Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955

    Kur Italia ishte... shqiptare

    Giovanni Armillotta

    Ka njė rrethanė pak tė njohur, tė ditur vetėm nga specialistėt, qė dalloi njė epokė historike gjatė sė cilės njė pjesė e territorit italian u qeveris nga shqiptarėt

    Shpesh, duke ndjekur kujtimet e historisė bashkėkohore mėsuar nė shkollė dhe ne universitet, sjellim ndėrmend se mbreti Viktor Emanueli III ishte mbret i Italisė dhe i Shqiperisė nga 16 prilli 1939 deri nė 25 tetor 1943. Por ka njė rrethanė pak tė njohur, tė ditur vetėm nga specialistėt, qė dalloi njė epokė historike gjatė sė cilės njė pjesė e territorit italian u qeveris nga shqiptarėt. Po ta shohim tani, e tė po tė pėrdorim metrin e tė drejtės sė sotme ndėrkombėtare, ishte mė shqiptare ajo pjesė e Italisė sė shek. XV mbajtur mė kėmbe nga ‘gli schipetari’ (Honor), sesa “italiane” Shqipėria e periudhės sė lartpėrmendur (Unione Personale).
    Po le tė shohim si kanė rrjedhur ngjarjet, pa lenė mėnjane analizimin e rėndėsise sė madhe historike e strategjike tė krahi-nave tė interesuara.

    Monte Sant’Angelo

    Monte Sant’Angelo, qendra mė e madhe e Kepit Garganik, i famshėm qė nga Mesjeta e hershme pėr shenjtėroren e Shėn Mikelit Kryengjėll, qė u vizitua nga shumė papė, perandorė dhe princėr, u kthye nė nje nga etapat e shenjta tė pendesėtarėve qė shkonin nė pelegrinazh nė Tokėn e Shenjtė apo nė Kryqėzata. Edhe Shėn Franēesko i Asizit shtegtoi aty nga viti 1216 deri mė 1222. Tė njohura, historikisht e artistikisht, edhe kisha e Shėn Pietrit, i ashtuquajturi Varri i mbretit longobard Rņtari, Kisha e Shėn Marise sė Madhe dhe Kėshtjella madhėshtore Normane, nė ndėrtimin e tė ciles, siē do tė shohim edhe mė tej, shqiptarėt dhanė njė ndihmesė vendimtare.
    Qyteti i ngritur rreth shenjtėrores mė tė lashtė tė Krishtėrimit pas Jeruzalemit dhe Romės, pati rėndėsi shumė tė madhe qė nga epoka romake e vonė dhe mesjetare e hershme. Pėr mėse njėmijė vjet kjo qytezė ėshtė fortifikuar vazhdimisht dhe depėrtimi i saj taktik-logjistik ėshtė pėrshkruar mė sė miri nė vitin 1500 me fjalėt e Markoldit: “Por duhet ditur se katėr janė vendet kryesore qė vėnė nė dyshim se turku mund tė shkelė ndonjėherė nė Mbretėri, domethėnė Taranto, Bari, Trani dhe Monte Sant’Angelo [...] Monte Sant’Angelo, i cili sipas Kavalerit, pėrfshin 60 milje nga tokat e Puljes, me njė pjese mbi det, me fortifikime”.

    Honor

    Honor-i i Monte Sant’Angelo-s u themelua nė shkurt tė vitit 1177 nga Guglielmo II, i Miri i Siēilisė (1166-89), si sundim “nė tė cilin ushtrohet njė autoritet mė i lartė se ai feudal” (P.F. Palumbo), nė mirėnjohje tė prestigjit tė Shenjtėrores, pra tė shenjtėrisė sė vendit.
    Sundimi pėrfshinte, pėrveē kryevendit Monte Sant’Angelo, edhe Siponto, Vieste, Lesina, Peschici, Ritum (ndoshta Rodi Garganik i sotėm), Carpino, Cagnano, Sfilzi, Candelaro, Versentino, Lanzano, dhe manastiret e Shėn Gjonit nė Lamis, Shėn Maries tė Pulsanos si edhe pronat e tyre. Honor-i iu dha nė pajė Giovannės, vajzės sė Enrikut II mbret i Anglisė (1154-89), dhe grua e tė sipėrpėrmendurit mbretit Guglielmo.

    Honor-i u kalon shqiptareve
    Kur Ferdinandit I tė Aragonės, mbret i Napolit (1458-94), iu desh tė strehohej nė Barletta, pėr t’iu larguar sulmit tė Anzhuinėve, ai u gjend i rrethuar nė atė qytet dhe mundi tė shpėtonte falė ndėrhyrjes sė Skėnderbeut. Nė shenjė mirėnjohjeje, mė 1464, mbreti u dha princėrve shqiptarė dukatin e Monte San-t’Angelo-s, qė pėrfshinte edhe San Giovanni Rotondo-n, me njė fjalė Honor-in. Tashmė ėshtė e qartė se Honor-i antik, me gjithė territorin e tij gjerė, ndėrpreu procesin e vet tė shpėrbėrjes, vendin e tij e zuri njė dukat me pėrmasa tė reduktuara dhe me juridiksion mė tė kufizuar nė krahasim me tė shkuarėn, por mė lehtėsisht i mbrojtshėm.
    Sundimi i Skėnderbeut dhe i trashėgimtarėve tė tij zgjati rreth 20 vjet. Ferdinandi I kishte dashur t’i tregonte mirėnjohjen e tij princit shqiptar, duke i dhėnė, sė bashku me feudin, njė serė fuqish dhe tė ardhurash, si privilegjin e taksės detare, domethėnė vjeljen e taksave tė rėnda mbi mallrat e imbarkuara dhe zbarkuara, juridiksionin e drejtpėrdrejtė mbretėror qė pėrjashtonte gjithė tė tjerėt, mundesinė e eksportit tė mallrave tė ēfarėdo vlere nga bregdeti i Monte Sant’Angelo-s e nga porti i Mattinata-s, me heqjen e detyrimeve ndaj Manfredonia-s. Ndėrsa Skėnderbeu ishte nė Shqipėri, duke luftuar turqit, mė 1467, e shoqja, Andronika Komneno, erdhi nė Monte Sant’Angelo pėr tė marrė nė pronėsi Kėshtjellėn ku edhe banoi. Por pas disa muajsh iu desh tė shkonte nė Shqipėri pėr t’u pėrkujdesur pėr tė shoqin heroik tė sėmurė, qė mė pas vdiq nė janar tė vitit 1468, nė moshen 65-vjeēare. E mbetur e ve, Andronika me tė birin Gjon Kastriotin, shkoi tė jetonte, nė Napoli me tė ardhurat qė merrte nga dukati i Monte Sant’Angelo-s, ku vilte edhe taksėn mbi kripėn.
    Konsumimi nga koha dhe sulmet e pėsuara kishin lėnė prej vitesh shenjat e tyre mbi Kėshtjellėn Normane dhe mbi muret e fortifikuara. Ferdinandi I, qė mė 1475 u kthye nė Monte Sant’Angelo, jo si luftėtar por si pelegrin, kuptoi, ndoshta pikėrisht nė atė ēast, se ishte i nevojshėm restaurimi i pikave mė tė rėndėsishme tė fortifikatave. Nuk harroi tė jepte udhėzimet e duhura , nė brendėsi tė njė plani tė pergjithshėm, pėr tė cilin, mė 1483, urdhėroi Gjon Kastriotin tė merrte masat nė mėnyrė qė “tokat e bregdetit, tė malit dhe tė Viestes tė mos i tremben ushtrive armike”. Punimet e restaurimit vazhduan padyshim nė mėnyrė tė kėnaqshme pasi, mė 1484, rnbreti “u shkruan qytetarėve tė Monte Sant’Angelo-s, duke i falenderuar pėr zellin e tyre nė punėn pėr fortifikimet dhe pėr restaurirrun e mureve dhe tė rrugėve tė qytetit. Janė tė lutur tė ngulmojnė nė punėn e mirė, aq mė tepėr nė mungesė tė Fort tė nderuarit Gjon (Kastrioti), zotėria me vlerė, i cili shkon nė tokė te Otrantos, nė lufte kundėr armiqve” (N. Barone).
    Nė pėrfundim tė punimeve, mė 1493, kėshtjella e Monte Sant’Angelo-s, ashtu siē ndodhi nė tė njėjtėn kohė edhe pėr atė tė Manfredonia-s, u pėrforcua nga dy kulla tė mėdha e hijerėnda trung-konike dhe me bastionin lindor, tė pajisur jo vetėm me mure tė qėndrueshme e tė larta por edhe me frėngji tė pėrshtatshme pėr tė plotėsuar kėrkesat e reja mbrojtėse, tė lindura nga pėrdorimi i artiljerisė, e nė pėrgjithėsi, i armėve tė reja tė zjarrit. Mbreti mori zemėr nga punimet e pėrfunduara dhe tek lajmėronte, mė 1492, Giacomo Pontano-n dhe tė tjerėt tė masave tė marra nga ai vetė pėr rastin nėse “Turku prish paqen”, udhėzoi qė “Messer Theodoro de Trivulci tė shkojė nė Monte Sant’Angelo me njėqind burra tė armatosur” (Trinchera).
    Kjo ėshtė periudha kur Ferdinandi I filloi tė urdhėronte ngritjen e shume kullave vrojtimi kundėr saraēenėve, tė cilat tė ndėrtuara nė pjesėn me tė madhe gjatė periudhes spanjolle mund tė vėrehen edhe sot pėrgjatė bregut tė Garganos dhe tė gjithė Italisė jugore.
    Le tė kthehemi nė historinė e feudit shqiptar, mė 1484, Gjon Kastrioti duke mos duruar dot shqetėsimin e treguar nga popullsia pėr taksat e nevojshme tė kėrkuara pėr fortifikimin e zonės, i kėrkoi dhe mori nga mbreti Fer-rante shkėmbimin e Monte Sant’Angelo-s e tė San Giovanni Rotondo-s me tokat e Soleto-s dhe tė San Pietro in Galatina, pranė Leēes, me titullin e Kontit.
    Edhe sot e kėsaj dite nė komunėn Monte Sant’AngeIo prania e shqiptarėve kujtohet nė mėnyrėn mė tė mirė: ne stemėn zyrtare tė Bashkisė ėshtė shqiponja dykrenore, me njėrėn kokė qė shikon nga Roma e tjetrėn nga Kostantinopoli, duke theksuar pozicionin kyē dhe drejtpeshimin historik dhe gjeopolitik tė Shqipėrisė.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Kristo Frashėri: Dilema pėr Himarėn
    Nga Qafir Arnaut nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 28-02-2006, 13:56
  4. Kryengritja Popullore Shqiptare E 1912 – 1915
    Nga ORIONI nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-07-2005, 14:44

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •