-
Pėr: Kohė qirinjsh
SA HERĖ GĖRVISH TĖ KALUARĖN
Sa herė gėrvish tė kaluarėn
Vrullshėm pikojnė lot e gjak
Shpirti ma humb drejtėpeshimin.
PLAGĖ E GJALLĖ
Kosova plagė e gjallė
Po e hajnė krimbat vendorė
I hafshin kokat e veta.
KOSOVĖN PO MA PLAGOSIN
Kosovėn po ma plagosin pėrditė
Plagėt po ia lyejnė me kripė
Horrat qė s’do kenė vend pėr varrim.
#AgimMETBALA
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
ATDHEU IM
Atdheu im ec me paterica
Bastardėt ia vėnė kleēkat nė ēdo hap
Dėshmorėve u pikojnė lot mbi pėrmendoret.
DO HUMBASNI RRUGĖN
Ju qė si tė qartur vraponi pa kokė
Herė kah lindja e herė kah perėndim
Do e humbasni rrugėn e atdheut.
EPITAFE MBI VARR
Herė kasketė e herė fes
Vetėm pėr t’u pėlqyer djajve
Harruar kanė epitafet mbi varr...
#AgimMETBALA
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
BIJĖ KURVE
Bijė kurve ngjizur me djallin
Shtazarakisht ha pjellėn e vet
Nuk e depėrton dot qiellin e shtatė.
PĖLLEJNĖ
Pėllejnė gomerėt nėpėr parlamente
Pėllejnė gomerėt edhe nėpėr qeveritė
Populli i hipnotizuar me gomari.
NDĖRGJEGJIA E SHITUR
Po e shite ndėrgjegjien nė tregun e leckave
Do jetosh kufomė nė apartamentin luksoz
Britmat e pendesės do tė vrasin pak nga pak.
#AgimMETBALA
-
-
Pėr: Kohė qirinjsh
TĖ DEHUR
Politika na vrau ndėrgjegjien
Kurrizin na e theu nė njėzet e katėr copė
Ne tė dehur ecim pas lehjes sė tyre.
BASTARDĖT
Sakrilegje na bėn nė iks variante
Na e dhunojnė edhe tė ardhmen
Bastardėt e gjakut tim.
NA I VODHĖN VITET
Horrat na i vodhėn vitet
Zvarrė ec shteti ynė
Derisa populli t’i hapė sytė.
#AgimMETBALA
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt