Policia e Vlores ka shpallur ne kerkim nje 16 vjecare nga ky qytet per fatin e se ciles nuk dihet asgje prej 3 ditesh. Vajza, nxënëse në vitin e dytë të shkollës së mesme të përgjithshme, Mustafa Qemal Ataturk, mësohet të ketë dalë nga shtëpia mëngjesin e datës 14 janar duke u nisur si zakonisht për në shkollë, por në drekë nuk është kthyer më prej saj. Kalimi i orëve ka shtuar merakun e familjarëve, por vetëm një ditë më pas ata kanë bërë denoncimin në polici, pasi shpresonin që vajza të rikthehej në shkollë. Duke ju trembur një rrëmbimi të mundshëm, një ndër versionet e ngritura nga policia, kanë nisur hetimet intensive për gjetjen e 16 vjecares. Për marrjen e informacioneve të plota, efektivët i janë drejtuar dhe ambjenteve të shkollës së mesme. Në klasën që zhvillon mësim vajza, në vitin e dytë të shkollës, është mësuar se ajo nuk ishte shumë e shoqërueshme. Fakti që vajza nuk kishte shokë dhe shoqe, ka përjashtuar versionin se adoleshentja mund ti kishte besuar dikujt ndonjë te fshehtë që lidhej me largimin e saj. Gjithsesi në shkollë agjentët e policisë janë ndihmuar me një detaj tjetër. Shoqe të adoleshentes kanë shpjeguar se kur ka qenë në klasat e larta të tetëvjecares, ajo ishte larguar dhe një herë nga shtëpia me deshiren e saj dhe para familjareve paraqiti situatën si rrëmbim, duke kërkuar “faturën financiare” në këmbim të lirimit prej pengmarresve.


A1TV