Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9

Tema: Teuhidi

  1. #1
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324

    Teuhidi

    TEUHIDI



    Pjesėt e Teuhidit


    Autor: Abdurrazak el Bedr


    Parathėnie



    Falėnderimi i takon vetėm Allahut. Atė falėnderojmė, Atij i kėrkojmė ndihmė dhe falje! I kėrkojmė mbrojtje Allahut nga e keqja e veteve tona dhe nga punėt tona tė kėqia! Atė tė cilin e udhėzon Allahu, nuk ka kush e humb dhe atė tė cilin e humb, nuk ka kush e udhėzon. Dėshmoj se nuk ka tė adhuruar tjetėr (me tė drejtė) pėrveē Allahut, Njė e tė Pashoq, dhe dėshmoj se Muhamedi (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ėshtė rob i Allahut dhe i Dėrguari i Tij.

    Vėllezėr tė nderuar!

    Tema e kėtij mėsimi ėshtė: "Pjesėt e Teuhidit". Ky mėsim vjen si nėntitull i njė vargu mėsimesh tė dobishme nė lidhje me Teuhidin – Njėsimin, tema e pėrgjithshme e tė cilave ėshtė: "Siguria e Umetit".

    Nuk ka dyshim qė themeli i sigurisė sė kėtij umeti ėshtė Teuhidi. Allahu i Madhėruar thotė:

    "Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e pėrzien me besim tė kotė..." - Pra, nuk e pėrzien atė me shirk.

    "... atyre u takon tė jenė tė sigurt dhe ata janė tė udhėzuar (nė rrugė tė drejtė)." {6, 82}.

    Kjo ligjeratė e cila si temė kryesore ka "Pjesėt e Teuhidit - Njėsimit tė Allahut" pėrfshin nė vetvete njė sėrė pikash. Lus Allahun e Madhėruar tė na e bėjė tė lehtė nė kėtė takim sqarimin e tyre nė formėn mė tė mirė, duke i prekur tė gjitha anėt e rėndėsishme tė tyre dhe e lus Atė qė ta bėjė atė ēka mėsojmė nė kėtė leksion, dije tė dobishme e cila na afron pėr tek Allahu i Madhėruar! Ta bėjė argument pėr ne dhe jo kundra nesh!



    Rėndėsia e teuhidit



    Vėllezėr tė nderuar!

    Gjėja e parė me tė cilėn po e nisim kėtė leksion, ėshtė njė parathėnie e shkurtėr rreth rėndėsisė sė Teuhidit, pėr pjesėt e tė cilit edhe do tė flasim mė gjerėsisht nė vazhdim.

    Teuhidi ėshtė detyra mė e rėndėsishme, qėllimi mė madhor dhe nevoja mė e domosdoshme nė mėnyrė absolute. Ai ėshtė qėllimi i vetėm pėr tė cilin Allahu i Madhėruar i krijoi krijesat. Pra, i krijoi ata pėr vėnien nė jetė tė Teuhidit (njėsimit tė Allahut).

    Allahu nuk i krijoi krijesat pėr t'u shumuar me ta prej pakicės, apo qė tė krenohej me ta prej pėruljes dhe as pėr t'u pasuruar me ta prej varfėrisė.

    I Lartėsuar, i Pastėr dhe i Panevojshėm pėr tė gjitha kėto ėshtė Allahu i Madhėruar.

    "Dhe thuaj: “Falėnderuar qoftė Allahu, i Cili nuk ka fėmijė dhe nuk ka pėr Tė shok nė sundim, dhe sa i pėrket aftėsisė, nuk ka nevojė pėr ndihmėtar, dhe madhėroje Atė me madhėrinė qė i takon”. {17, 111}.





    Po ashtu, Allahu i Madhėruar thotė:

    "Unė nuk i krijova xhindėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė. Unė nuk kėrkoj prej tyre ndonjė furnizim e as dėshiroj tė mė ushqejnė ata. Vėrtet qė Allahu, Ai ėshtė Gjithėfurnizuesi, Zotėruesi i Fuqisė, mė i Forti." {51, 56 - 58}.

    Allahu i Madhėruar ėshtė i panevojshėm pėr krijesat e Tij. Ai ėshtė i panevojshėm pėr bindjen dhe adhurimin e tyre. Me tė vėrtetė i Lartmadhėruari i krijoi ata qė ta njėsojnė Atė, tė jenė tė dėgjueshėm ndaj Tij, ta adhurojnė dhe t'ia pėrkushtojnė fenė vetėm Atij, tė Lartmadhėruarit.

    E qė tė gjitha kėto nuk i bėjnė dobi Allahut tė Madhėruar, pasi Ai ėshtė i Begatshėm, i Falėnderuar (nga vetvetiu). Atij nuk i bėn dobi dėgjueshmėria e atij qė i bindet dhe as nuk e dėmton Atė mosbindja e keqbėrėsit.

    Tė Lartmadhėruarit nuk i bėn dobi njėsimi (Teuhidi) i atij i cili e njėson Atė, ashtu siē edhe nuk i bėn dėm mosbesimi i jobesimtarit dhe shokvėnia e politeistit. Eshtė i Lartmadhėruari i Cili thotė: "Kush e udhėzon veten nė rrugėn e drejtė, ai e ka udhėzuar vetėm vetveten e vet, e kush e humb (rrugėn), ai e ka bėrė humbjen kundėr vetvetes sė vet..." {17, 15}.

    Po ashtu thotė: "... e kush nuk besoi, tė keqen e mosbesimit e ka kundėr vetes". {35,39}.

    Pra, mosbesimi i jobesimtarit ėshtė nė dėm tė vetė atij, ashtu sikurse besimi i besimtarit, njėsimi qė ai i bėn Allahut dhe bindja qė tregon ndaj Tij, ėshtė nė dobi tė vetė atij. Ndėrsa pėr sa i pėrket Allahut tė Madhėruar, Ai ėshtė i panevojshėm pėr robėrit e Tij. Eshtė i panevojshėm pėr bindjen e tyre, pėr adhurimin e tyre dhe pėr tė gjitha ato vepra tė cilat ata i bėjnė pėr t'u afruar tek Ai.

    Teuhidi ėshtė qėllimi parėsor, pasi qė tė gjithė profetėt u dėrguan qė tė ftonin pėr tek ai. Allahu i Madhėruar, pėr ata tė cilėt e zbatojnė Teuhidin dhe pėrpiqen pėr vėnien nė jetė tė tij, pėrcaktoi pėr ta lumturi nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr.

    Pra, lumturia nė kėtė botė dhe nė botėn tjetėr arrihet nė varėsi tė zbatimit dhe vėnies nė jetė tė Teuhidit. Pak mė parė pėrmendėm Fjalėn e Allahut tė Madhėruar:

    "Ata qė besuan dhe besimin e tyre nuk e pėrzien me besim tė kotė..." - Pra, nuk e pėrzien njėsimin e tyre me shirk. Ky ėshtė kuptimi i kėtij ajeti.



    "... atyre u takon tė jenė tė sigurt dhe ata janė tė udhėzuar." {6, 82}.

    Atyre u takon siguria dhe udhėzimi i plotė, nė dynja dhe ahiret, si shpėrblim pėr njėsimin dhe besimin e tyre ndaj Zotit tė Lartmadhėruar.

    Teuhidi bėhet shkak pėr shumė sjellje tė lavdėrueshme, rezultate tė kėnaqshme dhe dobi frytdhėnėse nė dynja dhe ahiret, tė cilat nuk mund tė pėrmblidhen dhe as tė numėrohen. Pėr kėtė shkak, Teuhidi ėshtė mirėsia mė madhore dhe supreme nė mėnyrė absolute.

    Nuk ekziston ndonjė mirėsi e cila gėzon pozitė mė tė lartė, mė madhore dhe mė fisnike se Teuhidi. Pėr kėtė arsye, suren En Nahl (Bleta), tė cilėn disa prej dijetarėve e emėrtojnė "Surja e Mirėsive" pėr shkak tė pėrmendjes qė Allahu i Madhėruar i bėn shumė prej mirėsive tė Tij ndaj krijesave; i Lartmadhėruari e ka nisur kėtė sure me pėrmendjen e mirėsisė sė Teuhidit.

    "Erdhi (ėshtė afruar) caktimi i Allahut (Kiameti), pra mos kėrkoni ngutjen e tij! I Lavdishėm dhe i Madhėruar ėshtė Ai mbi gjithēka qė ata i shoqėronė (si ortakė). Me urdhėrin e Tij ia zbret engjėjt me shpirt (shpallje) atij qė Ai dėshiron nga robėrit e Vet (duke thėnė) “T’ua tėrhiqni vėrejtjen se nuk ka tė adhuruar tjetėr tė merituar veē Meje. Pra, tė mė keni frikėn." {16, 1-2}.

    Pas kėsaj, nė kėtė sure vazhdohet me pėrmendjen e shumė prej mirėsive dhe begative, madje nė tė i Lartmadhėruari thotė:

    "Po edhe nėse pėrpiqeni t’i numėroni mirėsitė e Allahut, nuk do tė mund tė arrini t’i pėrcaktoni ato." {16, 18}.

    Vetėm se mirėsia mė e madhe ėshtė padyshim ajo e cila pėrmendet nė krye tė kėsaj sureje.

    Teuhidi ėshtė kreu dhe hapėsi i Kuranit, ashtu siē ėshtė edhe mbyllėsi i tij. Pra, Kurani me Teuhid fillon dhe po me Teuhid mbaron, madje, i gjithė Kurani ėshtė ngulitės dhe rrėnjosės i Teuhidit, ashtu siē ka thėnė edhe dijetari i madh Ibnul Kajim (Allahu e mėshiroftė!) nė librin e tij me titull "Mederixh es selikin", thotė:

    "Kurani fund e krye ėshtė ngulitės dhe rrėnjosės i Teuhidit, pasi ai ose ėshtė kallėzim i cili tė njeh me Allahun dhe Qėnien e Tij i vetmi Zotėrues, tė njeh me veprat e Tij, me emrat dhe cilėsitė e Tij, e ky pra ėshtė teuhidi teorik. Apo ėshtė urdhėr pėr t'ia pėrkushtuar fenė vetėm Atij, pėr tė qenė i zellshėm dhe zbatues i urdhėresave tė Tij, e ky ėshtė teuhidi praktik. Apo ėshtė sqarues pėr atė ēka Allahu i Madhėruar ka pėrgatitur si shpėrblim pėr ata tė cilėt ia pėrkushtuan fenė Atij dhe ishin tė zellshėm nė bindje ndaj Tij, i tillė pra ėshtė shpėrblimi dhe nderimi i atyre tė cilėt e posedojnė Teuhidin. Apo ėshtė kallėzues pėr ndėshkimin, qoftė ai herėt a vonė, tė cilin Allahu i Madhėruar e ka pėrgatitur pėr ata tė cilėt nuk ishin tė bindur ndaj Tij, i shoqėronin shok dhe e mohonin Atė. E s'ka dyshim se i tillė ėshtė ndėshkimi i atyre tė cilėt nuk e zbatojnė Teuhidin. Apo nė tė (Kuran) ka pėrmendje tė xhenetit dhe zjarrit, ku vihen nė dukje mrekullitė e xhenetit tė cilat janė shpėrblimi i atyre tė cilėt e zbatuan Teuhidin dhe agonitė e zjarrit tė cilat i pėrjetojnė ata tė cilėt e kundėrshtuan atė..."

    Kurani fund e krye bėn thirrje pėr njėsimin e Allahut dhe vėnien nė jetė tė kėtij Njėsimi, dhe tėrheq vėrejtje prej tė kundėrtės se tij (shokvėnies) e cila ėshtė nė kontrast me tė. Prandaj themi se ėshtė detyrė pėr tė gjithė ne muslimanėt qė Teuhidit t'i kushtojmė rėndėsi mė tepėr se ēdo gjėje tjetėr. Ai pėr ne duhet tė jetė mė primari i tė gjitha ēėshtjeve, dhe mė kryesori ndėr tė gjitha preokupimet tona tė rėndėsishme. Pėr kėtė arsye, thirrja e parė me tė cilėn profetėt u drejtoheshin popujve tė tyre ishte thirrja e tyre pėr tek njėsimi i Allahut tė Madhėruar...

    “Adhuroni Allahun, ju nuk keni zot tjetėr pėrveē Tij" {23, 32}.

    Tė gjithė profetėt tė cilėt Allahu i dėrgoi tek popujt e tyre, thirrjen e tyre e nisnin duke ftuar pėr nė njėsimin e Allahut tė Madhėruar. Veē kėsaj, kur i Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e nisi Muadhin pėr nė Jemen, atij i tha:

    "Le tė jetė e para gjė pėr tek e cila do t'i ftosh ata, dėshmia se “S'ka zot tjetėr tė vėrtetė veē Allahut."

    Ndėrsa nė njė transmetim tjetėr thuhet:

    "Le tė jetė e para gjė pėr tek e cila do t'i ftosh ata; njėsimi i Allahut (me adhurim)."

    Teuhidi duhet tė jetė pikėnisja e tė gjitha ēėshtjeve dhe pėrfundimi i tyre, tė dukshme apo tė padukshme qofshin ato. Madje ai pėrbėn themelin e lumturisė dhe sekretin e shpėtimit, si nė kėtė botė ashtu edhe nė botėn tjetėr.

  2. #2
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Pjesėt e Teuhidit



    Pas asaj qė pėrmendėm, kalojmė nė njė tjetėr ēėshtje tė temės sonė. Bėhet fjalė pėr "Pjesėt e Teuhidit", apo "Shtyllat e Teuhidit", apo "Llojet e Teuhidit".

    Me tė vėrtetė Njėsimi (i Allahut), pėr zbatimin dhe vėnien nė jetė tė tė cilit jemi krijuar ndahet nė tre pjesė, sqarimi i tė cilave ka ardhur nė Librin e Allahut dhe Sunetin e Profetit tė Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Kėto tri shtylla, pjesė, apo lloje tė Njėsimit; nė tė vėrtetė janė shtylla tė besimit nė Allahun e Madhėruar, besim ky i cili pėrbėn themelin e bazave tė besimit.

    Ashtu siē e dini vėllezėr, besimi ka gjashtė shtylla. Mė madhėshtorja dhe e rėndėsishmja prej tyre ėshtė tė besuarit nė Allahun. Ndėrsa shtyllat e tjera tė besimit janė ndjekėse tė kėtij themeli.

    Ashtu siē i Lartmadhėruari thotė:

    "I Dėrguari i besoi asaj qė iu shpall prej Zotit tė tij, e ashtu edhe besimtarėt. Gjithėsecili prej tyre i besoi Allahut..." - Kjo pėrbėn themelin e bazave tė besimit.



    "Gjithėsecili prej tyre i besoi Allahut, engjėjve tė Tij, shpalljeve tė Tij, tė dėrguarve tė Tij..."

    Qė tė gjitha kėto janė pasuese tė kėtij themeli.

    "Ne nuk bėjmė dallim nė asnjėrin nga tė dėrguarit e Tij, dhe thanė: “Iu pėrgjigjėm thirrjes dhe respektuam urdhėrin. Kėrkojmė faljen tėnde o Zoti ynė! Dhe tek Ti ėshtė kthimi i fundit.” {2, 285}.

    Pra, besimi nė Allahun, i cili pėrbėn edhe themelin e bazave tė besimit ngrihet mbi tre parime, e nuk ėshtė besimtar ai i cili nuk i beson ato. Ato janė:

    Besimi nė njėsimin e Allahut si i vetmi Zot (Krijues, Sundues), besimi nė njėsimin e Allahut duke e veēuar atė me emrat dhe cilėsitė e Tij dhe besimi nė njėsimin e Allahut si i vetmi i Adhuruar (i Cili e meriton tė adhurohet).

    Kėto tė treja mund t'i quajmė: "Shtyllat e besimit nė Allahun e Madhėruar".

    Po ashtu quhen edhe: "Pjesėt e Teuhidit", apo "Llojet e Teuhidit".

    Pra, Teuhidi ndahet nė tre lloje, apo tre pjesė: Njėsimi i Allahut tė Madhėruar nė Zotėrimin e Tij, njėsimi i tė Lartmadhėruarit duke e veēuar atė me emrat dhe cilėsitė e Tij dhe njėsimi i Allahut si i vetmi i Adhuruar i vėrtetė. Ai i cili nuk beson nė kėto tre lloje tė Teuhidit, nuk ėshtė njėsues, madje ai nuk ėshtė as besimtar qė beson nė Allahun e Lartmadhėruar, pasi besimi nė Allahun nuk themelohet dhe nuk ngrihet ndryshe, por veēse mbi kėto tre shtylla, tė cilat ishin:

    Besimi nė njėsimin e Allahut si i vetmi Zot (Krijues, Sundues), nė njėsimin e emrave dhe cilėsive tė Tij, si dhe njėsimin e Tij si i vetmi i Adhuruar. Madje, arsyeja pėr tė cilėn feja islame ėshtė quajtur ndryshe "Teuhid - Njėsim", qėndron nė faktin se ajo ngrihet mbi tė besuarit nė njėsimin e Allahut si i vetmi Zotėrues i vetmi i Adhuruar dhe i vetmi i Cili posedon emrat mė tė bukur dhe cilėsitė mė tė larta.

  3. #3
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Teuhidi rububije

    (njėsimi i Allahut nė Zotėrim)



    Pjesa e parė prej kėtyre tre pjesėve ėshtė Teuhidi Rububije - Njėsimi i Allahut nė zotėrim. Me tė ėshtė pėr qėllim tė pohosh me bindje tė thellė dhe besim tė plotė se vetėm Allahu i Madhėruar ėshtė Krijuesi, Furnizuesi, Mirėbėrėsi, Drejtuesi, Sistemuesi i tė gjitha ēėshtjeve tė cilat kanė tė bėjnė me krijesat e Tij. S'ka krijues tjetėr pėrveē Tij. S'ka zot tjetėr pėrveē Tij. S'ka kush qė jep jetė dhe pėrcakton vdekje pėrveē Tij dhe askush pėrveē Allahut nuk komandon nė gjithėsi.

    "Thuaj: “Kush ėshtė Zoti i qiejve e i tokės!” Thuaj: “Allahu!” {13, 16}.

    I Lartmadhėruari thotė:

    "Falėnderimi i takon Allahut, Zotit tė botėve!" {1, 2}.

    Po ashtu thotė:

    "Ky ėshtė Allahu, Zoti juaj..." {35, 13}.

    Ajetet qė pėrmbajnė kėtė kuptim dhe qė sqarojnė kėtė lloj tė Njėsimit janė tė shumta. Po ashtu, tė gjitha ajetet nė Kuran nė tė cilat pėrmendet krijimi, dhėnia e jetės, pėrcaktimi i vdekjes, kontrolli mbi gjithėsinė, bujaria, sistemimi (i ēėshtjeve), gjykimi dhe pėrcaktimi etj; qė tė gjitha kėto janė prej besimit nė Teuhidin e zotėrimit (rububije). Allahu i Madhėruar thotė:

    "O njerėz, adhurojeni Zotin tuaj, i Cili ju krijoi juve si dhe ata qė ishin para jush ashtu qė tė jeni tė devotshėm (tė shpėtuar). Ai, i Cili pėr ju bėri tokėn shtrat (vendbanim) e qiellin kulm, e prej qiellit ju lėshoi shi me tė cilin ju siguroi lloje tė frutave si ushqim pėr ju, pra mos i pėrshkruani Allahut shok, duke qenė se ju e dini (qė Ai nuk ka shok). {2, 21 - 22}.

    Krijoi, bėri, dhuroi, dha jetė, kontrolloi; qė tė gjitha kėto janė shprehėse tė njėsimit nė zotėrim (rububije), si dhe tė besuarit nė to ėshtė prej besimit nė Zotėrimin e Allahut. Kėtė lloj tė Njėsimit, politeistėt (idhujtarėt) e pranonin dhe nuk e refuzonin. Nė lidhje me kėtė, Allahu i Madhėruar thotė:

    "Thuaj: “E kujt ėshtė toka dhe ēdo gjė qė ka nė tė, nėse jeni qė e dini?” Ata do tė thonė: “E Allahut”. Atėherė thuaju: “Pėrse pra nuk mendoni?” Thuaj: “Kush ėshtė Zoti i shtatė qiejve dhe Zot i Arshit tė madh?” Ata do tė thonė: “Allahu!”. Thuaju: “E pse nuk frikėsoheni pra?” Thuaj: “Nė dorėn e kujt ėshtė i tėrė pushteti i ēdo sendi, dhe Ai ėshtė qė mbron (atė qė do), e qė prej Atij nuk mund tė ketė tė mbrojtur; nėse jeni qė e dini?” Ata do tė thonė: “Nė Dorė tė Allahut!” Thuaj: “E si mashtroheni pra?!” {23, 84 - 89}.

    Pra, ata e pohonin Zotėrimin e Allahut. E pohonin qė Allahu ėshtė Zoti i qiejve, Zoti i tokės, Zoti i Arshit, Zoti i gjithēkaje dhe Zotėruesi i saj. Ata e pohonin dhe e aprovonin njė gjė tė tillė. Madje, aprovimi i kėtij Njėsimi ėshtė i brumosur nė zemrėn e njeriut dhe Allahu i Madhėruar e ka bėrė atė prej natyrshmėrisė sė krijesave tė Tij. Nė shumicėn e rasteve, kėtė Njėsim nuk e mohon kush pėrveē ndonjė mllefqari (inatēiu) dhe kryeneēi. Madje, edhe faraoni i cili tha:

    “E cili ėshtė ai zot i botėve (qė ju dėrgoi)?” {26, 23}.

    Po ashtu tha: “... unė nuk njoh ndonjė zot tjetėr pėr ju pėrveē meje" {28, 38}.

    Ai nė vetveten dhe brendėsinė e tij e pohonte se Zoti i botėve ėshtė Allahu. Po ashtu e pohonte se ai ishte i nėnshtruar dhe krijesė e Allahut tė Madhėruar. E pohonte kėtė nė vetveten dhe brendėsinė e tij, ashtu siē edhe pėrmendet nė Fjalėn e Allahut:

    "Ai (Musai) tha: “Po ti e di se ato (mrekullitė) nuk i zbriti kush tjetėr pėrveē Zotit tė qiejve e tė tokės, qė tė shėrbenin si argument, e unė besoj se ti o faraon je i shkatėrruar”. {17, 102}.

    Musai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) faraonit i tha: "Po ti e di ..." - Pra, nė vetveten dhe thellėsinė e zemrės tėnde. E ke tė qartė se Ai i Cili i zbriti kėto mrekulli ėshtė Zoti i qiejve e i tokės. I zbriti ato qė tė shėrbenin si argument pėr njerėzit, e ti e di shumė mirė kėtė. Atėherė, ēfarė lloj mohimi dhe refuzimi ishte ai i faraonit? Allahu i Madhėruar thotė:

    "Dhe, edhe pse ishin tė bindur nė to (se ishin nga Zoti), i mohuan nė mėnyrė tė padrejtė e me mendjemadhėsi" {27, 14}.

    Ajo qė duhet tė kemi parasysh kėtu, ėshtė fakti se pohimi i kėtij Njėsimi, i Teuhidit Rububije, pra tė pranuarit se vetėm Allahu ėshtė Krijuesi, Furnizuesi, Mirėbėrėsi, Drejtuesi..., kjo nuk mjafton pėr arritjen e shpėtimit dhe pėr pėrmbushjen e Njėsimit. Pasi ashtu siē e kemi pėrmendur edhe pak mė parė; personi nuk mund tė jetė njėsues i Allahut veēse nėse ai..., ēfarė?

    Veēse nėse ai e veēon Allahun e Madhėruar me tė trija llojet e Njėsimit. Ndėrsa ai i cili e njėson Allahun nė Zotėrim, mirėpo nuk e veēon Atė me adhurim, ky person (me kėtė njėsim tė mangėt) nuk ėshtė besimtar dhe as njėsues i Allahut. Nė lidhje me kėtė, Allahu i Madhėruar duke treguar pėr idhujtarėt thotė:

    "Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun, vetėm se duke i shoqėruar (dikė tjetėr)."{12, 106}.

    Eshtė e domosdoshme qė ta kuptojmė kėtė ajet, duke parė se ēfarė kanė thėnė dijetarėt, prej tė parėve tanė tė mirė (selefėve) nė lidhje me shpjegimin dhe qartėsimin e kuptimit tė tij. Siē ėshtė Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur

    prej tij!), Muxhahidi, Mukatili, si dhe tė tjerė prej dijetarėve tė hershėm.

    "Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun, vetėm se duke i shoqėruar (dikė tjetėr)." Si ta kuptojmė kėtė ajet?

    Tė parėt tanė tė mirė, nė komentim tė kėtij ajeti kanė thėnė:

    "Dhe shumica e tyre nuk e beson ndryshe Allahun ..." - Pra, si Zot, Krijues, Furnizues, Mirėbėrės, Drejtues i kėsaj gjithėsie..., "vetėm se duke i shoqėruar (dikė tjetėr)." - D.m.th. i shoqėrojnė Atij dikė tjetėr nė adhurim. Ky pra, ėshtė kuptimi i drejtė i kėtij ajeti.

    E tillė ishte gjendja e idhujtarėve dhe jobesimtarėve kurejshitė nė atė kohė. Ata e besonin se Ai i Cili i krijoi ata ėshtė Allahu, Ai i Cili i furnizon ėshtė Allahu, dhe e aprovonin faktin se idhujt tė cilave ata i luteshin dhe statujat tė cilat i adhuronin, nuk ishin nė gjendje tė bėnin dobi, apo tė sillnin dėm, apo tė jepnin, apo tė pengonin, apo tė jepnin jetė, apo tė sillnin vdekje... Pėr tė gjitha kėto ata ishin tė vetėdijshėm.

    Ata po ashtu e pranonin se tė gjitha kėto janė ēėshtje tė cilat i pėrkasin Allahut tė Madhėruar. Mirėpo, nė tė njėjtėn kohė, ata gjatė adhurimit i shoqėronin Atij shok. Dhe nėse atyre u thuhet: "Pėrse adhuroni ēka nuk sjell dobi e as nuk bėn dėm, as nuk jep e as nuk pengon, as nuk ngre e as nuk lėshon dhe fuqi aspak nuk posedon, dhe e lini adhurimin e Allahut, tė Vetmit, Ngadhėnjimtarit?

    Si do tė ishte pėrgjigja e tyre? Ata do tė thonė: "Ne e dimė qė e tillė ėshtė gjendja e idhujve, nuk sjellin dobi, nuk japin e as nuk pengojnė, tė gjitha kėto ne i dimė" - Atėherė pėrse?! Thonė: "Ne nuk i adhurojmė ata pėr tjetėr, por vetėm qė tė na afrojnė sa mė afėr Allahut."

    Kėta idhuj, ata i morėn pėr ndėrmejtės mes tyre dhe Allahut, pasi sipas pretendimit tė tyre, gjoja ata po i afronin mė afėr Allahut tė Lartmadhėruar. Kėshtu qė, ata zgjodhėn si mėnyrė pėr t'iu afruar Allahut tė Madhėruar, atė vepėr e cila mė sė shumti do t'i largonte prej Tij, pra tė shoqėruarit shok Allahut.

    Pra, zgjodhėn si rrugė pėr t'iu afruar Allahut tė Madhėruar, duke i shoqėruar Atij shok, duke e konsideruar dikė tjetėr tė barabartė me Tė, dhe duke marrė ndėrmjetėsa dhe ortakė.

    Pra, lloji i parė i Teuhidit ėshtė Teuhidi i Zotėrimit (rububije). Tė pohuarit me bindje tė thellė se vetėm Allahu ėshtė Krijuesi, Furnizuesi, Mirėbėrėsi, Drejtuesi, Sistemuesi i tė gjitha ēėshtjeve tė cilat kanė tė bėjnė me krijesat e Tij.

  4. #4
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Teuhidi El Esmau ue sifat

    (Njėsimi i emrave dhe cilėsive)



    Lloji i dytė ėshtė Teuhidi i Emrave dhe Cilėsive (el esmau ue sifat). Me tė ėshtė pėr qėllim qė tė besojmė me besim tė paluhatshėm dhe tė pohojmė me vendosmėri tė plotė emrat dhe cilėsitė. Emrat e bukur tė Allahut tė Madhėruar dhe cilėsitė e madhėrishme tė Tij tė cilat pėrmenden nė Librin e Tij dhe nė Sunetin e tė Dėrguarit tė Tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).

    Ne tė gjithė e kemi tė qartė numrin e madh tė emrave dhe cilėsive tė pėrmendura nė Kuran dhe Sunet. Madje, thuajse nuk gjen ajet nė Kuran i cili tė mos pėrfundoj me ndonjė emėr apo cilėsi prej emrave dhe cilėsive tė Allahut tė Lartmadhėruar.

    Allahu i Lartmadhėruar thotė:

    "Allahu ka emrat mė tė mirė, andaj Atė thirreni me ata, e largohuni nga ata qė bėjnė shtrembėrime me emrat e Tij. Ata kanė pėr t’u shpėrblyer (me dėnim) pėr veprimet e tyre." {7, 180}.

    Po ashtu, i Lartmadhėruari thotė:

    "Ai ėshtė Allahu, nuk ka zot pėrveē Tij, Atij i takojnė emrat mė tė bukur." {20, 8}.

    Po ashtu thotė:

    "Thuaj: “Thėrrisni: Allah ose thėrrisni Er Rrahman. Me cilindo qė ta thėrrisni (me kėta dy emra), emrat e Tij janė mė tė bukurit." {17, 110}.

    Allahu thotė:

    "Allahu ėshtė Ai, veē tė Cilit s'ka tė adhuruar tjetėr tė merituar, por vetėm Ai, i Gjithėdituri i tė fshehtės dhe tė dukshmes, Ai ėshtė Mėshiruesi, Mėshirėbėrėsi! Allahu ėshtė Ai, veē tė Cilit s'ka tė adhuruar tjetėr tė merituar, por vetėm Ai, Sunduesi, i Shenjti, Shpėtimtari, Siguruesi, Mbikėqyrėsi, i Plotfuqishmi, Mbizotėruesi, i Madhėrishmi. I Lartėsuar ėshtė Allahu nga ēka i shoqėrojnė! Ai ėshtė Allahu, Krijuesi, Shpikėsi, Formėsuesi. Tė tij janė emrat mė tė bukur. Atė (Allahun) e madhėron ēka ka nė qiej e nė tokė dhe Ai ėshtė Ngadhėnjyesi, i Urti! {59, 22-24}.

    Nė kėtė kontekst tė begatė, i cili pėrbėn edhe fundin e sures El Hashėr janė pėrmendur njė pas njė plotė shtatėmbėdhjetė emra prej emrave tė Allahut tė Lartmadhėruar.

    Po ashtu edhe ajeti Kursij, i cili ėshtė ajeti mė madhėshtor nė Kuran, pėrmban pesė nga emrat e Allahut tė Madhėruar dhe mė tepėr se njėzetė cilėsi prej cilėsive tė Tij. Pėr kėtė arsye ky ajet ėshtė ajeti mė madhėshtor nė Kuran. Surja El Ihlas, vlera e sė cilės ėshtė e barabartė me njė tė tretėn e Kuranit, ėshtė quajtur surja El Ihlas (Sinqeriteti) pasi ajo i pėrkushtohet tėrėsisht cilėsive tė Mėshiruesit.

    Juve mbase e keni dėgjuar ndodhinė e atij sahabiut tė nderuar tė cilin Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e dėrgoi nė njė ekspeditė. Ai i printe shokėt e tij nė namaz dhe nė ēdo rekat tė namazit, pasi qė lexonte suren Fatiha e pasonte atė me "Kul huvall llahu Ehad..." - Ky veprim i tij iu duk i pa pranueshėm shokėve tė tij dhe pėr kėtė shkuan te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe i treguan se ē'kishte ngjarė. Profeti (Paqja dhe lavdėrimi i Allahut qofshin mbi tė) tha:

    "Pyeteni atė se pėrse vepron ashtu?"

    Sahabėt shkuan tek ai dhe e pyetėn. Ai u pėrgjigj: "Pasi nė tė ka cilėsi tė Mėshiruesit dhe unė e dua Mėshiruesin" - Ky pra ishte shkaku. "Pasi nė tė ka cilėsi tė Mėshiruesit dhe unė e dua Mėshiruesin."

    Sahabėt shkuan te Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) dhe ia pėrmendėn pėrgjigjen e shokut tė tyre. Ai (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) tha:

    "Lajmėrojeni atė se dashuria qė ai ka pėr Tė e futi nė xhenet."

    Kėtu pėrftohet njė dobi madhėshtore, pasi kuptojmė se dashuria karshi emrave dhe cilėsive, pėrkujdesi qė t'i tregon pėr to, si dhe pėrpjekja jote pėr mėsimin dhe kuptimin e tyre, ėshtė njė mundėsi e pėrsosur pėr tė hyrė nė xhenet.

    Transmetohet nė dy "Sahihat" si dhe nė libra tė tjerė, prej hadithit tė Ebu Hurejras, se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ka thėnė:

    "Vėrtet, Allahu ka nėntėdhjetė e nėntė emra, njėqindė pa njė. Kush i pėrmbledh ata, ka hyrė nė xhenet."

    Pėrqėndroje vėmendjen nė fjalėn e tij (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) "Kush i pėrmbledh ata". Kjo shprehje "Kush i pėrmbledh ata" duhet kuptuar drejtė. Disa prej muslimanėve nė xhepat e tyre mbajnė njė letėr ku shkruhen nėntėdhjetė e nėntė emra, dhe ndoshta pėr disa prej atyre emrave nuk ėshtė e sigurt qė ata tė jenė vėrtetuar si emra tė Allahut, pastaj ata e nxjerrin letrėn nga xhepi dhe e lexojnė nė mėngjes e nė mbrėmje.

    Ai kujton se kjo ėshtė ajo pėrmbledhja e duhur e pėrmendur nė fjalėn e tij: "Kush i pėrmbledh ata, ka hyrė nė xhenet."

    Eshtė e nevojshme ta kuptojmė drejtė se ēfarė ėshtė pėr qėllim me "pėrmbledhje". Dijetarėt kanė thėnė: "Me fjalėn "pėrmbledh" nė hadith ėshtė pėr qėllim zbatimi i tri ēėshtjeve, nė mėnyrė qė njeriu tė jetė pėrmbledhės i tyre ashtu siē duhet:

    T'i mėsoj pėrmendėsh ata.
    Tė njohi kuptimin e tyre.
    Tė plotėsoj adhurimin pėrkatės tė secilit prej tyre.
    P.sh.: Mėson prej emrave tė Allahut "Dėgjuesi", pas kėsaj kupton edhe domethėnien e tij. Kuptimi i tij ėshtė: "Vėrtetimi i Dėgjimit si cilėsi e Allahut tė Lartmadhėruar, nė atė mėnyrė e cila i ka hije Madhėshtisė dhe Krenarisė sė Tij, si dhe tė besuarit se Allahu i dėgjon njėkohėsisht tė gjitha zėrat, sado tė shumėllojshme tė jenė kėrkesat e njerėzve dhe sado tė ndryshme tė jenė gjuhėt e tyre. Madje, sikur tė githė njerėzit, qė prej kohės sė Ademit e deri kur Allahu ta trashėgoj tokėn dhe ē'ka nė tė; sikur tė gjithė ata tė bashkohen nė tė njejtėn kohė dhe nė tė njejtin vend duke e lutur Allahun, secili prej tyre nė gjuhen e vet dhe duke pėrmendur secili nevojėn qė ka, i Madhėruari i dėgjon qė tė gjithė ata, pa ju ngatėrruar Atij zėri nga zėri, gjuha nga gjuha, apo kėrkesa nga kėrkesa.

    Nisur nga kjo, Aishja, nėna e besimtarėve, pasi zbriti fjala e Allahut tė Madhėruar:

    "Vėrtet, Allahu dėgjoi fjalėt e asaj e cila bisedoi me ty lidhur me burrin e vet, e qė u ankua te Allahu; prandaj Allahu e dėgjon bisedėn tuaj, Allahu dėgjon ēdo bisedė dhe sheh ēdo punė. {58, 1}.

    Pasi zbriti ky ajet, Aishja (Allahu qoftė i kėnaqur prej saj!) ka thėnė:

    "I Lartmadhėruar ėshtė Ai (Allahu), Dėgjimi i tė Cilit i pėrfshin tė gjitha zėrat!"

    Pra, Allahu i dėgjon tė gjitha zėrat, kėshtu qė ti, pėrderisa beson nė emrin e Tij "Dėgjuesi" duhet tė besosh edhe nė tė cilėsuarit e Tij me dėgjim, e pasi qė beson se dėgjimi ėshtė prej cilėsive tė Allahut, gjė e cila ėshtė edhe kuptimi i emrit "Dėgjues" atėherė adhuroje Allahun ashtu siē kėrkohet prej kėsaj. E ajo qė kėrkohet ėshtė qė Zoti yt tė mos dėgjojė gjė tjetėr prej teje, por veēse atė ēka ty do tė vinte mirė ta dėgjonte nga ti; prej fjalėve me vend, thėnieve dobiprurėse, pėrmendjes sė Tij me madhėrim dhe tė folurit pėr ēėshtje tė dobishme. A e keni parė dikė duke folur me fjalė tė kėqija, tė ulta, tė pamoralshme etj?

    Nėse ai ėshtė musliman, a mendoni vallė se nė atė moment ai e ka ndėrmend faktin se Allahu po e dėgjon, po e mbikėqyr, po e vėshtron dhe ėshtė mė se i ditur pėr tė?

    Nisur nga kjo themi se ėshtė e domosdoshme qė duke besuar nė emrat e bukur tė Allahut ta plotėsojmė edhe adhurimin e duhur pėr secilin emėr. Pėr kėtė arsye dijetarėt kanė thėnė: "Besimi nė emrat e bukur tė Allahut bazohet nė tre parime:

    1. Besimi nė vetė emrin.

    2. Besimi nė cilėsinė e cila pėrftohet prej emrit.

    3. Besimi nė gjykimin si dhe praktikimi i adhurimit pėrkatės tė atij emri, duke e njohur me madhėshti dhe pėrulje pozitėn e Allahut tė Madhėruar.

    Ēdo emėr prej emrave tė Allahut tė Madhėruar pėrmban edhe adhurimin i cili pėrftohet prej tij, e qė ėshtė i domosdoshėm besimi nė tė. Me njėsimin e emrave dhe cilėsive ėshtė pėr qėllim tė besuarit nė emrat e bukur tė Allahut dhe cilėsitė e madhėrishme tė Tij tė cilat gjenden nė Librin e Tij dhe nė sunetin e Profetit, paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!

    Dijetarėt, duke i kėshilluar dhe duke ua bėrė tė qartė njerėzve kėtė ēėshtje, thonė:

    "Duhet qė ēdo besimtar i cili beson nė emrat dhe cilėsitė e Allahut, tė ruhet prej katėr ēėshtjeve, pre e tė cilave kanė rėnė ndjekėsit e sė shtrembrės dhe kanė rrėshqitur nė to pasuesit e sė kotės e, nėse besimtari bie pre e kėtyre ēėshtjeve ato e largojnė atė prej besimit tė drejtė nė emrat dhe cilėsitė e Allahut tė Madhėruar. Ato ēėshtje janė: Shtrembėrimi i kuptimit tė emrave dhe cilėsive, mohimi i tyre, pėrshkrimi dhe shėmbėllimi i tyre me ato tė krijesave."

    Pėr kėtė arsye ke pėr tė gjetur thuajse nė tė gjithė librat e tė parėve tanė tė mirė tė cilėt si temė kryesore kanė sqarimin e Teuhidit, nė to ata thonė:

    "Ne besojmė nė emrat dhe cilėsitė e Allahut pa e shtrembėruar kuptimin e tyre, pa i mohuar, pa pyetur se si janė dhe pa i shėmbėllyer ato me emrat dhe cilėsitė e krijesave."

    "Ne besojmė nė emrat dhe cilėsitė e Allahut pa bėrė shtrembėrim..." - Pra, pa e shtrembėruar domethėnien apo kuptimin e vėrtetė tė tyre, pasi ai i cili e devijon kuptimin e vėrtetė tė tyre, ai ėshtė shtrembėrues. Allahu e ka nėnēmuar shtrembėrimin dhe e ka bėrė atė karakteristikė tė ēifutėve. Ai thotė:

    "Ata i ndryshojnė fjalėt (nė Teurat) nga domethėnia e tyre..." {5, 13}.

    Njeriu duhet tė ketė kujdes ashtu qė tė mos i shtrembėrojė fjalėt e Allahut, e sidomos kur bėhet fjalė pėr emrat dhe cilėsitė e Tij (subhanehu ue teala).

    Prej shtrembėrimit tė emrave dhe cilėsive tė Allahut ėshtė edhe kur njė emri apo cilėsie i jepet kuptimi i njė emri apo cilėsie tjetėr, pa marrė parasysh nėse cilėsia me tė cilėn e zėvendėsuan atė tė parėn ėshtė vėrtetuar qė ėshtė ndėr cilėsitė e Allahut apo jo. I tillė ėshtė shembulli i atyre shtrembėruesve tė cilėt lidhur me fjalėn e Allahut:

    "Mėshiruesi mbi Arsh (mbi Fronin e Tij) qėndron" {20, 5}, thonė: "Mėshiruesi Arshin e pushton" e kjo ėshtė shtrembėrim i Fjalės sė Allahut.



    Ndėrsa disa prej tyre pėr ajetin: "Dhe kur tė vijė Zoti yt..." {89, 22}, thonė: "Dhe kur tė vij ēėshtja e Zotit tėnd" apo: "Engjėlli i Zotit tėnd." E kjo ėshtė shtrembėrim i Fjalės sė Allahut. Po ashtu, disa prej tyre nė lidhje me fjalėn e tė Dėrguarit (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!): "Zoti ynė zbret..." Ata thonė: "Zbret mėshira e Tij, apo ēėshtja e Tij, apo engjėlli i Tij..." E gjithė kjo ėshtė shtrembėrim i Fjalės sė Allahut dhe fjalės sė tė Dėrguarit tė Tij.

    Nėse Allahu i Madhėruar thotė: "Dhe kur tė vijė Zoti yt", ne ēfarė duhet tė themi?! Ne duhet tė themi ashtu siē Allahu thotė: "Dhe kur tė vijė Zoti yt."

    I Dėrguari i Allahut nė hadith thotė: "Zoti ynė zbret...", po ne si duhet te themi? Duhet te themi ashtu siē ai ka thėnė: "Zoti ynė zbret..." - Ne nuk bėjmė shtrembėrim, nuk i tjetėrsojmė, nuk i ndryshojmė cilėsitė, por i pohojmė ato ashtu siē kanė ardhur dhe i besojmė ashtu siē janė transmetuar. Ky pra ėshtė parimi i Ehli Sunetit nė lidhje me kėtė temė. Ata thonė: "Kalojini ato ashtu siē kanė ardhur dhe pohojini ashtu siē janė transmetuar, pa bėrė shtrembėrim, pa i ndryshuar dhe pa i tjetėrsuar." Kjo pra ishte ēėshtja e parė.

    Ēėshtja e dytė prej sė cilės duhet tė kemi kujdes nė kėtė temė ėshtė "et ta'tilu", e me tė ėshtė pėr qėllim "mohimi". Pra, mohimi i emrave dhe cilėsive tė Allahut, apo mohimi i pjesshėm i tyre. S'ka dyshim se e gjitha kjo gjė ėshtė e ndaluar (haram), ėshtė punė e shėmtuar dhe lajthitje. Muslimani kurrėsesi nuk e mohon diēka tė cilėn e ka pohuar Allahu apo i Dėrguari i Tij.

    Tė gjithė emrat dhe cilėsitė e ardhura nė Kuran apo nė hadithe tė sakta janė tė vėrtetė dhe tė pamohueshėm. Ne besojmė nė ato ashtu siē kanė ardhur dhe i pohojmė ashtu siē janė transmetuar; pa e shtrembėruar kuptimin e tyre dhe pa i mohuar.

    Ēėshtja e tretė ėshtė "et temthil - Shėmbėllimi".

    Mbasi qė ne i pohojmė emrat dhe cilėsitė e Allahut, duhet tė kemi shumė kujdes qė ato tė mos i shėmbėllejmė me cilėsitė e krijesave tė Tij apo veēoritė e tyre. Allahu thotė:

    "Asgjė nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi" {42, 11}.



    Po ashtu i Lartėsuari thotė:

    "Pra, mos i pėrshkruani Allahut shembuj! {16, 76}. Nė njė ajet tjetėr thotė: "A di pėr Tė ndonjė emnak (adash)?!” {19, 65}.

    Ajetet tė cilat pėrmbajnė kėtė kuptim janė tė shumta. Shėmbėllyes ėshtė ai i cili thotė: "Dora e Allahut ėshtė si duart tona, Dėgjimi i Tij ėshtė si dėgjimi ynė, Shikimi i Tij ėshtė si shikimi ynė.., cilėsitė e Tij janė si cilėsitė tona."

    - I Pastėr nga kjo ėshtė Allahu i Madhėruar! Shėmbėllimi i cilėsive tė Zotit me cilėsitė e krijesave tė Tij ėshtė kufėr (mosbesim). Njė veprim i tillė e nxjerr personin jashtė prej miletit islam. Nuk mund tė jetė besimtar ai njeri i cili Allahun e Madhėruar e shėmbėllen me krijesat e Tij. Madje, tė parėt tanė tė mirė (selefėt) kanė thėnė: "Shėmbėllyesi nė tė vėrtetė adhuron idhull."
    Po ashtu kanė thėnė: "Mohuesi (i cilėsive tė Allahut) adhuron asgjėnė (dhe jo Allahun)."

    Muslimani nuk mund tė jetė njėsues i Zotit, pėveē se nėse ai i pohon emrat dhe cilėsitė, mirėpo pa i shėmbėllyer ato, si dhe duke i veēuar (purifikuar), por pa i mohuar. Kjo ėshtė ajo ēka do tė shpjegojmė pas pak, pasi kjo pėrbėn parimin bazė mbi tė cilin mbėshtetet Akidja e Ehli Sunetit pėr sa i pėrket kėsaj teme.

    Ēėshtja e katėrt ėshtė "et tekjif" - Pėrshkrimi.

    Mbasi qė ne i pohojmė emrat dhe cilėsitė e Allahut, duhet tė kemi shumė kujdes ashtu qė tė mos hamendėsojmė, pra tė mos kėrkojmė nė mendjet tona tė dimė se si janė nė realitet kėto cilėsi. Pėrshkrimi (i emrave dhe cilėsive) ėshtė i refuzuar dhe duhet qė ēdonjėri ta shkulė nga rrėnjėt prej zemrės sė vet atė dėshirėn pėr njohjen e mirėfilltė tė cilėsive tė Allahut. I Madhėruari thotė:

    "Ai e di tė tashmen qė ėshtė pranė tyre dhe tė ardhmen, ndėrsa dija e tyre nuk mund ta pėrfshijė Atė." {20, 110}.

    Po ashtu thotė:

    "Shikimet (e njerėzve) nuk mund ta pėrfshijnė Atė, e Ai i pėrfshinė shikimet. {6, 103}.

    Pra, pėrshkrimi i cilėsive ėshtė i kotė pasi ėshtė e pamundur pėr ne njohja e mirėfilltė e tyre.

    Madje, ne e kemi tė pamundur pėrshkrimin e mirėfilltė tė shumė prej krijesave, e si do tė ishte puna kur bėhet fjalė pėr Krijuesin e tyre?!

    Njėri nga selefėt, e ai ka qenė Abdurrahman ibėn Mehdi, hasi me njė djalosh i cili i kishte hyrė gjerė e gjatė ēėshtjes sė Tekjifit dhe fliste rreth cilėsive tė Allahut duke u bazuar nė mendjen e tij tė mangėt dhe logjikėn e tij tė dobėt.

    Abdurrahmani atij i tha: "Lėre tė folurit rreth cilėsive tė Allahut dhe le tė pėrqėndrohemi pak tek cilėsitė e disa krijesave tė Tij. Nėse do tė jemi nė gjendje tė njohim realitetin e tyre dhe ia arrijmė kėsaj, atėherė ia mėsyjmė tė folurit pėr realitetin e cilėsive tė Krijuesit tė tyre. Mirėpo, po qe se nuk do tė mundim tė njohim realitetin e shumė prej krijesave, atėherė, mosnjohja e mirėfilltė e cilėsive tė Krijuesit do tė ishte mė parėsore."

    Unė jam dakord! - tha djaloshi. Abdurrahman ibėn Mehdi tha: "Transmetohet se Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e ka parė Xhibrilin nė pamjen e tij origjinale, ndėrkohė qė e kishte zėnė horizontin, e ai kishte gjashtėqindė krah. A s'ma pėrshkruan vallė se si ato krahė ishin tė vendosura tek ai? Mė trego pėr secilin krah se nė ē'vend ishte i vendosur?"

    Djaloshi nisi tė mendohej, u thellua nė imagjinatėn e tij e po pėrpiqej tė pėrfytyronte se si mund tė ishin ata gjashtėqindė krah mirėpo, s'mundi tė thotė asgjė! - Po ta bėj pak mė tė thjeshtė ēėshtjen. - tha Abdurrahmani. Allahu i Madhėruar nė Kuran thotė:

    "... Sajuesit tė engjėjve me nga dy palė, tri palė e katėr palė krahė..." {35, 1}.

    Disa nga engjėjt kanė tri palė krah. Dy krah mund edhe t'i pėrfytyrosh, njė nė tė djathtė e tjetri nė tė majtė; po i treti ku ėshtė?! Pastaj, si arrin ai tė fluturoi me ta?! Mė trego pra!

    - Nuk e di, - tha djaloshi - por unė dėshmoj se pendohem tek Allahu i Madhėruar dhe heq dorė prej pėrshkrimit nė tė cilin isha thelluar. Njeriu e ka fare tė pamundur pėrshkrimin e shumė krijesave. Shpirti pėr shembull, i cili ndodhet nė trupin tėnd. Shpirti ka cilėsi tė shumta: Ai lėviz, lartėsohet, mbėrthehet (nga engjėjt), pėrhapet nė trup... pra ka cilėsi tė shumta. Cilėsitė e tij janė pėrmendur si nė Kuran ashtu edhe nė Sunet.

    A je nė gjendje ta pėrshkruash shpirtin, e pasi qė e di se ai ndodhet fare pranė teje?!

    "Tė pyesin ty pėr shpirtin. Thuaj: “Shpirti ėshtė ēėshtje qė i pėrket vetėm Zotit tim, e juve ju ėshtė dhėnė fort pak dije”. {17, 85}.

    Pra, duhet qė prej kėtyre katėr ēėshtjeve; Shtrembėrimit, Pėrshkrimit, Shėmbėllimit dhe Mohimit, tė ruhemi dhe tė mos biem pre e asnjėrės prej tyre, si dhe t'i pohojmė emrat e bukur tė Allahut dhe cilėsitė e Tij tė larta ashtu siē kanė ardhur, gjithnjė duke qėndruar larg nga kėto lajthitje dhe duke treguar kujdes pėr tė mos rėnė nė kėto ndalesa tė cilat dijetarėt i sqaruan dhe ndaj tė cilave tėrhoqėn vėrejtje.

    Njėsimi i emrave dhe cilėsive ngrihet mbi dy parime bazė: Mbi pohimin e emrave dhe cilėsive, por pa i shėmbėllyer ato dhe veēimin (purifikimin) e tyre por pa i mohuar. Duke iu pėrmbajtur Fjalės sė Allahut:

    "Asgjė nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi. {42, 11}.

    Nė kėtė ajet: "Asgjė nuk ėshtė si Ai; Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi." Vihet nė dukje pohimi i emrave dhe cilėsive, por pa i shėmbėllyer ato dhe veēimi i tyre por pa i mohuar. Veēimin e gjejmė nė Fjalėn e Tij: "Asgjė nuk ėshtė si Ai" ndėrsa pohimin nė Fjalėn e Tij: "Ai ėshtė Dėgjuesi, Shikuesi."

    Kjo ėshtė rrjedha e Ehli Sunetit lidhur me kėtė temė. Ata i pohojnė cilėsitė pa bėrė shėmbėllim dhe e dėlirėsojnė Allahun e Madhėruar nga ēdo mangėsi, por pa mohuar.

  5. #5
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Teuhidi uluhije

    (njėsimi i Allahut nė adhurim)



    Pjesa e tretė prej llojeve tė Teuhidit ėshtė "Teuhidi Uluhije". Ky lloj i Teuhidit pėrbėn edhe kuptimin e vėrtetė tė fjalės "La ilahe il laAllah – S'ka zot tjetėr (tė vėrtetė) pėrveē Allahut."

    Me Teuhidin Uluhije ėshtė pėr qėllim veēimi i Allahut tė Madhėruar me adhurim, pėrkushtimi i fesė vetėm Atij dhe refuzimi i idhujtarisė dhe idhujtarėve. Ashtu siē Allahu i Madhėruar thotė:

    "E duke qenė se ata nuk ishin tė urdhėruar me tjetėr, pėrveē se qė ta adhuronin Allahun me njė adhurim tė sinqertė ndaj Tij" {98, 5}.

    Allahu i Madhėruar thotė:

    "Medoemos se feja e vėrtetė ėshtė vetėm pėr Allahun. {39, 3}.

    "Zoti yt ka dhėnė urdhėr tė prerė qė tė mos adhuroni tjetėr pėrveē Tij. {17, 23}.

    Gjithashtu i Lartėsuari thotė:

    "Ne dėrguam nė ēdo popull tė dėrguar qė t’u thonė: “Adhuroni vetėm Allahun, e largojuni djajve (adhurimit tė tyre)!” {16, 36}.

    "Unė nuk i krijova xhindėt dhe njerėzit pėr tjetėr pos qė tė mė adhurojnė." {51, 56}.

    Ajetet tė cilat pėrmbajnė kėtė kuptim janė tė shumta.

    Me Teuhidin Uluhije ėshtė pėr qėllim pėrkushtimi i fesė vetėm Allahut dhe veēimi i Tij me adhurim. Pra, tė mos adhurojmė askė tjetėr pėrveē Allahut. Tė mos i lutemi askujt tjetėr pėrveē Allahut. Tė mos i kėrkojmė ndihmė askujt tjetėr pėrveē Allahut. Tė mos presim kurban pėr askė tjetėr pėrveē Allahut. Tė mos kėrkojmė mbėshtetje, pėrkrahje, ngadhėnjim dhe shpėtim nga askush tjetėr pėveē Allahut.

    Ashtu siē Allahu ėshtė i Vetmi i Cili na ka krijuar, na furnizon dhe pėrkujdeset pėr ne, ashtu edhe ne duhet qė vetėm Atė ta veēojmė me adhurim. I Lartmadhėruari thotė:

    "Unė jam Zoti juaj, pra mė adhuroni vetėm Mua." {21, 92}.

    Pra, ashtu siē Ai ėshtė i Vetmi Zot, i pa shok nė zotėrimin e Tij, ashtu edhe ju vetėm Atė adhuroni.

    Ashtu siē Ai nuk ka ortak nė krijim, furnizim, nė dhėnien e jetės, pėrcaktimin e vdekjes dhe sistemimin e ēėshtjeve; ashtu edhe gjatė adhurimit nuk duhet t'i shoqėrohet ortak.

    A ėshtė e logjikshme qė Ai tė krijoi e tjetėrkush tė adhurohet?! A ėshtė e logjikshme qė Ai tė furnizoi, ndėrsa furnizimi tė kėrkohet prej dikujt tjetėr?! Ai ėshtė i Cili shėron dhe mbron, ndėrsa shėrimi tė kėrkohet prej dikujt tjetėr?!

    I Dėrguari (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) nė njėrėn prej lutjeve thotė:

    "O Allahu im, Zoti i njerėzve! Largoje dhimbjen dhe mė shėro, se Ti je Ai qė shėron! S'ka shėrim pėrveē se prej Teje!"

    Ndėrsa Ibrahimi, miku i Allahut, prijėsi i njėsuesve tha:

    "Dhe kur tė sėmurem Ai mė shėron." {26, 80}.

    Pra, me Teuhidin Uluhije ėshtė pėr qėllim veēimi i Allahut tė Madhėruar me pėrulje ndaj Tij, nėnshtrim, bindje, adhurim, namaz, haxh (pelegrinazh), lutje, kurban, betim; si dhe me tė gjitha bindjet dhe adhurimet e tjera. Ndėrsa "adhurimi" ėshtė term i pėrgjithshėm i cili pėrfshin ēdo gjė qė Allahu do dhe ėshtė i kėnaqur prej saj, qoftė ajo fjalė apo vepėr; e dukshme apo e fshehtė. Adhurimi ėshtė e drejtė absolute e Allahut tė Madhėruar. Ai i cili adhurimin ia pėrkushton dikujt tjetėr pėrveē Tij, ai i ka shoqėruar shok (ortak) Allahut tė Madhėruar.

    Asnjė krijesė, cilado qoftė ajo, nuk e meriton tė adhurohet.

    Vėllezėr, dėshiroj qė sė bashku tė shohim me vėmendje se si Kurani famėlartė e ka hedhur poshtė shokvėnien nė adhurim nėpėrmjet pohimit tė atyre qė pohojnė njėsimin e Tij nė zotėrim. Kjo mėnyrė tė argumentuari ėshtė e shpeshtė nė Kuranin famėlartė. Prej kėsaj ėshtė edhe ajeti tė cilin e lexuam pak mė sipėr:

    "O njerėz, adhurojeni Zotin tuaj, i cili ju krijoi juve edhe ata qė ishin para jush ashtu qė tė jeni tė devotshėm. Ai, i Cili pėr ju bėri tokėn shtrat (vendbanim), e qiellin kulm, e prej qiellit ju lėshoi shi me tė cilin ju siguroi lloje tė frutave si ushqim pėr ju, pra mos i pėrshkruani Allahut shok, duke qenė se ju e dini." {2, 21-22}.

    Le ta pėrqėndrojmė pak vėmendjen sė bashku nė Fjalėn e Allahut tė Madhėruar: "pra mos i pėrshkruani Allahut shok..." Kujt i tėrhiqet vėrejtje me kėtė ajet? - I tėrhiqet vėmendje idhujtarit (mushrikut) i cili i shoqėron Allahut shok (ortak). I Madhėruari thotė: "pra mos i pėrshkruani Allahut shok, duke qenė se ju e dini." Ēfarė ėshtė ajo qė ata e dinė?

    Ibėn Abasi (Allahu qoftė i kėnaqur prej tij!) ka thėnė: "pra mos i pėrshkruani Allahut shok, duke qenė se ju e dini." D.m.th.: "Mos i pėrshkruani Allahut ortak nė adhurim, duke qenė se ju e dini qė Ai ėshtė Krijuesi juaj i vetėm."

    Pėrderisa ti e di qė Krijuesi yt, Furnizuesi, Mirėbėrėsi, Sistemuesi i ēėshtjeve... ėshtė vetėm Allahu, atėherė kurrsesi mos i shoqėro Atij shok nė adhurim duke dashur qė t'u lutesh, t'u pėrgjėrohesh, t'u qaravitesh e tė kėrkosh nga ata ato gjėra tė cilat duhen kėrkuar vetėm e vetėm prej Allahut tė Madhėruar.

  6. #6
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Mbyllje



    Vėllezėr tė nderuar!

    Ėshtė detyrė mbi tė gjithė ne qė Teuhidit t'i japim hakun qė i takon, ta ngremė atė nė pozitėn qė e meriton dhe t'i japim pėrparėsi ndaj ēdo gjėje tjetėr.

    Le tė ruhemi prej atyre tė cilėt thėrrasin pėr nė humbje, prej prijėsve tė sė kotės, prej atyre tė cilėt i hutojnė njerėzit dhe i shtien nė dyshime lidhur me fenė e tyre, si dhe ta mbrojmė Teuhidin pasi ai pėrbėn themelin e fesė sonė, qėllimin tonė parėsor dhe ēėshtjen mė madhore pėr tė cilėn Allahu i Madhėruar na ka krijuar, si dhe pėr vėnien nė jetė tė sė cilės ne ekzistojmė.

    Pra, le ta mbrojmė atė me njė mbrojtje tė mirė dhe tė pėrkujdesemi pėr tė me njė pėrkujdesje dinjitoze, ashtu qė t'i paraqitemi Zotit tonė si njėsues dhe zbatues tė sunetit, pa bėrė kurrfarė ndryshimi apo tjetėrsimi.

    Lusim Allahun e Madhėruar tė na jap jetė duke qenė musliman dhe tė na largojė nga kjo botė me iman (besim)! Jo duke qenė tė humbur dhe as prej atyre qė i humbasin tė tjerėt! Tė na mbroj ne me fenė islame kur jemi nė kėmbė, kur jemi ulur dhe kur jemi shtrire!

    Po ashtu kėrkojmė prej Tij tė na e rregulloj fenė e cila pėr ne ėshtė gjėja mė e shtrenjtė! Tė na e rregulloj dynjanė nė tė cilėn ėshtė jetesa jonė! Tė na e rregulloj ahiretin pasi atje ėshtė kthimi ynė! Tė na e zgjasė jetėn nė bėrjen e punėve tė mira, ndėrsa vdekjen ta bėjė shpėtim pėr ne nga ēdo e keqe!

    Kėrkojmė nga Allahu prej tė gjitha mirėsive, e tek Ai janė depot e mirėsisė! Allahut i kėrkojmė mbrojtje prej ēdo tė keqeje, e ajo godet veēse me lejen e Tij!

    "I kėrkojmė mbrojtje Allahut prej shirkut tė cilin e dimė dhe i kėrkojmė falje pėr atė qė nuk e dimė!"

    E lusim Allahun tė na japė sukses nė realizimin e ēdo vepre tė dobishme! Tė na udhėzoj nė rrugėn e drejtė, tė na bėjė prej robėrve tė Tij tė devotshėm, "Tė cilėt i dėgjojnė fjalėt dhe pasojnė atė mė tė mirėn prej tyre. Tė tillėt janė ata qė Allahu i udhėzoi (nė rrugėn e drejtė) dhe tė tillėt janė ata tė menēurit." {39, 18}.



    Lutja jonė e fundit ėshtė: "Falėnderuar qoftė Allahu, Zoti i botėrave! Paqja e Allahut, mėshira, begatia dhe mirėsia, qofshin mbi robin dhe tė Dėrguarin e Tij profetin Muhamed; mbi familjen dhe tė gjithė shokėt e tij!

  7. #7
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Ju pershendes me pershendetjen e banuesve te xhennetit
    Es-Selamun Alejkum

    Ky eshte teuhidi njeshmeria e Allahut, per kete u derguan te gjithe profetet(paqa dhe bekimi i Allahut mbi ta) tu mesonin njerezve,dhe kjo eshte gjeja me e rendesishme ne Islam.

    Si ka mundesi te neglizhohet !!!!

    Lus cdo musliman qe beson Allahun dhe diten e fundit ta lexoj me shume se 2 here

    p.sh 1 here sot, 1 here neser ose pasneser, e keshtu sipas mundesis
    Allahu ju shperblefte per mirekuptimin

  8. #8
    HUNDLESH Maska e altin55
    Anėtarėsuar
    01-02-2003
    Vendndodhja
    Vlore Al
    Postime
    1,324
    Musliman leri thashethemet, zenjet dhe mesoni fene tuaj .
    Kjo do tu coj ne xhennet InshaAllah, jo zeniet dhe replikat, keto kane mekate dhe te cojne ne shkaterim

    lexoni lexoni teuhidim
    SUKSESI ME I MADHE QE NJERIU MUND TE ARIJ NE KETE JETE! ESHTE BINDJA NDAJ ALLAHUT TE MADHERUAR

  9. #9
    المسلم العزيز Maska e x_vahir
    Anėtarėsuar
    15-03-2007
    Postime
    48
    Teuhidi Eshte Baze Per Muslimanin.dhe Muslimani Duhet Te Mundohet Qe Ta Mesoje Teuhidin E Sakte.

Tema tė Ngjashme

  1. Partite Dhe Sektet
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 17-02-2009, 13:25
  2. Teuhidi
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 11-02-2009, 10:37
  3. Mėsime tė pėrgjithshme rreth Akides [8]
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 21-01-2009, 11:32
  4. Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 12:47
  5. Kuptimi i shehadetit
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 13-01-2005, 13:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •