Zotėri Brari, vėrtetė ndjej kėnaqėsi se i vlerėsoni e Ju pėrlqejnė poezitė e mia.
Nė vazhdimėsi edhe unė Ju pėrcjelli, Ju vlerėsojė pėr komunikim tė urtė, vlerėsim serioz dhe profesional, nė shumė paraqitjet e Juaj.
M'i parashtruat disa pyetje pėr mėsuesin tim tė repektaur (jam i bindur se shpirti i Tij pushon nė amshim, e ka merituar me sjelljet, punėn, dashurinė...), por paraprakisht, do t'i parashtroj unė kėrkesat e mia (mė keni qitur nė vesh).
Me vendimin e Qeverisė sė atėhershme tė Shqipėrisė, meqenėse nė atė kohė, Kosova nuk kishte kuadėr tė kualifikuar pėr mėsuesėri, nė Kosovė, dėrgohet njė numėr i konsiderueshėm i mėsuesve, tė diplomuar nė Shkollėn Normale tė Elbasanit, nė krye me tė madhin Mehmet Gjevori.
Nė shkollėn fillore "Isa Boletini" nė Rahovec, si mėsues, atėbotė kanė punuar z. Stati Kostari dhe Nebil Dino.
Nėse eventualisht kėto pak rreshta, i lexojnė familjarėt e kėtyre kolosve tė arsimit shqiptar, EMRAT QĖ S'HARROHEN KURRĖ, apo dikush nga lexuesit qė eventualisht ka lidhje farefisnore me pasardhėsit e tyre, iu kisha lutur qė nė faqen time, apo nė emajlin privat, tė mė dėrgojnė nga njė biografi tė shkurtėr, me nga njė foto, pėr hirė tė tyre, pėr hirė tė pasurimit tė monografisė tė shkollės "Isa Boletini", shkollės sime, ku kam kryet tetėvjeēaren.
Nė vijim z. Brari, po ju prezentoj njė biografi tė shkurtėr tė mėsusesit tim tė repektuar:
Myhedin Jonuz Vuēitėrna, ka lindur nėvitin 1930 nė Rahovec. Shkollėn fillore edhe semimaturėn, i kreu nė Prizrenin legjendar, dy kurse pedagogjike nė Pejė, ndėrsa diplomoi nė Shkollėn Normale tė Gjakovės.
Pra, ishte mėsuesi i parė i diplomuar nė qytetin tim.
Pas diplomimit, respektivisht prej viti 1950, punoi si mėsues nė fshatin Drenoc tė Rahovecit, Mushtisht tė Therandės (Suharekės), dhe nė Shkozė.
Mė pastaj, ėshtė punėsuar nė Shkollėn fillore "Isa Boletini" nė Rahovec, ku punoi deri nė pensionim, mė 1992.
Ėshtė fitues i disa shpėrblimeve e mirėnjohjeve si nė nivel komunal, ashtu edhe nė nivel tė kosovės, si dhe post mortum.
Si mėsues dhe pedagog, ka qnė lart i respektuar nga tė gjitha gejeratat qė kanė kaluar nėpėr duart e tija, nė realitet, ai ishte mėsues popullor.
Edhe pas vdekjes, emri i tij pėrmendet me admirim si nė takimet e lira, ashtu edhe nė takimet zyrtare . Nė analet e arsimittė komunės sime, emri i tij ėhtė ahėnuar me shkronjat e arta
Krijoni Kontakt