Close
Faqja 42 prej 76 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 411 deri 420 prej 754
  1. #411
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Kohė qirinjsh

    Citim Postuar mė parė nga Ke-ler Lexo Postimin
    Nuk di si te shprehem zoti Agim,kjo me te vertete me shtangu.Me vjen dhe pak zor te shkruaj diēka ketu sepse duket sikur ju bej komplimente,te cilat ne poezi te tilla jane krejt te panevojshme.
    Kjo poezi me pasqyroj nje ndjenje qe veshtire te them me fjale...ku elozhet qe mund t'i thur me duken te teperta,por dhe pa ju shkruar nuk me rrihet.Falemnderit qe shkruajtet diēka te tille qysh pa lindur une.

    I nderuar Ke-ler, sė pari mė vjenė mirė se lexoni krijimet e mia...sė dytė se ato Ju japin kėnaqėsi...dhe e treta, ėshtė shumė e ndershme kur njeriu e thot publikisht kur diēka i pėlqen dhe kur diēka nuk i pėlqen...
    Suksese edhe Juve nė krijimtarinė e begatshme dhe cilėsore...

  2. #412
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Kohė qirinjsh

    Nuk di a e kam postuar)

    KĖRRHAMZA

    Mbi fatin tonė kalorėsit tė ēmendur
    Bėjnė dyluftim me tė ardhmen
    Mushkėritė copė-copė na i servojnė dilemave
    E nė maje tehut shekullpritjeje
    Ėndrra jonė po luhatet...

    Nė epruveta kabineteske
    I kanė shumėzuar orekset dizanuriane
    Shpirtin na kanė ngrėnė e na i kėrkojnė eshtrat
    Tė mbetim grumbull pa emėr
    Mashtrimin e kanė nėn kėmbė...

    Kėrrhamza ime e fundit
    Do ta pshtyjė kohėn e sotme nė fytyrė
    Shpirti im tek atėhere do tė prehet
    Kur ti sheh me medalonin e turpit
    Tė varrur nė qaf si qent e vaksionuar...

    12.11.2006

  3. #413
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Kohė qirinjsh

    PROTESTA

    Pėr ēka nuk kam protestuar
    Me ndjenja – pėr tjerėt ēmenduri
    Protestova pėr nota
    Protestova pse nuk isha nė ekip tė parė
    Protestova tė shkojmė nė shetitje
    protestova...
    Me protesta u rrita
    Ato ishin protestat
    Mė tė ėmbėla tė jetės sime...

    Kur u rrita
    Ashpėr protestova pėr Universitet
    Si i ēartur protestova pėr Republikėn
    Totalisht i ēmendur protestova pėr shkollėn
    Rreshti i parė mė gjeti nė protestat pėr UĒK-ėn
    Protestova pėr rrymėn
    Protestova pėr ujin
    Protestova pėr rritjen e rrogės
    Pėr ēka nuk protestova...

    Pa luhatje kam vendosur
    Tė shkurorėzohem pėrjetėsisht nga protestat
    Pėr t’ia lėshuar arėsyes
    Tėrė rrugėn tė jetės sime tė mbetur...

    01.04.2004

  4. #414
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Kohė qirinjsh

    MĖRGIMTARIT

    Me lotė valė, rrugėt pėrditė i pastron,
    Bulevardeve shetit i kėrrusur me peshėn e mallit;
    Armatura... duarve, lythat t’i dhuron –
    E nostalgjia tė vėrehet nė rrullat e ballit.

    Nata t’i sjell ėndrrat varg-varg,
    Panoramat e vendlindjes si nė film serik;
    Agu i mėngjesit tė zgjon – ti prapė larg –
    Mė dhemb shpirti pėr ty or mik!

    24.03.2008

  5. #415
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Kohė qirinjsh

    PAVARĖSISA
    (Akrostik)

    Pikėrisht me 17 shkurt 2008
    Aurora shpėrndau fishekzjarret hareje
    Varret lėvizėn shtatė pashė thellė
    Ankthin, ankthin e mundėn pėr vdekje
    Rimishėrim i pritur ndėr brezash
    Ėndrrat shekullore realitet i vulosur
    Spėrkatur njomėsisht me gjak
    Itinerarit hyjnor liri
    Amaneti hypi nė fronin Pavarėsi

    13.02.08

  6. #416
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Kohė qirinjsh

    Pas demokratizimit tė Shqipėrisė, nė njė emision tė TVSH, i vėllai i poetit tė respektuar Havzi Nela, rrėmihu pas njė molle dhe i nxorri dorėshkrimet e fshehura.Ishte njė moment shumė prekės, iritues... qė nė mua nxiti ndjenjat e quditshme – smirėn e paskajshme, dhimbjen e tmerrshme, herė-herė edhe urrejtjen e fuqishme, (lotėt e bėrėn tė vetėn, u rrokullisėn bujshėm duke u lėshuar pingul rrudhave tė faqeve tė mia), dhe nė anėn tjetėr, njė kėnaqėsi e kėndshme, ma pėrshkroi ballin e relieft (lotėt ikėn nė sarajin e vet), dhe ndjeva sikur u rimishėrua poeti i qiltėrtė – HAVZI NELA – NDJESĖ PAST – AI S’DO TĖ VDESĖ KURRĖ, KURRĖ, KURRĖ...


    HARTAT E KOHĖS
    (Akrostik kushtuar Havzi Nelės)

    Hartat e kohės tė fshehur nėn rrėnjėt e mollės, rilindėn
    Aureola shkėlqeu fuqishėm horizontit tonė
    Vlerat Tua, s’mundėn t’i varrin nė litar
    Zeusi e perėnditė tė tjerė i ruajtėn me xhelozi
    Inxhi tė ēmuar, medalonet e kohės...

    Nder pėr ne, turp i njė kohe largėqoftė
    Eshtrat Tua, shtyllat e ardhmėrisė
    Litari i turpit tė pakuptimėsisė, do tė varret mbė ta
    Autogram i pashlyer nė kujtesėn e (pa)ndėrgjegjies...

    13.08.08

  7. #417
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Kohė qirinjsh

    MBRESAT NGULITIR NĖ KUJTESĖ
    (Akrostik kushtuar humanistit dhe mikut Xheladin Rama)

    Xhan, ti kishe dashuri pėr tė gjithė
    Elan tė pashterrur si vullkan i gjallė
    Lumturi dhuroja tė gjithėve me grushta
    Atdhedashuria tė mpiu deri nė ekstazė
    Dita ishte e shkurtėr pėr veprimet humane
    I vazhdoje edhe nė errėsirė e gjete bardhėsinė
    Nė fytyrat e nevojtarėve, mbinin lulet e shpresės...

    Refrenet tua ripėrsėriten nė monografitė
    Ashtu madhėrishėm si ishe ti madhėshtor
    Mbresat pėr ty, ngulitur nė kujtesė
    Amshueshėm pusho mbi ēiltėrsinė e jetės sate...

    03.06.08

  8. #418
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Kohė qirinjsh

    RRUGĖTIMI I JETĖS

    Jeta lėviz, ec..
    Si treni mbi binarė
    Herė me vagona tė plotė
    E herė me tė zbrazėt
    Herė ndalet nė stacion
    E herė lokomotiva nė defekt...

    Jeta lėviz, ec...
    Herė me tatėpjeta
    E herė me teposhtėze
    Herė me reflektim
    E herė e zymtė
    Herė me kėmishė tė bardhė.
    E herė e veshur e tėra me tė zezė...


    Jeta lėviz ec...
    Vazhdimisht nė afrim drejtė vdekjes
    Kush i frikėsohet kėtij rrugėtimi
    Do tė ec nė prapavajtje
    Duke thyer kafkėn nė ēdo hap
    E mbi varr epitavet e turpit...

    28.10.2008

    @ Agim METBALA

  9. #419
    i/e regjistruar Maska e Agim Metbala
    Anėtarėsuar
    12-01-2008
    Vendndodhja
    Rahovec,Kosovė
    Postime
    13,529

    Pėr: Kohė qirinjsh

    SONTE

    Natės vonė, brisht i trokita nė derė
    Ia putha pragun me pėrkulje
    E qet ėshtė nata, plot fantazi
    Aspak s’lodhet me pisllėqet e ditės
    Mė mori pėr krahu e shetitėm, shetitėm...
    Deri nė lodhje pėr alivanosje
    Pastaj tė kėnaqur ramė nė heshtje
    Pa e bezdisur askėnd
    Edhe pse lehtas trokitėm nė disa dritare...

    24.06.08

  10. #420
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694

    Pėr: Kohė qirinjsh

    Citim Postuar mė parė nga Agim Metbala Lexo Postimin
    SONTE

    Natės vonė, brisht i trokita nė derė
    Ia putha pragun me pėrkulje
    E qet ėshtė nata, plot fantazi
    Aspak s’lodhet me pisllėqet e ditės
    Mė mori pėr krahu e shetitėm, shetitėm...
    Deri nė lodhje pėr alivanosje
    Pastaj tė kėnaqur ramė nė heshtje
    Pa e bezdisur askėnd
    Edhe pse lehtas trokitėm nė disa dritare...


    24.06.08

    Bukur z. Agim, shume e bukur kjo poezi. I citova keta rreshta sepse e pershkruajne plotesisht ndjenjen time te mbremshme . Shetita me naten deri u lodha neper rruget e Kosoves, bile trokisja edhe ne dritare edhe pse askush nuk e ndjente trokitjen time ....

Faqja 42 prej 76 FillimFillim ... 32404142434452 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •