë e erës dhe t’i shikojë fjollat e borës se si vallëzonin lehtë qiellit...

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Q E S H J A *)


    Qeshja është e ëmbël:
    Më shumë se sheqeri,
    Më shumë se karamelja,
    Më shumë se çokollata,
    Më shumë se marmelata...
    Për atë qeshin:
    Edhe dielli,
    Edhe luledielli,
    Edhe hëna,
    Edhe nëna,
    Edhe vogëlushi,
    Edhe gushëkuqi,
    Edhe vogëlushja,
    Edhe tërë fusha...
    Qeshja është e ëmbël!

    1972
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 25-12-2008 më 04:10

  9. #129
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    SHTËPIA IME U BË NUSE


    Në janar,
    .............. Reja e murme,
    .........................Me mall,
    ............................... Në vek bëri -
    ...........................................Pëlhurë të bardhë.

    Pastaj me shend,
    .................Qepi me rrall,
    .............................Mu në janar,
    ......................................Si rrobaqepëse -
    .................................................. Fustan të bardhë.

    Shtëpia ime,
    ............Me gëzim,
    ..................Dhe këngë ngazëllyese,
    .................................Veshi fustan të bardhë -
    ..............................................Dhe u bë si nuse...

    1985

  10. #130
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Të gjithë fëmijëve shqiptarë, kahdo që janë, si dhe lexuesve të kësaj teme, ua uroj Vitin e Ri 2009, duke Ju dëshiruar, shëndet, fat e harmoni... e realzofshit të gjitha ëndrrat...

    Me respekt!

Faqja 13 prej 54 FillimFillim ... 3111213141523 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •