Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 71
  1. #1

    E përdhunojnë në grup shoferët

    E perdhunojne ne grup shoferet

    Elona Elezi

    TIRANE - Nje vajze dyshohet se eshte perdhunuar nga 5 shofere te linjes Tirane-Laknas, ne nje "feste" private ne nje motel. Ngjarja jo e zakonte po hetohet nga policia e kryeqytetit, e cila per mungese provash ende nuk ka vene ne pranga 5 personat e denoncuar nga 21-vjecarja nga zona periferike e kryeqytetit, Laknas.

    "Hajde me mua ne Durres, se do te te prezantoj me nje djale shume te mire, me te cilin do te fejoj". Ky ka qene karremi qe nje shofer fugoni pasagjeresh dyshohet te kete perdorur me fqinjen e tij, te cilen pasi e ka hipur ne fugonin e linjes, e ka cuar ne nje motel, ne nje zone pothuajse te pabanuar. Pasi kane hyre ne dhome, drejtuesi i fugonit ka nisur t'i heqe dhunshem rrobat nga trupi dhe ka kryer marredhenie seksuale me te per disa minuta. Pasi ka shuar etjen e tij seksuale, ai duket se nuk eshte kenaqur teresisht dhe eshte bere "zemerbardhe". Menjehere pasi ka perdhunuar komshien, shoferi ka marre telefonin celular dhe u ka telefonuar "kolegeve" te tjere te linjes, miqve te tij, te cilet i ka ftuar ne "feste". Kater shofere kane mberritur aty me shpejtesine e eres, dhe pasi kane rene ne kompromis me njeri-tjetrin, kane filluar ta perdhunojne me radhe ne sy te shokeve. Per disa ore resht, nje 21-vjecare me inicialet L. V., banuese ne Laknas, ka perjetuar tmerrin e perdhunimit ne grup dhe te perbuzjes se njerezve qe i njihte prej kohesh. Sipas burimeve policore, mesohet se ngjarja ka ndodhur para kater ditesh ne zonen e Laknasit, prane aeroportit te Rinasit, kur nje shofer i linjes Laknas-Tirane ka perfituar nga rasti qe 21-vjecarja ishte vetem dhe duke e mashtruar, e ka marre me vete ne makine dhe me pas, me ndihmen e shokeve te tij, gjithashtu shofere te linjes, e kane perdhunuar ne grup. Ne dijeni te ngjarjes jane vene efektiva te Komisariatit Nr. 5, te cilat pasi kane hetuar ne lidhje me ngjarjen, kane shoqeruar per ne dhomat e ketij komisariati pese shoferet, te cilet kane mohuar ngjarjen dhe kane dhene "alibite" e tyre te forta ne lidhje me oret kur vajza pretendon se eshte perdhunuar ne grup. Po sipas burimeve, mesohet se vajza e ka njohur mire te akuzuarin prej saj si perdhunues, pasi kishte edhe njohje familjare me te. Ka qene i ati i te demtuares, i cili ka denoncuar zhdukjen e vajzes. Fillimisht, efektivat e komisariatit kane kujtuar se kane te bejne me zhdukjen e vajzes nga shtepia, por pas 48 oresh, vajza se bashku me te atin ka shkuar ne komisariat dhe ka treguar me detaje traumen e perdhunimit ne grup. Ajo kishte qene me pare e martuar, por ishte divorcuar prej disa muajsh. Duke perfituar edhe nga gjendja e keqe ekonomike e saj, pasi e ka studiuar qe eshte dhe pa mbeshtetje, i njohuri i familjes ka shfrytezuar rastin, dhe dyshohet se ka kryer marredhenie seksuale nen ushtrimin e nje dhune te madhe psikike.



    Gazeta Korrieri

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Tani me thoni, a nuk duhen vrare njerez te tille, a meritojne te jetojne tipa te tille,
    dhe pse duhet denimi me vdekje, ja perse duhet.

  3. #3
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Maskarenjte. Keto po qe e meritojne ti varesh.
    Po edhe ajo dreq me cfare mensh ka shkuar me shoferin pa nje prind e pa nje gje me vete.
    Nuk i marr vesh keto lloj gjerash.
    La vita è bella...

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ku quhen njerez keta....keta jane perbindesha dhe katila.
    Edhe kafshet nuk bejne te tilla gjerash....
    Mjere ajo e shkrete,mjere ajo varferi e mjere ai shtet...ja çfare heq nga varferia dhe sistemi i felliqur!
    Ja pse vetem Enver Hoxha ja ka mbledh ketyre plehrave te kombit!
    Denim me vdekje duan keta po ngadale duke i rrjepur....nuk kane motra e nena vete keta?
    Po turp dhe çfare turpi.....

    Dhe mos na dole ndonje nga ju tani dhe te thote e ka fajin vajza....se ketu per mua fajtoret dhe kriminelet jane keta dhe ajo eshte thjesht nje "viktime"!
    "Carpe Diem"

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga pryll Lexo Postimin
    plasen dhe ketej qurret
    dmth.....?

  6. #6
    Ma®seli Maska e JaCk_DaniELs
    Anëtarësuar
    17-05-2002
    Vendndodhja
    As Vet Se Di
    Postime
    923
    Injorance.
    Nuk quhen njerez keto jan kafshe.
    E kam të vështirë të gjykoj të tjerët , por të tjerët e kan të vështirë për mos më gjykuar mua.....

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anëtarësuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Në çdo vend ku ka jetë
    Postime
    5,321
    Keta nuk jane njerez por kafshe, dhe nuk meritojne te jetojne mes njerezve, madje nuk meritojne te jetojne fare.
    Për inad të Djallit dhe Shqyptarëvet, Zoti ka me mbajtë Shqypninë më kambë me nder e me lumni

  8. #8
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    dhe pse duhet denimi me vdekje, ja perse duhet.
    xfiles, me fal qe po citoj kete thenien tende.

    Per rastin konkret nuk kam ndonje koment te vecante per aryse se eshte nje lajm ne mjegull dhe nuk dihet asgje se sa e vertete eshte ngjarja! Dhe te them te drejten dyshoj ne moralin e nje vajze e cila pret nga komshiu ti gjeje nje te fejuar, krejt papritur ne nje pasdite dimri.Dyshoj po ashtu dhe ne stilin qe perdor media ne nje lajm duke e bere te tingelloje sipas oreksit te tyre.

    Nese ne raste "perdhunimesh" duhet te veme ne fuqi denimin me vdekje, do te thote se nje numer jo i vogel Shqiptaresh qe gjenden te burgosur ne Britani nga keto raste "perdhunimi" te kthehen te vdekur tek familjet e tyre. Me imtesisht per ta kuptuar, shume shqiptare kane rene viktime e nje nate seksuale me nje te panjohur e cila nuk ka hezituar ta manipoloje historine per ta kthyer ne nje qeshtje perdhunimi.Arsyja pse: Shume e madhe parash per konpensim nga shteti.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anëtarësuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609
    Citim Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites Lexo Postimin
    xfiles, me fal qe po citoj kete thenien tende.

    Per rastin konkret nuk kam ndonje koment te vecante per aryse se eshte nje lajm ne mjegull dhe nuk dihet asgje se sa e vertete eshte ngjarja! Dhe te them te drejten dyshoj ne moralin e nje vajze e cila pret nga komshiu ti gjeje nje te fejuar, krejt papritur ne nje pasdite dimri.Dyshoj po ashtu dhe ne stilin qe perdor media ne nje lajm duke e bere te tingelloje sipas oreksit te tyre.

    Nese ne raste "perdhunimesh" duhet te veme ne fuqi denimin me vdekje, do te thote se nje numer jo i vogel Shqiptaresh qe gjenden te burgosur ne Britani nga keto raste "perdhunimi" te kthehen te vdekur tek familjet e tyre. Me imtesisht per ta kuptuar, shume shqiptare kane rene viktime e nje nate seksuale me nje te panjohur e cila nuk ka hezituar ta manipoloje historine per ta kthyer ne nje qeshtje perdhunimi.Arsyja pse: Shume e madhe parash per konpensim nga shteti.

    Me fal se ndoshta i je drejtuar tjeter kujt me kete mesazh , por me revoltoi lajmi aq i neveritshem sa dhe une ne te tilla raste jam plotesisht me nje mendim te xfiles , gjithon duke menduar se lajmi eshte real dhe jo i manipuluar . Te vjen neveri te kesh ne jeten shoqerore ku jeton tipa te tille , qe jane llumi i kesaj shoqerie . Pasi ligjet jane te buta , jo vetem ne Shqiperi por kudo ne bote ne te tilla raste duhet thene , rujna zot , e na largo zot nga ky llum qe ka kjo bote . Te tille tipash duan te kene vetem kanunin e Lek Dukagjinit qe ti vije hakut .

    Pershendetje
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  10. #10
    AdIdAs Maska e DoLpHiN
    Anëtarësuar
    28-12-2005
    Vendndodhja
    Hono Lulu
    Postime
    1,453
    Po si ka mundesi qe vajza ne fjale e ka besuar se komshiu do i gjeje djale per ta fejuar? Po te moteli si ka mundesi qe nuk i ka degjuar njeri te "bertiturat" e saj per ndihme? Se behet fjale per ore , perderisa eshte perdhunuar nje here , kane pritur "grupin" dhe pastaj kane filluar te gjithe me radhe... apo mos ndoshta nuk ka bertitur fare per ndihme...
    Per mendimin tim ka pasur lidhje me komshiun , dhe kur ka shkuar ne motel ja kane mbushur mendjen ne njefare menyre per te bere orgji ose i kane dhene te pije... me vone kur e ka marre veten ka vendosur ti denoncoje per perdhunim.
    `That` is good and `that` is funny...but it costs a lot of money...

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Qeveritaret nuk paguajne taksat vendore
    Nga Duaje Siveten në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-12-2009, 12:38
  2. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2006, 20:43
  3. Një pilot shqiptar në Formula 1
    Nga Hyllien në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-03-2006, 21:22
  4. Ambasadoret: Islami shkaterroi diplomacine.
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2005, 13:43
  5. Policia e Shtetit dhunë barbare mbi grevistët e transportit.
    Nga BlueBaron në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 07:11

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •