Close
Faqja 10 prej 54 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 539
  1. #91
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    LAPSIN E MORI LAROSHI

    Albi vizatonte e shkruante me laps në letër të bardhë...
    Babi lexonte gazetën.
    Pas pak, Albi e la lapsin dhe fletën e bardhë dhe mori topin për të lozur. Nuk kaloi shumë kohë, babi e thirri:
    - Albi, Albi!
    - Urdhëro, babi!
    - Albi, ku e ke lënë lapsin?
    - Lapsin, babi? – ia ktheu si me habi Albi.
    - Po, lapsin, biri im!
    Albi njëherë u soll rrotull dhe papandehur pa lapsin në gojën e këlyshit të tij Laroshit. Brofi me të shpejtë:
    - Babi, lapsin e mori Laroshi, me siguri do t’i shkruajë letër shokut të vet!
    Edhe babi ktheu shikimin kah Laroshi. E mori Albin për dore dhe së bashku u nisën t’ia merrnin lapsin nga goja Laroshit...


  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    SHKËMBI I KRASTËS


    Ballëlart dhe fort krenar,
    I bukur porsi nuse me tel;
    Shkëmbi i Krastës plot mall –
    N’kujtime përpara me del

    Pak më larg, gërmadhat e kalasë,
    Në zemër mban shpellën e vjetër;
    Stuhi të acarta i ranë pa masë –
    Por ai nuk mori pamje tjetër!

    Për të lindën shumë legjenda,
    Tash tregohen nga çdo plakë;
    Këngës barinjtë ia thonë pa brenga –
    Dhe gjeologët studiojnë çdo pllakë!

    1987

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    SHTATORI


    Ka hapëruar shtatori,
    Si princ i rrallë;
    Dhe me vete solli –
    Gëzimin vërdallë.

    Në Anadrininë time,
    Rrushi u skuq, u zverdh;
    Pjeshkët fare të buta –
    Janë mbushur sheqer...

    Era e lazdruar,
    Buzë Drinit vallëzon;
    Reja e zbardhur...
    Harta gjeografike vizaton.

    Piktori magjik –
    Me plot shend,
    Pashtrikun... or mik –
    E pikturon n’t’argjendtë.

    Lejleku me shëndet,
    Letrën përshëndetëse e shkroi;
    Dallëndyshja krahëlehtë –
    Akrobacionet e fundit na i dhuroi.

    Në çdo shkollë,
    Oborri gumëzhinë;
    Yllkat e fatosat faqemollë –
    Me dije... prijnë.

    Ka hapëruar shtatori,
    Si princ i rrallë;
    E me vete na solli –
    Gëzimin vërdallë!









  4. #94
    i/e regjistruar Maska e GeoF
    Anëtarësuar
    01-07-2008
    Vendndodhja
    Fier, ku nje kile tru shitet sa nje filxhan me fara
    Postime
    188
    SIKUR FËMIJËT T’ISHIN PREMIERË...


    Sikur fëmijët t’ishin premierë,
    Burrështetesh apo kryetarë;
    Këtë botë me kaq vlerë –
    Do ta kthenin për të mbarë!

    Nuk do t’kishte shumë parti,
    Nuk do t’kishte luftë askund;
    Nuk do t’kishte as kufi –
    S’do t’përjetonim gjithë këtë mund!

    S’do të kishte askund uri,
    Nuk do të kishte fare terror;
    Nuk do të mbeteshin nëna pa fëmijë –
    Dhe as të vrarë aq dëshmorë!

    Sikur fëmijët t’ishin premierë,
    Burrështetesh apo kryetarë;
    Loja dhe kënga do t’jehonte për nder –
    Botën do ta kishin sjellë mbarë!

    1972
    [/QUOTE]

    Ju pershendes per vleren dhe per mjeshteine tuaj ne shkrimin e fabulave dhe te vjershave per femije.
    Eshte pune fort e veshtire te afrohesh dhe te zhytesh ne boten e femijeve , jua kam zili dhe ju uroj krijimtari te mbare per te pasuruar dhe ngjyrosur boten feminore.
    Per kete vjershe qe ju keni shkruar ne moshen 19 vjecare, dhe une do te mendpja njesoj si ju.Ajo nuk i humbet vlertt dhe ka fituar me teper force me peshen e viteve.Tingellon sikur te jete hedhur sot , pare nga teknika vargezuese dhe mendimi i ngrohte qe percjell.Keni qene shume i ri kur e keni shkruajtur, por talenti dhe geni prej poeti ka pasur trashegim kengen e Orfeut.
    Sapo e lexovas me tingelloi si nje kenge dhe me shkoi mendja t`ia percjell nje mikut tim per festivalin e kenges per femije ne Fier.

    Me respekt per Ju
    Gentjan Banaj

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Ju pershendes per vleren dhe per mjeshteine tuaj ne shkrimin e fabulave dhe te vjershave per femije.
    Eshte pune fort e veshtire te afrohesh dhe te zhytesh ne boten e femijeve , jua kam zili dhe ju uroj krijimtari te mbare per te pasuruar dhe ngjyrosur boten feminore.
    Per kete vjershe qe ju keni shkruar ne moshen 19 vjecare, dhe une do te mendpja njesoj si ju.Ajo nuk i humbet vlertt dhe ka fituar me teper force me peshen e viteve.Tingellon sikur te jete hedhur sot , pare nga teknika vargezuese dhe mendimi i ngrohte qe percjell.Keni qene shume i ri kur e keni shkruajtur, por talenti dhe geni prej poeti ka pasur trashegim kengen e Orfeut.
    Sapo e lexovas me tingelloi si nje kenge dhe me shkoi mendja t`ia percjell nje mikut tim per festivalin e kenges per femije ne Fier.

    Me respekt per Ju
    Gentjan Banaj[/QUOTE]


    Gentjan i nderuar, Ju falenderoj nga zemra për gjithë këto fjalë miradije, komplimente të vërshuar, për vlerësimin e Juaj e mbi të gjitha, për kujdesin e treguar ndaj të gjithë krijuesve të Forumit.

    T'JU them të drejtën, dy vjershat e mija për fëmijë, janë kompozuar nga kompozitorI shumë i respektuar tani i ndjerë, Musa Piperku, tri vjersha të tjera nga kompozitori, muzikanti, kantautori... perespektiv, Naser Dula nga Rahoveci, dhe dy poezi kushtuar dëshmorëve të Rahovecit, në luftën e fundit - Kolonel Tonit - Xhelal Hajda dhe Selajdin Mullabazi.

    Më pëlqeu ideja e Juaj, kuptohet, nëse e sheh të arsyeshme miku i Juaj, të bëjë komponimin, ngase festivali është organizim madhështorë E me vlera të veçanta.

    Ju përshëndes mik Gentijan, duke të dëshiruar frymëzime edhe më të thella!

    Agim METBALA

  6. #96
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    SH T A T O R I T

    Retë shpeshë grinden e i qeshin Diellit-
    E qinda sallto bëjnë qiellit,
    Dallandyshet lazdrane nuk zejnë vend -
    Nostalgjia i ka kap për troje t’nxehtë,
    Lejlekun monotonia e ka lodhë moj mike
    Duhet t’marrë rrugën tejoqeanike,
    Milingonat ngarendin drejtë e tërthorë...
    Mbushë kanë me grurë, furgonat nëntokësor,
    Lepurushi, bukuroshi e bishtcubel -
    N’butik fjalën e fundit të modës përcjell,
    Arrusha për dimër nuk ka aspak frikë -
    Bundën e ka pastruar n’pastrim kimik,
    Gjinkalla pritueshëm po i bie flautës -
    E di mirë se dimri i vie n’maje t’hundës,
    Piktori magjik, pikturon fusha...n’targjent -
    Zilinë do t’ia kishte edhe Pikaso vet...

    Kështu shtatorin e vërrenë çdo kush –
    Bënë ndryshime sa të du’sh!
    Shtator 2001

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Këtë vjershë, e kam shkruar para plotë 41 vjetesh, respektivisht në moshën time 17 vjeçare.
    E njejta më vonë është komponuar dhe këndohet si këngë dhe këngë korale nga kompozitori dhe kantautori Naser Dula.

    Edhe përkundër kohës së kaluar, unë e dua këtë vjershë e besoj se do t'ju pëlqej edhe juve fëmijëve


    KUR USHTOJNË

    Kur jehon fy'lli -
    Ushton i tërë pylli!

    Kur këndon vogëlushja -
    Ushton e tërë fusha!

    Kur këndon gjinkalla -
    Ushton e tërë ara!

    Kur këndon bilbili n'violinë -
    Ushton e tërë lëndinë!

    Kur këndon poeti -
    Ushton i tërë vendi!

    1970

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    Po e postoj këtë vjershë, e shkruar realisht, frymëzim i drejtëpërdrejtë, pa stilizimet e mija e besoj se kështu ndodh te shumica e familjeve shqiptare, gjatë fushatës elektorale.

    DJALI I DYTË, NGRITET SI LIDER

    Në shtëpi, kam katër djema.
    Të gjithë të shëndosh si rremba,
    Kam edhe çupën me emër Fitore,
    Është fort e zgjuar, çdo gjë i shkon përdore,
    Gruan e kam zojë të shtëpisë,
    Me të gjitha punët ajo qeverisë,
    Unë kërkoj frymëzim vërdallë -
    nga ndonjë varg, shkruaj n'letër t'bardhë...
    Punët venin si e më mirë,
    Kush askujt, s'ja prishte asnjë dëshirë...
    Tani gjatë fushatës elektorale,
    Në shtëpi më bëhet tollovi e madhe...
    Biri i madh, ligjëron si Ciceroni:
    - Armikun kush e luftoi a më tregoni?
    Birii i dytë, ngritet si lider:
    - Historia studiohet më thellë!
    Biri i tretë, si premier shteti:
    - Po puna dhjetëvjeçare ku mbeti?
    Ngrit zërin çupa si n'foltore:
    - Ç'bëni këto llafe si defatore?
    Çuni i vogël, grusht i bie tavolinës:
    - Shikoni bre ju, vota ipet tinës!
    Bërtetë gruaja bënë me dorë:
    - Ndaluni pak, s'jeni n'kuvendin popullor!
    Fillojnë pastaj sulmet pa vend,
    S'mundet kush me mbajtë rend,
    Humor e sarkazëm në nivel të lartë,
    Situata ndërlikohet, merr kahje të zjartë,
    Unë ndezi kompjuterin ngadalë:
    - Qetësohuni, këtë duhet vënë në procesverbal!
    Gradualisht bie te të gjithë tensioni,
    Në RTK, mbaroi emisioni...

    Tani gjatë fushatës elektorale -
    Në shtëpi më bëhet tollovi e madhe!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 27-08-2008 më 16:48

  9. #99
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    DITA E PARË NË SHKOLLË

    Albi tashmë ishte rritëur. Në shtator i kishte mbushur shtatë vjet. Atë ditë i kishin sjell shumë dhurata...
    Kishte aguar. Dielli qeshte sikur fëmijë. Qielli ishte i pastër sikurse suprina e detit. Era kishte rënë në gjumë të thellë. Albi ishte zgjuar më heret se çdo ditë tjetër.
    Mami i kishte ndihmuar të pastrohet. Ai kishte veshur trikon e bardhë, si bora e Sharrit, pantallonat e reja, këpucët fort të lustruar dhe si me nervozë ecte poshtë e lart korridorit.
    Më në fund babi e kapi për dore e së bashku u nisën për në shkollë. Rrugës panë shumë vogëlushë e vogëlushe të tjerë me prindër të tyre përdore. Të gjithë ishin të uzëqeshur, edhe fëmijët, edhe prindërit.
    Edhe rruga dukej se qeshte...
    Albi, si princ i rrallë, hyri në oborrin e shkollës, i cili tashmë gumëzhinte nga zërat e vogëlushëve si të dallandysheve...

  10. #100
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anëtarësuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovë
    Postime
    13,529
    ZOTI E BEKOFTË MËSUESEN

    Albi i vogël, përgatitej të shkonte në shkollë. Me kujdes i fuste në çantë fletoret, lapsin, gomën dhe makinën për mprehjen e lapsave.
    Babi e pyeti lehtë:
    - Kush të mëson, Albi?
    - Më mëson mësuesja! – ia ktheu me të shpejtë Albi. Pastaj po të njëjtën pyetje i parashtroi edhe ai të jatit:
    - Po ty babi, kush të mësoi?
    - Edhe mua më mësoi mësuesja!
    - Babi, babi!
    - Urdhëro, pëllumbi i babait! - iu gjeg i babi.
    - Po,mësuesen, babi, kush e mësoi?
    Babi për një kohë mbeti pa përgjigje. Me të shpejtë ia ktheu Albi i vogël:
    - Unë di, unë di, babi!
    - Kush e mësoi, mësuesen?
    - Zoti, babi, Zoti!
    Babi qeshi plot kënaqësi e ia ktheu Albit:
    - Zoti e bekoftë mësuesen!

    Ndryshuar për herë të fundit nga Agim Metbala : 29-08-2008 më 18:03

Faqja 10 prej 54 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 49
    Postimi i Fundit: 02-02-2015, 10:30
  2. Në Shqipëri punojn 50 mijë fëmijë
    Nga Hyllien në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-06-2010, 09:02
  3. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 27-05-2009, 16:58
  4. Astrit Kosturi: Vjersha per femije
    Nga Astrit Kosturi në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 08:56
  5. Qendra Teatrore per Femije ne Shkup
    Nga StormAngel në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 01-10-2004, 12:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •