-
TĖ PĖRGJĖROHEM
Tė pėrbej, mos shkel plisin
Ai ėshtė lindja dhe vdekja jonė
Aty janė shkruar kronikat e kohės...
Tė pėrgjėrohem pash emrin tonė
Mos nxiej bardhėsinė shekullore
Lėmosha dhuratė, do ta zė frymėn...
Mos ik o njeri, mos dredho
Lėkurėn s'mund ta rrjepish
Aty tetovohen zigzaget...
Nėse edhe kėtė herė verbohesh
S'do tė kesh vend pėr banesėn e fundit...
06.08.2012
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 07-08-2012 mė 04:33
-
-
JU DESHĖT TĖ VDISNI
SI VDESIN BURRAT
(Punėtorėve tė arsimit)
Pse i deshtėt shkronjat shqipe,
Se me shkronjėn A fillon atdheu
Se me shkronjėn F fillon fitorja...
E i pėrcollėt brezave nga loqka,
Me durimin e plakut tė katundit
Me dashurinė e thellė nga zemra,
Me kėrcnim tė shpatės sė Polikleut mbi kokė...
Pse e deshtėt kulturėn Ilire
Dhe i pėrcollėt brezave me gjuhėn e zogut
Me aromėn e kėndėshme tė trėndafilit
Me butėsinė e vesės t’agimit...
Pse e deshtėt lirinė e ēiltėr
E i pėrcollėt brezave aromėn e gjakut
Se atdheu ka rrėnjėt thellė nė tokė
Aty ku pushojnė eshtrat e tė flijuarve
Aty ku ngriten lapidarėt kah qielli...
Pse deshtėt ardhmėrinė e pastėr
Pėr pasardhės qė do tė lindin
Tė lindin siē ka thėnė Zoti
Tė rriten siē rritet secili fėmijė –
Me lojėrat e fėmijėve...
Pse deshtėt vdekjen si vdesin burrat –
Me kėngė nė gojė,
Me sy plot dashuri ndaj pendės
Frikėn tė varrur nė tytėn dhe gishtin e vrasėsit
Me bindjen e palcės pėr tė nesėrmen e lumtur
Pėr atė ju vranė – ju ndėrruan jetėn
Hijenat blu
E ju u bėtė svinga nė sytė tanė
U bėtė tė pavdekshėm
Historisė kombėtare i hapėt njė dritare tė re
E abetaren e njėsuat nė njė!
Flini qetė engjėjt e qiellit,
Ju deshėt tė vdisnit si vdesin burrat
Me kėngė nė gojė
Me sy plotė dashuri ndaj pendės...
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Agim Metbala : 18-08-2012 mė 10:51
-
-
NĖ PRITJE TĖ SĖ RESĖ
Nė njė moment
Isha pilot bombardues
Qė rrėnonte pallate nė Beograd
Batajnicėn si me dorė
E fsheva nga harta gjeografike...
Nė njė moment
Zbrita rrugėve tė Tel Avivit
Duke ngrehur pėr veshi Sharonin
Pėr ta dėrguar zhag nė Rripin e Gazės
Tė njelmėsohej me lot...
Nė njė moment
Isha gjykatės i popullit
Dallkaukėt nė rresht pa kufi
Para meje dridheshin si thuprat...
Nė njė moment
Momenti nė moment
Ēka nuk bėhem
Dhe sa herė jam nė moment
Kafshoj gishtin fort
Pėr tė zbritur aty ku jam
Nė pritje tė sė resė
Me shpresė
Ti largojė pėrjetėsisht momentet...
01.12.2003.
-
-
LODHJA
U lodha nė udhėkryq
Me decenie
Nė pritje tė ndėrrimit
Tė ngjyrės sė kuqe
Derisa mu zbardhėn flokėt...
U lodha e timpanėt
Mu shqyen gjėrė e gjatė
Me refrenet demode
Patriot-trathėtarė, patriot-trathėtarė...
Dhe tash fare jam shurdhuar...
U lodha e bebėzat
Mė janė verbuar totalisht
Me fytyra tė njėjtė nė skenė
Duke ndėrruar maskat
Nė mėnyrė serike
Gjatė katėr stinėve tė vitit...
Kam lodhje tė madhe
Lodhje tė madhe kam
Kur lodhet njeriu
Duhet tė pushojė mirė
Nesėr e presin punė mė tė rėnda...
03.07.2004
-
-
MOS QAJ BIJA IME
Nėse natėn kur ēdo gjė hesht
Kėrset ndonjė bombė pa pritur
Ti, mos qaj bija ime engjėllushė
Gravitacionin e ka humbur...
Nėse nė gara komunale
Vendi i parė ndahet me kutin e djallit
Ti, mos qaj bija ime sutė
Se arsimtari shkel kodeksin...
Nėse nė shkollė si nxėnės mė i mirė
I hypė fronit njė memec
Ti, prapė mos qaj bija ime pėllumbeshė
Se drejtori ėshtė dehur nga euro...
Ti, kur mos qaj bija ime hėnė
Fshi lot me faqet e librit
Do tė shohish pėrtej shtatė bjeshkėve
Atje do tė kap pėr dore dija
E do ti lėmoj flokėt ardhmėria...
o5.06.2007
-
-
PAQIN NDJESE
Mė deshtėn tė vockėl
Si peshkun nė akuarium
Pėr ti pushuar sytė me kufizimin tim
Duke lozur me gishtin e vockėl
Mė deshtėn vetėm si kasnec por kursesi si mik
Pėr tua dėrguar lajmet e porositur
Pėr gjumė tė kėndėshėm
Me ėndrrat e porositur
Mė deshtėn si shoqėrues
Pėr tė mos u ballafaquar me vetminė
Nė ēaste kur skishin ētė bėjnė
Mė deshtėn nė momente
Kur truri i tyre inert si kapte dot gjėrat
E pėr tlexuar skishin as dėshirė dhe as kohė
Mė deshtėn nė iks momente dhe variante
Tė matjes sipas kutit tė tyre interes...
Harruan ata shumė gjėrat
Se nga ikra rritet edhe peshku me tonelata peshė
Dhe harruan se miku i librit
Ka informatat e kryqėzuar
Keqas u mashtruan me filantropin
Qė edhe kafshėt i do sa njeriun...
Paēin ndjesė kohės qė vie
Mbase e pėrbuzėn kohėn e jetuar...
25.04.2004
-
-
SIMBIOZA IME E PANDASHME
Kur unė bėhem ditė -
Ti je dielli im
Kur unė bėhem natė -
Ti je hėna ime
Kur unė bėhem fushė -
Ti peisazh i magjepsur
Kur unė bėhem shtat -
Ti je frymėmarrja ime
................................
Ti mė je simbiozė e pandashme...
10.09.2012
-
-
IK JETĖ
Ik jetė ik...dikur vije pas meje
Ik, ti vetėm ik...nuk mė trembė
Unė i lashė peng kohės gravura tė thella
Plot hieroglife pėr t'i deshifruar e ardhmja
Ik ti ik...nuk mė luan syri as njė troh
Veten mbolla nė pasardhės tė mi...
18.09.2012
-
-
VJESHTĖ
Magjishėm ngjyrat gjallėrohen
Bėjnė nuansat e papėrshkruar
Nė shpirt tė secilit ndjenja zgjohen
Me panorama tė ekspozuar...
-
-
DIALEKTIKA KA VĖNĖ
ĒDO GJĖ NĖ LĖVIZJE
Dialektika ka vėnė ēdo gjė nė lėvizje
Universiteti nė mėnyrė gjeometrike
Shumėzon trurin nė rrėnjėt katrore
Ata nesėr do tė ulen
Nė Konferencė ndėrkombėtare
Njė herė e pėrgjithmon si partnerė...
Edhe tė kėqijat janė vėnė nė lėvizje
Dhe nė pelegrinazhin mortor
Kanė arijtur deri nė veri
Vetėm edhe njė mobilizim i fuqishėm
Pėr ta hedhur definitivisht nė greminė...
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt