Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375

    Të ripërtërisim tolerancën fetare?

    Jam ketu qe nje vite e me shum dhe nuk kam pare asgje tjeter perpos sharje nga te gjitha anet gati per te gjithe anetaret .
    Mendoj qe ka ardhur koha qe te respektojm panvarsishte ate qe tjetri beson apo jo , pa marr parasysh a eshte musliman , katolik, ortodoks, apo ateist duhet qe si vllezer qe jemi te duam njeri tjetrin pa marr parasysh perkatesin fetare .
    Shpresoj se prej sodit nuk do te ket sharje ne mes veti

  2. #2
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Jam dakord.
    Po fryen ere nacionalizmi me cfare duket!

  3. #3
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386
    Jam 100% plotesisht dakord me ty xhamia pasi te kemi mysliman modern, do te kisha deshiru qe te gjithe myslimanet e botes te jene te moderuar si ti, pra lirisht mund te them se je shembull i tolerances njerzore. Ne te gjithe jemi vellezer dhe nuk duhet ta urrejme njeri tjetrin per shkak te feve. Gjithashtu moderatoret do t'i kisha lutur qe te merren masa ndaj cdokujt qe ofendon tjetrin vetem se ai tjetri nuk pajtohet me mendimin e tij. Pra duhet te jete nje tolerance mes njerzve te te gjitha mendimeve, sidomos neve shqiptareve pasi i takojme nje kombi e jo 'tolerance fetare' sepse 'feja' nuk njeh tolerance.

    Te gjitha te mirat te gjithe anetareve te forumit
    Respekt

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet në Bllog
    24
    Ideja se "po pati debat nderfetar, ka percarje" eshte nje ide foshnjore qe ne vetvete jep rezultatin krejt te kundert nga ata qe njerezit presin. Politika e "mos pyet e mos trego" per besimin e dikujt tjeter, nuk eshte nje zgjidhje apo "burim uniteti", eshte ne vetvete nje utopi qe me kohen krijon tensione te brendshme brenda shoqerise qe shperthejne pa pritur e pa kujtuar, edhe atehere kur te gjithe jetojne me iluzionin se "kemi arritur kulmin e tolerances".

    Te debatosh me dike qe i perket nje besimi tjeter, duke bere nje debat civil e jo me britma e pasthirma, nuk do te thote te ndjellesh percarje, do te thote te promovosh tolerancen ne shoqerine shqiptare. Vetem duke debatuar me respekt per lirine dhe besimin e njeri-tjetrit, secili edukon veten per ate qe beson edhe ai shqiptari tjeter qe eshte mysliman, i krishtere, ateist apo shekullarist. Alternativa eshte pikerisht ajo qe te gjithe i trembemi, hermetizimi i komuniteteve fetare ne shoqeri duke refuzuar cdo lloj kontakti apo nisme me besimet e tjera fetare. Kjo e ka emrin intolerance.

    Dhe shpesh njerezit harrojne avantazhet e nje debati civil, qofte ky ne nje kontekst fetar, politik apo shoqeror. Per aq kohe sa njerezit debatojne me fjale dhe argumenta, ata jane duke i qendruar larg dhunes e plumbit. Dikur keto konflikte zgjidheshin me lufte e konflikte, sot kemi nje mundesi te krijuar nga boomi teknologjik qe te komunikojme jo vetem ne raportet nderfetare te nje shoqeri te vogel si ajo shqiptare, por edhe ne raportet boterore. Ajo qe ngjet ne nje pjese te botes ndjehet e perjetohet ne mbare boten e qyteteruar.

    Vete "toleranca fetare" eshte nje vetedije qytetare e diktuar nga kushtetuta demokratike e nje vendi. Une respektoj te drejten e dikujt per te besuar ne nje besim te caktuar, apo per te mos besuar fare, pasi kjo eshte e drejta e tij kushtetuese e mbrojtur me ligj. Nga po i njejti ligj perfitoj edhe une te drejten time per te besuar ne Zot.

    Kurse "harmonia fetare" eshte vetedija hyjnore tek njerezit qe Perendia i ka dhuruar cdo njeriu Vullnet te Lire, dhe besimtaret ia njohin kete liri njeri-tjetrit, pasi edhe Vete Perendia ia njeh kete liri gjithe krijesave te tij, si atyre qe i mbajne besen, edhe atyre qe marrin rrugen e gabuar dhe mohojne edhe ekzistencen e Krijuesit. Menyra se si nje besimtar e praktikon harmonine fetare: "Kur vete Perendia i njeh cdo njeriu kete Vullnet te Lire, kush jam une qe t'ia mohoj atij bashkëqytetarit tim?!"

    Albo

  5. #5
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Mendoj qe ka ardhur koha qe te respektojm panvarsishte ate qe tjetri beson apo jo , pa marr parasysh a eshte musliman , katolik, ortodoks, apo ateist
    Po mire mor djale, me qe jemi, perse mos ti shtojme asaj listes tende edhe Enverin, Hitlerin, Stalinin, Sllobodanin, e sa e sa te tjere? Perse te mos i respektojme dhe ata?
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #6
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Ky konflikt do ekzistoje edhe sikur ne te hiqemi si qorra e mos duam ta shohim. Ekzistenca e ketij konflikti eshte e gdhendur ne vete kulturat qe sjell seicila fe, kultura keto qe percaktojne normat e sjelljes se shqiptareve, menyren e perceptimit te realitetit, marrdheniet mes tyre, etj.

    Psh ky konflikt nuk mund te kete fund per aq sa kohe pjesa dermuese e shqiptareve aspiron perendimin, kurse nje pjese tjeter kerkon te ndertoje shtet islamik - kush beson ne islam nuk mund te jete per shtet laik, vecse kur eshte i detyruar ta pranoje kete. Por per sa kohe do mbahen keta te detyruar ti nenshtrohen nje sistem jete te krishtere (shtet laik, shoqeri e hapur dhe e civilizuar sipas normave demokratike europiano etj) kur paralelisht besojne ne nje kulture totalisht antagoniste me kete sistem jete? Ketu konflikti eshte i paevitueshem, sado qe ne mundohemi ta shfryjme me nota shqiptarizmi. Nqs duam ta perdorim shqiptarizmin per dicka te tille le ta perdorim per ta europianizuar, apo amerikanizuar Shqiperine dhe shqiptaret dhe jo per ti orientalizuar ata.

    Kjo e fundit po te ndodhe do jete vdekja e vertete e debatit, e shoqerise se hapur, dhe e vete kombit shqiptar.

  7. #7
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anëtarësuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Kesaj i thone te kerkosh te fshihesh pas gishtit tend , dhe puna juaj o popull shqiptar

    neise kjo parafolsja ka thene ca te verteta

    ps ti xhamia vuake qe njerezit te respektojn, dhe nuk nguron te hapesht tema plot hipokrizi
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  8. #8
    100 % shqiptar Maska e Milkway
    Anëtarësuar
    08-01-2007
    Vendndodhja
    In the land of eagles
    Postime
    7,375
    Citim Postuar më parë nga drity Lexo Postimin
    Po mire mor djale, me qe jemi, perse mos ti shtojme asaj listes tende edhe Enverin, Hitlerin, Stalinin, Sllobodanin, e sa e sa te tjere? Perse te mos i respektojme dhe ata?
    zoteri e lexon ti temen apo ki deshir vetem te postosh pa lidhje . Tema eshte toleranca ne mes shqiptarve dhe jo per tjeter kende .

    zarathutra edhe ne amerik ka musliman dhe ne europ ka musliman dhe ato shtete jan me ekonomin me te forte ne bote dhe nuk jam tu e dit qka po te pengon ty feja islame kur mue nuk me pengon feja qe ke zgjedh ti
    edhe tema eshte per me kontribu ne tolerancen mes shqiptarve dhe jo per ta thelluar edhe me shum urrejtjen

    khan me qfar arsye e quan temen me plote hipokrizi kur kjo tem nuk eshte tjeter perveq afrimit te popullit shqiptar me afer njeri tjetrit duke respektuar .
    si mendon ti te te respektojn pa e jep edhe ti respektin dikuj tjeter pa marr parasysh qka eshte .
    nuk e di a eshte e rendesishme per ty shteti yne por per mua dhe besoj qe per shumicen eshte e rendeshishem dhe per te pasur nje shtet stabil se pari duhet pasur nje popullsi stabile dhe ne si shqiptar kemi shum fe dhe nese nuk respektojm njeri tjetrin duke respektuar se pari fene e tjetrit nuk besoj se do te kemi nje shtet stabil

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Ke te drejte xhamia, e di se tema jote kishte qellim fisnik, dhe ashtu eshte duhet te kete tolerance fetare.
    Ne shqiperi kjo eshte diçka reale, eshte fakt, per fat te mire. Po kjo nuk eshte merite e njerit apo tjetrit besim, ashtu si e kam thene dhe me pare, dhe te tjere si une, qe e ashtuquajtura tolerance fetare tek ne eshte thjesht indiference fetare. Dmth ne nuk e ndjekim fene 100%, ne shohim te tjera gjera dhe feja eshte ne plan te dyte.

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    zoteri e lexon ti temen apo ki deshir vetem te postosh pa lidhje . Tema eshte toleranca ne mes shqiptarve dhe jo per tjeter kende .
    Po te flas ne lidhje me temen. Ti po kerkon respekt, dhe une po te them se nuk e meriton.

    Tema nuk eshte toleranca mes shqiptarve, por toleranca mes besimtarve. Jane dy gjera te ndryshme.


    Citim Postuar më parë nga xhamia Lexo Postimin
    Mendoj qe ka ardhur koha qe te respektojm panvarsishte ate qe tjetri beson apo jo , pa marr parasysh a eshte musliman , katolik, ortodoks, apo ateist
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Miti i 'tolerances fetare' në Shqipëri
    Nga Qafir Arnaut në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 05:26
  2. Rexhep Qosja: Identiteti kombëtar dhe vetëdija fetare
    Nga Davius në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2006, 02:52
  3. Drejt shqiptarizimit te hierarkise fetare
    Nga copy & paste në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-01-2006, 12:12
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2005, 12:33
  5. Gjendja Aktuale Fetare Shqiptare
    Nga Anton në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 23-08-2004, 17:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •