Close
Faqja 12 prej 54 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 539
  1. #111
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    SI HYHET NË KËNGË

    Në këngë hyhet me sjellje të mirë,
    Kur reciton vjershën me dëshirë,
    Kur me ëndje i bën detyrat e shtëpisë,
    Kur me afsh i këndon lirisë,
    Kur dëgjon mësuesin në orë,
    Kur shokun nga largësia e përshëndet me dorë,
    Kur pikturën e pikturon me kujdes,
    Kur më të vjetrin e ndëgjon pa përtesë,
    Kur gjyshin e puthë me shëndet,
    Kur babin dhe mamin në këshilla përshëndet...

    Atëherë në këngë hyhet lehtë-lehtë,
    Ndërsa vargjet poetit i shtrohen vetë!

    1972

  2. #112
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    SHKOLLA E RE

    (Në skenë, themelet e shkollës së djegur e të bërë shkrumb e hi nga bombardimet e armikut. Para themeleve të shkollës, të grumbulluar dhjetëra nxënës, të cilët shikojnë me dhembje të thellë, herë në të majtë dhe herë në të djathtë.)
    ZANA: Kështu nuk kishin bërë as barbarët më të mëdhenj!
    TONI: Po, po! Kështu nuk kishin vepruar as të marrët!
    FITORJA: Na ka shkuar i gjithë thesari. A dini sa libra ka pasur biblioteka shkollore?
    (Përsëri të gjithë ofshajnë, duke i mbyllurr sytë me të dyja duart dhe duke tundur kokën majtas-djathtas.)
    ALBIONI: Na e dogjën edhe gazetën e murit. A dini çfarë punimesh të bukura kishim aty?
    ZANA: Janë djegur edhe të gjitha bangat dhe karriget! Ku do t’i marrim ne të rejat?
    FITORJA: Na ka shkuar edhe salla e fizkulturës. E dini sa vegla kishim aty?
    TONI: Edhe mbishkrimi i shkollës është djegur!
    (Sërish të gjithë shikonin trishtueshëm herë në të majtë e herë në të djathtë dhe njëzërit si në kor):
    - I RAFTË MURTAJA! I RAFTË MURTAJA!
    (Sërish të gjithë njëzërit):
    - ATA JANË BARBARË! ATA JANË BARBARË!
    - BARBARËT NUK KANË SHPIRT! BARBARËT NUK KANË SHPIRT!

    Mbyllet perdja.

    Hapet prapë perdja.

    (Në skenë shkolla e re e improvizuar me mbishkrimin: Shkolla fillore “ISA BOLETINI”.
    Në shkallë të shkollës, drejtoresha , disa arsimtarë dhe drejtori i drejtoratit për arsim. Para shkallëve, nxënës të tubuar.
    Nxënësit me kureshtje shikojnë shkollën e re dhe qeshnin me dashuri.)
    DREJTORESHA: Sokolë dhe sokolesha, pëllumba dhe pëllumbesha, trima dhe trimëreshat e mi! Ju kujtohet armiku si e kishte bërë shkollën tonë? Ju kujtohen gërmadhat, pamja e shkollës sonë pas luftës? Ajo i gjasonte një shkretëtire! E shihni tash, në vendin e njëjtë, me ndihmën e miqve dhe të djersës sonë, ne ngritëm shkollën e re edhe më të bukur se që ishte!
    (Të gjithë duartrokasin duke brohoritur):
    - ISA BOLETINI! - ISA BOLETINI !
    DREJTORESHA: Ftoj drejtorin e Drejtoratit për Arsim, ta presë shiritin e përurimit të shkollës!
    (Sërish duartrokitjet, përzier me zëra si në kor):
    -ISA BOLETINI! - ISA BOLETINI!
    ZANA: Unë do ta sjell një pikturë për shkollën e re!
    (Të gjithë kthehen nga Zana.)
    ALBIONI: Unë i kam shkruar dy vjersha për gazetën e murit dhe së bashku me shokë e shoqe të tjera, do ta bëjmë gazetën e murit edhe më të mirë se që e kishim!
    FITORJA: Unë, për bibliotekën e shkollës, sot i solla dhjetë libra. Propozoj që të formohet grupi i punës, për grumbullimin e librave dhe bibliotekën e shkollës ta pasurojmë edhe me më shumë libra se sa që kishte!
    Edhe një herë duartrokitjet frenetike. Edhe një herë të gjithë së bashku:
    ISA BOLETINI! – ISA BOLETINI!
    ISA BOLETINI! – ISA BOLETINI!

    Mbyllet perdja.

  3. #113
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    SI E VURI ALBI GJYSHEN NË GJUMË

    Në dhomë rrinin babi, mami, gjyshja, Fitorja dhe Albi i vogël. Secili bënte diçka. Babi në kompjutor bënte ballinën e një libri. Mami qepte fustanin e Fitores. Fitorja bënte detyrat e shtepisë dhe gjyshja thurte çorapë.
    Albi herë lozte me trenin që ia kishte sjellë babai nga Austria, herë lozte me topin plot lara dhe herë bënte pallate me domino.Të gjithëve iu pengonte loja e Albit. Babai assesi të gjente zgjidhjen defenitive për ballinën e librit. Fitorja bëhej nervoz me lojërat e Albit. Edhe mami trazohej me nervozitetin e babait dhe të Fitores. Të gjithë ia tërhiqnin vërejtjen Albit. Ai buzëqeshte dhe nuk e ndërprente lojën.
    Pas pak gjyshja e mori Albin për dore dhe shkuan në dhomën tjetër.
    - Ç’do të bëjmë këtu, gjyshe?
    - Do të bëjmë një sy gjumë, syrrushi i gjyshes!
    - Gjumë? Po tash nuk është natë gjyshe!
    - Për t’u rritur pëllumbi i gjyshes, duhet të flesh sa më shumë!
    - Vërtet? Ani gjyshe ani, unë dua të flejë! – tha Albi dhe së bashku u shtrinë në shtrat...
    Pas pak kohe gjyshen e mori gjumi dhe filloi të kërhasë...
    Albi ngadalë u ngri nga shtrati dhe në maje të gishtërinjve doli nga dhoma, shkoi te babi, te mami dhe te Fitorja.
    Ata, të habitur, e pyetën:
    - Po, gjyshja, ku mbeti?
    - Pë-ë-ë-ë-st, bëri Albi me gishtin tregues dhe ua ktheu:
    - Më ngadalë, më ngadalë, se e zgjoni gjyshen!
    Dhomën e pushtoi e qeshura, kurse Albi filloi sërish të lozë me lodrat e veta...

  4. #114
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    SA HERË...


    Sa herë nëpër mote u sulmuam –
    Ne me luftëtarë të rinj marshuam!

    Sa herë tentuan për t’na asimiluar –
    Ne në mënyrë gjeometrike jemi shtuar!

    Sa herë deshën gjuhën për t’na ndaluar –
    Ne çdo shtëpi n’shkollë e kemi shndërruar!

    Sa herë për t’na shpërngulur ata tentuan –
    Ne si kërpudha themele t’reja shtuam!

    Të gjitha tentimet u shkuan kot –
    Ne jemi të lindur mu në këtë tokë!



    2003

  5. #115
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Miku im Agim ne se me lejoni tju quaj mik!
    Ju falenderoj per kenaqesine qe na jepni duke lexuar keto poezi e tregime per femije.
    Jeni futur ne boten me te bukur,ate te femijve dhe e njoh sepse kam punuar me shume femije.
    Te pershendes dhe ju uroj suksese ne vazhdimesi!

  6. #116
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Miku im Agim ne se me lejoni tju quaj mik!
    Ju falenderoj per kenaqesine qe na jepni duke lexuar keto poezi e tregime per femije.
    Jeni futur ne boten me te bukur,ate te femijve dhe e njoh sepse kam punuar me shume femije.
    Te pershendes dhe ju uroj suksese ne vazhdimesi!
    Mik Besoja, më gjetët edhe këtu?
    Sinqerisht t'Ju them, nëse pranoj ndonjëherë të quhem shkrimtar, atëherë do të pranoj të më emërtojnë vetëm si shkrimtar për fëmijë, mbase që nga mosha ime trembëdhjetë vjeçare, kurrë në asnjë moment nuk iu jam ndarë shkrimit për më të vegjëlit...

    Ju përshëndes mik, dhe mirë u lexofshim reciprolisht!

    Agim METBALA

  7. #117
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    LOJË E RE

    Gjyshja me Albin ishin shtruar në shtrat. Gjyshja i rrëfente përralla.
    - Jo, gjyshe, jo! Sonte nuk dua të dëgjoj përralla dhe as që dua të fle! – i tha Albi.
    - Albi, atëherë ta tregoj një përrallë që s’ta kam treguar asnjëherë, përrallën për Bilbil Xhezairin!
    - Jo, gjyshe, jo! Nuk dua asnjë përrallë, të thashë, dhe dua të fle!
    - E ç’do të bësh trimi i gjyshes?
    - Do t’i sodis hënën e yjet!
    - Lëri ata, ata kanë punën e vet!
    - Çfarë pune kanë, gjyshe? – pyet gjyshen Albi me kureshtje.
    - Të bëjnë dritë në male për të mos e thyer këmbën ndonjë lepur! Andaj lëri ata dhe eja të fleshë, pëllumbi i gjyshes!
    - Jo, nuk dua, gjyshe! – këmbënguli Albi.
    - Albi, eja te gjyshja të ta tregoj një lojë të re!
    - Çfarë loje, gjyshe?
    - Një lojë të re që da ta luajmë së bashku!
    - Ç’lojë është ajo?
    - Nëse më tregon kur do të të marrë gjumi, do të bëhesh princ i ëndrrave!
    - Oh, kjo lojë më pëlqen, gjyshe, dhe është shumë e lehtë!
    Albi u shtri në shtrat. Nuk kaloi shumë kohë, dhe e zuri gjumi.
    ... Në mëngjes Albi u zgjua i freskët.
    Gjyshja e pyeti:
    - Albi, pse nuk më tregove kur të zuri gjumi mbrëmë?
    - Nuk di si më ndodhi gjyshe, do të shohësh sonte. Ah sikur të vijë mbrëmja më shpejt! – tha Albi.
    Gjyshja me lezet e puthi në të dyja faqet dhe i tha:
    - Kjo lojë do të zgjasë shumë, Albi!









  8. #118
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    QËNDRESA NUK BURGOSET KURRË


    Si shumë fëmijë të tjerë, edhe Besartit të vogël babai iu gjend në burg, si i burgosur politik.
    Pasi u kthye nga shkolla, Besarti i kreu detyrat e shtëpisë, ra për të pushuar.
    Në dhomë, ndodhej e ëma dhe e motra.
    E shikonin me kujdes dhe me mall. Sa ëmbël dhe sa qetë flinte.
    Për një moment, Besarti filloi t’i lëvizë duart, herë si duke lëmuar diç, herë sikur tërhiqte diç pranë vetest. Në fund sikur puthi diç, disa herë aq me afsh...
    E ëma vërejti, dhe lehtas e zgjoi nga gjumi:
    - Besart! Besart! Zgjohu!
    Besarti i hapi sytë e kaltërt si Deti Adriatik. Faqeve të skuqura, i rrëshqitën dy pika loti të kristaltë...
    E ëma dhembjen e fshehu në kutinë e nusërisë.
    Besarti i vogël pastaj i tregoi të ëmës se e kishte parë babain në ëndërr, se ishte kthyer nga burgu, dhe se e puthte me ëndje deri në pambarim...
    E motra ia zgjati revistën letrare për fëmijë “FILIZAT”, ku në faqen e dhjetë, i ishte botuar vjersha kushtuar babait.
    Në ballin e Besartit të vogël, u shfaq guximi. Ngriti grushtin lart dhe i tha të ëmës dhe të motrës:
    Qëndresa nuk burgoset kurrë!

    1992



    P.S. Ngjarja e tregimit është ngjarja e vërtetë dhe i dedikohet shokut tim të fëmijërisë, studimeve dhe të aktiviteteve për çlirimin e Kosovës, Xhemali Haxhimustafës... i cili burgoset nga forcat policore dhe dënohet me 4 vjet burgim të rëndë...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 24-10-2008 më 14:10

  9. #119
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    FLUTURIMI

    Me shënd e verë -
    Mbrëmë fluturoi me gëzim,
    Nëpër qiell -
    Mbi retë e dendura,
    .........Lehtë,
    ..............Lehtë,
    ...................Lehtë,
    ........................I vogli Afrim.

    Po çuditeni ju?
    Po për nder,
    Afrimi i vogël,
    Fluturoi shënd e verë,
    ..........Lehtë,
    ...............Lehtë,
    ....................Ashtu si diti vet...

    Desh të fluturojë
    Edhe mbi det...
    Pa frikë aspak,
    Me plotë shend,
    ...........Lehtë,
    ................Lehtë,
    .....................Ashtu si diti vet....

    Mirëpo, nëna e tij,
    Me dorë të nxehtë,
    E zgjoi nga gjumi,
    E ëndrra e tij u tretë,
    ...........Lehtë,
    .................Lehtë,
    ......................Në sarajin e blertë!

  10. #120
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Në përvjetorin e rënjes heroike në altarin e lirisë të dëshmorit rahovecas, Xhelal HAJDA - TONI, në luftën e fundit për çlirimin e Kosovës, po e postoj këtë vjershë që e kam për shpirti...


    KOLONEL TONIT -
    (Xhelal Hajdës)


    Në Qëndresë, bëre fortesë,
    Me vete mblodhe shumë dasmorë;
    Me flamurin me besa-besë -
    Jetën e flijove në therror!

    Luftove furishëm, Kosovës anembanë,
    Armikut në zemër ia fute tmerrin;
    Në Reti, qyqarët në pusi të vranë -
    Bishave barbare s'u lë kund ven'in!

    Bukuria jote, si ylli polar,
    Mbi qytet si meteor lëshon dritë;
    Trimëria jote ishte e paparë -
    Historisë sonë ia shtove rritë!

    Mbi trupin tënd t'mbështjellë me flamur,
    Nesër me respekt do të ngritet një lapidar:
    Vdiqe për atdhe, që të mos vdesësh kurrë -
    Koloneli ynë për t'madhin IDEAL!

    1999

Faqja 12 prej 54 FillimFillim ... 2101112131422 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •