Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Fierak 100% Maska e Ujku'80
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    584

    Komuna "zhduk" fshatin Bogovë, banorët në protestë

    Komuna "zhduk" fshatin Bogovë, banorët në protestë


    Komuna: 241 banorët e fshatit nuk janë në regjistrin themeltar. Kryeplaku: Nuk do të lejojmë zhdukjen e fshatit

    BERAT- Banorët e fshatit Bogovë janë ngritur dje në protesta pas vendimit për zhdukjen nga harta të fshatit të tyre. Një grup banorësh të fshatit, të kryesuar nga kryeplaku Kujtim Bakiu kanë shkuar paraditen e djeshmete prefekti i Beratit ku i kanë kërkuar anulimin e një vendim që ka marrë këshilli i komunës me të njëjtin emër, Bogovë. Sipas këtij vendimi, kryeplaku duhet të dorëzojë vulën e fshatit pasi nuk do të ketë më fshat Bogovë në hartën e Shqipërisë. Sipas banorëve, vetëm tre ditë më parë me anë të një shkrese Nr.5 dt. 16.01.2008 kryetari i komunës Bogovë, ka urdhëruar që kryeplaku i këtij fshati, Kujtim Boduri, të dorëzojë vulën e fshatit, pasi në këtë fshat nuk do të ketë zgjedhje të kryeplakut të fshatit pasi nuk ekziston vetë fshati.

    Kryeplaku i fshatit Bogovë ka shpjeguar dje se është thirrur në këshillin e komunës dhe i kanë bërë prezent vendimin se nuk do të ketë fshat pasi 241 banorët e tij nuk janë të regjistruar në regjistrin themeltar. "Nuk e kuptoj këtë vendim pasi ky fshat ka ekzistuar prej shekujsh dhe prej një shekulli fshati Bogovë është shpallur edhe pikë turistike. Nëse nuk më duan mua si kryeplak të fshatit le të zgjedhin një tjetër njeri që unë t'i dorëzoj vulën por që ta dorëzoj vulën se duhet të hiqet nga harta fshatin Bogovë këtë nuk e lejoj unë dhe banorët e fshatit. Unë e di se vendimin për krijimin apo heqjen nga harta të një fshat e bën Kuvendi i Shqipërisë me vendim dhe jo të heqin me një urdhër verbal të një kryetari komune",- tha kryeplaku Kujtim Boduri. Tashmë fshatarët kanë varur të gjitha shpresat e tyre tek Prefekti i Beratit për të gjetur një zgjidhje të problemit.
    Liberté, égalité, fraternité

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Bashkohem me shqetesimin e fshatareve, kush ka te drejten te mohoje ekzistencen e nje fshati , ndonese i vogel, gjithsesi eshte nje fshat me te drejta te plota.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    C dmth nuk jane te rregjistruar ne rregjistrin themeltar???
    Nuk marrin certifikata personale ata??
    Nuk martohen me ligj ata??
    Nuk bejne ushtri??
    Nuk vene ne shkolla??
    Nuk votojne qeverine dhe lokalet ata???
    Pra jane fshat Autonom ne mes te Republikes Shqiptare???
    O popull, ca po thoni se nuk ju marrim vesh???

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    ça ka per tu marre vesh
    ata jo se duan te jene autonom, thjesht duan te jene fshat, nuk e di ne me kupton.
    Tani ate punen e rregjistrit themeltar as une nuk po e kuptoj, por me sa duket meqe fshati eshte i vogel kane thene ta asimilojne ata te fshatit te madh aty afer. Kush po e mer vesh.
    Po une si fshatar nga nje fshat i vogel i kuptoj dhe i simpatizoj.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    ça ka per tu marre vesh
    ata jo se duan te jene autonom, thjesht duan te jene fshat, nuk e di ne me kupton.
    Tani ate punen e rregjistrit themeltar as une nuk po e kuptoj, por me sa duket meqe fshati eshte i vogel kane thene ta asimilojne ata te fshatit te madh aty afer. Kush po e mer vesh.
    Po une si fshatar nga nje fshat i vogel i kuptoj dhe i simpatizoj.
    Ka si nuk ka per tu marr vesh..
    Nje fshat qe nuk jep llogari kerkund, nuk ekziston i rregjistruar kerkund, dmth qe nuk ka votuar kurre ose por ka votuar , keto zgjedhje kane qene te paligjshme kapisi??
    Dhe kjo sjell pasoje qe fshati nuk ka pushtet lokal gje e cila dmth qe nuk eshte pjese e Rep. Shqiptare gje qe dmth qe eshte Pjese Autonome brenda territorit shqiptar believe it or not..
    Une e di se cfare duan ata por po te them se si qendrojne punet nese eshte e vertete qe ata nuk jane te rregjistruar ne rregjistrin themeltar gje te cilen nuk e besoj sepse Enveri nuk do ta linte ne kete gjendje...( te mos votonin per te)>>.

  6. #6
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Gjynah per banoret e ketij fshati. S'me duket e drejte nje gje e tille!
    Ishalla nuk e heqin...
    La vita è bella...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga elen Lexo Postimin
    Ka si nuk ka per tu marr vesh..
    Nje fshat qe nuk jep llogari kerkund, nuk ekziston i rregjistruar kerkund, dmth qe nuk ka votuar kurre ose por ka votuar , keto zgjedhje kane qene te paligjshme kapisi??
    une kapish po ti nuk ke kapish akoma.
    fshati ka ekzistuar, ka votuar, por tani komuna ka vendosur qe banoret ne rregjistrin themeltar te mos e kene me te shkruar "vendbanimi bogove" psh , por "vendbanimi ".
    Si rrjedhoje fshati nga pikpamja e pushtetit lokal nuk ekziston me, dhe kryeplaku nuk zgjidhet me.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Kryeplaku i fshatit Bogovë ka shpjeguar dje se është thirrur në këshillin e komunës dhe i kanë bërë prezent vendimin se nuk do të ketë fshat pasi 241 banorët e tij nuk janë të regjistruar në regjistrin themeltar

    ouuuuu
    ketu thote se nuk jane te rregjistruar jo se i crregjistruan apo sic e ke thene ti me lart..
    Nejse, let it be..

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga elen Lexo Postimin
    [/U]
    ouuuuu
    ketu thote se nuk jane te rregjistruar jo se i crregjistruan apo sic e ke thene ti me lart..
    Nejse, let it be..
    prap, kane te drejte te jene fshat.
    ti do jesh qytetare prandaj nuk te vjen hiç keq.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e elen
    Anëtarësuar
    07-01-2005
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    919
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    prap, kane te drejte te jene fshat.
    ti do jesh qytetare prandaj nuk te vjen hiç keq.
    Keq me vjen por me te ardhurit keq nuk behet gje ne kete dynja..
    Po, jam qytetare por 95 % e shqiptareve jane me origjin fshatare dhe njera prej tyre jam dhe une..
    Qellimi im nuk qe per mbeshtetje te fshataret por per cudine qe ne 2008 mund te kete fshat qe nuk ekziston ne gjendjen civile..
    Pra o eshte genjeshter ose ai qe e ka shkruar artikullin, nuk di te shkruaje..
    Kaq.

Tema të Ngjashme

  1. Parregullsi ne listat e zgjedhesve? Asnje ankese per listat ne KQZ
    Nga flory80 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 23-06-2009, 15:23
  2. Rama rizgjidhet kryetar i bashkisë së Tiranës
    Nga Humdinger në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 564
    Postimi i Fundit: 27-07-2007, 23:08
  3. PS-PD, ja përballjet në komuna
    Nga DiGiTeX në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-01-2007, 05:07
  4. Aktakuza e tribunalit të Hagës për Haradinaj
    Nga I-amëshuar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 25-03-2005, 14:58
  5. Haradinaj nuk do të shkojë në KS të OKB-së
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 11-03-2005, 09:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •