Rrishtas e instalova Scientific Linux ne laptopin e ri te punes, dhe mendova se do te ishte e dobishme ti ndaj pervojat me kete distribucion me juve.
SL 5 (Scientific Linux) eshte distribucion me pak i popullarizuar nder perdoruesit e gjere por bukur i perdorur ne sferen e organizatave (komerciale, qeveritare, etj). SL eshte i bazuar kryesisht ne RedHat Enterprise 5 me perfshirjen e ca pakove nga fedora dhe nga mirembajtesit e ketij distribucioni. SL 5 eshte distribucion i lindur ne Fermilab dhe aktualisht mirembahet nga Fermilab dhe Cern. Eshte distro jashtezakonisht stabile me fokus ne perfomanca te perpunimit te shenimeve, perkrahjen e formatave te ndryshem (xfs,gfs, etj). Pra nuk eshte domosdo per personat te cilet kan nje prej prioriteteve aspektin vizual (eye candy). Instalimi eshte mjaft i thjeshte per ata qe kan pasur pervoje me ndonje distro qe perdore anaconda-en, edhe pse ne rastin tim nuk mundi te filloj instaluesin grafik (mungesa e drejtuesve te ati) por vetem ate tekstual i cili eshte i bazuar ne ncurses dhe mjaft i lehte per tu perdorur. I tere instalimi i bazuar ne instalimin e pakove te workstation dhe development zgjati 37 minuta. Per shkak te problemit me drejtues te karteles grafike, X serveri nuk mundi te ngarkohet keshtu qe u desh te editoj konfiguracionin ne xorg.config. Pas rinisjes se X serverit zbrita drejtuesit nga web faqja e amd-se keshtu qe edhe ky problem u zgjodh. SL 5 vie me ipw3945 modulet dhe drejtuesit, por sherbimi ipw3945d nuk fillon automatikisht keshtu qe mund te fitohet pershtypja se lidhja pa tela nuk funksionon mire. Me startimin e ketij sherbimi edhe ky "problem" u zgjodh. I vetmi hap shtese ishte instalimi i Eclipse (Europa) dhe ky distribucion u be i gatshem per perdorimin tim.
Informata shtese:
Berthama : 2.6.18 - ......
Mirembajtja e programeve behet me ane te yum (qofte me GUI qofte ne terminal)
Web faqja: https://www.scientificlinux.org/
Ky distribucion nuk ka ndonje forum per mbeshtetje pervec email listes, por origjina nga RHEL e bene te mundshme qe zgjidhjet qe vlejne per RHEL te aplikohen edhe ne kete distro
Distribucionet e ngjajshme: RHEL, CENTOS, e me pak Fedora
Krijoni Kontakt