Humori edhe satira jane dy dege te se njejtes peme,por aq sa jane te ngjashme,aq dhe ndryshojne nga njera-tjetra.Secila ka gjuhen,zerin,ngjyren,menyren e saj se si pret dhe percjell ererat,zogjte,stinet qe hyjne dhe mbushin pyllin me jehonat e tyre.Te dyja keto dege jane dhe ndjeshmeria me e madhe,me reflektuese ndaj levizjeve shoqerore,ndaj te gjitha fenomeneve,te cilat mbushin te perditshmen tone.Ndryshe,me gjuhen e tyre,do te thosha,se te dyja keto,jane veshi me pergjues i"ndodhive duke i rrahur pastaj secila ne destilen e vet.Mendoj se humoristi me i madh,por qe nuk ka emer pervecem,eshte populli,prej te cilit marrin lenden e pare dhe nisen te ngarkuar per te ndertuar kasollen e tyre mjeshtrit e fjales satirike dhe humoristike.Perderisajane bisqe popullore,packa se te ngrohura nene kujdesin e nje specialisti,ato jane nga me te lexueshmet nga masa e gjere.Specialistet e rinj te kesaj fjale,padyshim,jane vazhdimi i vlerave te se kaluares,por te ngriturabe stadin e se sotmes.Kur themi "te se sotmes"me vjen nje mendyshje e perzire,te cilen duhet ta ndaj,te miren pres se keqes,mbasi ka vershuar nje turbullire,e cila ka marrezvarre dhe kerkon te mbuloje me llum te bukuren duke ia marre frymen seriozisht.Neper faqet e humorit dhe satires shqiptare te diteve tona,hedhin firmen e tyre shume emra.Ata i gjejme jo vetem neper librat e tyre,por dhe neper faqet e gazetave me serioze te gjues shqipe,te pakten ne emigracion.Nder keta emra do te vecoja shkrimtarin humorist Bujar Mucaj dhe shkrimtarin e satires,Iliaz Bobaj.Nese duken te njejte,per arsyje se shpesh futen ne te dyja gjinite,ata jane dy krejt te ndryshem.Kjo vecori i ndarese se vjen e thellohet ne vijim te krijimtarise se tyre duke shkruar sikush drejt strehezes se tij.Ndersa Mucaj thellohet ne humorin e tij duke na dhene shendetin dhe kenaqesine e te qeshurit,BoBaj shfaqet me thellimine punes nisur prek tij vite me paree satires dhe fjales se urte.Per fjalen e urte ndoshta flasim here tjeter pasi ka vlera te vecanta larg temes se sotme.Ndersa tregimet e te parit jane te gjuhes se humorit popullor,-kripa ne gjellen e kesaj guzhine
e thjeshta,depertuese,therese,argetuese,te dashura,te pranishme ne cdo veshtrim,tregimet e te dytit kane gjuhen intelektuale te satires:fshikulluese gjer ne pasthirme,percjellese mesazhes ,mendimtare,te nendheshme.Si dy dege te nje lumi,vjen nje cast dhe te dy bashkohen per t'u derdhur ne detin e fabules per te na thene se jane dy fasuliste te mirenjohur te diteve tona.
Duke i lexuar,ndiej se ata i ruhen se keqes te se sotmes,megjithase e jetojne kete kohe.I ruhen asaj te keqe ne nje menyre te perkryer.Ashtu sic thuhet ne futboll se sulmi eshte mbrojtje dhe mbrojtja eshte sulm,edhe ata mbrohen duke sulmuar te keqen,i kundervihen asaj me forcen e artit te madh,i cili ka edhe jetegjatesine e se bukures.E keqja eshte ai humor banal,i cili mbush jo vetem libra bastarde,por edhe ekrane televizoresh private,per t'i bere qesharake,per te terhequr ne rruget qorre te ketij humori krupe.Kur nje humor ka mbaruar,kur nuk ka se cfare te thote me,hidhet ne fjale banale,ne menyren me te ulet per t'i rrembyer tjetrit nje nenqeshje te zoneshme.Ai nuk le fjale,te cilat nuk ia nxe goja nje njeriu serioz,te mos i permende me levizje dhe gjuhe pa i bere pershtypje.Eshte nje fare vdekje e bujeshme e humorit te vertete.
E keqja tjeter eshte se televizioni,mjeti me i mire per te perhapur te bukuren ne humor dhe satire,aktualisht ve ne loje njerez qe peshojne nga e lehta,te prirur per te argetuar te tjre po te atij kalibri.Ai tani duket se tallet me te uriturit,te cileve u tregon buken,ata sulen ta marrin,ai hop,ua shpie gjekte,ata ndjekin doren me ushqimin e tyre,por dora leviz vazhdimisht dhe ata ndjekin doren me ushqimin e tyre,por dora leviz vazhdimisht dhe ata mbeten te urritur.Nje iluzion i hidhur rritet cmendurisht neper ekrane televizoresh,duke humbur vlerat e verteta te reales,te se perditeshmes kolore.Keshtu problemet kryesore te shoqerise nuk zihen fare ne goje,ato humbasin nga nje e qeshur e shtire,shpesh here e skenuar e nje pakice simpatizantesh te kesaj natyre te djegur,te thate,te vithisur.
Para disa vjetesh Bujar Mucaj shkroi tregimin e tij midis humorit dhe satires me titull: "Emri," ku nje cigan nga Fieri e quajti te porsalindurin Mao Ce Dun .U ngrit ne kembe gjithe partia per kete nder qe po i behej miqesise Kine-Shqiperi.Cigani gezoi nje shtepi te re,mobilje nga me te shtrenjtat,nder e lavdi.Po miqesia me Kinen u prish .Atehere nisi se prapdhi dhe xhirimi i dhenies se dhuratave te ciganit.Lere qe e shpune prape ne fis,po e akuzonin per nje emer revizionist.Kjo teme e nisur nga nje fakt,qe Bujari nuk mund te ankohet,packa se eshte i pari,u xhirua film prej emrave te tjere dhe u paraqit ne festivalin e filmit ballkanik ne Selanik.Po tregimet e ketij autori jane te gjitha te nje niveli mjaft te larte,te cilat,duke i vene ne skene,televizioni do te merrte nje drite te re,do te zgjeronte me te vertet diapazonin e kraheve per te perqafuar nje mase shume me te madhe shikuesish Temat qe ky shkrimtar prek me penen e tij,te zbutin,te embelsojne gojen e shpirtit,te afrojne,ecin tok me ty ne pune,ne vizita ,ne urban.Nuk harrojne te na shpien dhe ne te djeshmen,ku autori i shtjellon ngjarjet ne nje menyre krej origjinale.Sa per te sotmen,ai nuk ngurron t'u jape me nje novele te mbrekueshme disa "te puthurura"gjithe Selimeve qe nuk u bene dot Sotire,ose nga e sotmia,nuk i shmanget frenimit te urbanit dhe te perqafoje greken e bukur,per te cilen nuk e kishte zene gjumi.Seria e tregimeve humoristike per Mao Ce Dunin,apo per Enverin tone,perbejne nje kapitull shume te kendshem te Mucajt.Ata qe kane pasur fatin ta lexojne,sigurisht qe tani jane duke qeshur.
Te ndaloj pak ne nje tregim te Iliaz Bobajt,pikerisht tek "Pasagjeri i stacionit te Fierit."Satira atje e ben me se miri punen e saj.Polici ndjek nje pasagjer te dyshimte,i cili pyet disa qytetare se ne c'drejtim bie kufiri.I dyshimti hipen ne tren,polici pulle pas tij.I veshuri me petkun shteteror,ferkonte barkun,fantazonte ngritjen ne pergjegjesi,sepse kapi tradhetarin.Pasagjeri u fut tek spitali psikiatrik te Elbasanit.Mendoni tani pamjen e policit.Me dinjitet kjo satire do te zinte nje vend nderi,ndashta me e mira,ne goje te satiristeve greke,qofte Mitsikostas,qofte Seferlis,qofte te Lazopoulos,apo te humoristeve shqiptare si Sejfulia Myftari,Fadil Hasa.Behar Mera-nje nga aktoret me te vecant te talentit te humorit shqiptar.Ajo,me shume tregime te Bobajt,qe nga "Mjekra e kryeministrit,"Ftimi i llotos,","Dino Buzati ndalohet ne dogane", apo te tjera, u pergjigjen nje niveli me te vertete bashkekohot.Ne satiren e Bobajt ,gjejme madheshtine krijuese te talentit te matur dhe jo,te leshimit te gjuhes para mendjes .Cka na mbyt fytin,jo pak e marrin per krijim modern,por koha do tregoje se kemi te bejme me nje sukses sezonal,aktoresk,pa te neserme.Dhe kjo se kur satira nuk ka ustane e saj te krijimit,por te interpretimit qe hiqet sikur i di te gjitha,poshterojne artin e humorit dhe te satires.Sidoqofte,me ironi nenqeshim se kemi te bejme me nje fabrike humorit,e cila eshe ndjenjat e holla te njeriut,duan t'i kthejne ne fije bakri per te percjelle rrymen,e cila mund te te lere papritur ne erresire.Me nostalgji ne kujtojme skecet,parodite,fabulat,komedite aq te kendeshme qe mbushnin skenat shqiptare ne prag te Vitit te Ri me autore krijimesh humoristike dhe satirike si Ndini Bardhi,Niko Nikolla,Gaqo Veshi-Hyske Borobojka e te tjere... Ai humor vuante nga frika e censures,por qendronte larg banaliteteve te pershtira.Te vjen me gjithe mend keq kur arti i tyre nuk vazhdohet me ate force humori,me ate talent.Gjithcka eshte kthyer ne sasi,ne rendje,ne asnje.Pa dashur te sheshojme sukseset e verteta te se sotmes,te cilat qendrojne ne hije,mbasi forcen e kane marre te marret.Te urtet,te miret heshtin.
Fabula ,festa e se ciles duket eshte Viti i Ri,mendoj se ne letersine e emigracionit,perfaqesohet denjesisht po nga keta dy mjeshtra.Pa perjashtuar dike te panjohur prej meje,ose ndonje gjeneral te satires si Foto Malo.Ata tani do te mbushin faqe te tera te gazetave tone,te cilat i presim me qejf te zbukurojme me'to festen tradicionale,por kjo nuk mjafton.Ka shume aktore shqiptare,te etur dhe te apasionuar,te cilet ndjekin kurse neper shkolla greke.Te mos harrojme se krijimet e Mucajt dhe Bobajt,jane te denja te flasin jo vetem neper skena te shqipes,por edhe neper skenat e greqishtes.Mjafton t'i lexoni dhe jam i Sigurt se nuk do t'i lini te bien per toke.Emigrantet e duan dhe kane shume nevoje per humor.Nuk mbahet koka gjithe diten ne halle,edhe sikur koke qengji te pjekur te ishin....
Nga Ziko LL.Kapurani
Krijoni Kontakt