Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    At'qivia Maska e Flori
    Anëtarësuar
    12-03-2004
    Vendndodhja
    Tiranë, Albania
    Postime
    2,551

    Kapet njerku, ngacmoi seksualisht vajzën 9 vjeç

    Tiranë, veprimet e turpshme, në prani të fëmijëve të tij

    Një e mitur ka rënë pre e ngacmimeve seksuale nga njerku i saj 74-vjeçar. Nëna e 9-vjeçares ka marrë guximin, ka shkuar në polici dhe ka denoncuar të shoqin, me të cilin kishte menduar të kalonte jetën, ndërkohë që uniformat blu kanë arrestuar të dyshuarin Kadri Sadrija. Vetëm pak ditë më parë, në Drejtorinë e Policisë së Tiranës është paraqitur një grua rreth moshës 40-vjeçare, e cila ka kërkuar takim me ndonjë oficer policie. Ajo ka treguar për uniformat blu se burri i saj abuzonte me të bijën. Menjëherë, pas kësaj deklarate, oficerët e seksionit të mbrojtjes së të miturve dhe të dhunës në familje kanë marrë në mbrojtje gruan, e cila u ka treguar se çfarë kishte ngjarë. Ajo është shprehur për uniformat blu sesa herë nuk ndodhej në shtëpi, për vajzën e saj 9-vjeçare kujdesej bashkëshorti, i cili është njëkohësisht njerku i të miturës. Ajo ka treguar se prej katër vitesh jetonte në Laprakë me Sadrinë. Bashkë me të kishte edhe tre fëmijë të tjerë. Nga frika se ai do ta linte në mes të katër rrugëve, nuk e kishte denoncuar më parë. Por ditët e fundit, ajo kishte shkuar në shtëpi, kishte parë të bijën gjysmë të zhveshur dhe të njerkun që po kryente veprime harbute ndaj saj, në prezencë edhe të fëmijëve të tjerë. Ajo ka treguar për policinë se në këto kushte ka rrëmbyer vajzën e vogël dhe është larguar me shpejtësi nga banesa. Madje, bashkëshortin e ka goditur edhe me një mjet gjatë largimit. Pas marrjes së këtij denoncimi dhe miratimit të prokurorit, specialistët e policisë kanë bërë shoqërimin e të dyshuarit, i cili është Kadri Halil Sadrija, 74 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë së Tiranës, shoqërimi i tij u krye pasi dyshohet se prej disa kohësh ka ngacmuar seksualisht, duke kryer vepra të turpshme me thjeshtrën 9-vjeçare. I dyshuari është marrë në pyetje nga oficerët e seksionit, por nuk e ka pranuar akuzën e ngritur ndaj tij. Duke qarë para grupit hetimor, ai ka shpjeguar se nuk e kishte kryer kurrë një veprim të tillë. Madje, si alibi të këtij denoncimi, ai ka pretenduar para uniformave blu se kishte pasur një konflikt me bashkëshorten e tij. Sipas tij, në këto kushte ajo e kishte denoncuar në polici. Megjithatë, ky shpjegim nuk e ka liruar 74-vjeçarin nga prangat e policisë. Në bashkëpunim me prokurorinë, është vendosur që ai të mbahet në qeli deri në vlerësimin e masës së sigurisë nga Gjykata e Tiranës. Gjithashtu, gjatë këtyre ditëve, grupi hetimor do të kryejë veprimet e ekspertizës mjekoligjore për të vërtetuar nëse vajza e mitur ka pasur ngacmime seksuale.


    © Gazeta Shqip
    Femra ne Sex:
    Akmerikanka: o yes o yes
    Gjermanja: ja gut ja gut
    Shqiptarja: "mos i trego kerkujt"

  2. #2
    Hyllin Maska e Hyj-Njeriu
    Anëtarësuar
    22-07-2007
    Vendndodhja
    Fatkeqesisht mes ndergjinoresh
    Postime
    2,945
    Rrite po deshe femijen me njerk...
    Shqiptari e ka care rrugen e historise me Palle ne dore!

  3. #3
    i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i!i! Maska e biligoa
    Anëtarësuar
    16-08-2007
    Postime
    3,216
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Rrite po deshe femijen me njerk...
    E de...........
    Nese eshte e bere me dashuri, asgje nuk eshte mekat.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676
    C'na degjojne veshet o zot.Le njerku ,po ketu ne Usa nje shqiptar perdhunoi te bijen nen 18 vjec dhe beri femije me te.

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga Hyj-Njeriu Lexo Postimin
    Rrite po deshe femijen me njerk...
    Po mire mer vella se mos ta mer mendja qe ai eshte i tille.
    Nje njeri martohet per mire, per t'i dhene vetes e femijes nje familje, me prind nene e babe, nuk mendon se do dali maskara...
    Cfare te besh, gjera te tilla ndodhin kudo sot e prindi duhet te jete perhere e me i kujdesshem.
    Nejse edhe ajo e re fare 40 vjec ku e paska gjet ate plak pis 74 vjec xhanem. Nuk mendojne hic keto dreq, vetem tek leku e kane mendjen e i lejn pasojat si te vijne.
    La vita è bella...

  6. #6
    BeLeGu Maska e KaLajsi
    Anëtarësuar
    19-05-2004
    Vendndodhja
    MiLaNo
    Postime
    365
    Kto lloj mostrash duhet ti fusesh ne litar edhe ate e kan pak .
    Jufka ime ...

  7. #7
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Pak rendesi ka sa vjec ishte njerku por mgjt shume turp qe 1 e mitur te rritet duke pasur ne mendje ngacmimet e njerkut.Denimi me vdekje per te tille tipa qe abuzojne me te miturit.


    Era kushtet e veshtira ekonomike ndoshta e kane detyruar se nuk mendoj qe e ka marr thjesht se ika pelqyer pasi mosha e atij 74 vjec tregon se ka vdekur.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  8. #8
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Citim Postuar më parë nga IL__SANTO Lexo Postimin
    Era kushtet e veshtira ekonomike ndoshta e kane detyruar se nuk mendoj qe e ka marr thjesht se ika pelqyer pasi mosha e atij 74 vjec tregon se ka vdekur.
    Po te tregonte se kishte vdekur nuk do kryente ato akte jo-njerezore ai monster, sepse nuk mund t'i japesh perkufizim tjeter nje njeriu qe s'ka pike humaniteti ne vete...
    La vita è bella...

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    cdo dite nga nje lajme i hidhur ne flasim e flasim lodhemi kot
    une e kam dhene mendimin dhe me pare DENIM ME VDEKJE
    po fjal ime normal bie ne humnere
    JO SEKS PARA MARTESE

  10. #10
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anëtarësuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Citim Postuar më parë nga [era] Lexo Postimin
    Po te tregonte se kishte vdekur nuk do kryente ato akte jo-njerezore ai monster, sepse nuk mund t'i japesh perkufizim tjeter nje njeriu qe s'ka pike humaniteti ne vete...
    Vdekur ne menyre figurative derman.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Si ma zhdukën vajzën murgeshat!
    Nga Agim Bardhi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 15-11-2012, 10:01
  2. Abuzoi me 11-vjecaren, ne burg njerku
    Nga Zemrushja në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 28-05-2007, 04:11
  3. Familja Arapi kërkon vajzën e tyre Maria Arapi, të marrë peng në Zvicër
    Nga Albo në forumin Në kërkim të personave të humbur
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 23-09-2006, 13:18
  4. Dëshmia: Si linda fëmijën me vajzën e xhaxhait
    Nga Beqari002 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-05-2003, 15:31
  5. Pranga 60-vjeçarit, shiti vajzën 6000 euro
    Nga Artur_1985 në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 01-04-2003, 16:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •