Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    03-07-2007
    Postime
    101

    Raporti i shkencës me fenë

    shkenca e ka zanafillen e saj qe kur njeriu lindi dhe kerkoi me kembgulje te mbijetoj ndersa feja te dashur miq e ka fllimin e saj para 15 mij vjetesh kur njeriu nuk shpjegonte shume fenomene natyrore psh;shiu era bora etj. pse njerzit e nderuar te fes mendojn se shkenca rrezikon ata?

  2. #2
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anëtarësuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Tani meqe tema eshte konsumu ne te gjitha akset e saj... sa per mos ta lene pa pergjigje :

    Shkenca dhe feja jane komplementare. Shkenca e pastron fene nga "supersticionet e kota" dhe "bestytnite e kota". Besimi hyn ne fuqi aty ku shkenca nuk mund te jape me shpjegim dhe prova.
    Shkenca e ka ndihmuar fene dhe vazhdon ta ndihmoje te qendroje ne kembe. Sa me teper perballet shkenca me ceshtje te "paprovueshme" dhe hipotetike, si origjina e universit, e materies, e energjise, e jetes etj etj, aq me teper terren te punuar gjen feja per te kultivuar "faren e besimit" me sukses, duke mbushur boshlleqet e lena nga shkenca te mbuluara me nje vel hipotezash me dogma "bidese".

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Shkenca i frikeson fetaret, ose i mpin mendjet, pasi metodat e saj rigoroze as qe nuk perputhen nje germe me metodat fetare per shpjegimin e fenomeneve te medha.

  4. #4
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Shkenca dhe feja jane komplementare. Shkenca e pastron fene nga "supersticionet e kota" dhe "bestytnite e kota". Besimi hyn ne fuqi aty ku shkenca nuk mund te jape me shpjegim dhe prova.
    Feja për momentin është pseudoshkencë, dhe duhet të shëndrrohet në shkencë. Me gjasë ka mjaft gjëra për të zbulu. Rast i ngjashëm është astrologjia që u zhvillua në astronominë e sotme.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Rast i ngjashëm është astrologjia që u zhvillua në astronominë e sotme.
    Nga e ke nxjerre ti kete? Nga hoxha e lagjes?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-06-2005
    Postime
    297

    Lightbulb

    Feja dhe shkenca nuk e kundershtojn por e perplotsojn njera tjetren,e kjo shifet per gjdo dite ma shum.

  7. #7
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Nga e ke nxjerre ti kete? Nga hoxha e lagjes?
    Atë që them unë është në kundërshtim me mësimet e hoxhës. Çdo gjë që thotë hoxha është gënjeshtër përderisa nuk është vërtetuar.
    Unë e kam fjalën për shumë këso doktrina mistike, që më vonë janë shëndrruar në shkencë. Psh nga shërimi magjik është kalu në mjekësinë moderne, nga alkimia në kimi, nga astrologjia në astronomi të mirëfilltë. Transformimet janë bërë kur njerëzit kanë hequr dorë nga thashethemet dhe i janë përveshur hulumtimeve, derisa kanë ngritur shkencat e sotme.
    Në këtë rast objekti i kësaj shkence do duhej të ishte "bota e përtejme" ose "e padukshme" quaje si të duash. Kjo do t'i eliminonte mundësitë e fetarëve për të manipuluar masat me propagandën e tyre.

  8. #8
    l'aquila tornera a volare Maska e brandon
    Anëtarësuar
    07-04-2006
    Postime
    622
    Shkenca fillon nga problemet; dhe nga gjithcka qe na shkakton habi .
    Per zgjidhjen e tyre perdor metoden qe perdoret nga ushtrimi i sensit te mire: prove/ tentative/ mesim nga gabimi/ mos perseritje gabimi / ( behen shume , prova- njesoj sikur mesojme not, eleminohen levizjet e gabuara , mesohet noti ). Te gjitha tentativat e gabuara eleminohen, ajo qe zgjidh problemin pranohet si e drejte nga eksperienca.
    Po keshtu edhe organizmat inferiore (ameba p sh ) kryejne levizje studiuse / tentativa zgjdhjeje problemi per tu cliruar nga nje problem qe i jep bezdi.
    N q s levizjet nuk jane ato te duhurat pas shume levizjesh studiuese organizmi zhduket.
    Po keshtu dhe shkencat ne pergjithesi fillojne nga problemet te cilat lindin probleme te reja; mekanizmi funksionon sipas te njejtes skeme zgjidhjeje.

    Gjithe njohja parashkencore ( te kafshet apo dhe njeriu ) fillon me magjine apo shtregonerine- dhe eshte nje dogme, dicka e ngurte, statike, e pandryshueshme.
    Aty ku mbaron dogma , dhe fillon trajtimi i problemeve ne menyre kritike , aty fillon shkenca.
    Skema e funksionimit eshte kjo:
    -Problemi
    -Tentativa zgjdhjeje ( ne shumes , shume tentativa)
    -Eliminimi ( qe mund te coje ne zgjidhjen e problemit )
    Feja duket se i ngjan me shume dogmes se sa shkences.
    Ndryshuar për herë të fundit nga brandon : 17-01-2008 më 20:44
    La vida es un carnaval

  9. #9
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Feja duket se i ngjan me shume dogmes se sa shkences.
    Pikërisht.
    Feja thoshte dielli sillet rreth tokës, kjo ishte dogmë, por shkenctarët e kundërshtuan këtë dhe e zbuluan të kundërtën.
    Feja thotë gjëra të ndryshme mbi ato që nuk i shohim, edhe kësaj radhe njerëzimi mund t'ia dalë.

  10. #10
    Pasioni për shkencën Maska e Erlebnisse
    Anëtarësuar
    06-12-2007
    Postime
    3,438
    Feja eshte si politika me ka thene nje shok i mire, ndersa shkenca eshte e verteta.
    Jane shume larg keto te dyja, saqe nuk besoj ndonjehere qe shkenca te kete nevoje per politiken, por ndodh e kunderta ama, qe shpesh here politika me ane te shkences manipulon njerezimin...
    La vita è bella...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 31-08-2012, 13:07
  2. Shkenca ne Islam
    Nga Shën Albani në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 18-08-2010, 11:10
  3. Publikohet raporti vjetor mbi lirinë fetare në botë
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 02-03-2007, 06:14
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-03-2006, 05:52
  5. Raporti i Grupit Ndërkombëtar të Krizave
    Nga RTP në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2005, 03:21

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •