Personalisht mendoj se ju zoti Agim jeni pak me epik se sa duhet. Ndoshta jam gabim ne pershtypjen qe kam krijuar ( ose thjesht ka paperputhshmeri me shijet e mia )
Ju uroj suksese !
Personalisht mendoj se ju zoti Agim jeni pak me epik se sa duhet. Ndoshta jam gabim ne pershtypjen qe kam krijuar ( ose thjesht ka paperputhshmeri me shijet e mia )
Ju uroj suksese !
Syku i nderuar,
Nė pėrgjigjen time Palmės, kam thėnė se tė shkruash poezi, ėshtė rėndė, shumė rėndė, poezia kėrkon njė pėrkushtim tė tėrėsishėm shpirtėror dhe koncentrim maksimal , duke larguar nga mėndja tė gjtha forcat centripetale e centrifugale, e shumė e shumė ēka tjetėr...
Unė i lexoj nė vazhdimėsi poezitė tua, ke talent e vullnet, e do me shpirt poezinė, dhe vazhdo edhe mė me ngulm, duke kėrkuar e kėrkuar inspirime tė njėmenda, dhe me siguri qė do tė arrish t'i "kapėsh" edhe brilantinat tė cilat pastaj do t'i rasgisish njė nga njė si rruazat, nė njė libėr tė kėndshėm.
Mė pėlqeu poezia jote e sidomos forma (mos ki frikė nga tradicionalizmi), po kush i krijoi ato forma tė poezive mė heret? Sigurisht poetėt, po poetėt jemi edhe ne, dhe pa kusht se kemi tė drejtė tė krijojmė edhe kompozicionet dhe format tė tjera nga ato tė mė parme.
Unė tė them tė drejtėn, kam patur atė guxim, dhe kam shkruar vjersha pėr fėmijė viteve shtatėdhjeta, me forma krejtėsisht tė reja, tė cilėt pastaj i kanė pėrqafuar tė gjithė shkrimtarėt pėr fėmijė.
Me nderime!
Zotri Pratolin,
Keni plotėsisht tė drejtė, se me shkrimet e mia jam epik, por nėse i analizoni vitet, kronikat dhe ngjarjet ... nė kosovė, atėherė si mund tė jenė ndryshe edhe pėrjetimet dhe shkrimet e poetit? Nė njė aforizėm timin, po e parafrazoj, kam thėnė pėrafėrsisht kėshtu: Poeti ėshtė aq i madh apo i vogėl, nėse nė kohė, guxon tė shkruaj pėr ngjarjset e kohės!
Ndėrsa, sa i pėrkesh shijes, nė kėtė temė, kurrė nuk kam diskutuar, ngase qė secili njeri ka shijen e veēant.
Me respekt!
U lodhėm me trupat amorfė
Qė nė mėnyrė serike marrin forma
Prej kallupit nė kallup
Tė akorduar nga jashtėtokėsorėt...
U molisėm me trajtat e njėanshme
Dhe format halogjene
Nė maratonėn e pėrvetėsimit
Nė garat e pangopėsisė...
Na i verbuan sytė prototipat politikė
Tė lindur nga kontejnerėt
E metropoleve tė kurvės plakė nė ekstazė
Me orekse frigjidiane...
U molisėm nga njė mijė e njė tė kėqija
Tė servuara nė mija variante...
Fatamorgana do tė paraqitet njė ditė
Do tė kalojnė lodhjet, do tė shkunden molisjet
Nė ceremoninė mortore tė tė kqijave
Do t'i gjuajmė nga tre gurė...
2003
PA TITULL
Atėbotė, isha adoleshent
Mėndja mė vraponte kaluruar
E fantazia fluturonte pas reve tė qiellit...
.................................................. ..............
Tash, ēdo mbrėmje tė kėrkoj nė ėndrra
Mėngjesi mollėzat m'i ajė
Kėpshtit kėrkoj aromėn tėnde
Shqisat e tė nuhaturit mė janė topitur
Nė ēdo liqen, kėrkoj fytyrėn tėnde
Syve i dhurova kataraktin
Qytetit kur ndėgjoj emrin tėnd
Unė shtangem e shndėrrohem nė statujė...
.................................................. ..................
Atėbotė, isha adoleshent
Mėndja mė vraponte kaluruar
E fantazia fluturonte pas reve tė qiellit
E di, edi, ti do t'mė falėsh
E unė kam drejtė tė shkruaj poezi...
06.03.2008
VARIANT
Nė gjoksin tim statujė,
Si skulptori antik;
Kam gravuar emrin tėndė -
Aty do tė flejė, s'ka ku tė ik!
Nė ballin tim tė relieft,
Vizatuar i kam qastet idilike;
Aty kanė mbetur pėrjetė -
Si nė hartėn gjeografike!
Nė bebėzat e syve tė mi,
Fotografinė tėnde kam fiksuar;
Tash ēofsh e thinjur apo me parukė -
Pėr mua fare s'ke ndryshuar!
Nė mėndjen time kahmot,
Fjalėt e tua tė brisht i kam incizuar;
S'ka lidhje tash ku gjendesh -
Si nė diskun e prishur, janė duke u reprizuar!...
04.03.2008
MĖ SHUMĖ SE DHEMBJE
Gėrdec, mbėshtjellur nė flakė,
Gėrdec, i larė nė gjak,
Gėrdec, nga britmat i shurlluar -
Gėrdec, me dhembje mbuluar...
.................................................. ..
Nga nėntoka, lėvizėn monstrumėt e kuq
Tė ngjizur me grushtin e shtrėnguar
Tė rritur nga pakujdesia e skajshme
U lėshuan nė ritualin e lugetėrve
Me fuqi tė dinozaurėve
Duke vjellur tym e flakė nė mėnyrė serike
U binin copat si pjesė tė kometės
Horizontalisht, vertikalisht
Majtas, djathtas, pjertas...
E gėrdecasit mburrojė e gjallė...
.................................................. .................
Mė dhemb secila qelizė
Mė dhemb secili ind
Sytė mė kanė humbur drejtėpeshimin
Nga pamjet e tmerrshme tė Gėrdecit
Ritmi i zemrės mė ndėrrohet orė e ēast
E ballin ma pėrshkon djersa e ftohtė
Nga skenat e llahtarshme tė Gėrdecit...
Gėrdec, mbėshtjellur me flakė,
Gėrdec, i larė nė gjak,
Gėrdec, me britmat i shurlluar -
Gėrdec, me dhembje mbuluar...
16.03.2008
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 17-03-2008 mė 13:40
NGADHNJIMI
Nė sheshin e ēmendurisė
Thirrja s'ka efektin e bėrtimės
Arsyeja mbetet e vetmuar...
Nė tempullin e djajėve
Fjalėt marrin trajtėn qesharake
Djallėzia pushton horizontin...
Nė secilėn kataklizmė tė ndodhur
Ngriten tė alivanosurit nė valle tė natės
Duke festuar dhembjen e krijuar...
Falė Zotit qė sheshet mbijetojnė ēmenduritė
Tempujt e djajėve shemben
Sikurse kullat nga rėra
Kataklizmat janė rastėsi
E arsyeja nė dyluftim me vdekjen
Ēdo herė marshon ngadhnimtare...
29.10.2005
SHPĖTIMI
Hutia na ėshtė lidhur
Pėr dy kėmbė me nyje mbrapshtė
Turinjt thejmė asfatit
Nė shuplaka numrojmė dhėmbėt e thyer...
Mėria na ka mbuluar trupin
Qefin tė gjallė mbajmė pėr jetė
Nga jeta ikim si nga hija e zezė
Duke numruar birat e hapur nė kafka...
Zhagė, zhagė zvarritem
Pėr ta rrjepur lėkurėn
Maramendshėm iki nė ēerdhe tė fėmijėve
Ta ndjejė cicėrrimėn e zogjėve
Aty ndjej klithmėn e lindjes
Dhe vrasjen e vdekjes...
27.09.2004
RRUGĖTIMI
Skajshmėrisht tė rraskapitur
Me rrobat e grisura tė kohės
Tė alivanosur nga baladat
Tė vėrtetat e tė trilluarat
Tmerrėsisht tė frikėsuar nga krimet
Me bebėza tė verbuara...
Vallė na duhet njė rilindje
Apo kursi i ri i rrugėtimit?
Rrugėtimi ynė i ri
Duhet tė jetė mes shkronjave
Mes vargjeve idilike tė dashurisė
Nė tastaturėn e kompjuterit
Nė CD-tė dhe nė rrjetin e internetit
Atje do ta gjejmė vullnetin tonė shekullor
E koha do tna falė
Rrobat e reja lirie....
Mė, 19.04.2004.
ZĖRI I NDĖRGJEGJES
Fjala
E zgjidhi secilėn nyje
Tė lidhur mbrapsht
Tė vėrtetėn e shaloi botėrisht
Djallit ia shqeu maskėn copė-copė
Kėrbaēin e poshtėroi skajshmėrisht
Spiunin e damkosi pėr jetė
Ndėrsa grabitēarit ia mbylli fytin me tapė...
Fjala jonė e bardhė
Me guximin nėn sqetull
Ndershėm marshon edhe sot
Dhe vertikalisht qėndron si lapidar...
05.05.2004
MĖRGIMI
Mėrgimi, ėshtė plagė e vjetėr e shqiptarėve tė tė gjitha trojeve, dhembje e tė gjitha brezave, e gjinive e grupėmoshave...
Mėrgimi - ėshtė burimi i lotėve tanė tė pashtershėm, pagjumėsia jonė kronike e pėrcjellur me frikėn e vazhdueshme.
Mėrgimi - ėshtė pagjumėsia jonė e me dhembje tė kokės...
Si shumica e shqiptarėve, edhe unė kam njė ēun nė gjermani dhe tjetrin e kam nė studime nė Tiranė, dhe sinqerisht t'ju them, unė ndjej dhimbje, mungesėn... shumė mė tė madhe se fjalit tė shkruar, kam varguar shumė vargje pėr mėrgimin dhe mėrgimtarėt, kanė varguar vargjet prekėse nė kėtė drejtim tė gjithė poetėt tanė, duke filluar nga rilindasit nė vazhdimėsi deri nė diėn e sotme, dhe nė kėtė drejtim, unė do tė postoj njė poezi timen tė shkurtėr, duke shpresuar se mė pastaj do tė bashkangjiten edhe krijuesit tė tjerė dhe pa kusht se do tė dal njė libėr i bukur panoramik me koautorė tė shumtė.
MĖRGIMTARIT
Me lotė valė, rrugėt pėrditė i pastron,
Bulevardeve shetit i kėrrusur me peshėn e mallit;
Armatura... duarve, lythat t'i dhuron -
E nostalgjia tė vėrehet nė rrullat e ballit!
Nata t'i sjell ėndrrat varg-varg
Panoramat e vendlindjes si nė film serik;
Agu i mėngjesit tė zgjon - ti prapė larg -
Mė dhemb shpirti pėr ty or mik!
24.03.2008
Krijoni Kontakt