Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622

    Muslimanët e Rinj në Danimarkë!

    Muslimanët e Rinj në Danimarkë!
    Më 3 dhjetor 2007 doli libri studioz i autorëve Tina Jensen

    (cand.mag.antropologji) dhe Kate Østergaard (cand.mag.histori dhe religjion)

    titulluar:
    Muslimanët e Rinj në Danimarkë
    (origjinal: Nye muslimer i Danmark)
    Autorja sjellë të dhënat se 4.000 danez në vit konvertohen në Islam.
    -Çdo i treti danez i konvertuar në Islam është mes 14 dhe 19 vjeç.
    -Rreth 80% të të konvertuarëve janë nën moshën 30 vjeçare.
    -Të dhënat e këtyre satatistiakve janë marrë nga testimi/pyetje të 178 të

    konvertuarëve.
    -Para dy viteve (2005),numri i të konvertuarëve ishte rreth 2.500.
    -Më të pakët nga të konvertuarit bëhen pjesëtarë të grupeve radikale islamiste si

    pjesëtarë të Hizb-ut-Tahrir dhe sektit Selafi,të tjerë bëhen pjesëtarë të sekteve

    më liberale.
    -Çdo i katërti i konvertuar,nuk është çregjistruar nga kisha e tij.
    -Gati çdo i katërti,para se të përqafojë Islamin,kishte provuar një religjion

    tjetër.
    Motivimet.
    -Mediumet llogariten si ndikues të drejtpërdrejtë dhe kryesor tek të konvertuarit

    të cilët nga kurreshtja kanë lexuar/dëgjuar/shiquar materiale të shumta rreth

    Islamit.
    -Bashkimi/martesa me partner musliman.
    -Shoqërimi me muslimanë.
    -etj
    -Sipas Imamit Abdul Wahid Pedersen,para të cilit ishin konvertuar në Islam rreth

    100 danezë gjatë vitit të kaluar,pjesa dërmuese e tyre ishin mbi 25 vjeç.
    Libri sjell edhe rrëfime të drejtpërdrejta të të konvertuarve,kurse në libër ipet

    edhe mënyra/rregullat e konvertimit në Islam.
    Libri ka 232 faqe dhe kushton 249DKK (rreth 30 euro)

    Sipas Anne Sofie Roald (Højskole Malmø-Suedi),hulumtuese/studiuese e Islamit ky

    trend në Evropë i konvertimit në Islam,nuk është duke ndodhë vetëm në

    Danimarkë,por edhe në Gjermani,Francë,Holand dhe Britani të Madhe.Si motiv

    kryesor i të konvertuarëve Anne thotë se është dashuria dhe lidhja martesore.



    A jeni të mendimit edhe ju forumistë se ata europian të cilët konvertohen në

    Islam motivohen nga:
    -Kur'ani dhe literatura tjetër islame?
    -Martesa me partner musliman?
    -Shoqërimi me musliman?
    -Kurreshtja?
    -Apo diçka tjetër...
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  2. #2
    Robi i All-llahut
    Anëtarësuar
    09-01-2008
    Vendndodhja
    Në Itali
    Postime
    1,774
    Selam alejkum we rahmetullah we berekatuhu.Motivi i të rinjve që pranojnë Islamin,piksëpari duhet të jetë shpëtimi i tyre,që prej në errësirë,kanë dalë në dritë.Pastaj frika ndaj Krijuesit dhe lutja e tyre që Allahu t'ua falë gabimet dhe t'i udhëzojë në rrugën e drejtë,gjithashtu shfrytëzoj rastin edhe unë që t'i bashkohem kësaj lutje dhe kërkoj nga Allahu Xh.Sh.,që të na bëjë prej atyre që e kanë përfundimin e mirë "INSHALLAH".SELAM ALEJKUM:

Tema të Ngjashme

  1. Islami Dhe E Drejta Ndërkombëtare
    Nga fisniku-student në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 21-06-2010, 09:22
  2. Gjendja jonë e dhimbshme?
    Nga LOGIC në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2009, 05:14
  3. Menyra se si duhet ne ta kuptojme fene tone
    Nga abdurrahman_tir në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 36
    Postimi i Fundit: 27-01-2009, 09:12
  4. Kushtetuta e Medines
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-11-2006, 10:58
  5. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •