Sot do te bente vizite papa Benedikti XVI, por ...
Me rastin e hapjes se vitit te ri akademik dhe pas fteses qe i eshte drejtuar papa Benedikt XVI ,
nga ana e studenteve dhe profesoreve te universitetit “ La sapienza “, universitet ky i themeluar nga papa Bonifacio VIII, nje pjese e studenteve dhe rektoreve te po ketij universiteti kundershtojne viziten e papes dhe ne te njeten kohe mirepresin nje nga kreret e komunizmit italian…
Nje here ky universitet u quante universiteti i papes, sot eshte nje universitet laik dhe ne kempleks autonom, por si i tille duhet edhe te pasqyroje dhe te mbroje te drejten e se vertetes dhe lirise se debatit. Papa ne rradhe te pare eshte peshkop i Romes dhe gjithashtu nje profesor universitar ( Ratisbones ), pra nderhyrja qe do te bente ishte ne dy klasifikime… edhe pse kapo i kishes katolike dhe me te drejte i takonte kjo vizite, pasi nuk duhet harruar qe ne origjine te universitetit ne fjale, ishte nje institucion i mvarur direkt nga Autoritetet Ekleziale, pra Papa i Romes, me pas edhe kur Studium Urbis u zhvillua si institucion shteteror, perseri papes si professor i takonte kjo vizite dhe mbi te gjitha ishte i ftuar nga nje pjese e vet universitetit.
Por ngjarjet rrodhen ndryshe…, dhe nje konflikt i forte me reagime nga me te ndryshmet, bene qe kjo vizite te “ shtyhet “. Kjo ngjarje ka bere shume tension si ne media, ashtu edhe ne qeveri dhe ne opozite.
Per mendimin tim ne ate universitet, mendimi i lire demokratik dhe liberal eshte mbytur nga idete “ perparimtare “ dhe humaniste qe pershkojne pothuaj nje pjese te mire te Italise dhe po ashtu edhe te Eurpoes. Ky fakt le te kuptoje se sa e rende behet gjendja, kur neper katedra universitare mbizoterejne idete iluministe dhe idealiste. Fakti qe ne te njejten kohe kur i mohoej e drejta papes, shume profesore dhe student priten si “ shpetimtar “, nje nga figurat me snobiste te politikes se majte italiane, eshte fjala per nje nga kreret e komunisteve qe shume flet per proletariatin dhe vet vishet me moden e fundit te koleksioneve ekskluzive ne puro kashmir…, Bertinoti.
Fakti qe sot me tullembacen e “ GLOBALIZIMIT “ ne çdo drejtim, pra edhe te kultures dhe ideve te reja te cilat nisen qe ne bankat e shkolles per pastaj te perhapen deri tek politika e vendit.
Shqiperia nuk mbetet jasht ketij globalizimi te forcuar, çmendime keni per te ardhmen ne kete drejtim. Mund te emertohet perparim nje mohim i nje te drejte si kjo, liria e te shprehurit te nje personazhi kaq potent si çeshte papa, nuk eshte kjo nje prevalence e forcave oskurantiste e te majteve…?
Mund te justifikohen te tilla gjera ne emer te laicitetit, kultures dhe demokracise?
Krijoni Kontakt