Close
Faqja 11 prej 54 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 539
  1. #101
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    PROTESTA
    E FËMIJËVE

    Fëmijët e Kosovës or mik,
    Bëjnë protestë të heshtur prore;
    Edhe në UNMIK –
    Edhe n’organet vendore:

    - A kuptoni ju n’pushtet
    Gjat luftës ç’përjetuam?
    Vrasjet... i pamë me sytë e vet –
    E nga trojet u dëbuam!

    U ngopëm me plaçkitjet,
    U ngopëm me burgosjet,
    U ngopëm me bastisjet,
    U ngopëm me tendosjet...

    Keqpërdorimet na kanë molis,
    Terri i KEK-ut natën na frikëson;
    Sjellet e pahijshme na bezdis,
    Ujësjellsi pa ujë na trishton...

    Hapni vesh, protestën tonë ndëgjoni:
    - Duam rend në qytet e fshat;
    qetësinë n’shkollë, n’rrugë... na krijoni –
    VETËM KËSHTU DO TË KEMI FAT!

    Janar/2003

  2. #102
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    ....ne heshtje erdha per ta qetsuar (shpirtin e rendomt)ne mes te ketyre luleve te padjallzuara *engjull*(ju lutem me lini per pak minuta te qete,qe po sa jam futur ne nje pejsazh te endrrave margaritare femirie)... te padjallzuar *engjull*mbi fytyrat e tyre te qeshura bashk me diellin kur lind mengjeseve...ata nuk din ta qajn,ata din vetem te lozin mbi endrrat e bukura qiellore...qe Zoti na i dhuron ne si krijese me te bukur te kesaj bote...Bekuar qofshin.......Falemnderit Zot.

    Njiherit pershendes dhe autorin e njohur Kosovar po z.Agim Metbala
    me kenaqesi dhe dinjitet te thelle, lexova poezit e juja shum dinjitoze....duke te falinderuar per punen e palodhur,kushtuar femijve Kosovar si dhe mbare botes shqiptare.....Jufalemnderit qe na afroni mundesin per tu shplodhur se paku,duke lexuar ku do....mbi enigmatiken tuaj te larte letrare.....Prandaj te uroj mbaresi ne familje dhe gjetiu,e ne veqanti shendet ne jet.FLM-hajla

    Besoj ne mirekuptim....

    ......ndaj me lejoni qe dhe une te perkushtoj nje poezi,ne mes te poezive tuja,per fillimin parashkollor te shtrenjtes dhe te qmuares nipes time FORTESA....

    Nga Gjyshja
    ~~~~~~~~~
    per Ty nipe e dashur
    Fortesa*

    Ra nga qielli nje *Yll* i bukur
    Dhe pastaj u shendrrua ne flutur
    Eshte Fortesa me Emrin e bukur
    E ka marr lapsin ne dor
    Per here t'pare, per t'shkuar n'shkolle
    E gezuar e pa pare....
    Don me u ul ne bank te par
    Bashk me Lizen shoqen e saj,
    Bashk me Lizen dhe shoqet tjera
    Ma e shkathta nder te tjera
    Po kjo Liza floket e gjata
    Dhe Fortesa si gjarafa
    Si gjarafa si ujkon
    Eshte e afte per t'bere shkolle
    Lum po bajn babi dhe mami
    Per kete *engjull* qe Zoti na fali
    Qofshe e uruar bija jon
    Emri yt u beft jehon
    Gezofshe jeten ti moj bije
    Me gjithe femijet e Kosoves lire...

    Gjyshja shum Ty te don, me mall nga large te perqafon...!
    Parashkollimin te uron.

    Hajla Rugovase
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 05-09-2008 më 10:58
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  3. #103
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Z. Hajla Rugovase, Ju falenderoj nga zemra për gjuthë atë arsenal të fjalëve të ngrohta, magjepse... drejtuar letrave të mija për më të vegjëkit, e në anën tjetër një barrë e madhe për mua se ado të jenë unë në gjendje tu ri ballë denjësisht konstatimeve kaq të mëdha.

    Z. Hajla, edhe pse mirrem me shkrime të zhanreve të ndryshme, po e ripërsërisë, nëse mund të thirrem shkrimtar, së pari jam i fëmijëve, ato qenje të dlira, të pastërta si thellësia e liqenit, të buzëqeshur si rrezet e diellit, të qiltërtë si kthjelltësia e qillit, të bukur së hëna pesëmbdhjetë... dhe nuk ndahem dot prej tyre derisa do të më punojë dora ta lëvizi në letër të bardhë...

    Ju përshëndesë vëllazërisht e më bëhet qefi se ju pëlqyen shkrimet e mija.

    Pa kusht, se do të vazhdojë t'i postojë edhe punime të tjera në vazhdim..

    Agim METBALA

  4. #104
    i/e regjistruar Maska e hajla
    Anëtarësuar
    08-06-2003
    Postime
    1,553
    Pershendetje I nderuari z.Agim Metbala te falemnderit dhe nga fjalet tua tejet vllazerore,madje dhe te ngrohta ashtu si duhet te jet shqiptari.....ndaj me vjen mire shum qe kemi ni poet si Ty,dhe me kapacitet te larte njerzor....meqse nderi te takon Ty si poet,madje dhe si shkrimtar i gjuhes letrare...dhe njiheri te deshiroj udhetim te gjate mbi cilesit e tua letrare,e mbi te gjitha shendetin....Jufalemnderit

    Hajla Rugovase
    Ndryshuar për herë të fundit nga hajla : 05-09-2008 më 12:56
    Ju qe sollet lirin,(flini te qet)Ju trasuat udhen e pavarsise...per te gjithe LAVDIIIIIII

  5. #105
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    BABAGJYSHIT TIM


    Në ballë kishte krenarinë,
    Në faqe – lumturinë,
    Në buzë – buzëqeshjen e fortë,
    Në sy – shikimin e ngrohtë,
    Në gojë – përrallat e blerta,
    Në duar – plot sheqerka...
    Babagjyshi im i ndjerë!

    1972

  6. #106
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    MËSUESIT TIM
    (Hamdi Bardhit)


    Ishe mësuesi im i parë,
    Dielli i agimit, me rreze t’artë;
    Me buzëqeshjen mbi çepallë –
    Dhe nga zemra fjalë e zjarrtë!

    Gëzimin e ndaje me secilin fëmijë,
    Dhembjen e mbaje veç për vete;
    Këshillat dhuroje me dashuri –
    Me normat pedagogjike dhe adete!

    Fjalori yt kishte veç të mira fjalë,
    Pa asnjë thënie me zhargon;
    Mirësjellja jote e paparë –
    Si princ i rrallë në ne marshon!

    Me brushën tënde magjike,
    Përqafoje çiltërsinë e qiellit;
    Me nuancat e tua idilike –
    Në pëllëmbë zbrite bukurinë e ylberit!

    U bëmë burra, të gjithë ne kalamajë,
    Ti nën kala, n’pleqëri ende pikturon;
    Se t’patëm mësues, ndjehemi krenarë –
    Dhe t’kemi shembull në jetën tonë!

    2001

  7. #107
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    BANESA E DHELPRËS

    Atë ditë të bukur vere, babi e Albi u nisën për në gjueti.
    Pas pak arritën në zabelin e Hamovcit. Albi ia vargonte pyetjet babit si rruazat. Ai e pyeti sa është i madh zabeli, si janë rritur lisat aq lart, pse dredhëzat e zabelit nuk janë të mëdha si ato në vetëshërbim... I parashtroi edhe shumë e shumë pyetje të tjera.
    Duke ecur zabelit, hasën në strofullën e dhelprës.
    - Babi, ç’është kjo gropë këtu?
    - Strofulla e dhelprës! - i gjigjet babi.
    - Ç’bën dhelpra aty, babi?
    - Fle si ti, shpirti i babit!
    - Atëherë nuk është strofull babi, por banesa e dhelprës!
    Babi buzëqeshi, në shenjë miratimi, dhe së bashku me Albin, vazhduan të shëtisin zabelit...


  8. #108
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    PASQYRA E BURIMIT

    Babi me Albin, një të diele, dolën në një shëtitje dhe u ndalën në një livadh plot me lule të shkruara. Babi u ul nën hijen e një shelgu, kurse Albi vraponte pas fluturave pikaloshe...
    Kur i iknin fluturat pikaloshe, ai jepej pas karkalecave që kërcenin qiellit pa parashutë. Në vrapim e sipër ai hasi në një burim nga i cili gurgullonte uji i pastër dhe i kristaltë.
    Albi u shtri dhe piu ujë shumë...
    Pastaj këputi një tufë lulesh ngjyra-ngjyra, shumë të bukura, i kënaqur u kthye te babai nën hije të shelgut.
    - Babi, o babi!
    - Fol, pëllumb!
    - Ka burimi pasqyrë?
    - Jo, pëllumbi i babit!
    - Si nuk ka? Po, babi, po!
    - Jo, biri i babit!
    - Po babi! Kur pak më parë piva ujë, unë vetë u shikova në pasqyrën e burimit. E pashë veten shumë mirë!
    Babit i shkoi buza në gaz...

  9. #109
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    DËSHTIMET


    Deshi Mara të vizatojë lepurin
    Pa dashje i doli gomar,
    Deshi Toni ta mpreh lapsin –
    Por e preu pakëz gishtin,
    Deshi Zana t’i presë kukullës fustanin –
    Oh, iu dhembs se e prishi basmën,
    Deshi Beni t’mbushë ujë me bokall –
    Çuditshëm i ra prej dorës,
    Fatkoja shutoi penaltinë –
    Topi n’qiell larg portës...

    Pa merak fare, se çdokush që punon –
    Nganjëherë edhe dështon!

    1985

  10. #110
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    REBELI I DHA GRUSHT QYTETIT

    Albioni i vogël e do shumë sportin. Ai çdo të dytën ditë shkon në stadiumin e qytetit, dhe me pasion e emocione, përcjell stërvitjet e futbollistëve të skuadrës së qytetit, ndërsa çdo të dielen e dytë, së bashku me babain, si tifoz më i flakët, përcjell ndeshjet kampionale.
    Edhe këtë të diel, dorë për dore me babain, vajti në stadiumin e qytetit për ta përcjellë ndeshjen kampionale.
    Ndeshja vërtet ishte tipike kampionale. Rastet radhiteshin herë për skuadrën vendëse, dhe herë për skuadrën mysafire. Duartrokitjet frenetike jehonin në stadium duke u shpërndarë qytetit. Tifozët e flaktë nga emocionet, shpeshherë ngriteshin në këmbë, dhe rastet sërish radhiteshin herë në njerën portë, dhe herë në portën tjetër, por topi sikur të kishte lidhur inat, kurrsesi të përplasej në rrjetë.
    Loja nga ana e lojëtarëve në fushë, ishte në suazat e ferplejit dhe ndeshja përfundoi me rezultat të bardhë, pa gola.
    Albioni ishte dëshpëruar mjaft për rezultatin.
    Kur çdo gjë përfundoi më së miri, në fushë u sul si i tërbuar një rebel dhe pa fije turpi, para syve të më shumë se tre mijë shikuesve, e grushtoi me grushta kontrollorin e ndeshjes. Krijoi tollovi të papërshkruar.
    Tashmë fusha, nuk i gjasonte fushës së sportit, por arenës së gladiatorëve. Im bir Albioni, plot pezëm dhe me zë të lartë, bërtiti:
    - Babi, babi! Shihe atë, i ra grusht referit! – e gishtin tregues e drejtoi kah rrebeli.
    Unë iu përgjigja:
    - Ai rebeli nuk i ra grusht kontrollorit (ia sqarova detyrën e kontrollorit të ndeshjes), por i ka rënë grusht qytetit!
    Albioni lëvizte kokën herë në të majtë dhe herë në të djathtë, nga zhgënjimi...
    Pas disa ditësh, në të përditshëm “Koha ditore”, në faqen e sportit, lexova vendimin e Komisionit disciplinor të Ligës së parë të futbollit të Kosovës. E ftova Albionin dhe ai m’u afrua butas.
    Ngadalë i thashë:
    - A të kutohet të dielen kur të thashë për atë rebelin se e grushtoi qytetin?
    Albioni i vogël m’u gjegj me një po të shpejtë, dhe shikimin e drejtoi nga unë.
    - Ja po ta lexoj vendimin e Komisionit disciplinor!
    - Të lutem, të lutem babi!
    - Stadiumi i qytetit të Rahovecit, dënohet me tri ndeshje moslojë në fushë të vet; drejtori i klubit po ashtu dënohet dhe ekipin s’mund ta udhëheq në tri ndeshje të ardhshme kampionale. Portieri dënohet me dy ndeshje moslojë, ndërsa skuadra e qytetit dënohet me të holla!
    - Ja, biri im, ai rebeli e grushtoi qytetin dhe jo kontrollorin!
    Albioni i vogël pohoi me kokë.

    2000

Faqja 11 prej 54 FillimFillim ... 91011121321 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •